TemA TV/ Shqipëria ka 1 universitet për 47 mijë banorë. Basha: Ka një sulm frontal ndaj arsimit (VIDEO)

7 Tetor 2013, 12:28Sociale TEMA

Plot 60 shkolla të larta publike dhe private funksionojnë në vend dhe që sot kanë nisur vitin akademik.

Nga 15 universitete publike, gjysma e tyre janë përqendruar në kryeqendrën e vendit, ndërsa të tjerët në rrethe.

Universitetet private janë trefishi i shkollave të larta publike, raporton Vizion Plus.

Vetëm në Tiranë ka 37 shkolla të larta jo publike dhe 7 të tjera në rrethe.

Ky bum prej 60 universitetesh ndodh në një vend si Shqipëria me vetëm 65 bashki.

Nga rezultatet e census-it të fundit, del se vendi ynë ka 1 universitet për 47 mijë banorë, ndërsa standardi europian është 1 shkollë e lartë për 500 mijë banorë.

Këtë të hënë kanë filluar vitin akademik 160 mijë studentë, por ç’ndodh me ata që e kanë përfunduar universitetin?

Si shumë të rinj të tjerë, Daniela Mjekra, pas pesë vitesh studime për inxhinieri, sot punon shitëse.

Nuk është e vetmja e diplomuar vitet e fundit që sot punon jashtë profilit.

Krejt ndryshe ndodh me një mësuese të filozofisë. Diploma i ka siguruar jetën dhe karrierën 35- vjeçare si mësuese gjimnazi. Nëse për brezat e mëparshëm universiteti ishte arritje, për të rinjtë e sotëm është puna.

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e përshëndeti fillimin e vitit të ri akademik nga Universiteti i Elbasanit.

Në fjalën e tij, Basha tha se ndaj shkollimit të lartë ka nisur një sulm frontal.

“Sot keni fatin që ndodheni në një vend ku ndërthurja ose hapja e liberalizimit të universiteteve si edhe rritja e sektorit privat ka bërë të mundur një ofertë të shumëllojshme dhe të shtrirë në të gjithë vendin, një konkurrencë e ndershme midis publikes dhe privates. Cilësia e diplomës së merituar nëpërmjet përkushtimit, dijes dhe investimit tuaj personal, ndodhet vazhdimit e kërcënuar nga diploma false, diploma e blerë, emërimet nepotike apo politike mbi baza jotransparente. Ky është një sulm frontal, ndaj shkollimit si vlerë,” tha Basha./ep

8 komente në “TemA TV/ Shqipëria ka 1 universitet për 47 mijë banorë. Basha: Ka një sulm frontal ndaj arsimit (VIDEO)”

  1. elinor says:

    1 universitet per 47 mije banore? Dalin e teprojne! Sot mjafton te kesh nje diplome ne universitetin e facebook-ut, prandaj edhe synonte Saliu per Shqiperine dixhitale!

  2. antipod says:

    ketu jemi realisht te paret ne bote.kjo aradhe e madhe kokash duhet medoemos te afinoje per 3+1+1 vjet njohurite kryesore te abetares.pastaj mund te kontribojne ne shoqerine shqiptare me se miri ne poste kyce.

  3. VLORE says:

    Po ci duam ne universitetet.Ne i marim diplomat pa vajtur…

  4. tomori i beratit says:

    Kam degjuar se do te hapen universitete edhe ;Universiteti i studimeve berthamore-Poliçan Skrapar.-Universiteti i blegtoris dhe foragjereve-Kelcyr-Permet.Universiteti i studimeve te krimeve-Mamuras-Lezh.Universiteti i studimeve seksuale-Cerrik-Elbasan.Universiteti i mbytjeve dhe permbytjeve-Koplik-Malesi e Madhe.Universiteti i studimeve te krimeve te komunizmit-Bulqiz si dhe universiteti per studimin e njerezve me te meta psiqike dhe mendore -Viçidol-Tropoj(ky universitet do te funksionoj vetem 6 muajt e dimrit dhe do te konkuroj direkt gjykatesit e famshem qe mbaruan universitetin 6 mujor te plepave ne Shkozet).ps: Ky i fundit do te ngrihet me ndihmen e sali ram berishes qe do te jet edhe kryeminister dhe president i ketij universiteti.

  5. liri a vdekje says:

    kjo esht administrata e sali pushtit e dal nga keto universitete kjoska

  6. E ka kte te met ky popell,
    Institucioneve _murit ,i bin “frontal”
    E ty..si per cudi ,te bin nga pas !

  7. Iliri says:

    Frontal more Bashe frontal eshte, sepse te preket Astrit Velija, ky “intelektual” i pashoq. Si guxoni te luani me enrrat e njerezve duke i diplomuar e me pas lene ne meshire te fatit? A e dini sa eshte perqindja e inflacionit ne arsim o Bash Luli? E di sa mijra te diplomuar ne vit kane endrra dhe me pas zhgenjehet nga qebaptoret qe ju i quani universitete? Nuk ka nbetur analfabet e coban mali ne berat pa marre nje diplome. Pas gjithe atij investimi shume-milione euro, i bie te nise cikli i doplomimit te dyte e te trete te njerezve.

  8. ramizi says:

    Ju harroni qe keto universitetet kioska jane ato qe paguajne vajzen e kriminelit sali nja milion dollar ne vit, dhe ajo jepe mesim ne te gjitha kioskat duke u (paguar) me shuma te majme gjoja qe te laje parate e vjedhura nga 3% shi i suksesit ne biznes te marra nga te gjithe biznesmenet e pleherave dhe fazllicet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje