“Shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë që t’i kthejë sytë ndaj modeleve më pozitive të saj”.
Kështu deklaroi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë një takimi me katër maturantet që përfunduan me nota të shkëlqyera Maturën Shtetërore.
Në takim ishte e pranishme edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ndau të njëjtin mesazh, atë të futjes së një kulture të re në shoqërinë shqiptare.
“Ka ardhur koha të fusim një tjetër sistem të ri vlerash në shoqërinë tonë; sistemin e vlerave të atyre që shkëlqejnë, që janë të talentuar, që mësojnë fort dhe që punojnë në mënyrë të ndershme”, tha Veliaj.
Iris Qamo nga Kavaja, Silvana Rusi nga Korça, Aurela Kullolli nga Elbasani dhe Zamira Hoxha nga Tirana janë katër nga studentet e reja në të gjithë Shqipërinë që kanë përfunduar Maturën Shtetërore me mesatare dhjetë absolute.
“Ai që punon, studion dhe është i talentuar është vlerë e shoqërisë tonë, ndaj duhet t’u japim më shumë hapësirë. Ky aktivitet ishte një mënyrë për të thënë se kush janë më të mirët”, shtoi Veliaj.
Nga ana e saj, ministrja e Kulturës vuri në dukje se këto vajza janë model për të gjithë studentët e rinj dhe se këta të rinj duhen nxjerrë vazhdimisht në plan të parë për përpjekjet e tyre për të qenë më të mirët.
Ministri Veliaj vuri në dukje se vitin tjetër qeveria duhet të japë më shumë bursa për studentët e shkëlqyer, si dhe projektet e specializimit jashtë vendit duhet të kanalizohen drejt këtyre shembujve.
Në fund të takimit, ministrat Veliaj dhe Kumbaro u dhuruan nga një iPad katër vajzave, të cilat sapo kanë nisur studimet në degën e mjekësisë dhe jurisprudencës.
Te kater maturantet femna, kur eshte puna per vende pune janè tè fundit.
Me ne fund po vjen era civilizim.Paskemi qene te pushtuar nga injoranca dhe mizerabiliteti.
Po c’far eshte cilivizim per ty Zoteri shamikuq???
he te lutem se jeni bere te lodhshem me keto komunizmat. ke kaq islamin ne parti e burre , boll
O Rrapi..y, te ka qelluar ndonjehere ne jete te marresh noten 10-te..??? Kuptohet, behet fjale nese ke shkuar ne shkolle..!!
Pa mendohu njehere..!!
Po pse IPAD o mos ju hengert mortja dhe jo tablet me sistem Android.
Mund te filloni te jepni shembuj qe te dy. Nje vlere eshte te meritosh ate cfare te japin dhe jo te ta falin aty ku shume te tjere kane derdhur djerse. Ju te dy keni shkaterruar vleren e perfaqesimit ne Rilindjen tone te dashur.
Pa le ky mjeshtri qe nuk ka bere kurre trasparencen e gjendjes ekonomike megjithe akuzat qe i jane bere.
HIPOKRIZI!
Fakti qe 4 vajza dhe asnje djale ka velersim maksimal flet shume per shkollen shqiptare:
-nuk velersohet sa ti je i afte te krijosh, por vetem te riprodhosh.
Shkut, nje model qe nuk duhet marre si shembull, por qe duhet denuar.
Z. Veliaj me studime te realizuara “Matura shteterore” eshte cilesuar me e korruptuara dhe shpikja me fiktive e Qeverise Berisha.
Mos u nxito dhe ne kete pike referoju profesoreve dhe eksperteve te fushes se pranimeve ne arsimin e larte.
Ne rradhe te pare urime dhe suksese vajzave dhe me pas nje pershendetje per dy ministrat qe kerkojne te mbeshtesin dhe inkurajojne nxeneseit e shkelqyer.Vendi ka nevoje urgjente qe arsimi te vendoset mbi baza shkencore dhe shkolla te marre atributet dhe detyrimet per nje mesimedhenie maksimale dhe te suksesshme.
Ishte v.2006 kur ne krye te MASh ishte G.Pollo, Vajza meritoi Medaljen e Arte ne maturen e atij viti. Kerkova qe mundi i 4 vjeteve te shperblehej me burse shteti ne njerin nga Universitetet qe MASh kishte marreveshje, por me kot. Te tilla studime i kane gezuar dhe i gezojne edhe sot jo me te miret, por femijte e politikanve, shtetareve te larte, farefis apo miqve te tyre, dhe ne fund ndonje me para te madhe.
Le te kontrollohen te pakten kete vit universitar: -Kush ka fituar burse shteti per studime te larta jashte shteti, me kontributin direkt te shtetit shqiptar?
E verteta, qe pas v.1992 e ne vazhdim, eshte brengosese dhe irrituese njekohesisht per te gjithe ekselentet e cdo viti. Te shikojme ne se rregullohet me akt ligjor apo normativ ky veprim i Qeverise Shqiptare, per te shperblyer me te drejte nxenesit teper te talentuar, teper puntore: Fitues ne Olimpiadat Kombetare dhe Nderkombetare.
normal qe ashtu duhet te kthehemi ,po zhdukni universitet private se vetem per te pastruar leket jane
Urimet me te mira per vajzat, pergezime edhe per ministrat, nisma teorikisht eshte shume e mire.
Praktikisht, eshte demagogji komplet. Shikoni pak meritokracine tek drejtoria e tatimeve, mesatare 5 dhe shale te hapura.
Uroj sinqerisht qe keto te reja te talentuara te ecin perpara jashte Shqiperise, se sa per ketu, hecin te tjera biba.
Na ja , nji shprehje optiste prej Rilindasve .
Nuk e di nese nji metod e tille stimulimi do conte ne ate qr pretendohet vertet ! Sikur te mjaftonte vetem deshira e mir per te arritur atje ku duhet . Sidoqoft , deshira s`mungon ,kushedi nji dite behet me mire
Veliaj dhe Kumbaro nuk duhet te habiten me nxenset me nota 10-ta !
Te tilla/e do kete dhe ne te ardhmen.
Ajo qe mungon eshte projekti qe duhet te kete shteti me keto nxenese me rezultate te larta.
Mungon projekti per zhvillimin e Shqiperise se neserme,ku te vijien ne pune keto mendje rezultative.
Po kush dhe nga kush e presim kete projekt?
Me patjeter qe shteti duhet te kerkoj te aplikohet per projekte te tilla,mbase dhe nga mendje jashte Shqiperise.
Mendjet e ndritura duhet te vien ne pune,ne te kundert ato e gjejne rrugen e suksesit ne emigracion.
Postet qeveritare nuk jane vende pune per nxeneset me rezultate te larta.
Akademia e shkencave,Insitutet e ndryshme shkencore,duhet te funksionojne,per zhvillimin e Shqiperise.
Mirela ka bere tete vjet frengjisht dhe eshte njelloj sikur te ishte franceze me shkolle tetevjecare
kurse veliaj ka shkuar nje vit ne amerika dhe pastaj ka bredhur ne afrike dhe nuk ka bere shkolle.
te dy ministrat jane pa shkolle dhe japin diploma per ekselencen…
Nga kater dy jane me prejardheje nga Vishocica e Devollit.Silvana Rusi dhe Aurela Kullolli
Po prisni, ore maluketër prisni një herë, po sa kanë filluar punë dhe jo keq, disave u djeg dhe s’lënë gjë pa thënë. Nga e dini ju që nuk do të ketë projekte të mira për më të mirët në të ardhmen. Po me sa shumë dhembje po e përcillni largimin nga pushteti të qoftëlargut Sali!
1992-1997 na mashtruan harram ju qofte , 1997-2005 prap na mashtruan ju shofte farra se ju besuam ,2005-2013 e deshem vet mashtrim se u mesuam ,2013 -???? viktima persekutohet pa persekutorin ,????- 2045 tu pa ,tu bo, tu thon ndo i gjo ,
Si me shume vrull e ka marre ky arrixhiu veliaj !!!!
Me falni, nje pyetje kam, si eshte bere kjo perzgjedhja e kater me te mireve? se sipas listes se publikuar 4 me te miret e shqiperise ishin ne mjekesi dhe nuk jane te gjithe ata qe ishin 4 te paret; jane futur edhe te tjere… Doja te dija vetem kriterin e kesaj zgjedhjeje qe keni bere…