TemA TV/ Kryediplomatja italiane: Statusi, i mundshëm në dhjetor. S’ka rrezik për projektin TAP (VIDEO)

9 Tetor 2013, 11:19Sociale TEMA

Kryediplomatja italiane, Emma Bonino, i nisi takimet në Tiranë me homologun shqiptar, Ditmir Bushati.

Në fillim të fjalës së saj, Bonino tha se e njeh prej kohësh Shqipërinë. Ajo madje rezervoi edhe një lavdërim të tërthortë për kryeministrin aktual.

“E njoh këtë vend prej shumë kohësh pasi kam mbuluar pozicione të ndryshme. Në vitet ’90 kur vija në Shqipëri, kisha krijuar një opinion për një vend gri, ndërsa kur në vitin 2002 u ktheva në Itali, me një opinion të një vendi plot me ngjyra”.

Bonino tha se statusi është i mundshëm që të merret në dhjetor të këtij viti.

“Ne jemi mbështetës të mëdhenj për avancimin në rrugën tuaj drejt BE-së, kështu që edhe nga ana juaj duhet punë, pasi anëtarësimi në BE nuk do të thotë vetëm anëtarësim, por ka dhe detyrime. Viti 2014 është viti i Mesdheut për drejtimin e BE-së, fillimisht Greqia dhe më pas Italia dhe ne do të punojmë për të bërë para në rrugën tuaj. Dhe në fund ju uroj fat në rrugën tuaj”, deklaroi Bonino.

Ministrja e Jashtme italiane ka sqaruar edhe pozicionin për mbylljen e konsullatës në Shkodër.

“Mbyllja e konsullatës së Shkodrës nuk do të thotë një largim i Italisë apo ulje e prezencës. Flamuri italian do të valëvitet. Në një vend kaq afër dhe mik, prania jonë është e rëndësishme. Veç ambasadës, ne kemi konsullatën në Vlorë, një konsull nderi në Gjirokastër, zyra të Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë, Institutin Italian të Kulturës dhe organizma të tjera dhe për më tepër që kemi Radio Radikale”, tha Bonino.

Ndërsa në takimin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, Bonino u shpreh se nuk ka asnjë rrezik që Senati italian të mos të miratojë marrëveshjes trepalëshe Shqipëri-Itali-Greqi për projektin TransAdriatik, gazsjellësin që transporton gazin azer në Europë.

E pyetur për shtyrjen e ratifikimit të Senat, Bonino tha se “projekti i gazsjellësit TAP është shumë i rëndësishëm edhe për vetë Italinë”.

“S`ka asnjë rrezik që Senati të mos e miratojë. Gazsjellësi TAP për ne është shumë i rëndësishëm”, u shpreh ajo.

Bonino u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

“Në takim u shpreh angazhimi i dyanshëm për zgjerimin e bashkëpunimit, në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe në kuadër të Partneritetit Strategjik, duke u përqendruar në rritjen e shkëmbimet tregtare dhe shtimin e investimeve italiane në Shqipëri.

Ministrja Bonino e siguroi Kryeministrin Rama për mbështetjen e fortë që Italia i ka dhënë dhe do të vazhdojë t’i japë Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt Bashkimin Evropian,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë./ep

14 komente në “TemA TV/ Kryediplomatja italiane: Statusi, i mundshëm në dhjetor. S’ka rrezik për projektin TAP (VIDEO)”

  1. BESIANA GUSHI says:

    LA ZITELLA ALLEGRA DI BRA

    Emma Bonnino (emri korrekt shkruhet keshtu me dy “n” kjo edhe per Artur Zhejin qe pretendon se e ka njohur e punuar me te ne Largo Argentina ne Rome per 10 vjete – nuk di as emrin e saj !!)
    Piemontese ne origjine e lindur ne qytetin Bra, eshte dalluar tere jeten e saj per beteja shoqerore e politike ne favor te :
    – perdorimit te lire te marihuanes – eshte edhe arrestuar se bashku me liderin e saj Marco Pannella
    – nderprerjes se shtatezanise se grave edhe pa ndonje shkak madhor
    – lirimin e te gjithe krimineleve nga burgjet italiane dhe reduktimin e denimit
    – rihapjen e bordeleve
    – ka shperndare financimet me parate e buxhetit te shtetit njerezve ne rruge edhe pse mbahet me keto financime
    – ka votuar gjithnje ne favor te mafiozit Silvio Berluskoni edhe kur u votua ne parlament qe marokinja ne moshe adoleshente Ruby, qe kishte kryer rraporte seksuale me 80 vjeçarin Berluskoni, ishte nipja e Mubarakut !!
    – etj
    Thote proverbi francez: Piemontèis, faus e cortèis, Italian, faus e vilàn
    Qe mund ta pershtatim ne shqip: piemontezet jane mashtrues e te edukuar apo te qajne diten e te vrasin naten!
    Kjo eshte beqaresha piemontese qe do ndihmoje Edi Ramen me nje pjese te kontributeve per pension te 380.000 shqiptareve qe jetojne e punojne ne Itali.
    Emma Bonnino mund te jete edhe simpatike per tere Artur Zhejet e turnit por per mbi 380.000 shqiptaret emigrante ne Itali eshte perfaqesuesja e Tremontit, ish ministri legist qe emetoi dhe arriti te aprovoje ne parlamentin italian ligjin per grabitjen e kontributeve te emigranteve, edhe pas thirrjes zeçjerrese ne parlament te Massimo D’Alemmas:
    “.. questa è una ruberia..” kjo eshte nje vjedhje.
    Para aprovimit te ketij ligji emigrantet qe largoheshin nga Italia vullnetarisht apo me force nga shteti Italian kishin te drejte te terhiqnin gjithe kontributet e derdhura per pension. Me kete ligj fashist e diskriminues ato I humb ne raste te tilla dhe te mbijetuarit mund te shohin (mbase!) frutin e tyre pasi te mbushin moshen 70 vjeçare.

    1. i fundit i moikaneve says:

      Shume mire qe e theksove se duhet shkruar me dy n dhe jo me nje.
      Edhe une te them se nuk shkruhet “nipja” por “Mbesa”.Te dish mire nje gjuhe te huaj,me pare duhet te dish mire gjuhen shqipe.(e kam fjalen per shqiptaret)

    2. elio says:

      po sikur eshte me nje “n” moj cupe…mesoje me mire italishten, aq me teper qe nuk shkruhet Massimo Dalemas, me pak fjale ose shkruaje ne shqip Masimo Dalemes ose ne otalisht Massimo Dalema-s…si te te kercase por jepi vetes nje rregull..edhe ne te na bien syte rehat..

  2. Vladimir says:

    Me vjen keq Besiana qe je kaq “e rrepte” me Radikalet dhe me Boninon(ne shqip emrat shkruhen si shqiptohen). Une nek mendoj se kam kapacitetet e nevojshme per te gjykuar nje politikane italiane, ca me teper nje veterane si Bonino, por ajo qe nuk mund te harroj eshte beteja e saj dhe e radikaleve per te çuar ne Hage kasapin e Ballkanit, Milosheviç. Dhe kjo, jo kur u kujtua Europa, por vite me pare.
    Me kujtohet qe duke shkuar ne Festen e Unita ne Rexhio Emilia duhet te kete qene viti 1995 ose 96, ne nje qoshe para hyrjes, me ndriçim te pamjaftueshem, nje grup veprimtaresh radikale ftonin festuesit te hidhnin nje firme ne Peticionin per te çuar ne Hage Milosheviçin.
    Ka disa momente qe ne, shqiptaret, nuk duhet e nuk mund t’i harrojme. Sikunder akti i madh i Klinton e Bler, presidenti Uillson e pse jo edhe Lenini qe nga aktet e para qe firmosi Qeverria e tij ishte dencimi i Traktatit te Fshehte te Londres qe parashikonte coptimin e Shqiperise.

    1. BESIANA GUSHI says:

      Tavarish Vladimir Iljiç Lenin

      Per mua Bonino (ja ta plotesova deshiren) mund te beje edhe veze te arta, por ajo qe me shqeteson eshte edhe mundesia e nje marreveshje te fshehte me Edi Ramen per te perdorur fondet e bllokuara te kontributeve per pension te shqiptareve per te mbuluar vjedhjet dhe gllaberimet e Sali Ram Shiqere Berishes e katrahumeve te tij, te Harasanit ish deputeti socialist i Edi Rames e tere hajduteve te pasurive shqiptare.
      Te kujtoj qe vlera e ketyre kontributeve ne nje vit arrin rreth nje miliard euro, shumezoje kete me njezet e nje vjet dhe llogaria eshte e mire bere tavarish V.I. Lenin.

  3. armand says:

    Tremonti minister leghist?
    I paske idete lemsh znj.Gushi.Tremonti ka qene pjese e Forza Italias dhe nje nga kundershtaret e Bosit ne qeverine Berluskoni edhe pse ishin aleate.Persa i perket Bonninos duhet ta dish qe ne vite ka qene nje nga zerat e pakte qe me fjale dhe vepra ka qendruar gjithmone prane shtresave me te dobeta perfshire edhe emigrantet.
    Ndersa per z.D’Alemma thjesht po te kujtoj qe ishte kryeminister kur anija luftarake italiane goditi dhe mbyti Katrin e Rades.

    1. BESIANA GUSHI says:

      @ARMANDIN
      Shpresoj te mos jesh Armandi i Kristit dy vjeçarit te 84 te mbyturve te Otrantos.
      Kryeminister ishte Romano Prodi e minister i jashtem ishte nje tjeter piemontez Piero Fasino.
      Berluskoni leshoi lot krokodrili per tragjedine,e dergoi ne Vlore tere trupen e tij televizive te Kanalit 5. Trasmetoi nepermjet Mikele Santoros edhe nje emision te dedikuar kesaj ngjarjeje (te cilin e organizova une – thjesht per te shuar pak kureshtjen tende).
      E nese ke pare lajmet e kohes gjate ceremonies se hedhjes se trendafilave ne det jane ne radhe te pare nja dhjete gra vlonjate te veshura me te zez, mes tyre ishte edhe …..

      1. armand says:

        Atehere znj.Gushi le ti hapim letrat dhe ti kthjellojme pak idete.Para se gjithash: s’jam Armandi i foshnjes dy vjeçare.
        Ke te drejte,kryeminister ishte Prodi.Kur ndodhi tragjedia Prodi edhe mund te kete folur ndonje fjale por personalisht me kujtohet arroganca e D’Alemmes.Gjate vizites ne kampin e te mbijetuarve se pertypi pritjen e rezervuar dhe u drejtohet me fjalet: kush jeni ju qe kundershtoni prezencen time? Nje djale i ri qe kish humbur vellain ju pergjigj: noi siamo i naufraghi.Kjo eshte edhe arsyeja e gabimit qe kam bere me lart duke zevendesuar Prodin me D’Alemmen.
        Persa i perket Fasinos ishte nensekretar per politikat komunitare.Minister i jashtem ishte Lamberto Dini.
        Berluskoni vizitoi personalisht te mbijetuarit dhe fjalet e vetme qe dolen nga goja e tij ishin: mi vergogno di essere italiano.
        Konkluzioni: mendoj se e paske me piemontezet per arsye te tuat personale.(eshte thjesht mendimi im personal dhe mos e merr shume seriozisht)

        1. BESIANA GUSHI says:

          @ARMANDIN
          Me mire keshtu Armand, une e kam jetuar vete tragjedine, kam folur per plot dy ore te nesermen e tragjedise me njerin nga te mbijetuarit, qe me tregoi çfare u ndodhi ne realitet(perplasjes se pare ju shoqerua e dyta qe e çau anijen me dysh), kam folur edhe me vete Fasinon ne emisionin e Mikele Santoros, dhe ishte Minister i Jashtem.

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Mjafton me lexu me gjkaftohtesi thenjet e znj. Ema Bonino per te kurptu situaten gjeopolitike e financiare te Shtetit Italian e me gjere te Mesdheut.
    1.- Mbyllet Konsullata ne Shkoder. Kur Konsullaten e paguanin emigrantet per vizat qe merrnin Konsullata funksiononte. Kur biznesi i vizave ra Konsullata u mbyll. Nuk ka lek Shteti Italian me mbajte administrate me humbje.
    2.- Projekti TAP eshte miratuar nga Shteti Maqedonas dhe i Shqiperise. Shteti Italian akoma !!! Pret Senatin … Turp i madh, Shqiperia e Maqedonija jane perpara Italise !!! Qeverite Italiane kane deshtu njera pas tjetres. Sa te kene Silvia Berluska s’ka per te ba drite Italia.
    3.- Per Europen pritet nje vit i veshtire e plot plehera e m… !!! Ne Janar merr drejtimin Greqia e falimentume me vule e me firme. E mban 6 muaj pastaj e merr Italija e falimentume por qe askush nuk ven firme e vule ne kete falimentim.
    Qeveria e Edi Rames duhet te sillet me plot miresjellje ndaj Ema Boninos pasi fyhet rende. Por bese me i zane ne asnje menyre kamarieres se Silvia Berluskes. Do kete ardhe per te rivendosur ligjin per importin e plenave.
    Per 500 000 emigrante asnje gjysem fjale!!! Turp i Madh.

  5. Leone-53 says:

    Pamvarsisht se cfar detyre ka ne qeverin (e majte) italiane si ministre e jashteme por “madhesia” e Bonninos duket edhe se bene pjese ne ate parti,Radicale, ku qe ka mare vetem 0,19 vota ne 2013(64742 votues)!
    Radikalet e Panneles e Bonninos mendojne vetem per:
    -perdorimin e lire te droges
    -u dhembe shpirti per te drejtar e te burgosurve
    -vdesin per cdo lloj liberta seksi etj etj pa mbarim por nuk mendojne kurre per ate qe Italia duhet te jete nje KONDOMINIO e italianve dhe ne te huajve qe djersisim cdo dite ne pune dhe jemi korekt me cdo gje.
    Kjo e te tjera e bejne qe Boninon me “shoket” e saj e voton 1 ne cdo 500 italian. Ciao Milano.

  6. patrioti says:

    ..ahere, m.q.se Bonino ne italisht shkruhet me nje B dhe kjo s’eshte ne deshiren e Gushit, ashtu si dhe D’Alema shkruhet me nje M, na del qe Gushi jo vetem nuk e zoteron italishten por na shet dhe mend. Ti thuash nje gruaje “beqare e stazhonuar dhe qeflie” (meqe une jam me edukate), d.m.thene te kesh probleme me veten se sa per Boninon, ajo eshte e emancipuar.M.q. se betejat e radikaleve te Italise i kan votuar italianet kur e kan pare te aresyeshme pse t’na haj meraku ne. Bonino ka qene dhe ngelet nje mike e madhe e Shqiperise edhe kjo s’eshte ne dore te kujtdo…Sa per kontributet dhe ligjin per to, po ne Shqiperi si funksionon ( flas per nenshtetas shqiptar qe lene nenshtetesine ose te huaj qe punojne perkohesisht ketu), kur largohen a ju kthehen kontributet?! Kam frike se jo, prandaj…..

    1. BESIANA GUSHI says:

      @PATRIOTIN JO SHQIPTAR

      Po ta kursej nje leksion te plote ne italisht, meqenese rwspekti per autorin e Gazetes dhe komentuesit normale eshte me i madh se deshira ime per te shkarkuar Zanichellin mbi ty.
      qeflije ne gjuhen italiane perkthehet: donna di costume, lazarina, bona, topona, mignotona, zoza ect ect.
      Allegra perkon me te qenurit me humor.
      Shoh qe ben pjese ne shqip-folesit qe hyjne e dalin sipas qejfit ne vendin tim. Kujdes, se shume ju kemi duruar, kupa ka arritur ne gryke….

  7. "BALASHI" says:

    Ua sa te çuditshem jeni? Si mor i dini edhe punet e Italise kaq mire? Si lum ju e mjere ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje