Ndërsa flitet vazhdimisht për formën që duhet të ketë shërbimi mjekësor në Shqipëri, shumë pak flitet për përmbajtjen.
Ose e thënë shkoqur, këtu vërtet spitalet janë si hale dhe pa ilaçe, por kur mendon për faktin nëse mjekët janë të aftë dhe na mjekojnë si duhet, atëherë duhet të mendohesh thellë.
Ja dy raste tronditëse.
Sot një i ri nga Korça është arrestuar pasi ka fyer dhe ka rrahur një mjek gjinekolog.
28- vjeçari Nertil Koçibelli, dhunoi mjekun Maksim Jani, i cili mbikëqyrte prej muajsh në klinikën e tij private shtatzëninë e të shoqes së Nertilit.
Por mjeku nuk e kishte konstatuar faktin që foshnja në barkun e të shoqes kishte vdekur.
Çifti e ka mësuar një lajm të tillë vetëm pak ditë përpara se gruaja të lindte.
Gruaja ka rrezikuar jetën dhe është nisur me urgjencë nga familjarët në një spital të Selanikut, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr fëmijën e vdekur.
Tani ajo fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, por i shoqi i saj është arrestuar dhe akuzohet për goditje për shkak të detyrës.
Ndërkohë, prokuroria e Beratit ka përmbyllur hetimet për një rast të rëndë dhe ka dërguar në gjykatë dy mjekë dhe një infermiere, neglizhenca e të cilëve çoi drejt vdekjes Elvira Lleshin, nënë e katër fëmijëve.
Ajo mbërriti në gjendje të rëndë një vit më parë në spitalin e Kuçovës, por atë e dërguan për në spitalin e Beratit.
Sipas akuzës, hetimet kanë nxjerrë se bluzat e bardha kanë bërë mjekim të pakujdesshëm ndaj Elvira Leshit, duke përcaktuar gabim neurozën.
“Nuk ka gjë, bën vetë”.
Kjo ka qenë fjalia që sipas dëshmisë së bashkëshortit të viktimës i ka thënë mjeku i Beratit, duke i cilësuar si probleme psikike dhe se do të kalonte brenda ditës.
Por, disa orë më vonë, pasi u përcoll nga spitali i Kuçovës në të Beratit dhe anasjellas, nëna e 4 fëmijëve ndërroi jetë. Ekspertët mjekoligjorë nga Tirana, pas nisjes së hetimeve, nxorën konkluzionin se 36-vjeçarja nuk kishte probleme neuroze, por shkaku i vdekjes ishte insuficienca kardiorespiratore akute dhe probleme në mushkëri.
Nisur nga këto të dhëna për ngjarjen e ndodhur më 12 tetor të vitit të shkuar, Prokuroria e Beratit konkludon se mjekët Petrit Bano nga Berati dhe Petrit Toska nga Kuçova, si dhe infermierja e fshatit Velagosht të Kuçovës, Merushe Tabaku, kanë përcaktuar diagnozën gabim, duke i dhënë dhe mjekim të pavlefshëm për rastin./ep
zoti na rujt nga keta kasaper
Zoti NA RUJT,
PO NUK NA RUN SE ?
http://ow.ly/pYMv1
Pa Fjale,
Me Vepra
?
http://ow.ly/pYOUV
?
Po korrim ato qe mbolli bisha 23 vjet.Mjeke dhe infermiere me diploma te blera.Japin ca leke dhe fillojne pune.
Po si ka mundesi qe kapen vetem keta neper rrethe?! Shkoni te QSUTja se ka boll material per prokurorine!
Shume gabim qe percillni keto lajme, shteti le te beje punen e vet, dhe te analizoje ngjarjet dhe pasojat qe ato kane por keto ngjarje nuk duhet te jepen per konsum publik,ato ne menyre te paevitueshme risin shkallen e mosbesimit dhe frustracionit dhe rrezikojne qe te asgjesojne ne menyre te parikthyeshme edhe ate pjese te mardhenies se shendoshe puna e mjekve qe shpetojne jete njerezore ka me publikun, kjo eshte pikerish arsyeja qe rastet dhunes ndaj mjekeve jane shtuar dhe jo fakti se eshte ulur vullneti apo eshte shtuar mediokriteti.ky eshte nje cikel i mbyllur nga i cili te gjithe dalin te humbur, ne jemi ky popull, dhe mjeket bejne pjese aty.Atehere le ti mbyllim keto spitale, dhe le ti leme njerezit te vdesin rrugeve si kafshet cfare do te fitonte shoqeria
Eshte per tu pergezuar qe media te jete aktive ne raportimin e ketyre rasteve por ne momentin kur media behet edhe prokuror edhe gjykates kjo besoj i tejkalon nrmat profesionale dhe kthehet ne nje llafazan me audience. Une jam mjek ne Kanada dhe ju siguroj qe edhe ketu nje rast si ky (missed abortion) mund te ndodhe edhe ketu dhe nuk eshte faji i mjekut. Mjeku ka faj ne rast se ka kryer nje U/S (echo) dhe nuk e ka kuptuar qe fetusi nuk ka aktivitet kardiak dhe kjo vetem per ta hequr fetusin e vdekur per te mbrojtur nenen nga komplikacionet e metejshme. Kjo duhet percaktuar ka bere echo me fetusin e vdkur apo jo. Por edhe nena duhet te kishte qene e vemendshme qe nuk ka ndjere levizjet e fetusit ose ka ndjere ulje te aktivitetit te fetusit. Insuficienca placentare eshte zakonisht shkaku i ketyre eventeve por duhet kryer autopsia per ta percaktuar plotesisht.
Ndersa ju qe komentoni vetem sa tregoni injorancen duke bere ekspertet ne cdo fushe.
Me mire mos flisni, ne momentin qe hapni gojen jo vetem qe njollosni veten tuaj, por njollosni edhe ate vend qe ju ka marre per te mbuluar nevojat e saj, Kanadane.
Dikur para qindra e qindra vjetesh mjeket e vendosnin diagnozen me ane te kqyrjes objektive dhe si mjet ndihmes kishin edhe nje stetoskop prej druri si tip „gernete“ qe e vinin ne vesh per te degjuar ndonje zhurme ne zorre a ne mushkeri.
Ai stetoskop quhej stetoskop tip Pinard te cilen sot e perdorin mamite per te degjuar aktivitetin e fetusit dhe tonet e zemres. Eshte mjet teper i thjeshte, por shume efektiv dhe sot e kesaj dite.
Te ndjekesh nje shtatezani puna e pare eshte te vendosesh stetoskopin dhe te degjosh tonet e zemres. Ato mund te degjohen pas 18-19 javesh por mund te kapen edhe me heret.
Ne rastin konkret jemi disa dite para lindjes, qe do te thote qe jave me pare tonet kardiake kane qene evidente ndersa disa dite para lindjes ato kane pushuar, kur mund te degjoheshin edhe duke vendosur veshin mbi bark!!!
Atehere lind pyetja a ka auskultuar ai mjek apo jo?
Nese me ate stetoskop qe ka patur te blere per 3 mije leke te vjetra ( si ai ne foton me siper) ka degjuar gurgullimen e zorreve ne vend te toneve te zemres nuk e justifikon ne asnje rast, pa diskutuar rastin qe ndoshta as stetoskopin nuk e ka nxjerre nga xhepi.
Per te mos folur pastaj per nje pretendim me se te drejte qe ne kliniken e tij private duhet te kishte nje doppler fare i thjeshte qe gjendet ne treg per 250 €, nje aparat sonografie qe prodhohen me aq shumice ne Kine, per te mos bere fjale per nje kardiotokografi.
Apo ndoshta ka qene „luks“ i madh te perdorej tek ajo grua?
Pra sido qe ta rrotullosh muhabetin nuk na dalin llogarite per te justifikuar ate mjek.
Kushedi c`hall ka patur, ka hequr mantelin e bardhe dhe ja ka shtruar diku ne ndonje lokal.
Tjeter eshte kur ndodh pushimi i zemres gjate periudhes midis dy vizitave dhe tjeter eshte kur inaktiviteti kardiak nuk eshte konstatuar gjate vizites.
Ulu pak me kembe ne toke dhe mos u merr me intelektin e te tjereve se fundja-fundit forum eshte dhe reaksionet jane te natyrshme.
Pune te mbare dhe te uroj pak me modesti ne punen tende ne Kanada.
Pse me kaq vrull o babagjyshi i vitit te ri. Po flet me fjale te medha por po thua vetem indiotlleqe. Qe ke lexuar ne wiki e kuptova por qe te ofendosh mjeke te cilet e kane provuar veten ne qindra raste trgon qe ose je student ose mjek fshati ne ndonje gjiriz komunal. Ate tokografine qe sapo e nxorre nga wikipedia nuk e. Perdor dot sipas qejfit sepse ka ca situata shume te paracaktuara se kur indikohet te perdoret sepse mund ti kishte bere edhe nje rezonance magnetike apo nje klizme por mjekesia nuk eshte servis makinash qe aj ta futim ne kompjuter te gjejme se c.ka. Mjeku ka degjuar rrahjet e zemrrs ne viziten e fundit. Ka faj qe femija ishte gjalle kur e vizitoi. Futeni ne burg atehere per kete.
Mund te kesh edhe te drejte , ne kete qe thua , mgjtht une dhe shume persona te tjere , kemi te drejte kur themi ,qe mjeket ne vendin tone jane shume neglizhente .Ne muajin korrik , me vdiq xhaxhai ne QSUT , dhe ne nuk e morem vesht se nga se vdiq .Ai ishte i shtruar , por nuk na tha njeri qe eshte ne gjendje rreziku per jeten , dhe diten qe vdiq , plehrat te cileve , i biri i viktimes , u kishte mbushur xhepat me euro , u zhduken ,.Nuk erdhi asnje , qe te shihte ap te na thoshte nje fjale .Ndaj , mjekesia , ketu tek ne calon , shume .Mund te kete nga ata mjek te perkushtuar (flasim per sistemin publik , se ai privat ka tjeter poliyike trajtimi te pacienteve,pasi ne cmim ka te llogaritur edhe oksigjenin qe thith korridoreve , ndaj nuk kemi luksin , qe te shkojme te gjithe )por ne pacintet nuk po i takojme .
kur vdes foshnja ne bark e para e veren nena qe bebja nuk leviz. Ajo shkon te mjeku I cili vlereson gjendjen e tij. Nese kur ka bere ekon e fundit femija ka qene gjalle dhe nena e shendetshme c faj ka mjeku?
Ka shume mjek e infermier qe kane mangesi te medha ne formim profesional.
Ka shume mjek e infermier qe kan formim profesional, por nuk jane me njerez, nuk jane shume larg mjekeve qe perdorte Hitleri e Himleri per cfarosjen e njerezve.
-Te hapet nje faqe denoncimi e verifikimi, te ndertohet nje platforme demokratike qe keta te hiqen qafe nje ore e me pare nga sherbimi mjekesor.
sistemi spitalor e shendetsor i Doktorr Mavrise – ky nuk rregulloi dot as Tropojen e as Spitalet –
te dhjefte KINA e INDIA bashke diplomen o DOKTORR SALLIU i SLLABODANKES.
Mjekesi llozhra .
Që mjekët në Shqipëri nuk kontrollohen shpesh mbi dijet e tyre, kjo dihet.
Por nuk është vetëm çështje dije e mjekëve. Eshtë çështje e organizimit të punës në spitale.
Gabime mjekësore ndodhin në çdo vend të botës, por sa punë bëjnë spitalet për trajnimin e mjekëve dhe për uljen e numrit të problemeve?
Ka nje problem te madh me kete mjekun e Korces Maksim Jani. Ky edhe specializimin mezi e beri dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe, do te turperohej nje dite per shkak te paaftesise qe ka. E vetmja merite e tij ishte qe hiqej si demokrat i flakte dhe gjoja i persekutuar nga ana e nuses. Keta mjeke i quajne pacientet ekskluzivitet te tyre dhe nuk guxon njeri tjeter t’i preke me dore perndryshe hapet lufta. Pasi e ka rrjepur mire e mire ate gruan, ne rastin e komplikacionit e ka braktisur pa piken e pergjegjesise. Edhe kur ishte kollovar ne Berat dhe punonte mjek familje, ky qelbanik mjek nga Korca, nuk leshonte asnje recete pa i paguar leket ne dore, as ilacet e zemres dhe tensionit qe merrnin pensionistet. Shume vete e kane mallkuar sepse ka qene nder me te ndyret qe sorrollaste njerezit per 2000-5000 lek per te marre ilacet qe u takonin me ligj nga shteti. Kaq i ndyre ka qene dhe vazhdon te jete. Asnje meshire per kete halene dhe te tjeret si ky derisa te kuptojne qe nuk duhet te tallen me shendetin e tjetrit. Keshtu do tallen mjeket dhe do rrjepin njerezit derisa njerezit te mos ngrihen dhe t’u thyejne ne koke karriget dhe ca te gjejne. Po nuk pate besim tek mjeku si mund te vizitohesh dhe te shpresosh te sherohesh. Dhe jane keta mjeke si ky haleja, Maksim Jani qe kane krijuar kete hendek te madh mjek-pacient. Normalisht do paguaje leke dhe do dale pa lagur si te gjithe koleget e tij, por familja e pacientes nuk duhet ta lere me kaq. Boll jemi terhequr prej hundesh nga keta zemerzinj me bluza te bardha. Turp te kesh Maksim Jani. Mallkimi rente mbi ty dhe femijet e tu o kriminel qe vrave nje femije dhe per pak vdiqe nje grua. O xhuxh 1 meter e gjysem nga toka kur nuk hapet dheu te te perpije, o qelbesire qe perfundove ne kosh te plehrave, aty ku ke vendin. Hajdut.
Dihet boterisht se ngjajne gabime ne diagnostikim,siç ka edhe diagnostikime qe nuk kane kauze te qarte nga se shkaktohet shqetesimi.Ne disa raste perdoren metoda krahasimi.Kam frike se kalohet nga nje ekstrem ne tjetrin shume kollaj.Mjeku te ndihmon por edhe duhet ndihmuar.Ca sepse nuk kane aparatura fare,nuk bejne efekt ilaçet,shto edhe ndonje gabim te lehte,qe mund te qelloje.Madje,di raste qe vdes fetusi dhe nuk gjendet kollaj kauza,nese ka origjine diabetike apo shkaqe te tjera,duhen bere analiza qe ne kushtet e Shqiperise jane fantazira,por jashte behen qe te parandalohet kjo ne lindjet e tjera.Me vjen keq qe gazetari ka gjetur nje titull jo te goditur.
@beso
E vertete, gabime edhe ndodhin. Mjekun ne fjale nuk e njoh e nuk di cte them. Po di nje rast me doc Halim Kosoven qe beri nje gabim trashanik me nje shoqen time. Nuk i falet nje mjeku profesionist si ai te gaboje ne faktin je apo jo shtatzane …
Jam kliente e mjekut gjinekolog Maksim Jani. Kam rreth dy muaj qe kam lindur vajzen time dhe jam vizituar rregullisht tek ky doktor. Kam ngelur shume e kenaqur nga konsultat e tij dhe gezoj respekt te plote per te. Eshte nje nga te paktet mjeke me reputacion ne qytet. Me vjen shume keq per vajzen eshte vertet nje fatkeqesi.
Boll me keto budallalleqe. Gjera te tilla ndodhin dhe kjo nuk do te thote se eshte faji i mjekeve.
Pastaj keta mjeket tane kaq dine se me diploma si te Kristalit jane. Po ti fusim te gjithe brenda se vdesin njerez atehere do te behet me keq jo me mire.
Mjeku per te cilin po flisni , nuk eshte me diplome te kristalit por te universitetit te Tiranes, te vetmit qe formon mjeke ne Shqiperi.
Pse flisni kaq shume per mjeket, pse nuk flisni per budalaliqet qe bejne njerezit ne profesionet e tjera, per faktin qe ketu se ben punen si duhet askush, ku keni pare ju njeri me 23 vjete shkolle te marre 400000 leke rroge ne muaj. Mjeku eshte njeri dhe si cdo njeri mund te gaboje , por ne kete rast nuk kemi gabim mjekesor.
Pse nuk flisni per mesues fiskulture qe japin matematike, apo per raste te tjera, Nese ka profesioniste te zote per kushtet e Shqiperise po ju them se ata jane mjeket, i keni pare si jane spitalet, nuk ke tualete ku te shkoje mjeku , jo me familjari, po mbeturinat perreth spitaleve i hedhin mjeket apo familjaret, dhe doni sherbim mjekesor cilesor.
Shteti dhe shume firma serioze private, duhet te punesojne persona qe kane mbaruar para 90-te dhe ata qe kane mbaruar jashte shtetit universitetet, diplomat e tipit piramidal qe ju shperbleu Sali Berisha, futini ne bythe o shkollare, se per tregun e punes, nuk vlejne fare.
Robo me fal, por nga ato qe shkruan qenke nje trap me keq se ata ne shqiperi. ose nje fruth i ri sic e quajme ne. Sot i dashur mik cdo gjinekolog te percakton visitat gjate shtatzanise dhe kontrollohet fetusi deri ne diten e lindjes. Matet flusimetria e nenes dhe gjithashtu e femijes. me thuaj c’fare ecoje ka bere ai doktor?.ne vend qe te studiosh vjen e na shkrua mbockulla ketu. Jo per gje por e kam kaluar vete kete siklet dhe arrij tani te dalloj specialistet nga amatoret si puna jote.Uroj qe ai mjek(i thenshin) te demshperbleje nene dhe i shoqi te dali urgjent nga bugu.
Ne fakt une shkruajta per diplomat e blera mbas vitit 90-te dhe nuk shkruajta per peripecite qe ka kaluar nje paciente apo nje mjek qofte ky edhe gjinekolog.
Ta bera kete replike qe te kuptosh dhe ndoshta ne qofte se nuk je trap mund ta terheqesh ate fjale.
Te gjithe e dime sot, qe mbas firmave piramidale qe ja u moren e edhe qindarken e fundit shqiptareve, diplomat e mbas viteve 90-te, jane piramida e dyte e rindertuar nga qeveria Berisha, per te marre perseri qindarken e fundit shqiptarit.
Rasti I pare ka te beje me mundesine e diagnostikimit dhe Jo me neglizhence,ndersa roasting I dyte me paaftesi dhe Jo per neglizhence.
Kjo vere(pije)prodhohet aty, spinet vere e mire me dy aspra.
hapni kartelat e Halim Kosoves, best selles do te gjeni. Do te mbani me tituj te pare gazetat per muaj te tere.
Artikull qe te “hap” syte. Mos shkoni tek doktori por edhe po shkuat merrni thika dhe mjete te tjera me vete.
Ja dhe per te hapur paksa mendjen:
http://www.rightdiagnosis.com/s/surgical_errors_complications/malpractice.htm
Po duhet vullnet per te hapur mendjen…
O ti zoteria me pseudonimin (ne burg qen i biri qenit )qe me bere te shkruaj kete koment ketu desha te thosha qe ti qenke nje koker legeni qe se paske shokun qe hedh balte mbi doktorin Maksim Jani.Une nuk po komentoj ketu per problemin qe ka faj apo jo se nuk jam profesionist ne kete fushe por mar guximin e ti them ketyre qe e lexojne kete koment qe Maksim Jani ne lagjen Muzakaj ku ka punuar ne Berat qe ti e permend mesoj mjeket e tjere si ti respektojne pensionistet.Ti zoteri duhet te jesh nje koker legeni qe do vetem te hedhesh balte per ate mjeke qe vertet do ishte nder te qendronte ne Berat.
E di Berati ca ndyresire ka qene mjeku Maksim Jani. Ka gjetur ate qe kerkoi. Ka zot lart dhe u jep hakun te gjitheve. Por tek femijet i dalshin te gjitha pislleqet qe ka bere. Ai pinoku edhe burgun e ka pak. I lumte dora atij qe e ka rrahur. Duhet ta provonte njehere ai qen cdo te thote dhimbje se shume u ka shkaktuar njerezve. Ti mund te jesh edhe kunati i tij por nuk e mbron dot ne gazete halene. Ik ne burg dhe coji portokalle si eshte zakoni. Atje kane per ta mbajtur mire. Do i veshin fustan dhe do e lyejne me buzekuq se eshte i bute i bute ai. Do i fishkelleje ca farfalla poshte kur te dale por kusuri i familjes tuaj qe do i degjoni pordhet. Gruaja e nje njeriut tim eshte torturuar nga ky kasap dhe nuk po permend ketu leket qe e conte lart e poshte per analiza te shtrenjta se merrte perqindjen. Nuk ka gjak pa marre dhe hak pa lare. Ketu lahen te tera. Leket i more o qen sa deshe, pse e vdes femijen dhe per pak iku edhe gruaja. Perse o plehre? Te duhen leket te jetosh si mbret? Po meritoji o ndyresire, o bajge e Korces, o kollovar i Beratit qe te deboi me daulle se le nam. Tek prokuroria paguani ca leke se ka vjedhur bamp ai. Edhe ata duan te hane. Ikni tek Rroku, Frroku se ata kane ngelur sot prokurore, zgjidhni qesen dhe kyceni nevojtoren si familje se nuk po jepni djersen tuaj por gjakun e te tjereve qe ja keni thithur cdo dite si shushunja. Nje mize haleje, ja cfare eshte me nder doktor Maksim Jani, kasap sharlatan. Kemben zvarre per hajdutet e tjere si ai. Ne koke tende stavri. Edhe ti tek Zani dhe Gaxhai.
shqiperia nocion gjeografik ,shqiptaret njerez …….me keqardhje duhet ti jape bis markut
ej po ka shum mjek qe kan dal me raki ,kofsha vici ,me rota diathi kackavall ,dhe me lek po deshet ti themi dhe me emra
I din dhe shkollat qe kan mesuar keta mjek car nxenes kan qen edhe 5 mezi e mernin , te roi demokracia dhe partia qe i beri mjek dhe te kuroin ata mesus apo ata petagog qe i nxoren mjek .
O Tema,merrini mire te dhenat per ata mjeke qe u permendni emrin dhe per ato komplikacione mjekesore qe shkruani para se tu drejtoni gishtin mjekeve si fajtore e mos bini ne nivelin e injorances primitive.Vdekja e papritur e femijes para lindjes ndodh ne te gjithe boten nje ne cdo 300-400 shtatzani,edhe pse te gjitha ekot dhe analizat nuk tregojne per semundje te nenes dhe te femijes.Dihen shkaqet mjekesore qe e japin kete por doktori nuk ka mundesi ti diagnostikoje para lindjes me mjetet qe perdoren rutine per kete qellim.Maksim Jani eshte gjinekologu me i pergatitur nder ata qe punojne sot ne Korce,shume me i mire se ndonje koleg i tij i lig e i paafte qe mezi pret te shpife e te vjelle vrer ne komentet online.
Me vjen shume keq per humbjen e foshnjes dhe uroj qe mos ti ndodhe askujt!
Na kallet daten me kete vetgjyqesine tuaj! Kush e konstatoi se mjeku ka gabuar? Ka ndonje institucion qe meret me kete pune? Pse me grushta ne mes te rruges do dale e verteta? Keshtu i beri shqiptaret 23 vjet “sali-nano-rama-meta karci” qe te besojne se cdo gje zgjidhet me grushta! Besoj se ca dite ne “fresk” u bejne mire te gjithe kokenxehteve si pune e ketij djalit (megjithe fatkeqesine qe i ka ndodhur).
Po per cfare cfare cilesie beni fjale? Kur te gjithe shqiptaret dynden ne QSUT? Kur ne QSUT behen masakrat me te medha kunder dinjitetit njerezor e nuk e rruan kush. Pse kapen me mjeke te shkrete te rretheve qe nuk kane as kushtet me minimale te punes?
Shkoni te Onkologjiku ne QSUT apo te Maternitetet e Tiranes, apo ne Spital Ushtarak…
Apo s’jua mban, eeee?
Sistemi shendetesor ne Shqiperi eshte nje skandal dhe nje plage e madhe e shoqerise shqiptare. Kur shkon ne spitale (me perjashtim te pak mjekeve profesioniste dhe njerezore) ne pergjithesi je ne dore te Zotit… Keto nuk i them me te degjuar por me te provuar ne disa raste miqsh e familjaresh. Duhet mbajtur parasysh se ne QSUT vdesin perdite njerez te cileve nuk iu gjendet diagnoza (dhe ne mosha te reja apo te mesme) ose me keq akoma, vdesin per shkak te gabimeve te doktoreve (nga neglizhenca apo pakujdesia, ose mjekimi i gabuar). Kush nuk e ka provuar (dhe kurre mos e provofte)mund ta kete te lehte te mendoje se keto jane legjenda urbane, por kush e ka vuajtur personalisht apo tek te afermit me kupton shume drejte…