TemA TV/ Ahmetaj: Rritja ekonomike afër zeros si pasojë e keqqeverisjes, për dy vjet e çojmë 4% (VIDEO)

4 Tetor 2013, 11:35Sociale TEMA

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka thënë se rritja ekonomike, për shkak të keqqeverisjes nga ana e qeverisë së mëparshme, është shumë pranë zeros.

Sipas tij, qeveria aktuale synon që brenda dy viteve ta çojë në 4% rritjen ekonomike.

“Rritja ekonomike është shumë afër zeros. Ekonomia shqiptare ka ndaluar. Kjo ekonomi nuk mund të sigurojë dot punësim, nëse rritja e saj nuk kap 4%. Sot jemi 1/3 nga objektivi afatmesëm që kemi së bashku. Këtë situatë nuk e ka sjellë kriza globale e partnerëve evropianë. Në thelb kriza shqiptare është e keqqeverisjes dhe aty duhet të fillojë rimëkëmbja ekonomike. Dhe, ky dialog është një hap për të garantuar mirëqenie dhe dialogu për t’u rritur ekonominë nesër së bashku. Të ardhurat e buxhetit janë nga më të ulëtat në 20 vite, të krahasuara me vitin ‘97. Kreditë e këqija kapin nivelin 25 përqind. Sot mungon besimi tek dialogu i ndërsjellë, besimi tek e ardhmja dhe tek fuqia e biznesit. Këtu do të fokusohet qeveria, por kjo nuk mund  të bëhet pa krijuar më parë një dialog. Kryefjala e gjithë këtij ndryshimi do të jetë dialogu, i cili ka munguar dhe ka qenë monolog i imponuar”, u shpreh Ahmetaj në takimin e hapur me biznesin me temë “Dialog, Përgjegjësi, Partneritet”.

Gjithashtu, Ahmetaj theksoi se më datën 24 tetor do të mblidhet për herë të parë Këshilli Ekonomik Kombëtar, premtim i bërë nga kryeministri Rama.

“Këshilli Ekonomik Kombëtar do të jetë tryeza ku qeveria, komuniteti i biznesit, institucionet ndërkombëtare në Tiranë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, përfaqësuesit e bankave do të diskutojnë të ardhmen e ekonomisë shqiptare”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se qeveria ka identifikuar edhe burimin prej nga do të marrë fondet e nevojshme për shlyerjen e borxheve ndaj biznesit, të cilat FMN-ja i vlerëson 560 milionë dollarë.

“Shlyerjen e pagesave të vonuara që kemi ndaj biznesit, ne po mundohemi të mos e shlyejmë nëpërmjet sistemit financiar ose huamarrjes në tregun e brendshëm. Ne po mundohemi dhe jemi në bisedime për ta realizuar në komunitetin ndërkombëtar, kryesisht me FMN-në, BB-në dhe institucione të tjera,” tha Cani.

Për qeverinë, shlyerja e borxheve të prapambetura, përveçse kritike për të mos lejuar rrënimin e vendit është dhe parakushti që do t’i hapë rrugë një kapitulli të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe biznesit.

9 komente në “TemA TV/ Ahmetaj: Rritja ekonomike afër zeros si pasojë e keqqeverisjes, për dy vjet e çojmë 4% (VIDEO)”

  1. Anton Nepravishta says:

    O hajdut!

    1. gaci says:

      Lerini budallalliqet o PDista te lodhur.
      Ky vend nuk ju do me, imagjinoni Tema.
      PS ka gjetur nje baterdi qe do ta zgjidhe mire
      Ahmetaj flet konkretisht, jo marsiancen e Bodes qe na solli ne ket humner

      1. omi says:

        Ua vazhdoka PD ben fushate tek Tema????
        Nuk e dinja, duket se hajdutet kthehen gjthmon tek vendi i krimit.
        Rama dhe Ahmetaj jane duar te sigurta per te mbajt timonin e ekonomis Shqiptare

        1. raimondi says:

          Po ky Ahmetaj cfare miku te forte paska pasur qe u be minister ?

          Apo nga qe eshte shok me Angjelin?

          Se ne PS ligjin e benin Angjeli, me ate tjetrin qe e kapen duke vjedh breke ne USA

          Se ky aHMETAJ eshte halabak fare dhe kur flet, por edhe menyren e arsyetimit e ka tejet te varfer

          Ky eshte deficent i gjalle , por edhe e rezaton qe eshte njeri hileqar
          i lexohet 1 km larg

      2. Llapi says:

        Nje gjun po kuptojme neve: Ky Ahmetaj nga surrati duket rrace kineze,por edhe nga fjalet dhe menyra e te komunikuarit me publikun nuk na del fare te jet nga rraca jone!!!

  2. rudi says:

    KY ZOTERIA, NE PAMJE TE PARE TE JEP PERSHTYPJEN E NJE NJERIU I PREKUR NGA SINDROMA DOWN. BEN MIRE TE DIAGNOSTIKOHET.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Ekonomia shqiptare ka funksionuar ne kurizin e popullit shqiptar,ku sipermarresit dhe qeveria ishin ortak ne vjedhje.
    Ne kete format qeveria duhet te mbeshtetet ne rrogat e saj.
    Rritja ekonomike nuk funksionon vetem si deshire,ajo kerkon lufte te vazhdushme,per tu larguar nga korupsioni .
    Disiplinimi i tregetarve per te punuar me kasat,trasparenca e fitimit vjetor,taksimi i tij,do ta futin ekonomine ne binaret e zhvillimit.
    Kriza greke eshte disa km larg prej ketej,shkaku i saj eshte korupsioni dhe fryrja e administrates tej mundesive paguese te shtetit.
    Tek ne çdo gje eshte ne risk,Berisha kontrollonte dhe perdorte lekun,ku ti donte bytha,kryesisht per te koruptuar nderkombetaret,shuma marramendese kane kaluar neper kanalet e tij te pista,deri sa e çovi kete popull ne varferi ekstreme.

  4. Gezimi says:

    Ashtu qofte Z. Ahmetaj! Por, per te arritur deri te kjo perqindje, duhet pune dhe shume mund. Sidoqofte, ka vend per besim dhe shprese!

  5. arsen says:

    Mendoje edhe nje here!
    Qe te realizohen te gjitha, ju duhet nje strukture si SHKB-ja, por me ndershmeri dhe e betuar si GESTAPO.
    Vetem keshtu do mund ti dilni faqebardhe popullit pas 4 vjetesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje