"Barometër 24"/ Shqiptarët, optimistë për ndryshimin e situatës ekonomike

15 Tetor 2013, 21:18Sociale TEMA

Sot në orën 20:00, televizioni News24 iu bashkua dhjetëra televizioneve në botën demokratike, duke sjellë në Shqipëri BAROMETËR24 – të parin sondazh periodik në TV-të shqiptare. Ky sondazh periodik u zhvillua nën mbikëqyrjen statistikore të Dr. Eduard Zaloshnjës, bashkëpunëtorit të rregullt të Gazetës Shqiptare.

Për të realizuar këtë sondazh, ka sqaruar Dr. Zaloshnja, fillimisht është përzgjedhur një kampion prej 1200 votuesish, nëpërmjet telefonatave të bëra në të gjitha qytetet e vendit.

Në përzgjedhjen e kampionit, kriter kryesor ishte përafrimi sa më i saktë i raporteve gjeografike, demografike dhe politike të tij me ato të të gjithë elektoratit urban të Shqipërisë (bazuar në të dhënat e Census 2011 dhe votimin e fundit në çdo qark për tri partitë kryesore dhe për partitë e vogla, të grupuara në parti të mazhorancës dhe opozitës).

Të martën në orën 20, u publikuan rezultatet e sondës së parë të këtij sondazhi periodik. Më poshtë vijojnë disa të dhëna teknike të sondazhit dhe mesazhet kryesore që mund të lexohen nga rezultatet e sondës së parë.

KAMPIONI:
1. 1200 votues aktivë urbanë, të përzgjedhur ndër 2850 të kontaktuar me telefon fiks
2. Kampioni u balancua gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht
3. 96% e kampionit, pjesëmarrës në zgjedhjet e 23 qershorit; 4% pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009
4. I njëjti kampion do të rianketohet periodikisht në 4 vjetët e ardhshme

MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT STATISTIKOR: Plus/Minus 2.8%.

Tabela 1: A mendoni se gjendja ekonomike e familjes tuaj do të jetë më e mirë pas një viti?
Po 49 %
Jo 26%
Nuk e di 25%
Mesazhi: Më pak se gjysma e konsumatorëve urbanë janë optimistë për të ardhmen e afërt ekonomike të tyre. Shenjë që parathotë se konsumi nuk do të rritet ndjeshëm së afërmi (konsumi përbën rreth 70% të Produktit të Brendshëm Bruto)

6 komente në ““Barometër 24″/ Shqiptarët, optimistë për ndryshimin e situatës ekonomike”

  1. plaki i dine says:

    Lum ne shqiptaret tre milion me tiploma Dr…., Muli doktor me lopet Kuksit, kurse ky Zhaloshnja doktor ne rruget e amerikes PJATLARES……

  2. tani says:

    Ky si paska len gje pa vjedhur atij sondaxhistit tek porta a porta

  3. Mister Bin says:

    Edhe unë jam optimist që do të bëhet shumë mirë se çishte

  4. valentin usa says:

    me i mire gjendja ekonomike

  5. askushi says:

    Po nuk ishim optimist, kot sa jetojme.
    Po une e di qe sondazhet behen para. Qe do behet me mire , kete e dim qe kur besojme ne zot. Ky eshte sondazh per ateistat dhe megjithmend qe ne Shqiperi ka shume ateista.
    New 24 vetem emisionin e Bashkim Hoxhes ka te sakte. Atij njeriu nuk ke ci ben, do ta degjosh. Po te tjerat me Artur Zhejin, qe tani po ben kurs trainimi ne Rome , se ka ndryshu situata, nji mut i ka.
    Rofte gazeta TEMA

  6. Kap hajdutin says:

    Lexoni ca thote
    Kan telefonuar 1200 familje qe kan tel ne shtepi
    Pse stelefonuan 1200 familje qe skan tel jetojne e meshiren e fatit ne varferi te papare
    Dumber and dumbers

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje