Denoncim online po behet një togfjalësh i shumeperdorur javët e fundit. Tendenca e hapjes se portaleve te tilla, ka bere qe përmes fotografive apo mënyrave te tjera, qytetaret te publikojnë, qe nga formimi i qeverise se re e deri tani, mbi 1 mije denoncime online.
Stoprrenimit.com ishte sajti i pare, qe u prezantua e qe vijon te jete aktiv, persa i përket hedhjes se imazheve dhe videove mbi ndërtimet pa leje ne te gjithë vendin. Aktualisht, numri i denoncimeve te qytetareve ne këtë faqe është 990, aporton “Vizion Plus”. Ministria e Drejtësisë prezantoi gjithashtu denoncimin e korrupsionit serish përmes internetit.
Por, ne këtë portal numri i ankesave ka mbetur tek 39-ta, pasi ne 1 tetor, Kominisioneri për Mbrojtjen e te Dhënave Personale, vendosi bllokimin dhe pezullimin e këtij shërbimi, me arsyetimin se shkelen te dhënat konfidenciale te personit.
Krahas këtyre dy portaleve, edhe Ministria e Kulturës, nuk i ka shpëtuar nismës se denoncimeve online, si nje zgjidhje per problematiken e trashëgimisë kulturore. Ne sajtin shpetothesarin.com, numri i rasteve te publikuara është me i ulet, krahasuar me simotrat e saj, vetëm 23.
Jo vetëm qeveria, por edhe Bashkia e Tiranës, ka ne faqen e saj zyrtare te internetit, portalin “Rregulloj qytetin tim”. Aty ftohen banoret e kryeqytetit, te raportojnë shqetësimet, qe ndeshin ne te përditshmen e tyre. Ndryshe nga faqet e tjera, aty raportohen edhe rastet e zgjidhura, qe sipas Bashkise janë 57. Sajtet denoncuese, duken shume, ndersa rastet ne to, te panumërta. Deri tani gjithçka është zhvilluar virtualisht. Por është koha, qe shqetësimet e publikuara, te marrin rruge, dhe te gjithë ta prekin zgjidhjen ne mënyrë reale. Ajo virtuale, duket se e kreu misionin e vet.
Ndertimet pa leje fillojne KETU:
http://goo.gl/yJc5pf
Njerzit shkruajne…dergojne edhe foto KUSH I VLERESON?
Qe te gjithe mafiozet e kane nga nje cope leter.
Sa te mbaroje nje gjyq duhen 3 vjet…imagjino se kur do rregullohen keto SHKATERRIME!!!!!!!!!!!
A e di ndokush se ku behen denocimet per ndertimet pa leje? Faleminderit paraprakisht per informacionin
Ti je i trashe apo ben vete? Cfare s’mban kjo bote.
Ca populli spiun paskemi qen, kjo me kujton kur me nxorren per her te pare ne fletrrufe ne shkolle se kisha baseta
Mire e kane pasur se ti me barsetat e gjata kishe shkare nga binaret e marksizmit dhe leninit. LOL
Rrofsh Hasan, se me bere te qesh. Kush me thote: po ndertimet pa leje te Edvinit, kush do ti tregoj…? Se gjithe ato vite ne krye te bashkose se Tiranes, pervec Lanes nuk di te kete bere gje tjeter. KY QE NA HIQET ME I SHENJTE SE PAPA.
Po nuk mori masa ber bemat e Peco Gjikes do i marr kundra te gjitha ato vota qe mori ne Vlore.
Nuk kane ane e udhe bemat e tij.
O Kanan djali, duket qe e paske hal ne sy Shpetimin. Si duket nuk do te kete ndihmuar per ndonje ndertese pa leje.
O Ylli.Po si mos ta kemi hale ne sy Shpetimin/E njeh ti Shpetim Gjiken….Ti Ylli duhet te jesh nje nga ata vlonjatet e bindur te komandant Shpetimit e te grupit te Terbacit..Po si ke goje e flet njehere more Ylli kur ne Vlore Shpetimi nuk ka rregulluar nje rruge.Kur ka dhene leje pallatesh vend e pa vend.Ama nje gje te mire e ka bere Shetimi njerezit e tij nga Terbaci e ata te hakmarrjes nga Tragjasi i ka mbajtur me sa ka mundur.Shpetimi seshte per ne burg eshte per internim me gjithe soj e sorollop/Te shohim sa shtet do beje Rama nese nuk ka dore dhe ai me ta.Shteti nuk behet kurre te ne sa te jene te fuqishem spiunet e partise se punes.
Mos ia fusni kot per Komisionerin e Mbrojtjes se te Dhenave Personale. Arsyeja nuk eshet qe te mberrohet i denoncuari por te dhenat e atij qe denoncon. Nje qytetar eshte ankuar sepse nuk deshironte qe emri i tij te jete publik dhe ka kerkuar masat e anonimitetit. Si kudo ne bote.
Eshte pak a shume si komentuesit e Temes qe komentojne te qete sepse e dijne qe emri i tyre i vertete nuk u kerkohet kur komentojne.
Dhe sa per informacion, Komisionerja i ka kerkuar afat Ministrise deri te henen ne menyre qe t’i ofroje modelin e duhur te ankimimit/denoncimit sipas praktikave me te mira nderkomebtare.
Erjon Brace dhe Nasip Naco le t’i shfryjne tutje nervat kesaj rradhe ?
Po per here te dyte per cfare te nxorren ne flete rrufe o Hasono, per pantallonat kauboj besoj?
keto na nxorren mallin e fleterrufeve qe I kishte shume per qejf ai qe ju e quanit “xhaxhienver”. Veçse kesaj rradhe jane modern E-dacibao. Mos harroni qe kur tragjedia perseritet kthehet ne komedi.
Jo me nxorren per motren tende.
shqiperia eshte ber pas luftes se 2b deri ne 90 stil ruso kines ndertimesh pas 90 stil xhungle ndertime pa shije edhe pa lidhje per mendimin tim esht mir te ja fusim ca bomba automike ne te traferohemi si popull ne hen edhe te vijme pas 200 vjetehs me mend tjera e te ndertojme se deri tani ja kemi fut kot
E kujt i hyjne ne pune denoncimet?
Kjo eshte vetem per zhurme or taj.
Ndertimet pa leje do te ekzistojne deri ne ate kohe kur gjobat te jene ne funksionte ligjit.
Deri me sot jane harxhuar mijona euro, per te sjelle ne gjendjen e meparshme, sheshet ku jane ndertuar pa leje dhe askush deri me sot ska paguar nje gjobe qe ti dhembe bytha mire, por prishjet e ndertimeve pa leje jane bere me taksat e shqiptareve, te pafajshem.
Ligji nuk ka konsensus, as politik dhe as shoqeror, por ka vetem nje:
Kush thyen ligjit te marri denimin qe meriton dhjetefish, ku burgu te jete i shoqeruar dhe me shuma monetare, per demshperblimin.
Shtetasve nuk u intereson se kush hyn ne burg, kur paguajne me taksat e tyre demin e shkaktuar nga ata qe thyejne ligjin, por u intereson qe ai dem te paguhet nga shkaktaret.
Po spati ligj per sekuestrim te mallit per te demshperblyer demin shkaktuar ndaj qytetareve, do te kemi ndertime pa leje.
Zbatoni ligjin dhe do te kursejme para, per te ndertuar, jo per te prishur.
Nuk e di ne qoft se denoncimi per gjerat e paligjshme quhet spiunim Asnje qeveri nuk mund te punoj pa ndihmen e komunitetit Une kam jetuar per shum vite ne Amerike dhe qytetaret denonconin per veprimet e paligjeshme Eshte koha te ngrem zerin te gjith per te mos then se jemi te vonuar
Beni denoncime sa te doni. Po nuk bete plane rregulluese te territorit do t’ja rruani ndertimeve pa leje. Kasaphane do ngelemi gjithe kohen.