TemA TV/ Harito: Javën tjetër nisin konkurset për punësimin në administratë (VIDEO)

18 Tetor 2013, 15:35Sociale TEMA

Javën e ardhshme hapen konkurset për punësimin në administratë publike.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, është shprehur në një konferencë për shtyp se vendet vakante në administratë do të plotësohen përmes konkurseve, ku do të fitojë ai që e meriton.

Ajo ka theksuar se me anë të konkurseve do t`i japë fund epokës ku vendet e punës paguheshin me shuma të majme.

“Që këtë javë kemi filluar konkurset e para në pozicione që nuk janë pjesë e Shërbimit Civil sipas ligjit aktual, por që do të jenë pjesë e Shërbimit Civil sipas ligjit të ri. Kjo do të thotë që ne kemi nisur të funksionojmë tashmë, sipas frymës së ligjit të ri dhe konsensusit të përbashkët, mbi faktin se merita duhet të përcaktojë vendin e gjithkujt në administratë.

Këto konkurse janë hapur fillimisht në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe në disa institucione në varësi të Ministrisë së Kulturës. Vullneti ynë është pikërisht që të mbështetemi në vijën logjike të ligjit të ri “Për Nëpunësin Civil”, sa herë që kjo është e mundshme, deri në shtrirjen e plotë të efekteve të tij, në prill të vitit 2014. Kandidatët kanë nisur të lajmërohen nëpërmjet faqeve zyrtare të institucioneve, por edhe nëpërmjet bazës së të dhënave online, e cila po shndërrohet në një bazë shtetërore të dhënash nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Mbi 100 kandidatura janë përgjigjur vetëm për 4 vende pune.

Sot dua t’ju lajmëroj edhe për diçka tjetër. Nga situata e shqyrtuar në administratën tatimore rezulton se në plot 150 vende, në të gjithë Shqipërinë, nuk është respektuar asnjë procedurë ligjore për shërbimin civil në këtë administratë. Kështu që, në javën e ardhshme do të fillojmë gradualisht konkurset për këto vende pune, për të cilat sërish do të bëhen njoftimet e drejtpërdrejta edhe nëpërmjet bazës së CV online. Është shumë e rëndësishme të kuptohet që institucionet e administratës fiskale janë jetike për financat e vendit. Qëllimi ynë është t’i japim fund historisë 20-vjeçare, ku profesioni i inspektorit tatimor në imagjinatën popullore e kishte humbur krejtësisht kuptimin fillestar, për t’u shndërruar në një gjobëvënës të paligjshëm të bizneseve për përfitime personale, që shkonin në të gjithë zinxhirin administrativ. Do t’i japim gjithashtu fund epokës kur vendet e punës në këto institucione paguheshin me shuma të majme. Sipas fushave dhe profesioneve, do të vazhdojmë të lajmërojmë të gjithë aplikuesit e bazës së CV online për hapjen graduale të këtyre konkurseve, pra në të gjithë Shqipërinë. Shpresojmë që të vijnë sa më shumë kandidatë”.

26 komente në “TemA TV/ Harito: Javën tjetër nisin konkurset për punësimin në administratë (VIDEO)”

  1. KADAFF says:

    NE CFARE FAQE WEB DO SHPALLEN?!NE CFARE GAZETE?
    ASNJE FAQE WEB MINISTRIE NUK PUNON!AS NE FAQEN E DAP SDO NXJERRIN GJE!
    PSE JENI KAQ PLEHRA!
    PERPARA RIPJERDHJE TOTALE!

  2. bashkim says:

    ku ta besojme ne qe konkurset do te jene te rregullta dhe nuk do te kete nderhyrje dhe pagesa me leke (me sksere)

  3. feniks says:

    Zonja Harito,a te bej nje PYETJE TE THJESHTE?
    Ne ministrine e Arsimit,konkuroi edhe mbesa ime para ca ditesh per asistente e ministres(me arsim te larte JURIDIK dhe MASTER),por ….A E DINI kush fitoi???
    Nje ………..STUDENTE !!!!!!!!!!!!
    Sic duket kjo kandidate,pa mbaruar akoma shkollen paska qene me e afta per kete pune!!!
    Mbase kane KONKURUAR PRINDERIT APO SHOQERIA!!!
    Zonja Ministre,Nikolla!!
    Nuk votuam per ty,qe te SHESESH vendet e punes sipas qejfit!!!
    E ku eshte ndryshimi me KELYSHET E Berishes???
    Mos e TURPERONI RILINDJEN dhe mos harroni se cdo HAP i juaj i gabuar,ka prapa nje njeri,qe e PESON!!!

    1. feniks says:

      Korigjim:
      I kerkoj ndjese ministres Nikolla,per adresimin tim te gabuar ndaj saj,se mbesa ime konkuroi per “ASISTENTE E SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM te kesaj ministrie e jo te ministres vete!!!
      Kritikat e mija te mesiperme,qendrojne per Sekretarin e Pergjithshem te ministrise se Arsimit,qe ka nxjerre fituese nje STUDENTE,para kandidateve me MASTER!!!
      Doemos,MIKU,PARAJA DHE ARSYE,QE NUK MUND TE THUHEN JAPUR,ndonjehere vendosin ne keto raste!!!
      Verifikoje zoti Edi Rama kete rast dhe ne se eshte i vertete,DERGOJE NE “ZBOR” kete “CUNAKUN”,qe kujton se i erdhi dita te behet dikushi!!!

    2. N Shabani says:

      Me qe e thua ti ne po te besojme. Kjo eshte e LSI ehhhhh, kjo do ta beje konkursin shkelqyeshem, beni gati 700 mije eurot.

  4. Nina says:

    Bravo te pakten njerzit do mesojne rrugen e drejte se cila eshte ajo ,dhe , ne se nuk fiton x apo y nuk merzitet se ska leke per te paguar shefin dhe mik nga pd ……. por do te kerkoj te plotesoj cv e tije , por jo ai qe kishte mbaruar Doktoraturen kerkonte pune kurse ai qe kishte dipllome fallco behej pergjegjes. U mboll fryme e keqe , lumte z. RAMA.

    1. ai says:

      Nina, per fat te keq keshtu po vazhdon, ai qe ka doktorature kerkon pune dhe punedhenesit tallen duke i lexuar CV ne cdo rrjesht,” medemek nuk po dime ku te te fusim”?

      Mos undiej me thone se ke 8 vjet pa pune se nuk i durove injorantet e PD e Lesh e Li, tani duroi keta Lesh e Li-te penduarit dhe ca bashkepunetore te tyre qe kane kohe qe fshihen neper xhepat e Rames, se sa te kuptoje Rama nga i hyn uji…..ta kane zene vendin PD-istat.

      Keshtu moj te keqen po rrime me gjak te “ngrire” per ate qe luftuam per 8 vjet. Selanik e tatepjete keshtu ka qene e do te jete….

      Keto qe shkruajme mase i lexon Rama, sepse keto jane ne vend te letrave. Edhe ne kohen e Enver merhumit shkonte letra e vinte iDELEGUARI e sqarohej ceshtja ne vend!!! Kete se luan topi ka qene keshtu e kurre s’ka per tu bere me. Sepse ai merhumi i qarkullonte ata qe kishte prane zyres se tij nuk i mbante gjithe jeten. Mos o zot te mbetesh ne doren e nje …..gjithe jeten.

      Edi Rama po ben reforma te shkelqyera e s’kemi si te mos e pershendesim, por ama trajtimi i njerezve eshte mbi te gjitha. Jemi te traumatizuar e te perdhunuar e tani te mos vazhdoj avazi, sepse durimi do te soset…dhe pastaj pasojat do te jene te pakorigjueshme

  5. astrit says:

    KERKOJME INFORMACION TE SAKTE PER DATAT E KONKURSIT VENDI KU BEHET DHE SPECIFIKIMI I DEGEVE PER KONKURIM.

  6. Juristi says:

    A besoni ju e njerez qe keto “konkurese” jane te drjeta dhe jo nje farse???!!!!……………….

    1. N Shabani says:

      Une per veten time nuk besoj asgje beni gati parate.

  7. pal says:

    O z.Ministre qe ke manaxhuar ne France,beje me quiz,ashtu sic behej ne France,dhe le te konkurojne on-line nga Konispoli ne Tropoje,ketu brenda dhe pastaj nga gjithe bota po deshen edhe nga jashte.Kush arrin maksimumin e pikeve,ta gezoje vendin e punes.Keshtu me te vertete asetet publike do te administrohen nga meritocracia.Gjithe emerimet e tjera jashte ketyre kritereve do te jete ne administrim shkerdhatocracia(me falni per kete fjale,por s’gjeta tjeter me te pershtateshme)

  8. burreria says:

    ju lumte z.rama e ministres per informimin.
    kjo eshte rilindja qe te pakten e miratoji ligjin,dhe na e dha nje shans.
    per etikete,mos u shprehni te pa duruar.
    ne faqen e ministrise se arsimit nuk ka njoftim punesimi.ju feniks ose genjeni,ose ke frike nga konkurrimi.
    kam bindjen edhe ftoj ministren te beje nje shtjellim me te sakte te procedures se marjes se informacionit.
    nisur edhe nga aplikimi i cdo individi, e nevojave per konkurrim per cdo vend pune, do te ishte e sakte njoftimi i personave direkt, sipas adreses se aplikimit,nese do te jete e mundur.
    me respekt e ju presim per sqarim me te hollesishem

    1. feniks says:

      @ “burreria”!
      Pikerisht per kete pune po shkruaj edhe une!!!
      Nuk u be konkurim i hapur,i njoftuar,por INTERVISTE dhe kandidatet u seleksionuan nje nga nje sipas rregullave te “LOJES SE BIXHOZIT”!!!
      Le te verifikohet,por mbeses time iu tha shqip:NUK KE FITUAR!!
      Ndersa “STUDENTES” i thane :TE LUMTE,KE FITUAR!!!
      Nuk me vjen keq se nuk fitoi mbesa ime,por jo te fitoje STUDENTJA???!!!
      Per keto,qe them,ka edhe DESHMITARE TE TJERE TE PRANISHEM NE KETE PALO KONKURIM!!!
      Ne se dikujt,qe i DJEG,kerkon FAKTE,MUND t’ia japim ne DORE,por ama ai SEKRETARI I PERGJITHSHEM TE QEROHET NGA MINISTRIA,ne se del keshtu!!!
      Tre deshmitare TE FUSIN NE BURG,apo jo???

  9. Nika says:

    Konkurim idiot komisioni vlersimit idiot,do fitojn idiotet

  10. elona says:

    ju lutem mund te na informoni lidhur me proceduren e aplikimit (data, dokumentat etj). Ku mund ti gjejm lajmerimet?

  11. Albania says:

    Pal ke te drejte . Deri me tash jane emeruar Drejtoret por nuk degjuam per ndonje konkurs. Do jete zhgenjim ne rast se behet farse kjo pune e konkurseve. Te shohim me sa seriozitet do procedohet . Di nje drejtor Dogane qe u emerua tani se fundmi ne Vlore , produkt LSI -je qe ka qene edhe ne kohen e Nanos Drejtor Dogane ne Vlore , atehere produkt i Nanos . Te vetmen merite qe ka eshte ndarja e plikove sipas hirearkise. Nje gje te mire ka ky vendi yne , eshte aq i vogel sa meret vesh cdo detaj . Dyshoj se do behet siç duhet , eshte e pamundur qe nje drejtues medioker te mund te drejtoje nepunes profesioniste te ardhur aty per merita ,ndryshe nga ky vete .

  12. Arber says:

    Ti Znj. Harito mashtron sy per sy, me keq se ata hajvanet e Sales. Te lutem ti se bashku me ate Mirela tra la la-ne, me thoni se kur dhe per cfare vendi keni shpallur konkursin??? Une jam nje nga ata qe kam eksperience dhe kam studuiar jashte po askund nuk kam lexuar njoftime per konkurs e askush me eshte pergjigjur kerkesave te mia per punesim. Prandaj kujdes ti dhe ato palo ministra, qe te mos harroni se nese Sales i dhame shpulla juve do tu japim grushta dhe peshtyma.

  13. qiriri says:

    N.q.s. ajo qe shkruan “feniks-i” eshte e vertet,do mjaftonte qe ai apo ajo ministre qe me veprimin apo mosveprimin kane lejuar dhe miratuar nje studente ne kete vend pune, duhat te jepet per ndjekje penale per korrupsion

  14. qiriri says:

    Z.Rama te angazhoi soecialist per te verifikuar ato qe deklaron Arber, dhe poqese e verteta qendron siç thote ai,duhet dhen per ndjekje penale Zj.Harito,madje urgjentesishte dhe pa hezitim,ndryshe Ramen dhe Rilindjen e merr lumi

    1. Arber says:

      Qiriri, me pergjegjesi te plote po deklaroj se cka them me larte qe eshte e VERTETE. Zoti me eshte deshmimtar. Nese do me shume, po te deklaroj se drejtoret e niveleve te para apo te dyta qe jane emeruar tashme apo do te prezantohen javes tjeter ne Ministrite e drejtuara nga Mirela dhe Eglantina, nuk kane kaluar konkurs pasi une nuk kam pare asnje shpallje per vend pune ne Media apo ne webet zyrtare. Emrat e emeruar vijne vetem nga lidhjet personale dhe familjare te ketyre dy zonjave apo Kryeministrit, pa kurfarre lidhje me kontributin apo shkollimin e tyre. Duhet qe Avokati i Popullit te nderhyje pasi po shkelen te drejtat baze te qytetareve. Te gjithe kemi lindur te barabarte dhe duhet te trajtohemi po barabarte perpara punesimit. Zt. Rama ne nje nga pikat per anetaresim nga BE, i kerkohet zbatimi i meritokracise ne administraten publike. Nese ai nuk e zbaton apo mashtron une dhe shume te tjere do ti njoftojme vete perfaqesite e BE-se, per te hedhur poshte deklaratat me mashtrime. Te mos guxojne qe besimin e dhene me plebishit vote ta shperdorojne.

  15. kunji says:

    Kjo sapo eshte marre nga http://akshi.gov.al/ :

    ——————————–

    NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

    Në zbatim të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nënpunësit civil”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurrimin për një vend të lirë pune në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Administrimit të Rrjetit GovNet në Drejtorinë e Sistemeve e-Gov”.
    Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nënpunësit civil”.

    KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
    • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Inxhinieri Elektronike, Telekomunikacion, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe në fusha të tjera të ngjashme;
    • Të ketë jo më pak se 3 (tre) vjet eksperiencë pune në konfigurimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e infrastrukturës së rrjetit WAN/LAN;
    • Përbën avantazh pajisja me çertifikata apo dëshmi të tjera të njohura në fushën e administrimit të rrjetit;
    • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
    • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese.

    PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-a/1 )

    PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
    Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 13/10/2013 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit [email protected], këto dokumenta:
     Kërkesë për aplikim;
     CV;
     Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave;
     Fotokopje të librezës së punës;
     Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
     Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
     Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
     Të paktën një letër rekomandimi;
     Një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqendrimit.
    (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).
    Pas verifikimit paraprak të aplikimeve, më datë 15.10.2013 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit do të shpallet lista e konkurrentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurrimin si dhe data kur do të zhvillohet intervista.
    —————————–

    Tani, mund te me thoni ju Znj. Harito se ne cilin vend te botes kerkohet gjith eky dokumentacioni paraprakisht dhe i eleminon kandidatet e mundshem nese nuk dorezojne paraprakisht njerin nga keto dokumenta??!!! Perse talleni me njerezit Znj. Harito? Nuk jeni aspak profesionale me keto afishime publike dhe thjesht zgenjeni ne maksimum ata qe ju votuan e besuan ne drejtesine e atyre qe do te benit.

    Edi Rama: besoj ta marresh seriozisht kete pune…

    1. kunji says:

      Znj. Harito:

      vete ky afishim i mesiperm, si dhe i gjithe te tjereve ne kete faqe te AKSHI-se eshte nje “joke” nga ana profesionale.

      Ajo qe ju keni afishuar per keto pozicione eshte vetem titulli i vendit te punes.

      Ku e keni Pershkrimin e Pozicionit (Job Description apo Summery of Duties) te ketij vendi pune per informim te kandidateve me detaje, pra se c’do te bejne ne kete vend pune? Po specifikimet ne detaje te Kualifikimit per kandidatet e mundshem, pra cfare kerkon ekzaktesisht ky vend pune nga ana a kualifikimit profesional?!

      Jam nje perkrahes i Rilindjes dhe i drejtesise, por me keto veprime tuajat deri me tani vetem tregoni qe Rilindja tek ne deri tani po drejtohet vetem nga militante amatore!

  16. arifi says:

    Ceshtja shtrohet, nqs nje konkurent si mbesa e feniksit, sdo tej ete dakort apo do te kete aludime me procesin, ku do te ankohet????? Vertet flet me ligjin 8549, po ankesat si shqyrton me Komisioni i Sherbimit civil , rrjdhojee e aktit normativ, dhe gjykata administrative akoma ska filluar… kete quan rilindje zonja dhe sukses??? Pueteni te pakten Ju zoti Mero, se ne, pjesa e sovranit, sna bie rradha

  17. demi says:

    …me gjithe simpatine instiktive qe kam per ministren HARITO…
    nese dikush paraqitet me dokumenteve te universiteteve shqiptare, do ti merrni ne konsiderate???!!!…KRISTALIN e gjithe te tjeret pa perjashtim???…
    …per tu siguruar qe do te behet dicka konkurentet minimalisht duhet te kene nje diplomim ne nje nga 400 universitetet e para ne rankingun boteror…
    …sepse sot degjova DENION MEJDANIN qe kishte bere CLARK UNIVERSITY ne Masacusets…pastaj Bocconin ne Itali…
    …jo vetem per probleme etike duhej te shkarkohej…por se nuk ka bere shkolle…keto dy universitetet qe ai permend…nuk kane kerrfare klasifikimi…
    …si puna e ketij me mire merrni tek KRISTALI…

  18. Gaqo says:

    Zonja Ministre!Perpara se te beni rekrutimin ne administraten tatimore zbatoni Urdhrat e Ekzekutimit se kane nje fature financiare pas tyre,se per kete shkelje neser do te paguani privatisht demin e shkaktuar me vetedije.Kaq per dijeni.

  19. dori says:

    si mund te mar nje “vertetim te gjendjes gjyqesore” kur konkursi eshte ne dt 9/01/14 dhe per momentin nuk jam ne Shqiperi? Di dikush nga ju nje menyre? Flm dhe Gezuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje