TemA TV/ Rama: Shpresojmë për një përgjigje pozitive për statusin në dhjetor (VIDEO)

8 Tetor 2013, 13:30Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama priti në një takim ministrat e Punëve të Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevicius dhe të Rumanisë, Titus Corlatean.

Kryeministri Rama, pasi i falënderoi për vizitën, i siguroi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për një fazë të re në marrëdhëniet mes vendeve.

Kryeministri u shpreh se “me zgjedhjet e fundit të lira e të ndershme dhe transferimin paqësor të pushtetit, Shqipëria ka përmbushur një nga kushtet kryesore për marrjen e statusit të vendit kandidat, për të cilin shpresojmë një përgjigje pozitive në dhjetor”.

Rama theksoi se “vizioni dhe prioriteti i politikës së jashtme të Shqipërisë është “zero probleme me fqinjët”.”

Ministrat Linkevicius dhe Corlatean e uruan Edi Ramën për fitoren në zgjedhje dhe për marrjen e detyrës së kryeministrit. Ata theksuan rëndësinë që rajoni ynë dhe partneriteti me Shqipërinë si një faktor rajonal ka për vendet e tyre.

11 komente në “TemA TV/ Rama: Shpresojmë për një përgjigje pozitive për statusin në dhjetor (VIDEO)”

  1. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    o moçalor kokqytetit shko e takoju me perendimoret e verioret e evropes. vetem nga ato merr lexsione demokracie

  2. kuhztanticccceeen says:

    shpresoj që dhe ata të mendojnë kështu!?

  3. elinor says:

    Do te bejme cfare t’u doje e bardha zemer fqinjeve!

  4. ina says:

    me klajda gjoshen do ta integrojme vendin

    1. Horri i Bulevardit says:

      Po moj Ina me Klajda Gjoshen do ta integrojme Shqiperine, do te integrojme edhe ty moj bukurane, tani qe ke mbetur pa zyre, hajde se te shkarkuarat i kemi rehablituar tek semafori i kuq, i kemi bere nje oferte Edi Rames, qe ngjyren e kuqe neper semafore, ta shojme me ndonje minut me shume, qe klientet neper makina te kene kohe te bisedojne me te shkarkuarat ne kryqzimet, per cmimet dhe ndonje oferte te vecante.
      Mos nguro moj bukurane e shpellarit, por bashkoju ofertes,

      1. elinor says:

        Keshtu eshte kur ben mungesa pa arsye, ngaterron miqte me armiqte. Inen e ke militante te thekur, me keq se ty. Nuk e nderron Ramen as me babain e saj. Vetem LSI-ne nuk e ka fort me qejf. Kurse ti me duket se paske reflektuar thelle gjate mungeses se gjate. Sic duket paske “rilind” me ndonje zyre diku, dhurate nga LSI.

        1. kuhztanticccceeen says:

          elinor ndoshta punon me një zyrë me dritan hilën!!
          o horro mos mor shpirt se po bohesh më keq se alpini i salës!!
          mbaj pak objektivitet në gjykimet e tua!!

          1. Horri i Bulevardit says:

            Elinorit sja vlen ti pergjigjesh, i bera replike asaj Ines, as dua te di se cfare krahu eshte, por kur merr neper goje nje zonje pa patur asnje fakt, vetem pse vjen nga LSI, qe une se dija fare se e njof kete zonje, eshte shume dashakeqe dhe ne qofte se eshte propozuar nga LSI, perseri problemi me qeverine e shkaterrimit te shpellarit, nuk ka qene nje apo dy por ka qene vete shpellari, tani me Edi Ramen kryeminister, te gjithe jane ne prove, edhe kjo Klajda Gjosha. Se beri punen, do iki, kaq mjafton per te mos marre negoje ata zyrtare qe akoma skane filluar pune.

            1. kuhztanticccceeen says:

              horo,
              një nga të këqijat e ne shqipove është “njohja”!!
              kjo njohje na bllokon shumë gjykimin!!
              sa për kritikën që i ke bërë “inës”,si krah i njëjtë me ne,ke shumë të drejtë në parim!!nuk do të thotë për të qënit në një krahë të zbatojmë praktikën e “njohjes”!!ti je i të njëjtit krah me mua,neti vjosa,po ashtu,nastradini gjithashtu dhe shumë e shumë të tjerë!!por kjo nuk më ka ndaluar asnjëherë ta them fjalën time si e mendoj!!ti mbështes o ti kritikoj!!këtë e kam dashur dhe nga të tjerët!!kam debatuar me këdo dhe kam ndryshuar mendim kur jam bindur!!
              tashti ti këthehemi zonjës në fjalë dhe “njohjes” tënde me të!!
              ajo zonjë mund të jetë me të vertet një njeri qelibar i ndershëm profesioniste,me një fjalë një njeri i pastër!
              gjëja që fillon dhe e gërryen tërë këtë mbrekulli është KRIMBI LSI!!
              përse duhet të pranonte kjo zonjë të propozohej nga një bandë hajdutësh e njohur legalisht si parti??kësaj i thonë sikur shefja e një bordelli të të propozojë për nuse një vajzë të virgjër!çdo të mendoje në atë moment??unë do të mendoja “çe lidh këtë virgjëreshë me shefen e një bordelli?”!dhe llogaritë dalin shumë shpejt!!
              për mendimin tim LSIja duke përfituar nga injoranca e skajshme e çunit të tironës,që megjithëse po shkon tek 50jetat,ka mbetur kalamo,është bërë një nga shtyllat e kalbura të qeverisë së re!!këtu po e marr teorikisht se pjesa tjetër është e pastër!?
              horro një njeri i PASTËR nuk pranon të shkojë tek LSI!!
              vetëm kjo e ndyn sa ska më!!

  5. I L L I R I C U M says:

    Mvaret. Barem ketu do nndjekim politiken e Saliahmedinexhad Shpellarit. As reciprocitet. As me fiset rreth Shqiperise. Presim ne mos fqinjet e bejne nje hap sa me te vogej si gjest mirenjohje. Jo gjithecka i pari

  6. Shqiptar says:

    Fale grekeve qe kane mbushur ministrine e jashtme, zero probleme me fqinjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje