Rama mbledh VIP-at e biznesit në autostradë: Plan veprimi për rregullimin e territorit

17 Tetor 2013, 21:46Politika TEMA

Përfaqësues të bizneseve VIP, që operojnë në autostradën Tiranë- Durrës dhe rrugën për në aeroportin e Rinasit, u mblodhën në kryeministri në një takim me kryeministrin Edi Rama, për të diskutuar rreth rregullimit të territorit në rrugën kryesore hyrëse për në kryeqytet, disiplinimin e ndërtimit dhe mjedisit si dhe pamjen perëndimore që i duhet dhënë këtij territori.

Rama falënderoi ata që e priten gjatë 8 viteve në opozitë dhe më shumë ata që s’e priten, duke u thënë “që mos të kini kurrë frika nga opozita”, duke shkrirë kështu barrierat mes biznesmenëve që kanë qenë me qeverinë dhe atyre që janë diskriminuar.

Diskutimi u përqendrua në detaje në mënyrën se si duhet të operohet që biznesi të ketë lehtësinë e duhur për të mbajtur një mjedis të pastër, të kulturuar dhe me standard perëndimor, ashtu siç janë dhe investimet që ata përfaqësojnë.

Po ashtu iu kushtua rëndësi rrugës së aeroportit si dhe masave që duhen marrë për një pamje sa më të kulturuar të gjithë territorit hyrës për kryeqytet.

31 komente në “Rama mbledh VIP-at e biznesit në autostradë: Plan veprimi për rregullimin e territorit”

  1. beso says:

    rruga e aeroportit eshte e mire per gjykimin tim.Sa here kam shkuar nuk kam pasur problem per trafik.Nga qendra e Tiranes deri ne aeroport je per 20-30 minuta,ne Milano do 1 ore.Ndoshta Rama mund te mbledhe nje dite ndonje grup varfanjakesh dhe tu thote qe te mos kene frike nga opozita dhe tu jape ca zemer e shprese se gjerat do rregullohen.VIP-at keto halle nuk i njohin.

    1. landi says:

      o beso e di ti sa eshte milano ne krahasim me shqiperine per territor dhe popullesi.mos u bej dhe ti si doktorri qe na krahasonte me gjermanin

    2. tomi says:

      zoti beso, rruga matet me km dhe ato behen per aq kohe sa e gjeta eshte …meqe ke qen ne Milano besoj se e di mire sa km larg qender se qytetit eshte aeroporti…Sa per VIP at biznesmene ata jane qe duan te marrin pune nga qeveria per te ber ato pare… nga tenederat qe u jepen ose qe fitojne…se varfanjakeve nuk u ndryshon jeta aq kollaj nga qeveria…te shofim nese do arrije deri aty…flasim nje here tjeter per kete.

    3. Armand says:

      10km albanese=70km italiane ? C’shkolle ke bere ti djali?

      1. beso says:

        Armand,kam bere shkollen e rruga-ures naten.Rinas-Tirane rreth 20 km,po dole nga Lapraka eshte rruge e hapur fare.Qe ta besh te bukur nje sherbim qe eshte tashme funksional une e quaj luks,sepse nuk doni t’ia hapni syte,ose mbase nuk ju pelqen.Shqiperia eshte lart e poshte mizerje,njerezit jane pa buke,nje cope vend ku 1/3 ia ka mbathur ne emigrim e nuk mban dot as ata qe kane mbetur.Ne gjithe kete varferi biblike po diskutohet rruga e aeroportit,qe me nje fjale,kur te vijne evropsat burokrate te na bejne krahasime me trenin e Siemensit ne Pekin,qe per 7 minuta ben 50 km.Mire e ka thene njeri poshte,qe kujton se vendi i zhvilluar do TRENA dhe jo transport furgonash,rruge si e Kukesit ku shkon nje makine ne ore.VIP-at qe mbledh Rama kane bere para te hatashme fale kesaj varferise absolute,duhen shtyre te punesojne njerez,ose fare mire duhen kontrolluar mire si i kane bere parate dhe a e mashtrojne sistemin e taksave.Mjaft me imazhe iluzive,qenka problem i madh aeroporti per 30 minuta,jo po hajde te merremi me Top Channel pse jep ne satelit 100 kanale kur duhet te jape 150,tamam luks dembelash.

    4. adi says:

      Nuk ka diskutuar per asfaltin e rruges po per pastrimin dhe disiplinimin e zonave anash rrugeve. Jam i bindur qe veshtiresia me e madhe e kesaj qeveria ka per te ardhur nga fakti qe derrat duan lluce dhe nuk rrojne dot pa

  2. Alma says:

    Kur shkon nga aeroporti ne Washington per ne DC nuk sheh nje tabele te vetme reklame por vetem gjelberim ne te dy anet e rruges. Me thene te drejten ka qene gjeja me relaksuese qe me kane zene syte nga te gjitha kryeqendat qe kam vizituar. Nje ndjesi paqeje e papershkrueshme….ah sikur te benin dicka te ngjashme dhe ketu. Na eshte bere syri “bakerrr” per pak gjelberim….

    1. anonim says:

      Mos ia fut kot o Alma. A ke bredhur ne Itali? Ne te tere zonat industriale ke reklama. Pa fund. Dhe ne rastin tone per zone industriale behet fjale. Nuk ia kane kujt fajin VIP-at apo shqiptaret nqs per 8 vite rrjesht (vitet e Nanos dhe PS-se) ne dy anet e rruges kryesore per ne Rinas u lejuan ndertime industriale. Tani eshte vone sepse edhe marrezi si ato te Rames qe demtojne biznesin nuk kane sens. Vetem sepse Rama e do te pastert apo ti e do te gjelber. Sidomos kur flet per Ameriken, ku business comes first.

    2. lab says:

      ju qe keni gjithe kete AH per pak gjelberim patjeter qe e keni te sigurt buken e dites , pa pyeti ata fukarenjt qe jetojn me 120.mij lek pension ,qe paguajn drita ,uje , dhe a mbetet ndonje qindark per buke ??????????????
      Me kete duhet te merret Rama , ta lere njeher fasaden se ka kohe per te ,apo kerkon te hedhe hi syve njerzve ??

  3. fatmiri says:

    Karburant cdo 15 km toka tjeter buze autostrates vetem toke bujqesore , sduhet te kete ndertime . nuk po them se po bojme dicka ndryshe nga perendimi por ate qe eshte bere si ne Afganistan ta shembim e ta bejm si ne perendim Jovetem ne Tirane po ne te gjithe teritorin

    1. karlzajsjena says:

      FJALA JOTE N’VESH TE ZOTIT….AMIN

  4. tani says:

    Kjo tregon vizionin e kryeministrit te ri… sali shpellarit e shpellarve te tij kurre nuk i shkoi ne mend se territorin dhe hapsirat publike duhen rregulluar e pastruar si ne perendim e jo ti kthej si ne siri…bravo edi rama..

  5. desi says:

    Kompliment!!!Veprime qytetarie!!

  6. Mentori says:

    Bravo Edi Rama .! E kam thene shpesh dhe tashme po bindemi dita dites. Je e vetmja shprese qe ky vend behet..! Kam shume vite pothuajse plot 8 vjet qe shikoj se si Autostrada Tr-Dr megjithese ne mesin ndares ka plot shtyll ndricimi, ata nuk jane ndezur kurre packa se tashme jane bere per skrap . Qindra jete njerezish kane humbur sepse mungon totalisht sinjalistika dhe ndricimi.. Sa per bizneset, mos prit qe ata te bejne ndonje investim ne prone te perbashket por , beje vete si qeveri investimin dhe atyre dergoji faturen me zerat perkates te investuara.!
    Duhet marre patjeter ne konsiderate qe sa me shpejt te nise ndertimi i korsise se trete, duke pare qe kjo rruge ka nje trafik dhe qarkullim shume te madh. Respekt dhe flm qe na ke ndezur shpresen per te ardhmen e femijeve tane. Me respekt M.Z

  7. Bill says:

    Ne Amerike ka nje ligj te prpozuar nga first lady Johnson ( lady bird ) qe nuk lejojne biznese me pamje te shemtuara , si car grave yards, etje, ne afersi te autostadave. Well done Z Rama!

  8. Xhepisti says:

    As ne Afrike nuk ndodh kjo.

  9. edapapa says:

    te behet perendimeore, mor aman dhe natyrisht te ndricohet se ngjan sikur hyn ne Kandahar.

  10. antishpellari says:

    Ed Rama ec perpara se mbrapa ke len jarin me paterice ne tru, lulushin euforik nga pickimi i mizes dhe salushin e gangrenizuar cerebralisht.

  11. Tironc prej verteti says:

    Eh sa shume ka per tu bere ne ate rruge….por po vecoj disa gjera:
    1) Te mbyllen te gjitha rruget hyrese ne autostrade qe jane 90 grade, pra pingul. Keto jane rrezik vdekje…. shume nga bizneset ne ane te rruges i kane hapur dhe perdorur ato. Te mbyllen sa me pare!!!!!! Duhet investuar ne rruget secondare pergjate autostrades per nevojat e bizneseve.
    2) Tu ndalohet kategorikisht furgoneve te ndalojne ne ane te rruges. Ata i bashkohen trafikut pingul me shpejtesi te ulet, pra tjeter rrezik jete. Nqs duan stacione, ti beine ne rrugen sekondare.
    3) Te lyhen dhe mirembahen vijat e krosive dhe te mbaroje njehere e mire ajo idiotesia dritheruese e te dhenit makines pa sens krosie. Nqs ka krosi te lyera njerezit do ti ndjekin.
    4) Do duket si turp, por kemi nevoje per nje fushate mbarekombetare informacioni per kulturen dhe sigurin e te dhenit makines ne autostrade. Numri i vdekjeve, apo dhe numri i incidenteve gati per pak sa me vdek jane katastrofike.Shoh qe gjendja e qarkullimit rrugor eshte nje emergjence nacionale. Do zoti keta qeveritaret e rinj e shohin si te atille.
    5) E fundit, por qe eshte e para: Shqiperise i duhen trena,…..hekurudhe mbarekombetare nje ore e me pare. Sa me shpejt te kuptohet e realizohet, aq me mire.

    1. antisubjektiv says:

      Tironco, sikur te me kishe lexuar mendjen.

      Do shtoja vetem vendosjen e rrjetes se telit prane kanaleve kulluese, ne menyre qe te bllokohet aksesi i njerezve apo kafsheve me autostraden.

  12. iliriTirane says:

    Me kete metode beme dhe trotuaret e rruges “Myslym Shyri” ne 2001 dhe na doli me sukses. Vazhdo bablok e ke fillu mire! Demokracia funksionon me vote, nqs ne 10 veta 6 jane pro teje vazhdo se e ke mire. Sot raporti eshte 8-2 per qeverine e re.

  13. enveri says:

    Se pari je i pergezuar per nismen tuaj lidhur me rruget hyrese dhe dalese ne Tirane. Qe ketej fillon vizjoni juaj , ne le te besojme e shpresojme . Duhet te jen ne vemendje edhe rruget dytesore , te cilat 20 vjet i nderpret Taci ooooil i saliut me pikat e deshtuara te karburantit , filloe qe ketej , duan pak investime dhe lehtesojne trafikun ! Urime e pune te mbare !

  14. arjanita says:

    Njerez!
    Vini re ndryshimin.
    Rama ¢do dite mendon 4-5 pune ne sherbim
    te vendit.Bisha mendonte ¢do dite pislleqe
    ne sherbim te Familjes.

  15. Shkumbini says:

    Urime Edit per kete inisative dhe kembenguljen e perhereshme per mire.Te presim.

  16. QANI MUSLIMONI says:

    Nje ide e shkelqyer per regullimin e pamjes se rruges ne fjale, ku sigurisht kjo ide e Edi Rames eshte per gjithe ruget e vendit ku sinqerisht jane shume te shemtuara. E para qe duhet te behet eshte Sinjalistika e rugeve,e cila eshte e para qe tregon standartet e ruges.

  17. sn0m says:

    Faleminderit Edi.

  18. arjan says:

    Bravo, te hysh sot nga Rinasi apo nga porti me i madh i vendit per ne tirane eshte si te hysh ne Kandahar te Avganistanit, e para ndricimi i investuar nga parate e taksapaguesve nuk ka funksionuar me teper se javen e pare pas inagurimit, mungesa e ndricimit te kesaj rruge sjell jo vetem shemtire por edhe rrezik per aksidente.
    se dyti, bizneset anes rrugeve jane te papergjegjeshme pasi hedhin mbeturinat e tyre ne kanalet e autostrades.
    Kjo rruge duhet te kete peme ne te dy anet lule dhe gjelberim.
    Sinjalistika rrugore duhet te rinovohet,
    Kjo rruge na prezanton ne sy te gjithe te huajve qe hyjne ne Shqiperi.
    Bravo i qofte Edi Rames qe mendon dhe punon per gjerat qe shumica e shqiptareve i kane menduar qe duhen rregulluar……suksese… po ngjallni shpresen qe ky vend mund te behet normal…. me ne fund…..

  19. arian deveja says:

    Kur drejton intelekti, dhe jo makuteria.

  20. gjon says:

    Mendoj se EDI RAMA KA TE DREJTE,.NDRYSHIMI DUHET TE FILLOJE NGA TIRANA E TE VAZHDOJE NE TE GJITHE VENDIN.SHOHIM NDERTIME SHUME TE BUKURA POR TERITORI PERRETH LE SHUME PER TE DESHIRUAR.NE KETE KUPTIM BIZNESI DO MBESHTETUR E INKURAJUAR.TE LUMTE EDI.

  21. antipod says:

    me rrofshi sa malet o djem dhe vajza konviktore te viteve 90 ,qe sot jeni shperndare ne parti majtas e djathtas ,per keto dite kaq te lumtura qe po jetojme fale jush te gjitheve.na rrofshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje