Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos.
Rama vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe vuri theksin në vullnetin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë një dimension të ri këtij bashkëpunimi në frymën e miqësisë dhe të interesit më të mirë të të dy vendeve.
Gjatë këtij takimi u vlerësua ecuria e deritanishme e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe u trajtuan problematikat që ekzistojnë, të tashme, apo të trashëguara nga e kaluara.
Kryeministri Rama theksoi se qeveria shqiptare mbetet e vendosur për të forcuar, gjithashtu bashkëpunimin rajonal.
Marrëveshja Kosovë-Serbi, u shpreh Rama, ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet e bashkëpunimin midis vendeve të rajonit.
Rama ka falenderuar ministrin Venizelos edhe për mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë në procesin e integrimit, edhe në kuadër të Presidencës së ardhshme greke të BE-së.
Ministri Venizelos e uroi kryeministrin Rama për detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për t’i vendosur marrëdhëniet mes dy vendeve në një stad të ri bashkëpunimi.
Me rigon
Ti japim Dimesion te ri Bashkepunimi maredhenieve apo ti japim dimesion te ri Nenshtrimi????????????????????????? shqiptar behuni vigjilente ndaj kesaj qeverie se po tenton do ta e fali shqiperine tek Sllavo-Greket.
bej ca te duash ti rama po me grek ske per ta gjetur kurr, greket nje mendje kan si ai qe ruan delet ne maj te malit e si ai qe eshte kryeminister, dhe sikur ti falesh ngjysmen e shqiperis greket do thon duam dhe ngjysmen tjeter. jan aqe idjota sa mendojne se bota i perket atyre se jan me te zgjuaret e botes.
Q.f..a Greqin dhe Serbin
Edi mos lesho pe jane te poshter. Zbato vendimin e kushtetuses
Nese perkthejme gjuhen dipllomatike, agje konkrete.
DIMENSION I RI????
-I KE KEMBET TE MBLEDHURA …I HAP ATO .
A NUK ESHTE DIMENSION I RI??!!
ANALIZE : Greket jane po ato qe kane qene tesh 2 000 vite.
Shpresojme qe kriza e tyre ti kete mesuar sa do pak se ka nje Zot qe te ndeshkon per krimet qe u shkakton te tjereve.