Basha: Bulevardi i ri është projekti më i rëndësishëm i 70 viteve të fundit

5 Tetor 2013, 12:37Sociale TEMA

Kryebashkiaku Lulzim Basha thotë se zgjatimi i bulevardit të ri është projekti më i rëndësishëm i 70 viteve të fundit për Tiranën.

“Përmirësimi i klimës së biznesit dhe bërja e Tiranës, një qytet tërheqës për investitorët ka dhënë rezultatet e saj. Tirana ka fituar besimin e investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë dhe qeverive të ndryshme botërore, të cilat kanë mbështetur studimet dhe realizimin e një sërë projektesh strategjike si bulevardi i ri, terminali multimodal i pasagjerëve por edhe ndërtimi i linjave të tramit.

Projekti më i rëndësishëm i 70 viteve të fundit për Tiranën, zgjatimi i bulevardit të ri ka nisur të zbatohet  tashmë. Ky projekt, produkt i një konkursi të gjerë ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e studiove ndër më prestigjiozet në botë do të zhvillojë 1/5 e qytetit dhe do i japë një hov të ri zhvillimit ekonomik dhe punësimit,” tha Basha.

Ai i bëri këto komente gjatë takimit me Sekretarin Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Teknologjisë në Gjermani, Ernst Burgbacher.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të rishikojë projektin e bulevardit të ri, duke e quajtur atë një bulevard në shkretëtirë./ep

13 komente në “Basha: Bulevardi i ri është projekti më i rëndësishëm i 70 viteve të fundit”

  1. tani says:

    Po kujt do ja hedhesh o legeni i familjes berisha….po ju doni te ndertoni sarajet e reja me miliardat qe vodhet ne 8 vjet dhe te lesh tiranen geto sic po e len…por haram e past edi rama nqs ju lejon te vendosni nje tulle por ti ktheheni rrugeve,lulishteve,kanalizimeve e nje mije problemeve qe ka tirana..

    1. DREJTESI says:

      Edhe rruga e kombit,ishte projekti me i rendesishem ne keto 2000 vjet o legen.
      Ja ke marre doren vjedhjeve me rruget,dhe kerkon qe ti futesh edhe nje berdaf tjeter,se te duhen ca pare per burgun qe po te pret me dere hapur!

    2. Rrugica e Kombit says:

      Rrugica e Kombit kushtoi 1.3 miliarde dhe ti vodhe 220milione (vjedhja e shekullit).
      Sa do kushtoje dhe sa do vjedhesh te ky Projekt?

      http://tr.im/4hc4b

      P.S. Kujton se do ti varin prape 2 miliarde ty ne qafe??!!

  2. Komshiu says:

    Po po tani,ke me se te drejte,po harroi ky PLERA qe hodhi ne plera nga taksat tona miliona leke ke zogu i zi,vetem per kapricot e tije e te saliut.

  3. KADAFF says:

    O LULUSH MORE LULUSH XHEPAT E TUA PO I MBUSH,
    POR DHE EDI SNGELET PAS SE BASHKINE E KA MERAK,

    PERPARA!

  4. endri says:

    Kurse ti lulo je njeriu me i rendesishem pas ismail qemalit, dmth 100 vitet e fundit. por bulevardin tend pa shije nuk do ta realizosh dot

  5. KADAFF says:

    O TANI O ROB ZOTI QETESOHU!
    KESAJ RRADHE ME VJEN KEQ POR PIKERISHT PER RRUGE, KANALIZIME PO FLITET BILE PER NJE BULEVARD TE TERE, QUHET URBANIZIM NE GJUHEN ZYRTARE, POR EDIT SI DUKET I KA NGEL MENDJA PAS TE BASHKIA DHE KA QEJF AKOMA TE FUSE HUNDET TE PLANET E BASHKISE, PLUS QE PO U ZGJAT BULEVARDI QE BESOJ VEC MIRE I BEN TIRANES SE E SHFRYN NE KRAHUN VERIPERENDIMOR TE SAJ, EDIT NA I PRISHEN HESAPET SE I NGELEN PA SHIT HYRJET/DYQANET TE KULLAT E FIDELIT/SHKRELIT/LAMES/
    EDI ESHTE MESU SI TE KOMUNA E PARISIT QE BERI PALLATET NE FILLIM DHE KUR U KUJTU PER RRUGE E KANALIZIME MEZI I DOLI VENDI PER NJE RRUGE TE GJERE SA RRIPI I MESIT, NDERSA PER KANALIZIME IK E DIL NJE XHIRO ME VARKE ANDEJ KUR BIE SHI, NDERSA KETE RRADHE SHPRESOJ ME GJITHE ZEMER TE JETE NDRYSHE, RRUGA, KANALIZIMET DHE INFRASTRUKTURA NENTOKESORE DHE MBITOKESORE NE FILLIM DHE PASTAJ BUJRUM GRATACIELA, LULISHTE ETJ PA I RENE NE QAFE PRONAREVE TE TROJEVE.
    JANE PUNE TE THELLA O TANO!!!
    JANE PER TANO KARIDIN JO PER TAN SHQIPTARIN,
    HAJDE JA KALOFSH MIRE!

  6. karlzajsjena says:

    or Basha!!!!TI EDHE DETIN ME MA BO KOS,JE SHUME I VSHTIRSHEM!!!ME BERISHEN EDHE TI NE ALASKA E KE VENDIN.

  7. bruno says:

    ne qofte se ky eshte projekti me madhor keto 70 vjet po ata hidrocentralet cfare i bie te jene

  8. toti says:

    mashtues dhe hajdut asgje me teper nuk je basha.e qeshura juaj ironike dhe zemra e zeze e juaja eshte karakteri juaj

  9. liri a vdekje says:

    po tramwaj nuk do ket o qelbesire ,sikur do e beje apo na genjeve

  10. henri says:

    Ne para dy ditesh ketu ne Tema pame nje Video ku ky genjeshtar profesjonist nuk kishte zgjidhur akoma problemin e cpronesimit te vendit ku do behet bulevardi. Atje qytetaret e Tiranes u ankuan se cmimi i ofruar nga Bashkia ishte shume i ulet, dhe ky horr la nje takim me ta per ditne e neserme. Kane filluar punimet thote horri.

  11. tropojani says:

    ajde moj luljete ti tani je nje hu qe te ka ngulur saliu svlen me si the projekt i math duke ju rrembyer pronen njerzve veri leket qe vodhe ne rrugen e kombit them se nje dit sdo kesh para te hash te jesh i sigurt se ke vjedhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje