Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturën e Sokol Çomos si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
28 deputetë të mazhorancës dorëzuan në Kuvend propozimin për Sokol Çomon si anëtar të KLD, në vend të Neshat Fanës, të cilit i ka përfunduar mandati.
Sokol Çomo, vite më parë ka mbajtur postin e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Ai ka qenë gjyqtar dhe në nivelet drejtuese të gjykatave për të arritur në postin e zv/ministrit të Drejtësisë.
Pas largimit të socialistëve nga pushteti, ai ka ushtruar funksionin e avokatit.
Ndërsa pritet që të zërë vendin si anëtar i KLD, pas largimit të Neshat Fanës, të cilit i mbaron mandati.