Në takimin e hapur me biznesin me temë “Dialog, Përgjegjësi, Partneritet” të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, ka folur edhe kryeministri Edi Rama.
Ai ka thënë se ekonomia shqiptare sot është në një krizë të thellë. Sipas tij, duhen lënë mënjanë gënjeshtrat dhe tashmë duhet thënë e vërteta për realitetin.
“Jemi këtu për t`ju konfirmuar se suksesi juaj është suksesi ynë. Për ne, fati i parave tuaja është fati i parave të këtij populli. Për ne siguria në rrugën tuaj është siguria në rrugën e Shqipërisë drejt atyre aspiratave të paralizuara, që do ta bëjnë Shqipërinë një vend normal. Sot Shqipëria është në krizën e saj më të thellë pas asaj të 97-ës. Flasin shifrat dhe faktet, por më shumë se ato flasin plagët në trupin e çdo sipërmarrje që jeton jashtë oborrit të pushtetit të djeshëm, që e transformoi marrëdhënien me biznesin, në një marrëdhënie dhune dhe arbitrariteti, në një marrëdhënie perverse”, tha Rama.
Ndërsa ka garantuar mbështetje të plotë për biznesin, Rama theksoi sot vendi është në kushtet e një ekonomie të bllokuar.
“Sot jemi pa buxhet dhe me një ekonomi të bllokuar, që kërcënon të ndalë funksionin tërësor të shtetit, nëse sot qeveria dhe sipërmarrja nuk ndalin krizën. Në anijen e ekonomisë së këtij vendi, qeveria dhe sipërmarrja janë bashkë dhe së bashku duhet ta nxjerrin anijen në ujërat e qeta, duke kapërcyer bashkërisht dallgët e mëdha që kemi sot dhe përpara. Vendi nuk ka nevojë më për mjaltin e gënjeshtrave, asaj i duhet ilaçi i hidhur i të vërtetave dhe dialogu ynë mund e duhet e do të kalojë vetëm përmes të vërtetave”, tha Rama.
Rama tha më tej se qeveria ka një borxh të madh ndaj sipërmarrjes, rreth 600 milion dollarë, por ripërsëriti premtimin për shlyerjen e këtyre borxheve.
“Çfarë mund të bëjmë ne për të rritur të ardhurat nga faturat e energjisë elektrike, si mund t’i kërkojmë njerëzve të paguajnë energjinë kur Këshilli i Ministrave nuk i paguan, kur gjithë ngrehina e shtetit është borxhliu më i madh i sektorit energjetik? Që ne të kërkojmë nga ju që kush fiton më shumë paguan më shumë, duhet të krijojmë kushtet që të ndiheni protagonistë të respektuar e jo kulakë. Situata është e tillë që s`kemi mundësi për zgjidhje të atilla që të gjithë të jemi të lumtur, por duhet të bëjmë zgjidhjet e kërkuara me çdo çmim, në mënyrë që nesër vendi të rifutet në rrugën e rritjes ekonomike dhe sipërmarrja të ndahet nga rruga shumëvjeçare që në çdo hap ndeshet me dhunën, presionin, korrupsionin. Kemi borxhe në transport, punë të papaguar kompanive. Kemi borxhe ndaj sektorit të ujërave, ndaj sektorit shëndetësor, përfshi detyrimet e ilaçeve. Kemi borxhe në sektorin e arsimit, kemi TVSH e parimbursuar”, tha Rama.
“Këto para, të gjitha në ekonomi, një orë e më parë, sepse ekonomia është një, sepse ne nuk kemi ndërmend të krenohemi duke prerë shirita rrugësh të shtruara me gjakun e kompanive dhe që nuk mbarojnë. Ne nuk kemi ndërmend të krenohemi me inaugurime të bëra për punë, pas të cilave nuk ka buxhet. Ne nuk kemi ndërmend të krenohemi për suksese imagjinare, që janë në fakt tragjedia e njerëzve të këtij vendi që merren me biznes. Nëqoftëse ne nuk shtrojmë dot rrugë, nuk do të shtrojmë rrugë, deri në momentin që do të shlyejmë të gjitha borxhet një nga një”, tha Rama.
cfare koincidence… krizat me te thella qenkan kur dorezon SB pushtetin
Edi Rama duhet tju hapi rruge te rinjve boll me te vjetrit 50 vjecare a me shume qe jane infektuar. Edi Rama mbushi 50 vjec sivjet prandaj duhet te largohet e te vihet nje kryetar i ri qe ka moshen 30 vjec. Pse ministrat dhe drejtoreshat jane 20 apo 30 vjec kurse kryeministri perjashtohet nga kjo. Beni si them une por jo si bej une i thone kesaj. Ju freshistat qe doni te rinj ne detyra , hiqeni kryetarin 50 vjecar Rama se eshte shume i vjeter, dhe vini nje kryetar te ri 30 vjecar.
A je ne terezi ti me?
A e kupton ca po shkruan apo logjika ka shkuar per lesh tani!
Se si mund te quash nje 50 vjecar te moshuar, kte vetem ti e di, per me teper qe energjine e tij se ke as ti, as 15 vjecaret, as 30 vjecaret e askush tjeter ne historine e poltikes shqiptare.
Po rrini urte aty dhe shikoni vepra, jo te degjoni fjale te kalbura te se kaluares!
Titi lexo freshistet qe shkruajne ketu tek tema. I kane lavderuar shume drejtoreshat dhe ministrat e rinj se jane te rinj ,se po te jen te vjeter jane te infektuar. Te njejten gje thote edhe Rama. Pra Rama dhe freshistet duhet te largojne Ramen se eshte i vjeter dhe i infektuar. Ti titi ske sy ne balle te lexosh freshistet. Rama eshte kalbur tani prandaj i ndrroi te gjithe dhembet nuk ka asnje dhemb te vetin.
ti Zapbone ke nja 10 vjet ne ne keto lundrime, ke rrjedh thjesht nga kjo gje, pastaj edhe gjeneza….i cmendur total
lundrime gjeneza ca po thua more Ise? Ah po e kuptova, je freshist budalla qe ske mesuar te flasi. Qenke gati per drejtor i pergjitheshem. Ishalla je femer se te ben Rama drejtor qe sot.
Vallahi bilahi,
me komentues idiote nuk kisha pa:
Rama po thote qe qeveria i ka borxh bizneseve 600 milione (That’s the point) dhe ju merreni me moshen 50 vjec!!!
600 milione sefte, prisni kur te hapen letrat komplet!!!!!
P.S. DUHEN SEKUESTRUAR PARATE E KOMPANIVE BERISHA & CO DHE ME ATO PARA TE SHLYHET KY BORXH I SALEH BOLLEKUT
http://goo.gl/Ja3I8X
E degjoni more kusare maloke !? Megjithese e besoj qe e degjoni po problemi eshte se nuk e kuptoni se per ca po flet kryeministri
Ju lutemi te mos permendet shesh fjale krize pasi ne terninologjine e shqipes nuk tingellon bukur.
Nje verejtje per z. Rama : Perdorni ndonje fjale tjeter alternatike por te jete pak me e embel si psh ‘pergjumje ekonomike’, ‘ekonomi me leje te zakonshme’, ‘ekonomi e relaksuar’ , ‘ekonomi letargjike’ etj ka sa te duash.
Vetem krize jo se na duket si nje shtrige e keqe qe po vjen me nje kosë ne dore.
Z. Rama, popullit ndonjehere i pelqen ti thuhen perralla me mireqenie.
Nuk duhen thene gjithe te vertetat. Eshte psikologjike, eshte shume bukur te degjohen fjale te embla.
hahahaha @Homo albanikus
Po qe qenke i lezetshem ti..”ekonomi e rilaksuar”…hahahahaha .Mire kaq po qeke dhe i perkedhelur , dashke perralla para se me fjet gjume ?
*Homo albanicus
shko e fli ti, se perrallat mbaruan.
Keto o Ramy te interesojn, apo i shef me dylbite e Bathores..?1?!
hahaha krize thote ky,Edi Sala na coi mbas Gjermanise ti ne gjurmet e tij thjesht kaloi,Dhe fati i evropes ne doren tone.
si premtimet e nanos do jene dhe te tuat. do tu kthej parate e firmave tha ai. as para nuk pame, as drita, as investime. mbani premtimin e shalesit te pakten kur tha qe ju dini te vidhni me bukur.
Po mire, si qenka ky shtet pa buxhet? A ka njeri pergjegjesi per kete fakt? Nese ka, konkretisht, a do te ngrihet ceshtja ne prokurori? Kjo s’ka pike kuptimi. E gjen shtepine te vjedhur dhe nuk shkon ta denoncosh ne polici.
po qe se ka keq si ide @albanicus ,p.sh brutaliteti i fjales “malok” me fjalen “alpinist” , tingellon lehte,sportive,moderne por e ka prap brenda maloren
Edi leri justifikimet dhe mbaj premtimet:
1.300 mije vende pune
2.doktore falas, spitale falas
3.faljen e faturave te papaguara te energjise elektritke, ujit, dritave.
4.legalizime diten e pare ne zyre
5.shqiperi pa krime dhe korrupsion
6.3 mije apartamente per te pastrehet
7.shqiperi pa krime dhe korrupsion
8.qytetet shqipetare nuk do mbyten me nga uji shiut
9.nuk do kete me lista neper dyqane
Mero
Botojeni dhe kete perlen qe ka nxjerre sot.
http://www.shqiptarja.com/skedat/2724/rama-ja-pse-zgjodha-dy-zonjusha-ne-krye-te-tatimeve-e-doganave-180586.html
Kjo te ka bere pershtypje ti Erion?
Ka lexim edhe pas rreshtave,mos harro!
Thuhet mes rreshtave
Gabim qeverija e mepareshme , pa ditur gje shum stradegjin e saj te mepareshme mos bejm te gjith sikur u japim leht zgjithje gjerave , nuk shperfillet lehte e kaluara keni/kemi mbushur sheshet shume her mbas atyre qe qeverisen vendin , dhe tani ta lem te sharit ate qe iku , sikur nuk shkon shum lumi- e kali- por nje gabim duket hapur se shteti ka pasur pak mundesi per te investuar dhe per te ber aq shum buj si te suksesshem , sepse kur nuk paguan do te thot qe s ‘kan pasur dhe thonin nuk jemi ne krize ja ta paguajn tani keta qe erdhen ne pushtet ,po per kete ATA QE LAN PUSHTETI duhet ta ken parasysh mire dhe jo te meren me ngjyrat?, e fjal ofenduse nga me te rendomtat per qeverin sa po ardhur .
SHFAROSI SE ME KETA TE KORRUPTUAR NUK BEN PUNE FJALA POR VETEM LITARI.
PO PELCASIN NGA INATI SE PO JU DUKET SHQIPETAREVE SI DITA ME NATEN NE KRAHASIM ME QEVERINE QE LANE PAS.
RRASI NEPER BURGJE PER DEMET QE I KANE SJELLE KETIJ VENDI SE KETA NUK TE LENE TE PUNOSH.
ATA QE IKEN FLASIN SEPSE E DINE QE NUK DO TE FITOJNE DOT KURRE ME, SEPSE PUNA JOTE DO TE NXJERI:- QE KETA JO VETEM QE SKANE QENE TE AFTE PER TE QEVERISUR POR DO TE TREGOJE VJEDHJET GJIGANDE QE KANE KRYER KETA ZUZARE.
Kush ti rrasi neper burgje?Drejtesia ne doren e Ilir Metes,apo presidenti kryetar i KLD?Harrojeni, me keto neper kembe Edi ia fut kot.
Wendi B kush jeni ju qe tju njoh pak me mire
Edi e ka mire me keto qe thote dhe une e mbeshtes sepse ai vuri ministra te rinj te edukuar qe rjedhimisht te pa komprometuar vetem kam nje pikpyetje te madhe “A do ja dale kur ka ne tave krye mafjozin meta”
Qe ka borxhe dihet,qe ka dhe nje tendence zmadhimi po e shohim.Kush eshte qellimi i ketij zmadhimi besoj se e kuptojne te gjithe.Te vetmin premtim elektoral qe ka mbajtur deri tani KM,eshte ai i fotografise te “plakut te urte”.Perfaqesuesit e PS ne kuvend bene te pamunduren per te penguar krijimin e Gjykates Administrative,e cila do te bronte pikerisht keto Kompanite te cilat shteti nuk i pagonte sherbimet.Biznesmenet borxhlij duhet te kene kujdes,qofte nga premtimet apo kercenimet e KM.Gjykata Administrative eshte mekanizmi qe ju mbron nga palacot e cdo rryme.Organizohuni dhe beni presion per ndertimin e ketij institucioni te cilet e kane financuar e kerkuar edhe me ngulm shteti mik i shqipetarve dhe inisiatives te lire,SHBA.
Eshte vertet irituse te shofesh sesi pikerisht ata qeverritare te cilet e plackiten/ropen ket vend , ket popull …sotkapardisen studiove t ekraneve rrugeve me tangerllik e makinat e tyre lluksoze,nga ato marka makinash qr ne europe i kan vetem bosat miljoneret…nderkoh qe te pergjigjen per abuzimet qe bene ne pushtet. Duhet ta quajm si shpetim kte “burreri” prej zemermadhi,qe Rilindasit po demostrojn me te tilla aksione bamiresie ndaj pjeses me te pasur te atij populli ,ata qe me ato pare mveshteten pikerisht famekeqin beirisha ?!
S`e di se si funxionon ajo bote aty, por me europen nji llogjik e tille pushtash s`ka asgje te perbashket. . Me posht po e pershendes Rilindjen me nji pros ironike ,por qe le te trokasesh diku ne ndonji cep bosh te ksptines si shqiptar .
(97-ta e fameshme, qe u harrua )
…Ne kaosin e asaj situate …nji ze i brendshhem me tha:
– Qesh shiptar,bej gallat,ha sallat,pi raki…nqs mish ska ne pjat, futja me turshi… pra bej qejf gezohu …”Me keq se kaq (97-at) s`mundet te vij me ,ne kte jet.
…dhe un shqiptari qesha sa desha, bera gallat e piva raki jo vetem me turshi ne pjat,…dhe u be me keq…apokalipsi e donte shume kte vend )…Ne..shqipot mesojm ngs historia nji mut sa berisha …nqs me kuptuat cdesha t`ju spjegoj…A mundem un shqipua te pi prap raki e qesh aq me shume te shpresoj ne kte marrezi qe quhet poltike?! Scusa eeeee….