Kryeministri Edi Rama ka marrë nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, progres raportin nga Komisioni Europian.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se nuk është rasti të flitet për fitore apo për mitingje festive, por duhet të punohet për plotësimin e kushteve të vendosura nga KE.
“S’ka dyshim se lajmi i sotëm është inkurajues, por koha e rrahjeve të gjoksit dhe të daulleve qeveritare me dokumentet e integrimit evropian në vend të shamive të valles, ka mbaruar në 23 qershor.
Dhe besojeni që edhe ditën kur Shqipëria do të marrë vetë statusin e vendit kandidat, qoftë në dimër a qoftë në pranverë, as mua s’do më dëgjoni të flas për fitore as qeverinë s’do ta shihni në ndonjë tribunë mitingu festiv me paratë e taksapaguesve.
Ka mbaruar në 23 qershor edhe koha e mitingjeve qeveritare me këngëtarë të paguar nga shteti për t’i paraprirë daljes të kryeministrit liberator.
S’ka dyshim se në 23 qershor ka mbaruar edhe koha e qeverisë që punon për ta çuar Shqipërinë në Evropë dhe opozitës që saboton integrimin evropian. Për ne as propozimi i sotëm për statusin, as statusi vetë dhe as hapja e bisedimeve për anëtarësim, nuk janë arsye për të treguar asnjë lloj superioriteti moral apo patriotik ndaj opozitës apo, për të mos njohur arritjet e qeverive të mëparshme në legjislacionin e integrimit.
Ky proces shumëvjeçar drejt anëtarësimit ka qenë për çdo vend më i gjatë se jetëgjatësia e një qeverie të vetme dhe në çdo vend, kush më shumë e kush më pak, ka pasur meritat e veta,” tha Rama.
“Shkurt, ne jemi të inkurajuar sot nga propozimi i Komisionit Evropian dhe çdo shqiptar pa dallim duhet të ndjehet i inkurajuar.
Propozimi për statusin vjen më në fund pa “litar përjashta” dhe tanimë është e qartë se zgjedhjet e 23 qershorit ishin de facto kushti i papërmbushur i dhjetorit të shkuar, sikundër ne e lexojmë qartë atë që nuk donin të lexonin paraardhësit tanë vjet, kur bëhet fjalë për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si diçka e vetëkuptueshme bashkëlidhur me propozimin për statusin.
Risia e madhe e kësaj here, është se për herë të parë Raporti i Progresit flet për mundësinë reale të hapjes së bisedimeve për anëtarësim vitin e ardhshëm nëse përmbushen disa kushte themelore – me të cilat ne jemi 100% dakord. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, forcimi i sistemit gjyqësor, reforma e administratës, liritë dhe të drejtat themelore,” vijoi kryeministri.
Rama komentoi edhe çështjen e Aktit Normativ.
“Ne jemi votuar për të udhëhequr. Opozita është votuar për të kontrolluar udhëheqjen. Gjithëpërfshirja nënkupton vullnetin e palëkundur për dialog dhe dialogun, si instrument i patjetërsueshëm në rrugën e kërkimit të konsensusit. Por, nga ana tjetër, gjithëpërfshirje nuk do të thotë që qeveria, për hir të dakortësisë me opozitën, të harrojë, qoftë dhe për një çast të vetëm, se është aty për të udhëhequr. Së dyti, në rastin konkret, sot, edhe Raporti i Progresit jep një referencë shumë të qartë për faktin se Akti Normativ është larg së qeni diçka tjetër, përveç se një instrument për të bërë të zbatueshëm ligjin për Nëpunësin Civil dhe për të bërë të zbatueshëm të gjitha ato ndryshime që u miratuan me konsensus. Së fundi, ne do të dëgjojmë me shumë vëmendje dhe vazhdimisht, por ne do të udhëheqim”.
-Na eshte futur uji nen rrogoz per vite te tera ,por ky shiu i sotem i vuri kapak.Po pastron ujrat e ndenjura e po i jep rrjedhes drejtim..
-Ty bravo te qofte qe po shperndan meritat,biles lerja te gjitha makutit,qe sakrifikon c’do gje per UNI-n e tij.
FAKTET JAN KOKFORT.
MERITA KRYSORE PER STATUSIN ASHT LIGJRISHT E PD DHE LIDERIT HISTERIK TE SHQIPTARVE DOKTORR SALI BERISHA.
http://goo.gl/Dos5b3
Edi Rama!
Keshtu te vazhdosh edhe pasketaj!!!
Mos bej si banditi Berisha,qe beri RRUSH E KUMBULLA paret e popullit me mitingje vetem per t’i bere POMPA SUNDIMIT TE TIJ!!!
Nuk ka nevoje populli per mitingje e SPEKTAKLE POLITIKE MBURRESE,POR KA NEVOJE PER PUNE,UJE,DRITA,SIGURI JETE E DREJTESI!!!
Po te jemi mire ne FAMILJE jemi me te gezuar se ne mitingje!!!
MITINGJET NE KETO RASTE JANE SI RAKIA PER PIJANECET,QE DEHEN DHE HARROJNE SHTEPINE!!!
Ne nuk kemi nevoje per nje QEVERI QE TE NA DEHE,POR TE NA UDHEHEQE DREJT MIREQENIES!!!
MITINGU ESHTE I JUSTIFIKUAR VETEM KUR SHQIPERIA TE BEHET ANTARE E PLOTE E BE-se!!!
Bile as Kroacia nuk beri MITING kur u pranua!!!
Po s’mund ta permbajme gezimin o kryetar. Na (e) futi Ilir Meta ne BE!!
Duam miting, duam miting, duam koncert me Elita 6 (sex)
duam koncert te knoje ciljeta dhe tallavaja jozi jeme..
Sot dite e mire….
Edhe i vdekur Enveri na ndihmoi _-Na dhuroi diten e tij te lindjes per statusin e Europes
Sa here flet Saliu shan vec Edi Ramen, dhe sa here flet Edi as e permend me goje SB. Ky asht dallimi respsktiv midis malokerise dhe qytetarise.
Bie shi! jam i sigurte qe e kupton se cfar thote Rama,por e shikoj se nga neverija qe ke nga UNI i atij debilit qe na ka qeverisur per kaq vjet,ku dhe ke te drejte,i shfryhesh pak Edit. Ky ben mire qe flet ashtu se ske cben,do ti thuash dhe derrit dajo nganjehere per te miren e vendit.por fakti eshte se dhe Populli eshte bindur qe kemi patur nje KAFSHE me fytyre njeriu,qe dhe pse po thuhet se u dorehoq nga funksionet perseri eshte ai qe i drejton ne hije PDne. Mendo po te ishte UNI sali ne pushtet cfar zhurme,festimesh marramendese do beheshin vetem nga keto qe degjuam sot,pale kur te miratohet ne Dhjetor. Do derdheshin fonde lekesh pa hesap per festimet,besoj te kujtohet se cberi me liberalizimin e vizave.
Ky eshte dallimi midis SHPELLAREVE dhe QYTETAREVE,ky i fundit di ti dalloje mire gjerat,shpellari i do per vete …
po po Dok ToRR Shpella na dha stausin pasi e zvarriti 8 VJET me vendosmerin e cunit te vogel te shiqeres se vicidolit – mos harroni.
paç doren e mbare o ED DJALI!MOT ME SIHARIQIN TJETER(FILLIMIN E BISEDIMEVE)MJAFT!!!!!!!KOHE TE HUMBUR KEMI…..LEJA LAROVE TE SALES MERITAT……TI VETEM HEC PERPARA……ME PAMBUK “VRITI”.BRAFO DHE URIME TY EDHE TE GJITHE STAFIT TEND!!!!!!!!!!!!!
No comment !! Ju e dini perse!!
Edi Rama eshte fisnik, e si i tille nuk ka nevoje te rrembeje meritat e te tjereve, aq me teper te atyre qe jane shume nen nivelin e tij.
I thoni Bashes se eshte ne opozite. Po nuk i thate ju do ti thote Kaçi. E ç’Ju ngeli juve pastaj.