Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, kanw inspektuar së bashku punimet që po kryhen prej një jave në ish repartin ushtarak në Tufinë, vend i cili është përcaktuar nga qeveria për zhvendosjen e familjeve rome. Pasi ndoqën nga afër rikonstruksionin e ish repartit që do të mirëpresë familjet rome, Veliaj falenderoi Ministrinë e Mbrojtjes për bashkëpunimin, si dhe theksoi se po punohet që zhvendosja e familjeve të ndodhë brenda javës në vazhdim.
“Edhe sot në ditë pushimi, në këtë qendër është duke u punuar për rregullimin e kushteve higjeno-sanitare. Meqenëse banesat sociale nuk janë kompetencë e qeverisë qendrore, është e rëndësishme që ky vend është caktuar nga vetë komuniteti rom. Këtu ata kanë pranë një shkollë, një spital dhe stacionin e autobusit”, u shpreh Veliaj. Nga ana tjetër, ai vuri në dukje se punimet që po realizohen në ish-repartin ushtarak pjesë e një donacioni nga fondacioni “Besa”.
“Jemi në fazën e fundit të punimeve dhe tashmë po bëjmë edhe ndarjet sipas familjeve dhe kurorave për familje”, u shpreh Veliaj.
Sipas minstrit Veliaj, aktualisht në Tiranë ekzistojnë 450 banesa sociale që janë ndërtuar nga ish-kryebashkiaku Rama, por duhet që Bashkia e Tiranës t’i shpërndajë ato, pa i lënë jashtë funksionit siç ka bërë deri tani.
Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, nënvizoi faktin se qeveria e kaluar në tetë vjet nuk bëri asgjë për këtë shtresë të shoqërisë shqiptare.
“Gjatë qeverisjes 8-vjeçare, kjo shtresë është margjinalizuar, por ne do të punojmë që ta ngremë atë në nivelin e gjithë qyterarëve të tjerë. E falenderoj kolegun tim Veliaj për stërmundimin për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë problemit të këtyre familjeve”, u shpreh ajo.
Me pune dhe pak bon sens ka gjitmone zgjidhje.
po ik ore merruni me shqiptaret qe spo kan me hang buk merreni me romet ju koqe!
Po kur tju dali dhe pronari aty atehere prap perjashta romet,
po pse nuk shkojne ne greqi sepse shum nga ata kan pashaporta greke,
por kjo eshte pjese e keqe qe po bej kta sepse e din se ajo prone
ka pronare,dhe me ane te kesaj ata do kerkojn te drejten e tyre
dhe prap do dalin ata te keqij dhe ish-pronaret e kan fajin pastaj
kshu qe “rilindja” do perfitoje per te mbeshtetur 7501 sepse kshu
ndodhi dhe me NENEN qe vdiq ne durres,e ka fajin akti normativ,
e kan fajin ish-pronaret,FAJIN E KANE VETE KETA LEGENA QE JAN
NE QEVERIA ME SALI QENIN ME EDI “rivdekje” dhe me keta komunista
te cilet spo i heken shqiperise
Ju lumte!!! Vazhdoni punen, qe keni nisur. Sa me prane problemeve te perditshme te popullit shqiptar.
Bravo Veliaj …respekt per ty? te heqim kapelen qe iu rri puneve tek koka dhe i merr seriozisht …shembull je
Nje zgjidhje e mire,vijoni dhe me objektet e tjera se po rrezohen dhe djersa e njerezve qe i ndertuan po shkon kote.Le te rregullohen njerezit pa mbrojtje.
Mire mire…por arrixhinjte nuk do jetojne dot atje.Arrixhofkat kane “fallin” si te ardhur te tyre kryesore dhe atje nuk ka shume milet per t’u mashtruar,keshtu qe ata prap do vershojne ne qender te Tiranes..atje eshte biznesi…