TemA TV/ Bllokohen punimet tek pallati 16-katësh në mes të Bllokut (VIDEO)

8 Tetor 2013, 15:13Sociale TEMA
TemA TV/ Bllokohen punimet tek pallati 16-katësh në mes të

Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Ndërtimit kanë bllokuar ndërtimin e një pallati 16-katësh në zonën e ish- Bllokut, ngjitur me ambasadën zvicerane dhe atë kosovare.

Inspektorati kishte kërkuar dokumentacionin përkatës, por firma ndërtuese për më shumë se dy javë nuk e kishte paraqitur. Për këtë arsye, Inspektorati i Ndërtimit ka kërkuar pezullimin e ndërtimit.

Pallati është ndërtuar ngjitur me “Sky Tower”, ku ndodhet edhe banesa e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare.

Ai pati kërkuar nga qeveria e mëparshme pezullimin e ndërtimit të këtij pallati, gjë që nuk u mor parasysh.

Kryeministri aktual, Edi Rama, premtoi para zgjedhjeve të 23 qershorit, se pallati do të prishet.

Dhe, duket se premtimi i tij po mbahet, duke qenë se tashmë pallati është bllokuar.

I pyetur nga Top-Channel, Rama u përgjigj edhe për vendimin e bllokimit të një pallati 16-katësh në qendër të Tiranës.

“Siç e dëgjuat, qeveria do të marrë vendimin përkatës për t’i hapur rrugë një procesi të pandalshëm, duke shtuar dikasteret në një “task-force” që do të ketë në zemrën e vet këtë plan dhe energjinë e të gjithë institucioneve për zbatim ligji. Ministria e Brendshme ka marrë një rol thelbësor, sepse në Shqipëri ndërtimi pa leje përbën vepër penale, nga ana tjetër, me ligjin e ri, në aksionin që ne do të fillojmë, tashmë i strukturuar ligjërisht, do të ndërhyjmë me të gjithë forcën e ligjit dhe s’do të ketë asnjë kthim pas. Ndërsa procesi i legalizimeve do të vazhdojë paralelisht, nuk do të lejohet asnjë tolerim mes ndërtimeve pa leje”, tha kryeministri.

Skandali i këtij pallati u denoncua që në nisje të ndërtimit të tij nga TemA, ndërkohë që brenda pak muajsh ndërtimi i tij ka avancuar ndjeshëm.

43 komente në “TemA TV/ Bllokohen punimet tek pallati 16-katësh në mes të Bllokut (VIDEO)”

  1. skorpionsi says:

    po keta idiote ndertues, bjeri ti bime, pallate kudo. na moren frymen. tani mire ti behet, te prishet e gjithe ai kapital shkon kot…..kur sheh se ka kundershtime, mos nderto….po mire ti behet

    1. 1 000 000 shqiptare. says:

      B R A V O !

    2. shqipetari says:

      po pallatet prane PD dhe ai skandaloz eshte. Kur vjen nga rruga durresit duket skandal na krah te Minares se xhamise, pale kur te behet dhe tjetri ne krah qe ka 5 vjet qe hap grope

  2. HEDONISTI says:

    pallati eshte me dhe mos abuzoni me lajme te tilla…per me teper ka fituar ceshtjen ne gjykaten e strasburgut…

      1. Zigur Qarri says:

        Nese ka nga ata qe meritojn denimin me vdekje(karrike elektrike),
        te paret jan ata qe kan dhene “leje” ndertimi pa marre parasysh asnje norme sociale arkitekturore dhe urbanistike.Sepse nuk na kan vrare vetem ne,por edhe nja dyqind breza pas.
        Per cilen leje e ke fjalen more Zoteri,per lejet qe sollen katrahuren shqiptare,per ato leje qe gati ne 90% te rasteve jan blere nga te “fortet”,per ato leje qe kan perçudnuar urbanistiken shqiptare?
        Te shikosh nga siper ndertimet mbas 90-tes ne Shqiperi,te japin pershtypjen se dikush i ka hedhur nga lart si zaret e tavlles,ose per te krijuar nje kaos labirinthesh asimetrik,qe te mos mundesh te parcaktosh dot se ku esht fillimi dhe mbarimi.
        Ti ke te drejte deri diku,sepse ne kete katrahure urbanistike nuk kan gjynahe vetem ato qe iken,por edhe disa nga keta qe kan ardhe,qe kan dhene dhe kan marre “leje”.

        1. Sefedin Aga. says:

          po ato lejet per pallatet rreth e qark kush i dha apo????
          ore saliu iku po mbas 2 vitesh gam gam do beni ktu te mero ju.

          1. Zigur Qarri says:

            Jo mor Sefedin Aga jo,nuk bej”gam gam”,nuk i kam harruar as gjynahet e Rames rreth e “qark”,por thjesht diskutoj si qytetar per ate qe shoh te shkaterrohet para syve tane pa pasur fuqi ta ndal kete babezi prej krokodilash.Njeriu nuk ben kurre gjera te tilla,pallate gjigande pa parametra urbanistike,pa siperfaqen e duhur ku femia mos ndjehen si miza e te mbyllen ne shtepi si te jete burg.

      2. demokrat says:

        Po nese leja eshte dhene ne kundershtim me cdo norme urbane, si i behet? Nuk behet opozite duke marre krahun e antiligjit, pasi kjo eshte nje pjese e atij realiteti qe qeveria e Berishes nuk donte ta njihte, dhe pasoja dihet. Qeveria Rama sikur mos te beje asgje, por vetem te vere nen fre kete baterdi qe eshte bere dhe vazhdon te behet ne menaxhimin e territorit do ti beje vendit nje sherbim te vyer. Por kame frike pasi ne Tirane gjendja mund te vihet nen kontroll, por ne Durres, Vlore, Fier, Sarande gjendja eshte jashte cdo imagjinate, eshte thjesht kriminale. Ka nje zinxhir kriminal bashki-polici ndertimore-polici rendi-prokurori-gjykata qe funksionon ne menyre perfekte. Nese qytetari shkon te ankohet ne inspektoriatin ndertimor apo bashki, ata e percjellin ne policin e rendit, ajo ne prokorori, pastaj gjykate dhe vazhdon kalvari me vite te tera dhe ne drejtesine shqiptare fiton ai qe paguan me shume.
        Nje kryetar bashkie qe leshon nje leje ndertimi jashte cdo kondicioni urban eshte nje kriminel qe vret te tashmen por edhe te ardhmen dhe si i tille duhen ndeshkuar.Duhen pare edhe lejet e ndertimit qe ALUIZNI ka dhene vecanerisht ne zonat urbane ku leja e ndertimit ka qene kompetence e bashkive.

    1. Toni I. says:

      GJykata e Strazburgut ? zarfat qè vijnè nga SHqipria ketu ne Strasburg nuk mndohen as edhe ti hapin nga budalliqet e shumta.

    2. riza says:

      Ne Strasburg nuk fitoi Çeshtjen ndertuesi i pallatit por u denua Bashkia e Tiranes qe jep leje te pastudiuara dhe qe i anullon ato me pas.Eshte krejt tjeter gje.

  3. ypxhixhi says:

    po del inati i Zogut te zi

  4. Po SHQUPI-n .... ? says:

    O Fevzi qerrosi i humbe apartamentet qe do shisje … iku Saliu, aliu, liu, iu … ne burg si miu.

  5. The Wind of Change says:

    Lulja Shembi “Zogun e Zi” dhe trafikun e shihni edhe sot e kesaj dite sa skandal qe eshte. Edi po i shemb pallatet pa leje.
    Ky eshte ndryshimi!

    http://goo.gl/BeSiUK

  6. argita basha says:

    hahahahah, rojet e babit sali, hahah hah e hihihi, iku pallati si qiri

  7. kosov says:

    — h a l l a l l ————–

  8. ramy idioti pe dibret says:

    Fillimi I mbare, gjtsma e pubes

  9. Shkodrani says:

    Kush nderton pa leje dhe me pa drejtesi ti rrafshohet ndertesa edhe 100 kateshe ta mesojn ata te PD-es se cfar do te thot ligji dhe jo lishi i sal vicidolit

  10. analist says:

    Lajmi eshte sensacional, eshte formuluar aq kendshem,sidomos te ajo pjesa ku tregohet se aty afer eshte dhe banesa e shkrimtarit me fame ballkanike Ismail Kadare!

    1. S says:

      ti analist vetem anal-ist mund te jesh por jo analist.

      1. Tironsi "ZZ" says:

        @ S
        Ne fak,
        Eshte kanalist!

  11. galaktika says:

    Ne ate faze qe jane punimet, zor se prishet ai pallat, por te pakten sekuestro dhe gjoba.

  12. tiku says:

    Po duhet nje shembull i tille.

    Kur qeveria arrin te shembi nje bina te tille, spo pjerdh shume per

    ndertesa te vogla.

    Aman ore, ta shembin, qe mos shthurret dynjaja. Te futen ne burg ata

    qe e kane bere, ata qe e kane lene kete gje te ndodhi.

    E pastaj, shikoni ju, nderton me njeri pa leje, apo jo.

    Keta njerez keshtu e duan

  13. sabriu says:

    Pallati ne fjale mund te jete me leje nga Bashkia e Tiranes qe te mos paguante sheteti shqiptar gjoben e Gjykates se Starsburgut por si ka mundesi qe te jepet leje per nje pallat 6.8 metra larg tjetrit? Themelet e pallatit te Sky Tower jane me te thella se te ketij tjetrit dhe ka mundesi qe nje mengjes ta dhikoni si kullene Pizes njerin nga te dy.
    Le te jepet e drejta atij qe i takon.

  14. ATDHE says:

    KY PALLAT DUHET TI SHKOJE TE PA STREHEVE……

    TE SEKUESTROHET DHE ATY TE BANOJNE JETIMET E POLICEVE TE VRAREE APO ….PARAPLEGJIKET….AP0 KU DI UNE DHE TE VENE MEND TE GJITHE ATA QE NDERTOJNE PA LEJE…

    TE LUMTE DORA EDI RAMA…………….

  15. Beni says:

    Bravo! Kur te prishet do them se u be shteti.

    Ku eshte pare ndertim 7 m larg dritareve te tjetrit?

  16. Nini says:

    Kjo eshte nje brockull tjeter e qeverise qe ka marre si pushka e jevgut. Pallati eshte me leje te Edi Rames te rifutur ne afat nga Gjyakat e Strasburgut. Shashka politike dhe mediatike.

  17. alex says:

    po pse mor kryeminister inatin vetem me te prishur e ke ti. sapo erdhe fillove te prishesh bukur e fillove…

  18. Kendveshtrim tjeter says:

    Firmes se ndertimit ti behen ne ngarkim shpenzimet e prishjes se objektit dhe pastrimit te mbeturinave.Mbase dhe heqjejen e liçences se ndertimit.
    Pastaj shikojme, sa trima jane ata qe ndertojne pa leje!

  19. psy says:

    Jane nipat e Sales ato qe po ndertojne,nipat qe kane tragetet e Komanit,qe kane hotel karshi filologjikut,kafe ameriken prane ambasades amerikane,etj,etj…tipa qe dine vetem te kercenojne.

  20. Edmuli says:

    Pallati i tmerit jashte cdo kushti teknik , mbas tete vjetesh ne amortizim te plote , pa themele te qendrueshme, pa parkime, ne mes te Tiranes, 6 metra nga pallati ekzistues, me leje te bashkise se Tiranes nen mbrojtjen e te forteve te ish qeverise , ndertoi nje kat per 5 dite 16 kate per tetedhjete dite pa u thare betoni hidheshe betoni tjeter ne katin me siper . Guxim i madh i investitoreve dhe mjere ai qe do te mund te jetonte dhe punonte aty , Kjo eshte shemtyra me e madhe ne qender te Tiranes, ashtu sic e bene ashtu e meritojne ta pesojne

  21. liri a vdekje says:

    brravo ja cdo thote kur vjen era shtet

  22. ela says:

    Po keto pallatet qe jane te paligjshme, por te gjitha me firmen e z. Gjika ne vlore kur do prishen? Ne fillim z. Rama sikur do bente namin, prishen nja 2 ngrehina te pabanuara me blloqe dhe i shiten neper tv sikur shemben gradacela. Dhe mbledhjen e qeverise e beri ne nje ndertim pa leje… Por gangrena e ndertimeve pa leje qe e ka bere gjiken milioner vazhdon te behet. Ka nje ftohje te mardhenieve rama-gjika, ky i fundit dhe pse e ka perdhunuar vloren nuk njeh limit, tani qe i kerkohet prishja e ndertimeve pa leje eshte ne hall te madh, se ka marre leket e s’ka si i kthen mbrapsh.

    1. demokrat says:

      Vlora me shume i ngjan Gazes, edhe Brindizi duket lule po ta krahasosh. Si Gjika i Vlores, Vangjushi i Durresit, Zeqja i Fierit dhe me pak ai i Sarandes, ben namin nen parullen obobo Saliu dhe populli i votonte. Vlora ka te pakten 5 a 6 urbaniste qe jane specializuar ne Itali, besoj duhet te jene te papune perderisa Vlora eshte katandisur ne ate gjendje. Keshtu qe si ti dhe ky Luani nga Mitrovica e Myzeqese mende ne koke kur te votoni here tjeter, pasi mos te duket cudi qe Gjika per pune te mire te kerkoje te votohet perseri.

  23. teuta says:

    Ky inspektoriati i ndertimit ,nga kush dhe perse eshte paguar.Keta duhen vene parpara drejtesise qe nuk paskan pare pallatet qe ndertohen pa leje

  24. shikojini te gjitha pallatet qe jane ndertuar ne kete menyre duke i vene emra te " fortish" says:

    ne Tirane ne rrugen Mine Peza , direkt mbrapa pallatit 208, eshte ndertuar nje pallat me emrin e vellajit te Azem Hajdarit, komplet jashte normave dhe menyre ilegale ku edhe trulli nuk i perket fare ketij personi, a ka njeri dijeni se kush e ka lejuar ndertimin e ketij pallati?

  25. leo says:

    Bllokohen dhe prishen ato ndertime ku i intereson disave se per popullin e shkrete nuk mendon njeri, per shembull ne FIER ne lagjen LIRI po ndertohet nje pallat , ne fillim thane 3+1, pastaj thane shtese katesh, 5+1, dhe me vone po vete 9 kate,dhe per me teper nuke kane marre ase firmat nga komshinjte qe e rrethojne ndertimin, nga njera ane jane 4m large shtepise private ku banojne dy te verber, qe edhe ate rreze dielli qe ivinte ja u zuri ndertimi, nga ana tjeter me keq akoma per nga distanca, 1m nga dritarja e shtepise , te ciles i jane care edhe muret e dhomes nga ndertimi qe po behet, Jane ankuar ne bashki dhe ne policin ndertimore po asnjeri nuk e ka zgjidhur kete problem, per te vetmen arsye , se ai qe po e nderton eshte burri i kryetares se urbanistikes se fierit, besoj se e kuptoni qe te gjithe se si eshte dhene kjo leje, te shikojmese cfare do te bejne keta te RILINDJES, se ata te paret i pame se cfare ishin……..

  26. gent says:

    Ketu nuk dini historine sesi ka ndodhur te dashur lexues inatci dhe zemerlig. Ne radhe pare ky pallat ka marre leje ndertimi paravitit 97. Me qeverine e nanos u hoq leja dhe iu dha leje per pallatin tjeter sky tower ne pronesi te deputetit te ps lad kosta. Pas anullimit te lejes jane bere ankimime ne te gjitha nivelet e gjyqesorit dhe kane fituar ceshtjen ne gjykaten e larte me kryetar thimio kondi. Edhe pas fitimit te gjyqit nuk u lejua te ndertohej nga edi rama si miku i lad kostes. Ankimi u be ne gjykaten e strasburgut dhe shteti shqiptar ne kembim te demit prej 12 milion euro beri marreveshje per te lejuar kete ndertim . Tani edi rama do te perballet me gjykaten e strsdburgut e cila do te jete e pameshirshme ndaj shtetit shqiptar per shkak te perseritjes se problemit

  27. jeti says:

    po keta inspektor se pane gjith ate pallat mes TIRANES 16 kate qe jane ngritur tani po ky eshte kulmi ai eshte objekt ku jane hedhur miliarda dhe ka mese 1 vit qe punohet keta ins kujtohen tani po kjo drejtori me kaq shume pazare ne kurriz me ate drejtor matrapaz qe ka florenci duhet te arestohen dhe futur ne burg se ata e lane pallatin te ngrihet dhe tani qe u ngrit i shkojne dhe i bejne presion e njejta histori sikudo te len ta nisesh ta ngresh objektin dhe kur je afer fundit vine te bejne presion o paguaj gjoben qe ata kerkojne dhe e kerkojne ne euro ose do ta prishim
    INS ndertomor eshte nje bande e mirorganizuar dhe jane ata te paret qe duhet te futen ne burg se ata e kane lejuar gjith kete KAOS dhe qytetaret qe ndertojne s kan faj kur keta i len ne shkembim te lekeve dhe gjobave ketu spo prishin dot nje shpi dhe jo kete pallat do e shikoni qe cdo gje do rregullohet aq mire sa sju ha mendja ca euro ne dore ins ndertimor dhe puna do vazhdoj
    gjith tr e di cfar pazare bejne keta vetem ku gjejn ndonje qe s ka dhen leket gjoben dhe ska perkrahje dhe s ka miq keta bejne si te forte
    dhe ja prishin dicka te vogel fukarait
    pler

  28. oni says:

    iku Ed Pinguliper leshe,i thashe qe mos fillo punimet por nuk me degjoj ,jemi tanet me tha nuk ma bene Edi kete gje,por ai haron se Edi do beje revolucion dhe emer dhe nuk pyete me per Ed Pingulin.
    Hajde Ed Rama mos u kthe mbrapa.

  29. diti says:

    Kudo duhet vene fre – aty per te prishur e anulluar po deshem shtet ne te gjithe , te mos na vije keq per keta qe pasurohen ne kurris te shendetit e jetes ton.

  30. Ardi_21 says:

    E verteta o Rilindas eshte se prapa ketij bllokimi eshte dora e deputetit te PS Lad Kosta. Edvini bashke me Lad Kosten ska ci ben asgje pallatit te Edi Pingulit pasi zoteria gjygjin e ka fituar ne Strazburg. Keto skena DHUNE si shkojne aspak RILINDJES qe Edvini&co pretendojne. Eshte thjesht hakmarrje barbare ngaj Ed Pingulit.

  31. enea says:

    Pse nuk e prishin ndertesen meqe eshte pa dokumenta? Apo jane duke pritur qe ti dorezojne ata $$$. Se njerezve te thjeshte qe vetem kerkojne pak me shume hapesire, nuk ua pertojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje