Elbasan, abuzim seksual në jetimore. Mësuesja që denoncoi skandalin, u pushua nga puna

4 Tetor 2013, 11:46Sociale TEMA
Elbasan, abuzim seksual në jetimore. Mësuesja që denoncoi

“Fiks Fare” solli dje rrëfimin tronditës të 15-vjeçares nga Elbasani, e cila tregoi për lidhjen e motrës së saj binjake me bashkëshortin e punonjëses sociale, në fondacionin “Shtëpia e Shpresës”, ku ishin rezidente vajzat. Ajo erdhi në emisionin “Fiks Fare” pas denoncimit që i bëri këtij rasti abuzimi Bardha Celanji, ish-mësuese në këtë qendër. Në këtë “shtëpi” jetonin rreth 12 fëmijë jetimë ose të ardhur nga familje me probleme sociale. Gjithçka në këtë qendër dukej e qetë deri në momentin kur njëra nga motrat binjake tregoi te mësuesja e saj se diçka nuk shkonte me motrën dhe se një person, të cilin ato e njihnin si bashkëshortin e punonjëses sociale të qendrës, po i bezdiste dhe i ngacmonte kudo që shkonin.

Gjatë rrëfimit jashtë kamerës, vajza dukej e qetë, por edhe e tensionuar, ndërsa për një gjë ishte e sigurt dhe vazhdonte të këmbëngulte, ajo duhej ta tregonte historinë e motrës si personi që kishte qenë më afër saj dhe ngjarjes. “Vendosa për ta treguar historinë, pasi burri i punonjëses sociale ka kryer marrëdhënie dhe e ka ngacmuar motrën time, i ka dërguar letra dhe i ka shprehur që e do”. Sipas saj, kjo gjë ka ndodhur para Krishtlindjeve të vitit 2012 dhe vetëm gjatë pushimeve verore kjo çështje është marrë vesh dhe është biseduar e sqaruar. Por pavarësisht kësaj, ajo thotë se me aq sa ka parë dhe kuptuar, personi nuk është penduar. “Nuk është penduar, nuk e ka pranuar gabimin që ka bërë”, – thotë ajo. – Ai për momentin nuk e bezdis, por i ka shkruar në një letër, sikur motra ime ////ka pasur ‘kamera’ dhe ai ka ////pasur”. Sipas saj, ai i rri larg për momentin, pasi është i rrethuar nga njerëz dhe nuk guxon ta bëjë një gjë të tillë.

Faktikisht letra të tilla ai ka shkruar shumë, por “Fiks Fare” disponon vetëm njërën prej tyre, ku flitet qartë që ata janë takuar më shumë se një herë dhe se ka pasur një marrëdhënie. Por për arsye etike dhe konfidencialiteti ne nuk mund ta botojmë të plotë letrën që ai i ka dërguar minorenes.

“Në fillim, – vazhdon motra e vajzës, – unë e shikoja se çfarë bënte, por nuk e kuptoja që po ndodhte diçka jo e mirë, por me anë të letrave kuptova që diçka po ndodhte. Në kohën kur filloi ngjarja, ne ishim 14 vjeçe e gjysmë. Këtë person e takonim në institucion. Ai vinte në institucion ku punon gruaja e tij, punonjëse sociale, shkonte në zyrën e saj, ku e shoqëruar ishte edhe motra ime, që shkonte e takonte dhe bënte biseda. Bashkëshortja nuk///// pa se çfarë po ndodhte, nuk hyri në zyrën e saj.”

Gjithashtu vajza tregon se ata janë takuar edhe gjatë kohës kur shkonin në shkollë, apo në kishë. Sipas saj, ishte vetë punonjësja sociale që e porosiste bashkëshortin t’i shoqëronte për në kishë, ku ai edhe luante në kitarë. Sipas saj, ora që shkonin në kishë ishte e vonë dhe ai i shoqëronte gjithmonë.

“Vendosa ta denoncoj, pasi ai shkatërroi jetën time dhe njëkohësisht të motrës sime. Të gjitha këto ankesa ne i kemi bërë edhe te punonjësja sociale, edhe te drejtori, por ata nuk reaguan. Ndaj duke parë atë që ndodhi, unë vendosa të kërkoj ndihmë.”

Gjithë këtë ngjarje motra e vajzës e denoncoi fillimisht te mësuesja Celanji. Më pas mësuesja e bëri prezent problemin te drejtori, por, sipas saj, nuk u morën masa konkrete për hetimin e kësaj situate. Madje ajo u kërcënua se do të largohej nga puna nëse do ta bënte publike apo ta denonconte. E gjendur në këto kushte dhe për të mirën e vajzave, ajo vendosi që ta denonconte këtë rast pranë Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë Elbasan. Rasti figuron i denoncuar në bazë të dokumenteve më datë 21 qershor të vitit 2013. Ndërsa më 8 korrik asaj i erdhi lajmërimi nga drejtori i institucionit, Alban Nedelko, për largimin e saj nga puna për thyerje të konfidencialitetit. Sipas tij, ajo ka shkelur kontratën dhe në vend që ta denonconte rastin fillimit tek ai, e denoncoi pranë personave që s’kanë lidhje me problemin.

Ndërkohë që vetë drejtori nuk e denoncoi rastin as në SHSSH dhe as në institucionet përkatëse. Në një intervistë për “Fiks Fare”, ai deklaroi: “Nuk e di nëse bëhet fjalë për një abuzim. Nga informacioni që unë kam, bëhet fjalë për një pëlqim midis adoleshentes që është 15 vjeçe dhe një personi që është adult. Këto flirte kanë ndodhur gjatë kohës që vajza ishte në shkollë. Me marrjen e njoftimit kemi izoluar rastin, kam njoftuar ose kam sinjalizuar policinë.”

Gjatë intervistës ai pranon që zotëria ka hyrë në qendër, por thotë se asnjëherë ai nuk ka qenë vetëm me fëmijët apo të ketë qëndruar me orë të gjata. “Në dijeninë time, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.” Sipas tij, një hap tjetër që ka ndërmarrë është pasi ndodhi ngjarja, bashkë me bashkëshortin e punonjëses sociale, i cili kërkoi të falur dhe dukej i penduar, i kërkoi ta denonconte rastin në prokurori. Pyetjes se përse nuk e denoncoi rastin vetë drejtoria, por personi, ai iu përgjigj: “Ishte i gatshëm dhe kemi shkuar në prokurori unë, personi në fjalë dhe një person tjetër. Prokurori hapi librin nga ana ligjore dhe tha se përderisa nuk ka një konsumim të marrëdhënieve intime, unë nuk shikoj që ka abuzim. Nuk ka një konsumim abuzimi. Këto janë flirte tha dhe mund të hyjë në një nen tjetër, që mund të jetë një nen i veprave të ndyra, por me sa shikoj, nuk ka ndonjë shkelje ligjore ose penale.” Po sipas drejtorit, prokurori nuk nisi një çështje fare, madje ai kërkoi të dilnin nga zyra, edhe pse ai kishte këmbëngulur për të kundërtën.

33 komente në “Elbasan, abuzim seksual në jetimore. Mësuesja që denoncoi skandalin, u pushua nga puna”

  1. GR says:

    Plehra qe mos pafshi hajer kurre ne kete dhe as ne ate bote .pak se u hani “buken” duke ju vjedhur fondet , por edhe abuzoni me to .Plehra ,qe duheni varur per testikujsh .

    1. Ramy says:

      Edhe ketu faijn ka Saliu, gjithnje sipas shamikuqeve

      1. diversanti says:

        Kusar malok ! Po ja si thua ti, drejtoret e mesueset e ketyre qendrave nuk kane “background” PeDe’je ? Ndryshe do ishin pa pune……

      2. N Shabani says:

        Po ore Ramy se Saliu i krijoj keto marredhenie parti shtet ku edhe prokuroret marrin pjesen e vet te parave te abuzimit cfare do ti me teper.Ne vend qe ta fuste tjetrin ne burg per abuzim me te mitur vete e thote qe ka nje pelqim ndermjet adoloshentes dhe adultit. Po a ka te drejte adulti te kryeje marredhenie me nje te mitur? Jo nuk ka te drejte edhe sikur e mitura te doje sepse e mitura eshte minorene dhe nuk e di se cfare ben prandaj ndalohet me ligj kryerja e marredhenieve seksuale me te mitur dhe quhet abuzim.Po ku do t’ja dije prokurori i Saliut per kete? Ai do vetem para nga adulti dhe i nxjerre jashte nga zyra.

      3. hansi says:

        E ka fajin gjithe kjo shoqeri e degjeneruar,ku ecin parpara ca bythelepirsa injorant pa shtylle kurrizore dhe jo ata qe e meritojne vertete.

      4. sos says:

        ramy nese do te behej sondazh per komentet me idiote ,ti 100% fiton vendin e pare.
        Me siguri edhe ti je viktime e perversitetit.

  2. Tili says:

    Uaaa!!! Nuk qenkan musliman keta te qendres?!!! Ne na kane thene qe vetem muslimanet shkojne me vajza te vogla!!!!

    1. Sandri says:

      Jo jo e ke gabim. Nuk bejne myslimanet gjera te tilla. ata jane te kulluar.

      1. D.T. says:

        Si Riberi muslimani që refuzon të pijë birrë por që abuzonte me të mitur. Gjithsesi, abuzimi nuk ka fe e as komb/shtet. Ndaj të mos futemi në të tilla çështje që nuk i japim dot përgjigje përfundimtare, por thjesht acarojmë besimtarët e devotshëm.

  3. franceska says:

    ua tmerr…!!!!!
    Prokurori hapi librin nga ana ligjore dhe tha se përderisa nuk ka një konsumim të marrëdhënieve intime, unë nuk shikoj që ka abuzim. Nuk ka një konsumim abuzimi. Këto janë flirte tha dhe mund të hyjë në një nen tjetër, që mund të jetë një nen i veprave të ndyra, por me sa shikoj, nuk ka ndonjë shkelje ligjore ose penale.”

  4. Gjirokastriti. says:

    Keta plehra duhen varur jo pushuar nga puna

  5. Apaketac says:

    Vemja,vemje vdes ose maksimumi behet mize.

  6. taotao says:

    Keta monstra duan nje shufer te nxehte tua fusesh mu ne b… , kafshe te ndyra .

  7. lami says:

    Bravo mësuesja Celanji! Drejtori i institucionit, Alban Nedelko – pis njeri!

  8. florenc says:

    o zoti prokuror, po molestia seksuale ndaj nji 14 vjeçarje nuk esht pedofili????? ishalla te ndodh ke goca jote, do ta shofim pastaj ça thot ligji

  9. Pijaneci says:

    O Zot, të gjitha plehrat në Shqipëri i ke grumbulluar…???!!!

  10. Homo albanicus says:

    Alban Nedelko per cdo gje mund te beje po per drejtor jo.
    Nese eshte e vertete qe e ka pushuar nga puna punonjesen, atehere shteti te filloje te veproje : qe ti vije mendja ne vend dhe te mos i duket vetja i plotfuqishmi i jetimores :
    1. Te demshperbleje punonjesen me nje shume 100.000 euro dhe ti laje kembet asaj per 2 muaj rresht.
    2. Te vendoset ne nje pune tjeter ku drejtoreshe te jete nje grua.
    3. Te veshe brek tanga.
    4. Te tranferohet ne kavaje.

  11. alb_man says:

    @Franceska po sdoli gjak nuk quhet , ka dhe me keq se kaq lene mos pyet mo

  12. liri a vdekje says:

    duhet bere shembull ky monster ,

  13. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    KJO ESHTE TE VESH DUART NE KOKE ,,,, DO JU COJME NE EUROPE THOTE SALIU ,,,, ME BUJAR MUSTAQE MUTIN DHE ME DREJTESINE QE KA PARALIZUAR ,,,,, KE LIBER LEXOI PROKURORI ,,,,, LEXOI KORRUPSIONIN E FAMILJES ,,,,,,, KETA DHE BURGUN E KANE SHUME PAK,,,,

    1. Pershendetje miq, ju falenderoj per keto komente dhe shpresoj shume qe te merren masa per keta drejtues sepse dhe femije te tjere ne ate qender po abuzohen por ne forma te ndryshme. Ky drejtor ka marre deri para pak muajsh nje page shume te majme dhe atyre femijeve ju hoqi dhe ate 5 lekesh qe e mernin per shpenzime personale. Ky eshte vetem nje nder abuzimet..
      Me respekt
      Ish mesuesja e kesaj jetimoreje Bardha Celanji

  14. Demokrati i vertete says:

    Kane marre nje shule (sllavo maqedonas) e e kane bere drejtor, ç’pret pastaj.
    P.S.
    Nedelkot jane nga zona e banuar me shule ne rrethin e Korçes

  15. Dibrani says:

    Ja edhe ketu Pedofilet e Kishes katolike. Eshte bere Si smundje gjith ketyre qe punojn per kishat

    1. Wendy-B says:

      @ Dibrani
      Ncuk ncuk ncuk Ne krye duhen myslymane qeflinj , ashtu do eci Shqiperia drejt Europes. Ups , desha te thosha mbrapa botes.

      1. Bazarhesap says:

        Mbrapa je ti me idete neo-Nazi ekstremiste pedophile kaure.
        Po deshe Shko ne ndonje forum zionist hasbara bullshit dhe shpre urrejtjen per te tjeret dhe admirimin e pedofismit

  16. fieraku4u says:

    PASH MBREME FIKS FARE, EDHE ME IDIOT SE KY DREJTORI SHTEPISE FEMIJVE NUK KAM DEGJUAR NDONJEHER.

  17. Renita Piqoni says:

    Eshte fatkeqesi dhe turp ajo cka ka ndoshur me ate vajze te gjore. Njerez si ai palo ” i krishtere” ka kudo rreth nesh dhe uroj qe asjnerit te mos i bjer per hise sidomos femijeve.
    Ajo qe eshte akoma me shume per te ardhur keq jane keto “Hijena” apo palo mesuese o gjoja “mbrojtes te femijeve” qe i perdorin keto raste per qellimet e tyra te ndyra. Ajo palo ” mesuese” te kishte folur q

  18. Renita Piqoni says:

    Eshte fatkeqesi dhe turp ajo cka ka ndodhur me ate vajze te gjore, ndjej nje dhimbje akoma me te madhe duke qene se me keto vajza kam punuar deri ne vitin 2008 dhe i kam pare te rriten. Njerez si ai palo ” i krishtere” ka kudo rreth nesh dhe uroj qe asjnerit te mos i bjer per hise sidomos femijeve.
    Ajo qe eshte akoma me shume per te ardhur keq jane keto “Hijena” apo palo mesuese o gjoja “mbrojtes te femijeve” qe i perdorin keto raste per qellimet e tyra te ndyra. Ajo palo ” mesuese” te kishte folur qe ne fiillim e te merrte masat e duhura duke ndjekur procedurat edhe per privatsine e femijes. Por jo, priti deri sa gjerat u trashen dhe me vone doli gjoja dhe denoncoi. Ky femije eshte abuzaur nga ai plere por per mendimin tim me te vazhdon te abuzohet duke e perdorur figuren e saj sa ne nje media a nje nje tjeter njerez si kjo mesuese qe gjoja i donte me te miren. Po te ishte femija e saj a do ta conte kjo mesuese sa andej kendej per te deshmuar? A nuk eshte kjo e dhimbshme tía kujtosh asaj femije here pas here ate qe i ka ndodhur? Kush mendon per kete? Mesuesja? NUk besoj, ajo tashme eshte shume zene per tu hakmarre ndaj drejtorit dhe i jane verbuar syte nga ligesia.
    Nuk them qe gjera te tilla tí mbajme fshehur dhe te mos denoncohen por ka menyra te caktuara per ta bere me qellimim qe te ruhet anonimati i femijes dhe jo te dalesh ne kater rruget e te bertasesh me te madhe.

    Renita Piqoni
    ish – asistente sociale tek shtepia e shpreses

  19. Ti vertet ke punuar disa muaj ne total aty dhe nuk mund te thuash se i ke pare te rriten. Sa per te tjerat ka njerez te tjere qe e kane gjykuar ceshtjen dhe ti je personi i fundit qe mund te thote dicka

    1. Renita Piqoni says:

      Bardha ti e di shume mire se prej sa kohesh i njoh vajzat une, ne sgaboj kur kam punuar per here te pare kane qene vetem 3 vjec, vertet pastaj u largova nga puna por kam qene gjithmone ne kontakt dhe me pas u riktheva kur ishin 7 apo 8 vjec, gjithsesi kjo nuk ka shume rendesi. Turp eshte gjithe kjo zullumahi qe ke bere ti gjoja per te miren e tyre, me kete teori mund te genjesh te tjeret por jo ata qe te njohin nga afer dhe qe kane punuar me ty. Po gjynah vajzat thuaj qe ska mbetur njeri ne ELbasan pa e marre vesh se kush jane e ku jane, ndersa ti e dashur si gjithmone perpiqesh tú nxjerresh syte njerezve per qellimet e tua te ndyra e te germosh neper kerrma duke perdorur vajzat e gjora.
      Behu njehere njeri me zemer dhe leri vajzat rehat, nuk mbeti drejtesia tek ty, ka kush e con ne vend.

  20. Lolita says:

    Me vjen shume gjynah per keto vajza te mitura te abuzohen ne kete menyre. Une nuk jetoj ne Shqiperi dhe nuk mund te flas per sistemin e drjetesise. Por inkurajoj popullin te denoncoj cdo lloj abuzime se sa te heshti. Gjtihashtu media nuk duhet te bej publik emrin e te mitureve.

  21. Lere mos e pyet says:

    Kur e pashe fytyren e ketij “tipit” ketu te lajme, u cudita. Drejtor kyyyyy??? Kemi qene student ne te njejtin kurs ne fakultet dhe te them te drejten, u cudita kur ne fund e mori diplomen. Mua me kujtohen si nje student “matuf”, pa piken e formimit intelektual dhe qe as te fliste si nje njeri normal nuk dinte. Sot ky na qenka drejtor?!?!?!TMERR!!!

  22. Bazarhesap says:

    Nuk shof ndonje Kaur ta denoncoj kete akt barbarik dhe cnjerzor!!!
    Harrova se Jane te Zene duke shprehur urrejtjen per Turqit,Arabet dhe cdo kush qe nuk bie Dakort me keto hipokrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje