(E PERDITESUAR)- Ndërsa në Shqipëri janë kthyer sytë në thesarin e sekuestruar në shtëpinë e koleksionistit Gjergji Thimo, ish– ministri i Kulturës, Teodor Laço, tregon se si e ka njohur ai atë dhe pse e ka ndihmuar.
“18 vite më parë, kur isha ministër i Kulturës, erdhi tek unë një djalë i ri nga Korça. Më tha se donte të hapte një muze ikonografik, pasi trashëgonte një numër të madh ikonash nga familja e tij (ortodokse). Më rrëfeu edhe disa ikona të tjera që i kishte blerë në fshatrat e thellë të Korçës, ku banorë të krishterë i kishin ruajtur ato ndër vite, që nga viti i largët 1967, kohë kur shteti i shkatërroi kishat dhe doli kundra fesë”, tregon Laço për GSH.
Laço tregon se në atë kohë vepra të trashëgimisë kulturore shiteshin jashtë vendit, mirëpo Gjergji nuk kërkonte të bënte këtë, por përkundrazi donte t’i mbante thesaret në atdhe.
“I dhashë licencën për të hapur një muze. Ishte viti 1996 dhe meqenëse në Korçë kishte një muze të pasur ikonografik, ai i Artit Mesjetar, dhe praktikisht nuk kishte shenja pozitive se aty mund të hapej një muze i dytë, më kërkoi ndihmë nëse mund të hapej një muze për ikonat në qytetin e Sarandës. M’u duk ide e mirë, por çmimet e qirasë për ambientet që i duheshin Thimos ishin shumë të larta. Tani që e mendoj, jam i gëzuar që nuk u hap ai muze, pasi një vit më vonë erdhi 1997-a dhe do të kishin ikur të gjitha veprat e thesaret bashkë me muzeun”, shprehet ish-ministri i Kulturës.
Ai tregon se më vonë Thimo çeli një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa dy vite më parë ka ekspozuar një pjesë të koleksionit në hotel “Adriatik” në Durrës.
“Në dijeninë time, ai ka të regjistruara 125 ikona”, thotë Laço.
“Pas kësaj deklarate, shpresoj të mos hetohem dhe unë si një njeri që merret me trafik. Mendoj se të thuash që një njeri merret me trafikim veprash arti të një rëndësie të veçantë, pra praktikisht thesare, duhet ta kesh kapur atë duke i trafikuar ato, në të kundërt ti e paragjykon atë. Ai merrej me grumbullim veprash. Qëllimet pse e bënte këtë punë, i di ai, jo unë”.
Kurse vajza e Thimos, Evangjelina Thimo, e quan babanë e saj një engjëll mbrojtjes të ikonave.
“Dua të them vetëm që qëllimi i babait tim, Gjergj Thimos, nuk ka qenë trafikimi i ikonave, përkundrazi, ai është munduar t’i mbrojë këto vepra për shumë vite me radhë”, është shprehur e bija në Facebook.
Më pas thekson se asgjë nuk është bërë fshehurazi, madje i ati është shfaqur në shumë intervista duke shprehur vlerësimin e tij për veprat e artit dhe dëshirën e madhe për t’i mbrojtur e mirëmbajtur.
Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lërë në burg Gjergj Thimon dhe Arben Spahon.
Vendimi është dhënë në seancën e parë gjyqësore nga Gjykata e Tiranës, seance e cila në fakt është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.
Por ka qenë avokati i Arben Spahos, Myrteza Myftari, i cili për News 24 ka dhënë disa detaje në lidhje me seancën, menjëherë pas përfundimit të saj.
Sipas tij, gjithçka ka ndodhur për shkak të një shume parash prej 20 milionë lekësh të vjetra që Gjergji Thimo i kishte borxh Arben Spahos.
Dhe ne pamundësi për t’ia kthyer borxhin, ai i ka dhënë disa ikona Spahos, të cilat iu gjetën atij në shtëpi nga forcat e policisë./ep
duhet investiguar mire per rastin ne fjale. se nuk dua qe te kete ndonje keqkuptim dhe te denohet dikush sepse mbron veprat tona.
Jemi perpara nje fakti:policia ka bere nje sekuestrim;nuk eshte policia e Berishes,por e Tahirit te Rames;eshte policia e “rilindjes”!
Se ketu ka pisllek,dhe te madh bile,nuk do shume mend per ta kuptuar.Tregetia dhe trafiku em ikonat eshte nje biznes fitimprures.Ky lloj biznesi mori hov sidomos,ne kohe te demokracise,kur shume gjakdhjere dhe gjakprishur,nisen te shpinin drejt Greqise, sidomos,pafund ikona e vepra te tjera te ngjashme. Keta gjakprishur kane bere kerdine.Ka me shume se dy dekada qe i behet nje krim i tille trashegimise kulturore shqiptare.Autoret kryesore,e perseris dhe e perseri e preseri,jane gjakprishurit.
Mirepo,publikut shqiptar,i eshte terhequr vemendja nga ky “migrim” ikonash,dhe nga autoret e vertete te tyre,me lajme per vjedhjen e grabitjen e kishave,duke aluduar keshtu per shqiptaret jo-ortodokse!
Shihni se cfare ligesie e poshtersie prej zuzaresh fshihet nga kjo loje gjakprishurish,e cila ,nuk eshte aspak cudi(une jam i bindur per kete) qe mund te kete edhe mbeshtjetjen e heshtur te atyre qenerve qe i’u intereson qe veprat kishtare te “migrojne” drejt Greqise!
Gjakdhjeret dhe gjakprishurit,sic thashe,jane autoret e vertete te ketij lloj trafiku;madje jane vete keta qe nxisin edhe grabitjen e ndoca kishave,sepse pikerisht me keto gjera te vjedhura e bejne trafikun.
Mos harroni FATOS Nanon kur tha per Edi Ramen-e solla nga Parisi me thonj te paprere ku ishte katandisur ne nje shites ikonash-
Kuptohet qe juve nuk ju vjen mire qe ti kujtoni por mos harroni se Nanua nuk ja futi kot.
o skypion qe ne fillim te komentit dukesh se sa mend ke,policia eshte e shtetit or idiot,nuk eshte as e sales as e edit dhe shteti eshte i popullit o palle
Mundet, por ne krah tjeter tregon kapitullimin e shtetit. Origjina e ketyre objekteve nuk mund te jete private, jo ne kete sasi te pakten. Edhe po ti kete blere, nje pjese e madhe e ka origjinen prej vjedhjes; besoj se mbahet mend se sa kujdes ka patur per mbrojtjen e kesaj kategorie asetesh… Ky zoteria e ka patur mundesine qe ti dorezoje ne shtet, duke marre edhe mirenjohjen e merituar te shtetit dhe te shqiptareve, por nuk besoj se e kishte ndermend.
Ka nje te vertete qe nuk mund te anashkalohet. Nga momenti qe keto ikona apo vepra nuk jane te regjistruara dhe te inventarizuara kthehen ne subjekt kontrabande. Do te thote qe nuk mund te lihet ne deshiren e kujtdo pasuria kulturore kombetare. Mosinventarizimi do te thote qe ne cdo moment Gjergji Thimo mund ti shese keto vepra nga nevoja apo inati pa i dhene hesap njeriu. Nuk mund te hyje njeri nese kishte qellime te mira apo jo. Nese eshte koleksionues, kontrabandist apo te dyja bashke. Ai duhet te kishte inventarizuar te gjithe pasurine qe nuk eshte e tij, eshte kombetare. E kuptoni sa e rende eshte qe te kesh nje pasuri kombetare ne shtepi, pavaresisht si e ke perfituar dhe te mos e deklarosh asgjekundi? Edhe sikur te jete trashegimi familjare brez pas brezi, e vertetuar dhe e dokumentuar me certifikata qindra vjecare, nuk ke te drejte te besh c’te duash me ate. Nuk mund ta shesesh jashte vendit apo ta trafikosh, apo ta djegesh, apo ta shkaterrosh. Nuk mund ta fusesh ne xhep dhe te thuash nuk pyes njeri se ma ka lene stergjyshi. Konsultoni praktiken boterore. Ky zoteria ne rastin me te mire eshte ilegal, pra ka thyer nje ligj pavaresisht qellimit te tij. Dhe nuk mendoj se ai nuk i di ligjet e kesaj fushe sepse ka vite me kete pune. Eshte si puna e parave te padeklaruara ne tatime. Pavaresisht si i ke fituar, po nuk ke paguar tatim fitimi ke bere evazion fiskal dhe denohesh dhe parate te sekuestrohen. Aq me teper duhet hetuar sa nga keto vepra jane vjedhur neper kisha dhe i jane shitur Gjergji Thimos pas viteve ’90. Edhe trafikanti i makinave i ka pasion makinat luksoze. Nuk mohohet qe Gjergji Thimo e ka pasion koleksionimin e ikonave por ligjet jane per t’u zbatuar, jo per t’i thyer. Kush e thyen ligjin dhe kapet duhet ta haje apo jo. Ky eshte shteti ligjor qe flasim nga mengjesi ne darke.
Ky njeri ka pas te Tija vetem 125 Ikona, ku ne te semes na dolen rreth 900 e ca te tjera. Cdo velerà arti kur blihen ose shitet ka edhe Ceftifikaten perkatse. Ky zotria a i kishte valle te gjith Dokumentacionin Shoqeruse????? Jo e madhe keshtuqe ky Koleksionist me dashje pA dashje hyn ke Trafikantet perderisa ka bler Ikona dhe Ikonostase te pA deklaruara.
Nuk eshte trafikant o njerez ,duhet ti japin nje medalje dhe jo ta fusin ne burg , ,ka pranuar gjithmone qe ka pasur nen bodrumin e shtepise se tij keto qindra ikona ,,faleminderit zoti thimo
Shkoni tek Koco se e ka plot shtepine me gjera te tilla
Koco i kate blera te gjitha me letra, nuk mundi me ja ndal ne dogane as qeveria e Berishes kur ishte ne pushtet te plote
Kam frike se operacioni madheshtor i policise do rezultoje nje bllof i papare. Me cpo shohim ky tipi ka vepruar hapur dhe sduket te kete pasur qellime trafikimi.
Ndoshta personi nuk duhet te denohet por operacioni i policise nuk eshte bllof. Ne cdo rast ato jane ikona te vjedhura sepse kane qene prone e kishave dhe shteti duhet t’i sekuestroje dhe t’i marre ne mbrojtje. Ne rast se personi thjesht i ka blere ne treg te zi nga persona te tjere qe i kane vjedhur atehere mund te denohet me ligj per blerje te sendesh te vjedhura me dijeni, po une gjithesesi mendoj se nuk duhet te denohet (ose me sakte te falet) sepse ne kete kohe rrumpalle me veprimin e tij paradoksalisht i ka shpetuar ato ikona
1 Ne kohen e Enverit keto u dogjen. Mos hani shume per certifikata
2 Ikonat ne po ate shtepi paskan qene ku thote ish-ministri, mos hani shume per trafiqe e treg te zi
Po ky qe u be Drejtor i Tiranes se i futi ne furgon pa poke kujdesi dhe per kete u shperblye te kepusi qafen e mos te na thote qe u zbuluan rastesisht para emerimit
Po i japin per nje jave me shume material Fiksit sesa Saliu per 8 vjet
Mirepo hajdutet thone kapem hajdutin
nuk e kapi saliu ore. e kapi rama. mos i ngaterron me duket
ose ose ky tipi mund te kete organizuar vjedhje kishash me fshataret pabuksa te zonave kundrejt nje shperblimi fare te vogel
pabuks qofsh sot e tere jeten se dhe nese e ka bere me lek i ka blere ik e kap pabuksin qe i shiti si Saliu pronat
Fakt sipas meje,eshte realiteti qe, ne posedim te ketij zoterije kishte me qindra vepra arti,per te cilat ne ende nuk e dime se ishin te tilla apo jo.Statusi i tij si koleksionist sigurisht e veshtireson hetimin.Por nga ana tjeter nuk besoj se i mungon shtetit forca zhbiruese,hetuese,per te verifikuar origjinen e ketyre veprave,por dhe autetincitetin e tyre.
Lajmi bombe (ndoshta politik)ishte qe u kap trafikanti. Por mos eshte nje nxitim?!Personalisht kam shume deshire te gjenden gjithe veprat e artit, te vjedhura ne vite.Por do te presim hetimin , qe gjithsesi, per mendimin tim, eshte bere nj prononcim i nxituar per “x” arsye.Pse nuk na jep Policia, te pakten, nje lajm , qe ne shtepine e te akuzuarit, u gjend piktura “Y” apo “Z”, qe ishte e kerkuar si e vjedhur?
Megjithate te presim, pasi ne te gjithe ate koleksion nuk e di as vete policia se cfare pikturash ka;Te vjedhura, te blera, te trafikuara…?
1,Organi shteteror qe i ka dhene kete leje a ka te dokumentuar per cilat e per sa vepra eshet dhene leja per ti krahasuar me ato qe u gjeten , pra per plus minuse.
2 Organi qe paska dhene leje a ka te dokumentuar burimin e tyre pra per ligjeshmerine e ketij burimi .
3. Ne keto veora e ka shenime per pronesisne e vepres , ne rast se po a eshte bere verifikim te keta pronare para dhenies se lejes
4. Organi qe paska dhene leje a ka qene ne dijeni se vepra te tilla mungojne a jane zhdukur nga muzete apo kishat ?
Mund te rendis shume pika se besoj se llallerat nuk i dine . Viktor Hoti
ju siguroj me 1 milione perqind qe edhe koco kokedhima ka nje muze ne shtepine e tij qe behej gati ti bente letrat .le tia kontrollojne shtepine.
ta kesh te sigurt eliioo qe e ka dhe koco kokedhima po ky gjergji seshte deputet qe te anashkalohet;)
Po n.q.s se ne “koleksionin” e tij gjenden ikona te vjedhura ne kishat shqiotare e maqedonase, cfare do te thote “Koleksionisti”?! Trashegimia e ikonave eshte nje legjende per te mbuluar blerjen e tyre nga hajdutet e kishave qe nuk lane kishe pa vjedhur. Lereni policine te beje punen e saj dhe mos u emociononi nga reagimet ne Facebook te te afermve te tij, apo te nje ish-ministri kulture. Ne fund te fundit, te dy mbrojne interesate tyre.
do emocionohemi nga ty mbi te gjitha dajt i vertete se qenke shume i mencur
Ore edhe sikur të jenë të blera po të jenë të vjedhura sekuestrohen. Trafik apo jo është problem tjetër. Të kapin një makinë të vjedhur dhe ta sekuestrojnë edhe pse ti nuk e ke ditur që është e vjedhur. Blerësi nnr nuk ka dashur fare të dijë që janë të vjedhura apo jo.
Jo thoni “sikur, sikur…” por ska asnje fakt qe ky person i ka vjedhur.
Per mua ai person ka merita, po ti donte per trafikim nuk i kishte mbajtur me vite, a e kuptoni kaq gje apo jo!!!!!
Mund te kete, ne origjine, ndonje parregullsi te vogel, por me besoni qe jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe boten, koleksionet private lindin me ndonje parregullsi te tille. Kjo nuk do te thote qe ky person i ka vjedhur ikonat, por mund ti kete blere neper tregje. Kush nuk ka blere sende te vjetra ne treg? Duhet denuar si terrorist ky person? Me kamera, me televisione, me radio. Shteti e ka tradhetuar dy here zoterine, ne rradhe te pare qeveria e Sales qe nuk mundesoi nje ambient qe ai kerkonte prej vitesh thjesht per eksozim, dhe tani qeveria e Rames, qe na e nxorri si te ishte kapja e Bin Ladenit. Me vjen per te vjelle.
Shqiptaret duan te besojne se Zoteria eshte trafikant nuk e kuptojne qe te gjitha ikonat do shkojne ne shtepine e koco kokedhimes
moj Arta po me vinka keq edhe pse mund te jesh e aferme
Po do bejme Shtet apo jo? Ne te s’emes ky njeri i vjeter. Ne mos policia do e rrifnin keta qe pijne hashash qosheve
Ne keto momente na duhet nje “trafikant” dhe “pasuri kombetare”
Kaq te veshtire e keni ta kuptoni?
Nuk jam fare dakort me theniet e ish ministrit te kultures,ne rradh te par duhet ti vij turp kur thot se ky person deshte ti ruante ikonat,po shteti ku ishte,athere po dalim te marim çfar te gjejm nga pasuria kombetare dhe po i ruajm ne shtepit tona, po shteti çfar mender mutin do bej po nuk ruajti pasurin kombetare,apo do ndaj tendera dhe do vjedhi parat e taksapagusve SHQIPTAR, askush nuk ka te drejt te mbaj ne shtepi nje trazhgimni kombetare perveç shtetit dhe ministris kultures, ky njeri i shkuli nga kishat, manastiret dhe i zhvati nga muzet kto ikona dhe piktura dhe perfitoj nga nje shtet rrugaç dhe pak e nga pak po i shpallte pasuri personale,çfar e lidhte kte person me kto ikona dhe piktura kur para ardhesit e kti personi nuk i kan len asnje gje nga kto me testament,ky nuk beri punen e policis dhe kush i vidhte ky ja merte nen ruajtie, me qe nuk kishte shtet ne kohen e kti ministri sharlatan qe me kto qe thot pranon mugesen e egzistences se shtetit kur ai ishte ne detyr,po muzet kombetar par çfar i ka shteti, apo per te luajtur domino,po ter ate personel qe ka punuar ne kto muze per tet vjetet e ministrit bumçi, perse i paguante shteti apo qe ti bente qefin ktyre te fundit se ishin militant partie,esht fare e thjeshte ku i gjeti ky person kte pasuri kombetare qe i perket shtetit,per kte duhet te japi shpiegim, te tregoj njerzit qe ja kan dhen dhe shteti arreston ata qe i kan shkulur dhe vjedhur nga vendet dhe muzet ku ndodheshin,por per kaq koh dhe vet kta persona qe i kan disponuar jan ne tav te ksaj grabitje dhe mos them qe jan kokat e rrenimit te ktyre pasurive,ne ter planetin nuk ka burr qe te privatizoj nje pasuri kombetare sepse kto i perkasin kombit dhe nuk kan pronar te perveçem, ne te kunderten, kush i disponon perballet me ligjin,
Reklama per imazhin e qeverise.
Shkoni te Theodori i Lacos, dhe do te gjeni sa te doni nga keto…ujk i vjeter….
cer bohet keshtu mer…doni te denohet nje njeri qe ka strehuar pasuri qe shteti as e grricte hic, qe ne kohe kur skishte shtet ai mund ti shiste e te bente me to cte donte, e perkundrazi i mbajit i ruajti me deshiren e vet, ….dhe ata qe kane vrare e kane vjedhur me video e me audio na shesin pordhe neper kuvende….cer ligji flisni ju mer….po te jete per ligj gjithe keta kriminelat qe kane shkaterruar shqiperin duhet te ishin varur….per mendimin tim une ate burre e shperbleje dhe i jap edhe nje medalje nderi….
Ikonat jane te vjedhura, kjo eshte bere e ditur boterisnga institucionet fetare dhe ky tipi koleksionist, mos te beje te zgjuarin, ato jane vjedhur dhe kaq, ky ne qofte se do te shpetoje bythen, le te tregoje kujt ja bleu dhe mos te na beje atdhetarse neser kur ti kapen Shkerdhenit para me thase, do te na dali se i ka marre ne mbrojtje te hajduteve.
E ke gabim horri ,nuk jane te vjedhura ,para disa vitesh nuk mbaj mend ne cilen gazete ky njeri deklaroi qe kishte nen bodrumin e tij qindra ikona ,te trasheguara qe nga koha e komunizmit ,dhe shpetoi mjaft te tjera nga rremujat e 97 “,duket e habitshme por e verteta eshte kjo qe shkruajta
Po po,fredi ka te drejte,cosht mer ky,ish ministri kultures na flet ketu kodra mbas bregut,ky rryp ish minister duhet te hetohet per vet veprimin qe ka bere,i dhash licence per te hapur Muze thot PALLA ish minister,po mire mo birbo minister a ja kontrollove gjendjen qe kishte ky,sa,si,ku,nga ishte prejardhja e ketyre Ikonave,sigurisht smund ti kontrolloje ti personalisht po kishe njerezit apostafat per ate pune se ishe dhe ministri i Ikonove e i di regullat mire,apo jo mo? Shiko sa PALL tregohet ish ministri,mire qe se hapi ne 97 se do ishin zhdukur,po e hapi me vone, se kur e hapi duhet ta verifikoje prokurorija se ndofta ka hapur ekspoziten kur ishte E Rama min.kulture,keshtu qe ka dhe ky pergjegjesi nqs ka dhen lejen pa verifikuar prejardhjen,por hapi dhe para dy vjetesh nje ekspozite ne Durres,e shikonin para dy vjetesh,car shakaxhi ish minister,po ku kemi pasur Shtet ne more deri para dy muajsh more mavri,po ai shtet apo Qeveri me mire te themi, ishte rrumpalle ore hynte e dilte derri e dosa bashke,ishte rrumpalle ,rrumpalle oooo ish minister.Qe ato jane te pervetesuara ne ruge jo te regullta as nuk ka pike dyshimi,por dhe qe nje rrethane lehtesuese per zoterine Thimo duhet te kete per faktin qe nje fare kujdesi ka treguar.
si duket ka pas furnizuar piken e shitjes tek ura e Senes dhe tani e prene ne bese…
Po ti degjoja nga Aldo Bumçi keto qe thote Teodor Laço nuk do me bente pershtypje se A.Bumçi nuk ka haber nga kultura,po kur i degjoj nga goja e T. Laços me peshtiroset.
Laço nuk ka moshen e Bumçit qe te mos dije si fuksiononte ai sistem dhe ne kohen kur u prishen kishat e xhamite nuk ishte nxenes shkolle.
Laço e di mire se si u mblodhen nga shteti te gjitha ikonat nga kishat ne 67-en.
Edhe po ta kishte prift baben ose gjyshin Gjergj Thimo nuk mund ti mirte ikonat ne shtepi se i mblodhi shteti ,ne shtepi mund te mbaje nje ose dy ikona po jo 100 .
100 ikona do te thote te ket mare ikonat e dhjetra kishave gje qe ishte e pa mundur ti mirte ne ate periudhe.
Ish ministri Laço eshte treguar sylesh ,dhe kjo u vertetua pas 16 vjetesh.
Ne gjithe rrethin e Gjirokastres nuk ishin mbledhur me shume se 250 ikona ,si kishte mundesi qe Gjergj Thimo te kishte sa gjysma e nje rrethi.
Per pretendimin se ka blere:
Me llogjiken me te thjeshte se ata qe i ruajten ikonat per 25 vjet i kane ruajtur se ishin besimtare dhe nuk i mbajten se e dinin qe do vinte nje dite per ti shitur.
Ai qe mund ti kete mbajtur per ti shitur ja ka ditur vleren dhe nuk do ja shiste Gjergj Thimos per nje cope buke.
Ne se marim variantin se ka blere ,ne vitet 91-92 me ç’te ardhura i bleu se ne ate periudhe te gjithe me rroga shteti ishin dhe e dim se sa Leke kishim.
mos lejoni qe verberia militanteske te ndikoje dhe ne gjykimin tuaj ne kete rast. duhet te mendojme thjeshte si popull qe jemi. perderisa nuk i ka shitur atehere dicka nuk shkon me kete shpetimin qe i beri rama ketij thesari. nuk ka lidhje me berishen, mos tu erresohen syte. po te kishte lidhje do e kishte zhdukur thesarin pas daljes se rrezultatit zgjedhor, kishte kohe sa te duash pasi berisha ishte ne pushtet dhe ca kohe pasi doli rrezultati. administratoret e kesaj faqeje duhet ti fshijne komentet militanteske ne kete lajm.
edmond…
Mendon ceket kur thua se kishte kohen e duhur dhe pas rezultatit te zgjedhjeve.
Ikonat nuk jane Leke,Euro ose Dollare qe i fut ne nje valixhe dhe i shpie ne Zvicer.
Qe te shesesh 1077 ikona te duhen dhjetra vjete,se duhet te gjesh tregun ,e tregu nuk gjendet per nje e dy muaj.
Qe ti ekspozonte ne Shqiperi nuk mundej ,atehere i kishte per trafik.
ti edmond je i sigurt qe nuk i ka ekspozuar???jane bere ekspozita qe ne vitin 1999 nga zoteria dhe me llogjike po ti kishte per te shitur nuk priste te beheshin aq shume pastaj si thua ti sa te gjente tregun kur edi rama valla thote qe ai bente trafik jashte vendit dmth sipas tij e kishte tregun por jemi para faktit qe nuk i ka shitur prandaj llogjikoni boll folet bruckulla
me fani se kam bere nje gabim komenti ishte per kete zoterine qe i eshte drejtuar edmondit sepse lexova edmond atje dhe se pash ate banija 01
si mendokam ceket? e kuptoj qe duhen vite per ti shitur 1077 ikona por ama pasi humbi saliu do i kishte hequr nga shqiperia te pakten apo jo? thjesht do i kishte fshehur ne ndonje shtet tjeter dhe do i shiste me kalimin e kohes. psh di une qe po e fute dot nje veper arti ne japoni, edhe po te jete e vjedhur, e legjetimon perkundrejt nje shume te hollash. menyra ka plot por ama ky nuk veproi pasi nuk kishte arsye. tani rama na del si shpetimtar i ketij thesari. keto jane pallavra qe as niveli militantesk nuk duhet ti kaperdije…
ti edmond je i sigurt qe nuk i ka ekspozuar???jane bere ekspozita qe ne vitin 1999 nga zoteria dhe me llogjike po ti kishte per te shitur nuk priste te beheshin aq shume pastaj si thua ti sa te gjente tregun kur edi rama valla thote qe ai bente trafik jashte vendit dmth sipas tij e kishte tregun por jemi para faktit qe nuk i ka shitur prandaj llogjikoni boll folet bruckulla
Nëse ju kujtohet një episod i emisionit Shqipëria Tjetër i M. Memës, aty z, Gj. Thimo ka deklaruar haptazi që kisha greke i ka kërkuar ikonat duke i siguruar jetën atij dhe fmailjes së tij në Greqi dhe ai nuk ka pranuar.
Miliona euro të tjera i kishin premtuar një mafie maqedonase për këtë punë dhe ai nuk kishte pranuar të tregohet oportunist. Thimo ka bërë atë detyrë që duhej të kishte bërë shteti shqiptar.
Përkundrazi, në vend ta shpërblejmë, e trajtojmë edhe si hajdut!
E zeme se vertete i mirembante, por nje gje nuk del qarte ketu, ajo se nga i mori keto vepra arti. Me te marre pergjigjen e sakte, cdo gje zgjidhet. Nuk e di se pse po tjerret kaq gjate historia.
keto ikona i blinte nga fshatare qe i kishin te hedhura neper stalla lopesh dhe se dinin as se cfare ishin as cfare vlere kishin por ishin aksidentalisht ne shtepite e tyre pas shperberjes te kishave,disa kane qene te familjes te tij te cilat i kane pasur breza me rradhe,disa jane te blera nga korcare te tjere te cilet i kishin ne shtepite e tyre pasi thashe kishat ne kohen e diktatures i mbyllen dhe i kthyen ne stalla lopesh apo do ta mohoni kete???e keni pyetur ndonjere veten se ku shkuan ikonat e ketyre kishave te mbyllura nga diktatori??dhe ta zeme se keto ikona personat qe ja kane shitur i kane poseduar ne menyra te paligjshme ai kete nuk kishte nga ta dinte ama jemi para nje fakti qe shteti ja ka dhene kete te drejte ti blere keto ikona duke mos percaktuar nga kush nuk duhet ti blinte.psh kur une ble nje celular nga ta di une qe opersoni e ka te vjedhur???
ve bast qe rama nuk heq dorenga zanati i vjetersi shites ikonash te vjedhura……me thonj pa prere…..
i mori apo i bleu nga hajdutat qe sja dinin vleren dhe i ruajti duke pasur edhe oferta per ti shitur…kjo eshte patriotizem…..dhe eshte turpi i botes (MEgjithese jam i majte dua te theksoj qe edi rama etj po mbajne hajduta ne maje te kuvendit, dhe vet ai e prishi tiranen qe nuk rregullohet me e sa e sa kriminela ai duhet tja dorezoje drejtesise…po merret me njerez qe edhe pse kane pasur ne dore pasuri kombetare kurre nuk e kane fshehur shitur etj etj…..paradokse shqiptare
http://www.youtube.com/watch?v=o5rCDgjFqqQ&feature=player_detailpage
edmond…
A e ke idene se sa volum zene 1077 ikona ?
Edhe thjeshte ikona te jene ,jo qe ka dhe pjese nga ikonostase qe kane volum sa 10 ikona,
Ato qe permend ti jane te shohesh endra me sy hapur.
Na thua se ne Japoni mund ta legalizosh nje ikone,po Gjergj Thimo nuk ka nje dhe dy po ka 1077 dhe duhet nje kamion dhe te hyja nje kamion do kaloje ne doganen Japoneze dhe dogana Japoneze nuk eshte si dogana e Berishes!
Prandaj te them se mendon ceket ,bile kete e bene dhe ne replike.
ne japoni legjetimon dhe nje thesar te tere. pastaj nese ne prezumojme qe saliu ka patur lidhje me kete atehere si qenka problem per shtetin apo per saliun qe te transportoje ca ikona dhe ti heqe nga shqiperia. le te tregohemi te arsyeshem e mos te behemi qesharake. problem per te trasportuar nje kamion me piktura e ikona nderkohe qe transportonte me tonelata arme. kthjellohu dhe perdor logjiken here tjeter.
Nuk vjedh dot nje THIMO. Jane njerez e fis qe s’mund ta bejne dot. Hiqni mendjen se Gjergji mund te vjedhe. Nuk shkon. Kush i njeh e beson kete.
Nuk vjedh dot nje THIMO. Jane njerez e fis qe s’mund ta bejne dot. Hiqni mendjen se Gjergji mund te vjedhe. Nuk shkon. Kush i njeh e beson kete.
postojeni edhe te perseritur. Eshte nje e vertete dhe e verteta duhet perseritur qe te zere rrenje.
keto ikona i blinte nga fshatare qe i kishin te hedhura neper stalla lopesh dhe se dinin as se cfare ishin as cfare vlere kishin por ishin aksidentalisht ne shtepite e tyre pas shperberjes te kishave,disa kane qene te familjes te tij te cilat i kane pasur breza me rradhe,disa jane te blera nga korcare te tjere te cilet i kishin ne shtepite e tyre pasi thashe kishat ne kohen e diktatures i mbyllen dhe i kthyen ne stalla lopesh apo do ta mohoni kete???e keni pyetur ndonjere veten se ku shkuan ikonat e ketyre kishave te mbyllura nga diktatori??dhe ta zeme se keto ikona personat qe ja kane shitur i kane poseduar ne menyra te paligjshme ai kete nuk kishte nga ta dinte ama jemi para nje fakti qe shteti ja ka dhene kete te drejte ti blere keto ikona duke mos percaktuar nga kush nuk duhet ti blinte.psh kur une ble nje celular nga ta di une qe opersoni e ka te vjedhur???
Mos shikoni nje koleksioist dhe ruajtesh ikonash pooor shikoni te luftoni drogaxhinjte e hashashxhinjte e lazaratit