TemA TV/ FRD: PD ka frikë nga gara elektorale në Korçë, por ne nuk tërhiqemi (VIDEO)

10 Tetor 2013, 11:25Sociale TEMA
TemA TV/ FRD: PD ka frikë nga gara elektorale në Korçë,

Fryma e Re Demokratike reagoi pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos lejuar kandidaten e tyre, Brikena Zeneli që të garojë për Bashkinë e Korçës.

Sekretari i Përgjithshëm i FRD, Gazmend Oketa, tha se PD i trembet garës elektorale.

“PD, forca politike, e cila u themelua 23 vite më parë pikërisht për të sjellë dhe garantuar pluralizmin politik, sistemin demokratik, konkurrencën politike në zgjedhje të lira e të ndershme, bëhet sot forca politike, e cila i trembet një gare elektorale dhe kërkon të kthejë një situatë gati të ngjashme me atë të para viteve ’90, ku në garë kishte vetëm një parti.

Me këtë akt, PD dëshmoi dhe një herë se ajo i është larguar përfundimisht çdo parimi demokratik, se ajo kontrollohet nga një klan i ngushtë që e përdor atë thjesht për pushtet dhe interesa ekonomike dhe se ajo nuk mundet më të përfaqësojë ashtu siç duhet të djathtën shqiptare,” tha Oketa.

Ai u shpreh se FRD nuk tërhiqet nga gara elektorale në Korçë, pasi do kërkojë regjistrimin e kandidates së tyre në instanca të tjera.

“FRD do të ndjekë të gjitha procedurat e parashikuara në Kodin Zgjedhor, duke ankimuar vendimin e KQZ pranë Kolegjit Zgjedhor. Ne besojmë se Kolegji Zgjedhor do të marrë një vendim, i cili i shërben interesit publik dhe jo atij të një partie, e cila i trembet një gare elektorale.

Së fundmi FRD rikonfirmon dhe një herë angazhimin e saj për të qenë një parti e moralit politik, parti e cila beson se vetëm nëpërmjet parimeve demokratike, garës së ndershme, ofrimit të alternativave në funksion të interesit të qytetarëve, ajo mbetet dera e hapur e të gjithë atyre të cilët ndjejnë detyrimin dhe përgjegjësinë për të kontribuar për shtetin dhe qytetarët”./ep

10 komente në “TemA TV/ FRD: PD ka frikë nga gara elektorale në Korçë, por ne nuk tërhiqemi (VIDEO)”

  1. tradita says:

    pallavra FRD po pse shkele ligjin o ditezi. Nuk e ka shume problen fitoren PD soy ne Korrçw.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    FRD do jete force e pare,nga partite e djathta ne Korçe !
    PD-ja eshte parti e “lodhur” , e ka denuar elektorati,per abuzimet me pushtetin.
    Ankimimet dhe zgjidhja e problemit,do ta ngrejne me larte autoritetin e FRD-se.
    KQZ-ja eshte nje institucion jo legjitim,ku detyren e kryetarit,ne menyre te “maskuar” e kryen Berisha.

  3. besshqip says:

    bravo oketa

  4. ajaxs says:

    F R D nuk eshte parti ajo eshte nje organizate jo qeveritare.Misioni i saje te luftoje PD dhe te ndihmoje PS. Turpe te kene keta bashikbozuke.

  5. Kajtushka says:

    PD nuk ka frike por e ka te sigurte humbjen e radhes ne Korce. Ne Korce ekziston nje urrejtje per PD aq sa ka mundesi qe PD do te jete partia e trete si ne gjithe shqiperine e jugut.

  6. galaktika says:

    Shpresa e shqiptareve per nje te djathte te vertete dhe konstruktive varet shume tek FRD. Pd jo vetem qe s’mund te quhet e djathte kur ne te futen ish komuniste e ish sigurimsa, por morali i saj asht pertoke dhe vazhdon te degjeneroje nga dita ne dite.Do zoti kalojne PD-istat e mire ne krahun e FRD qe te kemi nje perteritje politike dhe mbrodhesi per kete vend. Per popullin PD asht partia e qoftelargut.

  7. Horri i Bulevardit says:

    Zoti Oketa, jeni nje nga politikanet e rralle dhe qe meritoni respekt dhe vemendje njekohesisht.
    Juve perfaqesoni te djathten e vertete, te djathten qyteteruar.
    Brenda kater viteve, ju do te jeni forca e pare e djathtese brenda jush keni njerez me vlera, qe i duhen politikes dhe parlamentit shqiptar.
    Dikush ne nje editorial te zotit Baze, dha nje mendim shume te mire:
    PS-ja, ti premtoi kandidates se FRD-se, postin e zevendeskryebashkiakut dhe te dalin te gjithe se bashku, kukandidatit te Saliut, ta rrezojne partine e shpellave, njehere e pergjithmone.
    Sot ne Shqiperi nuk ka te majte apo te djathte, por ka shqiptare te kulturuar dhe shpellare berishiane.
    Mbasi te mundim partine e shpellareve dhe ta heqim nga skena politike, atehere te luajme lojen e pluhralizmit demokratik, me rregullat qe na kerkon nje demokraci perendimore.
    Kur nje shtet pushtohet, ska parti, duhet se pari te shporrim pushtuesin dhe pushtuesi sot ne Shqiperi, eshte dora e zgjatur e Serbise, me spiunin e saj Sali Berisha.
    Dilni korcare ne zgjedhje dhe shporreni Sali Berishen dhe pae shpellareve, behuni ju qyteti i pare ne Shqiperi, qe do ta asgjesoni partine e shpellareve, duke mos i dhene asnje vote.

  8. Korcari says:

    Akoma mendohet se PDrastat do fitojne ne Korce . Po me ke me Elvi Fundon apo me ata te tjeret qe degjeneruan nje qytet te tere PDja e Korces eshte si bordello ku jane gati te shwsin dhe bythen e tyre njeres pa inegritet . Korca te shikoje faktet dhe punen iken ato kohe kur ajde se eshte toni ky kandidat .Ne shqiperi duhet ndruarr menyra se si duhet menduar per te ardhmen, sepse do jene femijet tane qe do te vuajne vendimet e gabuara tona . kush eshte ne kundershtim me kete parim vashdoni se e kini mire .

  9. ana says:

    Respekte FRD, respekte Oketa. Shpresojme te jeni me aktive dhe te jeni nukleusi rreth se ciles do reformohet e djathta shqiptare.

  10. Res Pekt says:

    FRD-ja, si njera nga alternativat e vetme ku do te mund te gjenin strehe demokratet e vertete shqiptare, s’duhet te shqetesohet aspak per vendimin absurd te KQZ-se. Edhe nese pas ankimimit zonjes se nderuar t’i refuzohet e drejta e garimit, FRD-ja te mos demoralizohet, por te intensifikoje akoma me tej punen e saj propaganduese, per te terhequr ne anen e saj jo vetem demokrate te rinj, por edhe demokrate te zhgenjyer e te lene ne harrese per vite me radhe nga dygishtoret e pjerdhur te Ramazan Aliut.

    Ka shume te ngjare qe ky grupim me bindje te djathta brenda kater viteve te ardhme te behet nje force prestigjoze, e cila do te kete dhe nje mbeshtetje me te gjere ne masat e gjera te popullit. Dhe kjo fale krereve te ketij grupimi politik, te cilet per nga profesionalizmi, sjellja, pregatitja dhe ndershmeria nuk besoj se mund t’i afrohet njeri.

    RESPEKT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje