Nishani uron për Kurban Bajram: Të mposhtim egoizmin, të shkojmë drejt përsosjes

15 Tetor 2013, 11:40Sociale TEMA

Presidenti Bujar Nishani uroi shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke bërë thirrje që të mposhtet egoizmi dhe të frenohet materializmi.

“Kurban Bajrami, kjo festë e bukur myslimane, përcjell shumë mesazhe të epërme përmes një veprimi në dukje të thjeshtë, por jashtëzakonisht të dendur në thellësi;

Bërjen Kurban të diçkaje, në emër të arritjes së diçkaje tjetër më të lartë.

Akt ky, që, i përsëritur, përmban në vetvete thelbin e progresit njerëzor, hapat e njëpasnjëshëm drejt përsosjes duke sakrifikuar nga pak në çdo hap dhe në çdo rast.

Mposhtja e egoizmit, të kuptuarit e efektit rrënues të mendjemadhësisë, frenimi i materializmit, arritja e vetëkontrollit gjatë udhës plot peripeci dhe plot rreziqe të Jetës, duke synuar në këtë mënyrë gjithmonë barazinë, vëllazërimin, paqen, begatinë, janë në themel të të kuptuarit të Kurban Bajramit.

Kumti madhështor që na sjell Kurban Bajrami na bën ta festojmë çdo herë me më tepër adhurim këtë festë të shenjtë, të cilën edhe një herë ua uroj me gjithë shpirt; Gëzuar!” shprehet Nishani./ep

11 komente në “Nishani uron për Kurban Bajram: Të mposhtim egoizmin, të shkojmë drejt përsosjes”

  1. nuk harroj says:

    Zoti president i republikes urimin ne radhe te pare duhet tia beni vetes.Sot eshte dita kur duhet te behemi me te mire,sot eshte dita kur ne emer te dickaje te madhe te bejme “kurban”.Po ju cfare “kurbani”bete?Si ka mundesi qe te gjithe sahanelepiresit e ishkryeministrit gjeten sterehe te ju,ne presidence?Perse nuk e bete ndonje nga ata “kuban”?Apo nuk doje ti prishnin qejfin qejfprishurit keto kohet e fundit berisha?Prandaj urimi juaj eshte thjesht protokollar,se ju ne thellesi te shpirtit nuk besoni,nuk dini te beni “kurban”.
    Uroj gjithe besimtaret myslimane gezuar kurban bajramin!

    1. Kasem Myderrizi says:

      Nga na u poftise o malukat?
      http://goo.gl/M4jtIM

  2. tafut maksuti says:

    hahahahaaa kur e thue ti mustekedhim, eshte shume serioze dhe e besueshme

  3. georges says:

    Egoisti numur nje je ti mor Bujar Nishani, mos na u be hoxhe kur nuk je. Mos u bej engjell kur je djall, ti je shembelltyra e grabitesit te gjitheckaje, je nje i babezitur qe nuk ke frena. Turp per ty qe guxon dhe na jep parabola kur te dime kush je dhe te shome si e turperon shqiperine dita me dite. Hajdut!

  4. male osdrimi says:

    ana e turpshme e egoizmit jeni ju zoti mener me thane President. Si mund ta pranosh ate vend te larte Ti qe ke kontributet me inferiore per kete komb si individ dhe brezni.

  5. Raxh Kapuri says:

    ty te shkon se ke mustaqe

  6. qytetari says:

    Me egoist e tafmaqar qe jeni ju familjarisht e di i gjithe populli i Durresit,qe keni nxjerre njerzit me pa te drejte nga shtepite ,biles me polici.
    Mos na trego madheshtine e festes Bajramit,por shiko vogelsine e shpirtit tend sic e ke ne te vertete pa hipokrizine qe ta dikton karrigja.

  7. Skeptiku says:

    Te mposhtim egoizmin?!?Kujton se jane idiote njerezit o butak pa shtylle kurrizore?Turp nga vetja kur shihesh ne pasqyre a ke ndopak?.Jep doreheqje e zhduku nga ai post qe mban pa asnje lloj merite.

  8. sn0m says:

    O Borat, me fal Bujar, po pello ishe kur ke qene ke shkolla bashkuar, pello ke ngel. Mos e hap at goj mor burr se vec idiotizma nxjerr.

  9. sn0m says:

    pershendes presidentin e shqypnis, zotin Borat Nishani per ket fjalim te shkelqier.

  10. galaktika says:

    O Bujar Nishani, sa keq qe Zoti s’ta ka dhane cehren per president.Ne Shqiptaret cuditemi si vazhdon ta mbash postin ne vend qe, per te qene nje fije dinjitoz, te kerkosh doreheqjen. E kupton ti or burre i dheut qe ti je stonature e gjalle ne mes te qeveritareve te rinj e te emancipuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje