Një raport i Organizatës Kundër Skllavërisë, me bazë në Australi, tregon se Shqipëria renditet e para në Europë për numrin e njerëzve që shfrytëzohen për trafikim, prostitucion apo punë të detyruar.
Vlerësimi i kësaj organizate kryhet duke marrë parasysh numrin e popullsisë, raporton Vizion Plus.
Në rang global, vendi ynë renditet i 51-ti.
Me një numër popullsie mbi tre milionë banorë, sipas organizatës, numri i njerëzve që shfrytëzohen në mënyra të ndryshme, në atë që cilësohet skllavëri moderne, shkon në rreth 11 mijë e 400.
Në kontinent, pas nesh renditet Mali i Zi, që është i 53-ti në shkallë globale, më pas Serbia e gjashta në Europë dhe e 59-a në botë, Maqedonia e 12-a, Italia e 18-a dhe Greqia e 24-a.
Sipas Organizatës Kundër Skllavërisë, janë rreth 30 milionë njerëz në total që jetojnë si skllevër.
India ka numrin më të madh të të shfrytëzuarve në mënyra të ndryshme, plot 14 milionë.
Bazuar në numrin e popullsisë që përpjesëtohet me numrin e të të ashtuquajturve skllevër modernë, në fund të listës vijnë vendet e Europës së Veriut, si ato skandinave, Britania dhe Irlanda, si dhe Islanda.
SI KA MUNDESI SALI SHURRAQ AFGANISTAN BERISHA THA QE JEMI TE DYTET NE EUROPE PER EKONOMI MBAS GJERMANISE,,,!!!!!!!!!
Te gjitha opinionet qe nxjerrin keto institucione perendimore , kur vjen fjala tek Shqiperia
jane opinione me dy standarte ku ndjehet hapur antipatia e tyre per qenien tone religioze
Shqiperia nuk mund te jete e para ne Europe, spese edhe punesimi ne Shqiperi eshte ne kushte shume te uleta , pavaresisht se ne jemi popullsi e vogel
Po te maresh Greqine , shqiptaret qe punojne atje kane pasur gjithmone keto 23 vjet probleme te “Skllaverise moderne” se atje pothuaj gjithe shqiptaret punonin pa dokumenta dhe tamam ne kushte skllaveruese __Nuk kishin asnje te drejte
Shto ketu pastaj edhe emgirantet eqe vijne nga vendet arabe , te cilet ne Greqi nuk kane asnje te drejte ,
Ndaj keto qe thote kjo organizata kunder Skllaverise nuk jane te verteta aspak
jane te gjitha konkluzione fiktive …
Ti ke ketu ne USA shfrytezim skllaveror skandaloz , dhe ata nuk e permendin fare, rezik.
Ndaj sipas meje keto nuk duhen mare ne konsiderate fare, dhe i duhet bere nje oponence me shkrim kesaj organizate ne lidhje me ato qe thote per Shqiperine
Genjeshtra
O sa majr me ken shqikllav
Bravo sali. Dolem te paret. Ja kaluam dhe gjermanise.
Perpara.
Ne te gjithe jemi sebastian.
Per kete, pa as me te voglin dyshim, do ishim te paret. Na lumte, se kjo do te thote se kemi patur shtet, e jo llafe!