TemA TV/ Miratohen pa opozitën ndryshimet në ligjin për importin e mbetjeve (VIDEO)

7 Tetor 2013, 12:30Sociale TEMA

Komisioni i Integrimit miratoi pa praninë e opozitës ndryshimet në ligjin për “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Nënkryetari i Komisionit të Integrimit, Taulant Balla, theksoi se ligji i ri ndalon futjen e mbetjeve të rrezikshme në vend.

Ndërkohë përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit theksuan rëndësinë e pezullimit të importit, në mënyrë që të nxitet riciklimi në vend, ndërsa ambientalistët kërkuan që pr/ligji të kthehet në ligj për ambient më të pastër.

Pr/ligji i mbetjeve është diskutuar pa praninë e opozitës edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku kryetari Eduard Shalsi theksoi nevojën e hapave emergjente që mbetjet të riciklohen.

Sipas Shalsit, pas ndërhyrjes së qeverisë në ligjin për mbetjet, nuk është i nevojshëm referendumi i paralajmëruar nga ambientalistët.

“Nuk duhet të importoheshin mbetje nga jashtë. Do t’i kërkojmë qeverisë plan emergjent masash që mbetjet të riciklohen”, deklaroi Shalsi.

Në mbledhjen e parë të qeverisë, kabineti i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama vendosi për ndalimin e importit të mbetjeve.

7 komente në “TemA TV/ Miratohen pa opozitën ndryshimet në ligjin për importin e mbetjeve (VIDEO)”

  1. liri a vdekje says:

    brravo zoti BALLA kusur mos i ler qelbanikeve qe e kthyn ket vend ne plera sic jane vet ,me ne krye kryepleren sali dhija

    1. DREJTESIA says:

      BRAVO,
      KESHTU ME RRADHE DERISA TE MBERRINI TE MAJA E PIRAMIDES SE PLEHRAVE!

      http://ow.ly/pz19u

  2. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    LELONI VETEM NJE ANIJE ME PLEHRA QE POPULLI TIA HEDHE NE OBORR TE SHTEPISE SALI BERISHES ME GJITHE PLEHRA MINISTRAT QE E VODHEN E VRANE DHE E SEMUREN KETE POPULL ,,,,,,

  3. Anton Nepravishta says:

    Nuk e mora vesh. Eshte anulluar apo ndryshuar?

    1. niku says:

      Ligji eshte shume i gjere ne teresine e tij. Ky ligj eshte pergatitur me asistencen e BE. Por ne kete ligj ka edhe nje nen i cili lejon importimin e plehrave. Ky nen eshte ndryshuar duke mos lejuar importin e plehrave. Pjesa tjeter eshte OK

  4. henri says:

    Me siper eshte thene : ” ligji i ri ndalon futjen e mbetjeve të rrezikshme në vend.”

    Po mbetjet e “parrezikeshme” ? Kush jane mbetjet e parezikeshme dhe mbetjet e rrezikeshme ?

  5. altomi says:

    E VERTETE, JEMI PLOT ME PLEHERA …VETEM PER PLEHERA NUK KEMI NEVOJE …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje