Bulevardi i ri/ Pronarët e tokës padisin Bashën dhe Berishën

10 Tetor 2013, 10:26Sociale TEMA

Ndërtimi i bulevardit të ri të Tiranës ka sjellë zemërimin e pronarëve të tokës, që pretendojnë se çmimet e kompensimit janë shumë të ulëta.

Për këtë arsye, ata kanë vendosur që t’i drejtohen Gjykatës së Tiranës me një padi ndaj Bashkisë së Tiranës, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme.

Padia është depozituar në Gjykatën e Tiranës nga Myrshit Vorpsi, një nga drejtuesit e shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, raporton Shqiptarja.com.

Çmimi i kompensimit të banesave që prishen nga bulevardi i ri ka bërë që Lulzim Basha të dalë kundër qeverisë së Sali Berishës. Ai u deklaroi banorëve se nuk është dakord me çmimet, por ato i ka vendosur qeveria.

Ndërkohë, nga ana tjetër, qeveria e re ka premtuar që do të rishikojë projektin e bulevardit të ri.

Kryeministri Edi Rama, i pyetur për këtë çështje pas mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar të Territorit, tha se do jetë një mbledhje tjetër që do të vendosë për fatin e bulevardit të ri./ep

6 komente në “Bulevardi i ri/ Pronarët e tokës padisin Bashën dhe Berishën”

  1. galaktika says:

    Ky Luli e ka genjeshtren si buken me djathe.S’e rruan fare edhe kur genjen.Kjo asht dhunti e njerzve me te ardhme?

  2. liri a vdekje says:

    mblidhni firmat per nje referendum per heqjen e bashes nga bashkia e tiranes meqe populli sbesoj qe e do ,dhe mos ju ndani padis qe keni bere se tashti perendoj koha e grabitjes se prones

  3. leon says:

    HAHAHAHH SALIU MASHTRUES JOOOO..BASHA MASHTRUES JOOO…ATO JANE HAJDUTE..

  4. kryetari i SHQUPIT says:

    edhe ata e paditen me 21 janar vrau ku do shkoje vrasesi te bark derrat o piçku materi

  5. ajaxs says:

    Kur ke toke dhe ndertohet pallat ,i zoti tokes perfitone shume. Kur toka merret nga shteti per pune publike si rruge;shperblimi eshte qesharake,keshtu eshte vendosur me ligje. Mendoje qe kjo eshte e pa drejte.

  6. gjon says:

    Edhe sikure te ishte pjelle e Berishes nuke do i ngjante me shume.Si ja lejon vehtes ky djaloshe me origjine Qytetare,i shkolluar ne Pewrendim ,te jete kaq Genjeshtare e halabek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje