Erion Veliaj emëron drejtorët e rinj. Ja emrat!

10 Tetor 2013, 19:56Sociale TEMA

Emërohen drejtorët e rinj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Genci Kojdheli, një bashkëpunëtor i hershëm i ministrit Erion Veliaj, është emëruar Drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punës. Kojdheli zëvendëson në këtë detyrë Thoma Miçon, nënkryetar i partisë MEGA, partia e minoritetit grek, që në zgjedhjet e fundit ishte në aleancë me PD-në.

Ndërsa anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Ylli, është emëruar Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Punës. Anëtari i LSI-së zëvendësoi në këtë detyrë Erion Manohasën.

Ndryshimet në postet drejtuese në MMSR-së kanë prekur edhe Shërbimin Social Shtetëror. Ky institucion do të drejtohet nga Etleva Bisha, që zë vendin e Ilirjan Çukajt.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinise, Erion Veliaj, në rrjetin social Twitter.

23 komente në “Erion Veliaj emëron drejtorët e rinj. Ja emrat!”

  1. tavo says:

    Vazhdon marreveshja qe LSI merr 40 perqind te pushtetit dhe administrates. Kur Berisha i jepte 20 perqind Ilir Metes, Rama e quante ndarje te tortes. Tani Rama po i jep gjysmen e tortes Ilir Metes. Rama duhet shpallur kryetar nderi i LSISE.

    1. tiger says:

      Mos ja qaj hallin. Marrëveshja mund te jete qe Rama t’ia dorezoje Partine Ilir Metes me vone. Te pakten keshtu sic po shkon

      1. mjaft says:

        @tiger.
        Rama po nuk ja dha partine Ilir Metes prap Meta do e marri vete sepse po merr aq poste sac po merr edhe PS.
        Madje Meta spo merr 40 perqind po po merr 50 perqind te posteve. Rama spo ve socialiste por ata cunat dhe gocat e mjaftit. Kurse Meta po ve vecse nga LSI dhe LRI. Socialistat po ngelen pa pune kurse Ilir Meta po i fut te tere ne pune. Tani po del ne shesh marreveshja e ngjalave. Meta me Ramen po e ndajne pushtetin si te barabarte . Rama po shet partine socialiste per te mbajtur karriken e vete.

        1. antiregjimi says:

          Drejtorite qe jane per llafe, i marrin PS-ja, inspektoriatet qe jane per te nxjerre leke, i marrin lsi-ja.
          Ah more Erion, edhe ty po ta fut lsi-ja !

  2. aron says:

    Emerimet i ben ,kush i ben.

  3. ermir says:

    Me keqardhje ju njoftojme se nuk qeveria Ps por Lsi….Edi Rama e tregoj veten dhe me aleatet qe i la ne balte…Per te dashuria per Lsi dhe tepelensat e Ps vlen mbi gjithcka.Na Iken tropojanet na erdhen tepelensatdhe Lesistet…

  4. korcari says:

    Shikoni a do bejne pune apo jo dhe mos shikoni se kush e mori kete apo ate post

  5. Muli says:

    Protestoj fort per Etleva Bishen tradhetare. E kam pas drejtoresh tek kompania ime Media print. kemi bere bashke mitingjet e PD-se. Pse une te jeme ne opozite tani dhe ajo drejtoreshe…Tradhetareeeeeee

    1. Petro says:

      I dashur Muli ke ngaterruar person si puna e atyre policeve te Elbasanit qe e arestuan burrin e botes vetem se kishte te njejtin emer me nje te kerkuar nga policia ne Itali. Personi per te cilin po flet nuk ka punuar kurre per Mediaprintin, ndersa per punen e mitingjeve te PD-se as qe ia vlen te debatoj me tt pasi personi per te cilin flet ti deh PD-ja ndodhen ne dy plane qe nuk priten.

  6. edi ti says:

    ore Muli, Etleva ka qene kanditate e LSI, ci ke keto budallalleqe? Besoj se e ngaterron

  7. gaqo says:

    bravo erjon.per ne greqi dhe ata ne itali nuk po ndihesh,do kete zgjedhje prape e ne ketu jemi.te presim…

    1. Berti says:

      Po prit o Bert, se dy jave ka ne zyre.

    2. ina says:

      Tani po e kuptojme perse paskemi votuar,turp shume turp

  8. elda says:

    erjon po i le shum pas dore gjith mbeshtetjen vendimentare qe te dhan aktivistat e greqis dhe italis, po na zhgenjen shum

  9. KAMANI says:

    O ILIR META PSE O BURR GJITHMON I PARE TI KY VEND NUK KA PER TU BERE KURR SA TE JETE ILIR META ……..

  10. tani says:

    Erjon Veliaj asnje perfaqesues nga Greqia ku nje lum i madh gati 70000 emigrante votuan per PS ,emigrantet shqiptare ne Greqi mbajten peshen me te madhe te ekonomise shqiptare.Tani PS fjalen EMIGRANTE do ta perdori vetem pas 4 vjetesh .Ne ketu jemi.

  11. ben says:

    Me kete fshatatin hajdut te LSI-se ,Dritan Yllin,e paske dhi o Eriono.

  12. ksi ---ksi says:

    erjon …

    per me ” te paberat dhe te padegjuarat ” ne kete vatan te vuajtur kush po merret ?

    kush do te merret ?

    …(e lexove ?)…

    vepro sic e ke nisur me te tjerat…

    (mos bej as qorrin as shurdhin as debilin ! )

  13. Ajdin Kuksi says:

    Ai qe ndodhet ne krahun e majte kush eshte?me beri pershtupje se i paska floket si i imi,me ate do shkojme ne rilindje.?

  14. noku says:

    Me te vertete dhe shume e cuditshme. Te te gjithe vendet qe dihet qe ka pare nepermjet rryshfetit jane keta te LSI-se. Besoj se duhet te jene njerezit me te ndershem. Edhe po nuk ua dha PS me sa do vjedhin keta zgjedhjet e tjera shkojne 60 deputete.

    1. Petro says:

      Nga keta te tre vetem Ylli eshte i LSI-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje