Autostrada Tiranë-Durrës pastrohet nga të gjitha reklamat e vendosura pranë rrugës.
Operacioni i nisur nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të shtrihet deri në Vorë ndërkohë që është hequr pjesa më e madhe e tyre.
Heqja e reklamave po bëhet, pasi vendosja e tyre në anë të akseve kryesore dhe autostradave në jo pak raste janë bërë shkak aksidentesh.
Ato do të lejohen që të vendosen në një distancë jo me afër se 20- 30 metra.
Sipas informacioneve, bizneset që kanë vendosur reklamat në autostradë janë njoftuar me anë të një shkresë, e cila kërkonte lirimin e hapësirave në autostradë, duke u lënë 10 ditë afat, por shumë prej tyre kanë hezituar që t’i heqin, raporton Ora News.
Më pas ka ndërhyrë INUK i cili edhe ka ndërgjegjësuar subjektet përkatëse për heqjen e reklamave.
Aksioni ka përfshirë të gjitha ato reklama që ndodhen te mbikalimet dhe buzë rrugës në një distancë prej 20 metrash. Billbordet e mëdha të ekspozuara në kodrat pranë autostradës nuk do të lëvizen, pasi ato nuk përbëjnë ndonjë shqetësim dhe janë konform me Kodin Rrugor.
Pas ketij lajmi, militantet e PD do cohen dhe do fillojne te shkruajne kunder.
Eshte e priteshme, kane per baze injorancen.
B R A V O!
ky duhet te ishte shteti prej kohesh.
Urime per kete fitore te madhe te Lirindjes! Me kaq sa eshte arritur deri sot mjafton qe Lirindja te votohet edhe per dy mandate te tjera!
I mjeri Ti qe ngopesh me luge te zbrazet.
Elinor
Te kerkoj ndjese nqs jam gabuar. Me sa shoh komenti yt eshte ironik.
Nuk ka problem Zef, ironik eshte!i
Zenun desha te them, hahaha, lemsh!
@zenuni
Eh mor djale, elinorin e kemi pak te “idhet”… ironik desha te thosha ?
Yes, mam!
Po ju genjeheshit me me llomotitjet per mrekullite ekonomike imagjinare…te pakten ketu flitet per pune konkrete deri me sot.
Asgje s’jane por sikur ti bente qeveria e mos-qoftit dje – nuk do ishte ndeshkuar kaq rende.
Sotcialistat jane me te zgjuar – pranojeni.
Te hiqen te gjitha … ne bote lejohen 200 m. e me shume larg nga njera-tjetra.
Shume mire, i hoqem! Tani besoj se Tan Shkreli ka rene rehat.
Por ama mos beni gafe e ia jepni Kocos brenda muajit! Se edhe ne Tirane Edi Kocos ia dha.
ne tirane jane 3 kompni te cilat i kane dhene me qera..por sa per dijeni
me i madhi eshte naci i cili ka edhe albarteksin me prezencen me te madhe ne autostrade…kocoja c’pati i shiti..Nashti informohu or mik se ke ngelur ne 2005..
Me te thatin digjet edhe i njomi!
Jam shume dakord me qellimin e aksionit, por jo me menyren se si eshte ndermarre. Pothuasje asnje nga bizneset ne rrugen dytesore nuk eshte lajmeruar verbalisht apo me shkrim per vendimin dhe reklamat jane hequr ne menyre brutale ne oret e vona te nates, duke marre formen e nje raprezaljeje per te treguar muskujt e shtetit, qe ka shkaktuar kosto disa mijera euro per bizneset taksapaguese te rregullta.
Nese paguan cdo vit taksa vjetore per nje tabele reklaumese, minimumi duhet te ishte lajmerimi me shkrim per heqjen e tyre arbitrare, per ti dhene mundesi ketyre bizneseve ti heqin vete pa shkaktuar shkaterrimin total te tyre.
Me sa kemi kuptuar deri tani, jane lajmeruar vetem bizneset e billbordeve dhe jo bizneset ne rruget dytesore.
Aotostrada Tirane Durres ishte shnderuar ne Afganistan, nje rremuje pa fund, asgje ne rregull, çdo biznes reklamone si te doje, ku te doje, pa limit dhe pa asnje rregull. Sa here kaloj nga autostrada, me dhemb koka.
Jam dakord me ty, por jo per te gjitha. Une e kam fjalen per ato qe kane patur autorizime dhe jane vene duke iu permbajtur standardeve nderkombetare (vetem logo), por qe jane hequr thjesht per faktin se ishin rreth 17 metra larg rruges nacionale (4m larg rruges dytesore).
Menyra me efikase per reduktim eshte rritja e tarifave per paraqitjen e tabelave reklamuese.Kjo do ishte edhe menyra me e mire per rritjen e te ardhurave dhe uljen e numrit te tyre neper rruge. Pervec efektit corientues per drejtuesit e mjeteve ato krijojne eidene e nje cirku ne rruge. Vend reklamat duhet te jene prone e ministrise se financave ose bashkive dhe madhesia ,frekuenca dhe distanca e ture duhet te rregullohen me ligj ne bashkpunim me inspektoriatin rrugor.
BRAVO!
ajo autostrate nuk i ploteson fare normat e nje autoetrate te vertete… ku aty sheh kembesore gjate rruges, sheh makina te ndaluara, sheh makina qe nuk mund te ecin dot me shpejt se 50 km. ne ore,etj. pra me mire eshte qe te ulet edhe kufizimi i shpejtesise nga 90 ne 70 .. dhe te vendosen edhe semofore ne zonat ku kalojne njerez apo dhe makina qe hyjne papritur nga anash ne kete rruge… pra te kthehet ne nje rruge normale po e shpejte dhe ku eshte e nevojshme te vendosen semofore… keshtu do ishte me mire…
po qe se e di ky Paloka se sa zero ka nje miliarde, atehere jam dakort qe i ka te verteta ato qe thote…
Pasi ti keni shkruajtur keto lajme lexojini nje here vete para se ti afishoni. Lexojini dhe do te shikoni se sa gabim shkruani si nga ana drejtshkrimore ashtu edhe nga llogjika e perdorur.
Ju shkruani qe autostrada Tirane-Durres pastrohet nga te gjithe reklamat, por pak rrjeshta me poshte shkruani qe do te pastrohet vetem deri ne Vore. Deri ne Vore nuk eshte bere as gjysma e rruges. E kuptoni gabimin llogjik qe perdorni? Pastaj cfare jane keto fjale “billbord” qe perdorni? I kuptoni vete keto fjale apo i keni degjuar dhe “o burra” ti perdorim edhe ne?! Pale i futni dhe nje mbrapashtese “et” dhe na e “shqiperizoni” fjalen. Bir Selmani i nenes!!!
Tjetra eshte qe keto tabela te medha reklame te vendosura ne maje te kodrave qe jane afer autostrades, sipas jush, jane sipas Kodit Rrugor. Jeni ne vete ju? Qe kur permban Kodi Rrugor rregulla mbi vendosjen e reklamave diku neper kodra apo fusha, ne vende ku nuk kalon asnje rruge?
Ha ha … Kritiku ka shume te drejte …. menyra e shkrimit eshte skandaloze … .
Po kush i mbulon shpenzimet e ketyre aksioneve??? Sepse privati i vuri keto reklama jashte ligjit, beri leke, mbushi xhepat … tani shteti i heq me leket e veta???? Pse duhet te paguajne taksapaguesit kete shpenzim??? Reklamuesit duhet te gjobiten ne qofte se keto reklama kane qene te jashte ligjshme .
Ato i ka lejuar qeveria deri sa kan qen aty. Esht kusuri jon qe votuam ate qeveri qe ti heqim keto reklama me leket tona. Biznesi nuk ka ber shkelje. Askush nuk i ka lexuar ligjin qe nuk duhen ven reklama aty deri me sot.
Mire qe po i prishni por a do fusni njeri ne burg prsh personat punonjes te institucionit qe kishte per detyre te monitoronte keto reklama??? se ne fund te fundit ato qe kane bere reklamat jane kollitur diku apo dy fish ndeshkim per privatin dhe asnje per funksionaret qe e monitoronin kete treg????
Kjo nisiative tregon seriozitet ne ne pjesezbatimin e normave te caktuara nga shteti.Ne kete segment rrugor duhet pare pa anesi(psh reklama e universitetit”Kristal” po ne ate rruge dytesore a eshte hequr???!!!???)
Kjo nisiative tregon seriozitet ne pjesezbatimin e normave te caktuara nga shteti.Ne kete segment rrugor duhet pare pa anesi(psh reklama e universitetit”Kristal” po ne ate rruge dytesore a eshte hequr???!!!???)
Bravo
Ne vendin ku banoj nuk ka absolutisht asnje reklam ne autostrada/rruge kryesore.
Tani vendosni fotografine e komandantit
Nuk e di se ku ka autostrad Tiran-Durse. Rrug te shpejt me dy traka po por ajo kurr nuk miúnd te Quhet autostrad nuk plotson as nje kriter te autostrades. Vendimi i qeveri esht per tu pershendetur.
Duhet te heqin edhe nje shtylle te tensionit te larte qe ndodhet fare prane rruges ku u hoqen tabelat dhe perben shume rrezik per automjetet.