TemA TV/ Rama: Vjedhja e trashëgimisë kulturore shkatërron identitetin tonë (VIDEO)

9 Tetor 2013, 12:26Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama foli në një konferencë për mediat, të improvizuar në Galerinë e Arteve, përpara veprave të artit të vjedhura, por të rikuperuara falë një operacioni të Policisë së Shtetit.

Rama tha se ishte aty për t’i dhënë gjithë rëndësinë e nevojshme këtij operacioni të policisë.

Rama foli për një thesar, që ishte në duart e trafikantëve.

Ai shtoi se kjo betejë sapo ka nisur.

Sipas Ramës, vjedhja e trashëgimisë kulturore është edhe rrënim i themeleve të identitetit shqiptar.

“Është një operacion që vjen pas një rrënimi dhe shkatërrimi të trashëgimisë sonë kulturore.

Është e domosdoshme që të theksoj se kjo betejë vetëm sa ka nisur, pasi trashëgimia jonë kulturore është në rrezik si askund tjetër.

Shqipëria është në mes të Europës, qytetarët e dëgjojnë propagandën e integrimit evropian çdo ditë, por në këmbët tona po shkatërrohen themelet e identitetit tonë evropian dhe qytetar.

Ajo që e bën Shqipërinë evropiane, dhe i jep kombit tonë identitetin e vet, është trashëgimia jonë kulturore dhe jo propaganda e përditshme.

Fakti që një thesar i këtyre përmasave, i barabartë me një muze, ishte në duart e keqbërësve, flet vetë për gjendjen alarmante, skandaloze dhe të papranueshme të sigurisë në vend,” tha Rama.

“Unë u jam mirënjohës atyre që marrin një rrogë shumë modeste, punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, por nuk janë tunduar përpara këtyre vlerave marramendëse monetare, por i kanë shërbyer shtetit të tyre, misionit të tyre. Policia duhet t’i shërbejë Shqipërisë dhe shqiptarëve,” vijoi Rama.

Rama tha se ky ishte një operacion madhështor i policisë, për të cilën shkuan lëvdata pa fund.

“Është rrëqethëse të shohësh se si janë shkulur muret e kishave.

Thika e krimit ndaj trashëgimisë kulturore ka shkuar në kockë. Tani edhe muret po shkulen sepse gjithçka tjetër është grabitur.

Jemi këtu për të përcjellë një mesazh shumë të fortë, një mesazh që prek skajin e kulturës dhe skajin e rendit dhe të sigurisë.

Jemi këtu për t’u kërkuar qytetarëve solidaritetin e madh në kushtet e kësaj lëngate të madhe të kësaj shoqërie, që e ka harruar se Shqipëria është vendbanimi i përjetshëm i shqiptarëve. Çdo qytetar, është i lutur të sinjalizojë menjëherë Policinë e Shtetit për çdo rast dhe dyshim për dëm ndaj kësaj pasurie që e bën Shqipërinë, Shqipëri dhe shqiptarët, shqiptarë,” tha Rama./ep

18 komente në “TemA TV/ Rama: Vjedhja e trashëgimisë kulturore shkatërron identitetin tonë (VIDEO)”

  1. xen deledashi says:

    Me duket se Edwini do te na nderoje te gjitheve ne fund.
    Fillimi i mbare, gjysma e punes

    1. Aleks says:

      Lajmi nuk permban te verteten per koleksionin personal te veprave te artit qe tani u quajtkerkan te vjedhura.

      Nje prej tyre qe kane arrestuar sipas Top Channel, Gjergji Thimo, i ka blere nder vite ikonat disa shekullore nga familjet qe i kane pasur ato. Pra nuk i ka vjedhur. Ai eshte nje koleksion personal i tij. Gjergji Thimon e njohin te gjithe ne Korce dhe dalin te gjithe deshmitare per te verteten se koleksioni i tij personal nuk eshte i vjedhur. Gjergji Thimo ka dale edhe ne disa emisione televizive ku ka reklamuar koleksionin e tij personal edhe me ikona qindravjecare.

      Pse nuk thote Edi Rama per koleksionin personal dhe jo te vjedhur te personit te arrestuar Gjergji Thimo?!

      Pra kush jane hajdutet e vertete ne kete mes?!
      Kush jane trafikantet e vertete qe duan te vjedhin veprat e artit?!

      Po na kujtohet emisioni kur Eduard Shalsi, krahu u djathte i Edi Rames, tha se kur te vije ne pushtet PS nuk do te vjedhe ne menyre kaq te hapur si PD, por ata dine te vjedhin me bukur.

      http://www.albeu.com/argetim/shalsi-keta-vjedhin-hapur-ne-do-te-vjedhim-ndryshe-video/87529/

      Mjer shqiptaret nga hajdutet dhe kriminelet qe zevendesuan shpellarin.

      1. Thika says:

        Nese Gjergj Thimo dhe Arben Spaho jane viktime te ndonje konsipacioni hajdutesh, te nxjerrin emrat e individeve nga te cilet kane blere ikonat. Perndryshe ata te dy do konsiderohen hajduter.

  2. objektivi says:

    Eshte per t’u pershendetur kryeministri per fjalet e tij ne mbrojtje te trashegimise tone kulturure. Ju lumte org. te policise se shtetit per perkushtimin e tyre dhe punen e mire ne kete drejtim.Kjo sepse tek ne, shpesh jane kapur dhe jane denuar, vjedhesit e kapakeve te pusetave dhe jo hajdutet dhe trafikantet me kollaro. Edhe ne qytetin e Korces jane shkateruar vlera te pa llogariteshme te trashegimise kulturore jo vetem prej dashakeqesise por edhe indiferences se pushtetit lokal. C’u bene veprat e Mios dhe te piktoreve te tjere te shquar te galerise se arteve ne Korce? Kur do te gjenden fajtoret e vertete, apo do te mjaftohen vetem me ndonje koke turku?

  3. korcari says:

    Te lumt o biri i shqiptareve dhe i Shqiperise.Vetem keshtu do te behet ky vend dhe jo me injorant qe nuk e dinin se cdo te thote kulture e nje populli.

  4. Anda says:

    Fjalimi eshte shume i bukur, shpresoj te behet realitet.
    Nisur nga praktika, qytetet ku mund te ruhej trashegimia kulturore jane qeverisur gjithnje nga socialistet: Vlora, Durresi, Berati, Gjirokastra, Elbasani…..
    Kur them trashegimi kulturore perfshij gjithcka….jo vetem afresket….

  5. ilia says:

    Z. Rama duhet ta dije mire se “thesari” qe sapo ka zbuluar eshte ne rradhe te pare prone e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, pastaj eshte edhe trashegimi kulturore kombetare, trashegimi qe pushtetaret duhet t`ja kishin kthyer Kishes 4 vjet e ca me pare, me nenshkrimin e marreveshjes shtet-KOASH, Ndersa lavderoheni per zbulimin e bere, beni mire t`i ktheni KOASH-i Kishen e se Tereshenjtes ne Permet e cila u zaptua pikerisht prej pushtetareve te “ligjshem” dhe u perdhos.
    Zotit Rama nuk i ka bere pershtypje se si perdhoseshin ikonat nga kontraktuesit e forces dhe permbaruesit private dhe hidheshin ne kamionin e plehrave te Bashkise se tij. Kjo thjesht sepse kerkon te mburret para votuesve me thesarin te cilin e kane pasur vete detyre per ta ruajtur si “klase politike” ,..
    Z. Rama te kerkoje falje per cfare ndodhi ne Permet dhe te ktheje URGJENT, gjithcka eshte pushtuar dhe perdhosur

    1. Taras Bulba says:

      Ty Panajotis do te degjojme me shume kujdes!
      Shqiptaret shqetesohen shume per mireqenien e prifterinjve dhe hoxhallareve.
      Rama jo falje nuk te kerkon po me nder teje….

  6. FADIL says:

    DORA E FUQISHME E POPULLIT, DORA E HEKURT E QEVERISË T´I GODAS PAMËSHIRË, KËLYSHËT E SË KEQES E TË TRADHTISË!

    (Në vend të një letre të hapur, qeverisë ,” Rama” dhe tërë Shqipërisë sonë të dashur, në të gjitha viset e saj!

    (KAPNI E MOS I LËSHONI QË TA NDIEJNË NGROHTËSINË DIELLORE, AS MOS I LEJONI ME I PA ME SYTË TYRE, ME ZEMRAT E TYRE, -GJAKPRISHUR, E GJAKPRISHURA; TË SHËMTUAR E TË SHËMTUARA;- BUKURITË E SHQIPËRISË!
    KAPNI E MOS I LËSHONI ME I SHIJUAR AS FRESKITË E NETËVE ME HËNË PLOT DRITË, TË QIELLIT TË SAJ!
    -LUFTË TË HAPUR , TË BASHKUAR FORT, TË GJITHË,- PËR TË GJITHË!
    NDAJ ARMIQVE TË HAPUR E TË MASKUAR TË LIRISË!
    GODISNI PAMËSHIRË!
    -KRIMINELËT, HAJNAT, PISAT DHE PISET, TË PËRDALURIT, E, TË PËRDALURAT, -KUSHDO E KUDO QOFSHIN ATA E ATO, -ME KOLLORO E PA KOLLORO, EDHE PREJ HIJES SË VET, KUR TË LËVIZIN, SË PRAPTHI, LE TË DRIDHEN SI THUPRAT NË KËNETA, SEPSE, ATYRE KËNETË IU KA BËRË JETA!
    ATA DHE ATO!
    -NUK I SHËRBEJNË JETËS, POR VDEKJES!
    T´ I ELIMINOJMË PA MËSHIRË SI HIJE(NAT) ALEATE TË SAJ!
    TË KENË FRIKËN NGA HIJA E TYRE, ATA LAVIRASH E LAVIRE!
    SIÇ THOTË POPULLI, TË KENË- (DRO(NË), -TANI, -QË SOT, SEPSE, NESËR GJER NË MËNGJES, ËSHTË VONË!
    -TA SHPËTOJMË NDERIN DHE PASURINË, T´IA KTHEJMË KRENARINË, BESIMIN NË SIGURINË POPULLIT NË SHQIPËRINË TONË!
    MËSHIRA NDAJ TYRE E SFIDON ATMËMËDHEUN!
    GODITJA NDAJ TYRE E ÇLIRON , E SHPËTON SHQIPËRINË NGA BUZË-GRMINAT KU E KANË HEDHUR KËTA PUTHADORË E THEMBRA-KËMBËSORË, TË TË HUAJVE!
    MË MIRË T´I HEQIM QAFE ATA DHE ATO, SESA TË JETOJMË NË VENDIN TONË,
    NË SHTËPITË TONA, TË LLAHTARSHËM, TË KEMI DRO-NË…!
    SHQIPËRIA, NUK MUND TË BËHET PRE E TYRE PAFUNDËSISHT, QË TË SHKOJË DREJT FUNDIT TË SAJ!
    SHQIPËRIA, NUK MUND TË INTEGROHET ME VETEN E SAJ FILLIMISHT, AS ME EVROPËN, PO DESHI PASTAJ, ME KËTO ZORRË, INFEKTUARA, KINSE, “TË VETA “, NËPËR KËMBË!
    NUK MUND TË JETË E SHËNDOSHË, PA E HQEUR KËTË “MISH TË KEQ” NGA TRUPI I SAJ I CFILITUR, QË E PLAGOSËN RËNDË, KËTA TË PASHPIRTË E KËTO TË PASHPIRTËRA!
    -NGA KËA XHELATË E KËTO XHELATE!
    A MËSHIROHEN XHELATË E XHELATE ORE?!!!
    AS EVROPA, AS AMERIKA, AS KOREJA E VERIUT, AS KINA ,
    -ASKUSH NUK E NDIHMON NJË QEVERI DHE NJË POPULL KUR UJQËRIT E DHELPRAT, ME FYTYRA TË PAFYTYRA, I SILLEN RROTULL!
    SIGURIA ËSHTË NJËRA NGA PIKAT KYQE NË VENDET E LIRA- VËRTET DEMOKRATIKE!
    HAJDENI, JU PRIFTË E JU PËRCJELLTË E MBARA, KOPENË SHTAZORE TË ASHTUQUAJTUR, “NJERËZORE”, MOS E LEJONI DOT, TË ECË PËRPARA!
    QËNDRO SHQIPËRI!
    ZGJOHU SHQIPTAR!
    Më 9 tetor. 2013

  7. Ka lezet .... says:

    Ka lezet …
    Nje kryeminister i pashem, orator, modern, i palodhur, i kulturuar … qe nderkombetaret e kane zili.
    Shqiperia me kerte kryeminister shpejt do behet si gjithe Europa.

  8. Muhamet says:

    Rrenqethem nga emocionet qe pata kur lexova deklaraten e kryeministrit. Ky si duket ka pun dhe jo fjale. Aj qe e do kulturen e vendit te tij, aj e do dhe shtetin. Te lumt zoti rama. Pershendetje nga kosovari

  9. a.lico says:

    po ka lezet o po si, pra, degjon lajmet dhe se nderron fare kanalin e degjon deri ne fund dhe I thot gjerat ashtu shkoqur .

  10. ASTRONAUTI says:

    Dhe e fundit e mos komentoni me:Edi te anulloje projektin e xhamise se Namasgjase si nje projekt arkaik,jashte kultures bashkekohore, si nje ofendim per ndjenjat artistike e kulturore te popullit shqiptar dhe traditen e tij ndertimore por edhe te kultures eurupiane.Te miratohet nje tjeter preojekt qe te plotesoje shijet e kultures bashkekohore europiane e boterore.
    Dhe nje plotesim:-sapo mora vesh qe ne Tirane jane mbi 30 xhamija neper lagje(!).Lind pyetja:Pse te nderuarit besimtare myslimane nuk falen ne keto xhamija por mblidhen vetem te dy prej tyre duke shkaktuar rremuje?
    Kjo e thene shkurt,se pyetjet jane me te shumta.

  11. robin says:

    O RAME,RUHU NGA ATA QE KE ANASH,SE ATA JANE HAJDUTERIT.SI PELESHI,SHKRELI,TAHIRI ETJ……

  12. Po keta nga i nxoren gjithe keto si me shkop magjik,a thua gjate gjithe ketyre viteve ne opozite keta i kane vjedhe gjithe trashigimin kulturore te Shqiperis dhe tani e shpalosin si sukses rikthimin e tyre..

  13. Hoby Tanit says:

    Po Tan Lamja ku e gjeti koleksjonin e kostumeve popullore kur punonte ne Ministri te Kultures? Apo ja la i ati?

  14. studiuesi i popujve e kombeve ne zhdukje. says:

    si kane shkatrruar e katandisur S,BERISHA me FATOS NANON e ILIR METEN kulturen e identitetin e lashte SHQIPTAR dhe sa jane pasuare ata vete personalishte e familjet e tyre me ane te RRENAVE e MASHTRIMEVE POLITIKE,madje kane gjetur ne internet -YOU TUBE-qe berisha sa shume hapsire e mundesi ju kane dhene islamistave VEHABO-SALAFIST ku ne BURGUN e PEQINIT kishte edhe SALONE XHAMIJE TIPIKE SALAFISTE ku shifen kjarte MJEKRROSHAT SALAFIST qe kane mjerra salafe dhe i rrujne mustaqet ne shumicen e rasteve si SHENJE e PORTERET te GJIHADIT SALAFIST me te njeten pamje te mjekrrosha te MORSIT EGJYPTIAN,brigadave AL-NUSRA e AL-SHEBAB,AL-ISLAMI,AL-FATAH,AL-KA-KADIDA qe luftojne ne SIRI.kjo eshte FATALE ne qfar gjendje katandisen shqiprin,a TV franceze e kane ber dhjetra evisione ku GARDIANET e BURGJEVE FRANCEZE E SERVISET SEKRETE zbuluan se organizatat TERRORISTE ISLAMIKE kane futur kurana mashrues dhe po motovojne te burgosur per ISLAMIN SALAFIST GJIHADIK qe kur te dalin nga burgjet ti bashkohen GJIHADIZIMIT.gardianet francez thane se te gjithe ARABET e MYSLIMANTE vijne futen ne burgje pa MJEKRRA,dhe dalin nga burgjet te gjithe me MJEKRRA e islamista te betuare ne SHEHIRAT e GJIHAD.edhe muhamer mera terroristi arabe qe vrajti 7 vete ne France vllau i tije tregoje se ne BURG u trajnua e motivua per terrorizen MEHAMER MERA.serbet e greket edhe qe pas 7 shekujve mbrapa shqiptarve kure ishime te krishter ne shqiptaret,pra serbet e grekeket nundalen se ndertuari KISHA vetem qe ti tregojne BOTES se jane EVROPIAN e te barabaret me pupujte EVROPIAN.shqiptaret nuk ndalen se ASIMILUARI ne TURQ e ndertime te XHAMIJAVE dhe ti treojne BOTES se JANE vetem mbetje OTOMANE dhe historija e tyre ne evrope FILLON vetem qe nga largimin i otomanve nga 1912 ta.pra serbet me histori te rrejshme behen AUTOKTON ne TOKAT SHQIPTARE me ane te KISHAVE,a SHQIPTARET behen REFUGJAT-AZILANTA me ndretime te xhamijave epraktikim te fes turke.pra kshtu kane VDEKUR SHUME POPUJE e KOMBE si shembulle SHQIPTARET e SANGJAKUT-MOVI PAZARIT-qe islami i asimiloje ne BOSHNIAK.kjo eshte dhurata OTOMANE.

    1. Arjan Shehaj says:

      Me duket se po mer kuptim fjala RILINDJE, mjafton te shikosh veprimtarit strategjike te saj, per me shum, duke pare kete thesar antik qe per shum vite ka qen peng e ndonje rrjeti injorantesh antikulturor. Sot rilinde edhe nje her ashtu si kan lindur qe ne krijimin e tyre nga artistet qe i krijuan.
      Shpresoj qe keto vepra antike, historike, te rishikojn nje her e pergjithmon driten natyrore dhe te dhurojn bukurin e tyre, pikerisht per motivin qe ato jan krijuar, dhe jo te vazhdojne e shikojn ate drit artificiale te burgut ku ato kan qen penge deri sot. Aty ku kan qen mbeshyer nga hajdutet. Uroj dhe shpresoj qe me ne fund te gezojne nje destinacion te perhtecem per to, si ambiente muzeale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje