TemA TV/ Bushati- Greqisë: Hiqni ligjin e luftës. Venizelos: Kemi vendosur paqen që në vitin 1987 (VIDEO)

14 Tetor 2013, 11:06Sociale TEMA

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, e nisi axhendën e tij në Tiranë duke takuar homologun shqiptar, Ditmir Bushati.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Bushati tha se i kishte kërkuar Venizelos që të hiqej ligji i luftës, duke e quajtur një ligj të tillë të papërshtatshëm për kohën.

Bushati tha se mes dy vendeve ka edhe një tratat miqësie dhe bashkëpunimi.

“Ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, i cili për ne përbën gurin e themelit të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij akti ligjor dhe institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë zgjidhje, larg çdo lloj ndikimi nacionalist. Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit, shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimit evropian dhe miqësisë së hershme mes dy popujve tanë, do të krijonte një mjedis të ri besimi të ndërsjellë dhe njëkohësish do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi ministri Bushati.

Kurse homologu i tij grek, Venizelos, tha se që në vitin 1987, qeveria greke ka vendosur gjendjen e paqes mes dy vendeve.

Ai tha se nëse dikush sheh probleme tek kuadri ligjor grek, mund t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

“Dy vendet kanë lidhje të forta miqësie mes tyre. Tani që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe përgatitet për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Greqia është e gatshme që të ndihmojë me të gjithë forcat që ka.

Dhe veç traktatit të miqësisë, ramë dakord për një memorandum bashkëpunimi për hapjen e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Gjendjen e Paqes mes Shqipërisë dhe Greqisë e ka shpallur qeveria greke që në vitin 1987. Madje që në vitin 1986. Gjithkush që ka diçka për të kërkuar diçka tek kuadri ligjor grek, ka të drejtën që t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut,” tha Venizelos./ep

32 komente në “TemA TV/ Bushati- Greqisë: Hiqni ligjin e luftës. Venizelos: Kemi vendosur paqen që në vitin 1987 (VIDEO)”

  1. popolo di Bathorja says:

    Eshte budallallek te kerkosh heqjen e ligjit te luftes ne kete moment. Greket do te kerkojne menjehere zbatimin e marreveshjesh se detit, plus edhe gjera te tjera. Ata jo me kot e mbajne ate ligj.

  2. dritan says:

    Tani filloni e shiteni dhe detin a pastaj shqiperine se greqia ka e te ardhme tani ????pas 2-3-4 vjet jane ata te interesua per ne se kane bisnese ketej kurse cfar?e ata refugjat qe jane dote ikin keshtu qe sja kemi me nevojen me keshtu qe bejeni sic e beri kosova me maqedonine qe e beri te fliste me vete po jeni bura shteti e jo langaraqe

  3. ATDHE says:

    @ dritan kOSOVA JA BERI EDHE SHQIPERISE SEPSE IU PREKEN INTERESAT ATYRE QE MBAJNE KARROCA ME SPECA POR LE TE DALIM JASHTE CDO TABUJE;

    NE DUHET TE DIME SHUME MIRE CFARE DUAM DHE TE KEMI NJE PLAN PER TI ARRITUR ATO….
    MUNDESISHT DHE NJE PLAN b SEPSE KENI TE BENI ME GREKE…

  4. Albi says:

    I paska ber zbor ditmiri ministrit grek,ja ka mbledh fare,pse si thote ditmiri qe te mos interesohet per pakicat greke po’ ti drejtohet strasburgut

  5. Sander mafishja says:

    nuk mund tu kerkosh grekeve heqjen e ligjit te luftes, nuk na intereson fare kjo pike… absolutisht duhet ti vere kufirin te thana qeveria jone persa i perket detit…… 0… leshime me Greket se gjithmone ne shekuj na e kane pasur me te pa bese…. nqs Greqia tregon dhembet, me te njejten monedhe duhet ti pergjigjet shteti shqiptar…. jane za njerezit e mi andeja nga jugu qe ndryshuan emrin e mbiemrin te gjithe e u bene…. Vasilis…. Jorgos… e mos e pyet fare, per te mare pension ne Greqi…. tani qe grekut i ra bytha ne uje… e nuk u jep me pension e asistence, duan te kembejne prape emrin e te kthehen ne origjine…. mos prano me o qeveri shqipetare keto ndryshime….. le te jetojne me emra fallso greke tani.

  6. VLORA says:

    Tema po i jepni lajmet te sakta,Venizelos kerkoi dhe marreveshjen e detit ku dy palet te binin dakord sebashku-Me pak fjale kerkon spostim te vijes kufitare.Pervec kesaj kerkoi dhe ngritjen e varrezave te ushtareve Greke me nje komision dypalesh….Me pak fjale Venizelos erdhi i maskuar si mik por me objektiva te drejteperdrejta armiku.Nuk kuptoj perse politikanet tane nuk i pergjigjen me te njejten leter-Doni vorreza ju?=Duam edhe ne te Cameve te vrare ne Greqi dhe ato me komision dy palesh.Doni det ju?=Duam edhe ne tani per tani te pakten gjysmen e brigjeve te Camerise deri sa te hyjme ne Evrope.Kjo eshte pergjigja e duhur.Te shikojme si do vijoje Rama politiken me tej????

  7. Aldooo says:

    Jo zoteri nuk do e kerkojn do mundohen por nuk do e kerkojn sepse edi rama me ligjin 7501 dhe pronat shqiptare te minoritreve greke do ti jape ceftifikate prinesie atehere do ti beje prona greke dhe toke greke mos u merzitni se i ka rregulluar edi rama,pastaj pas 20 vjetesh do thojn ne jemi VORIO EPIRI ,ndersa greqia pronat i cameve nuk i ka kaluar ne pronesi te grekeve por ne PERDORIM,bravo tradhetarve ?

  8. VLORA says:

    Atdhe po per cplan B po flet?.Nuk e shikon qe Ditmir Bushati sdi te pergjigjet por rri si i trashe qe eshte vetem degjon Venizelos.Jam i mendimit qe kjo qeveri do na shkaktoje tradhetine e radhes.,Spo tregohen te afte,Ky ishte takimi i pare me Venizelos duheshin bere gjerat te qarte.Duan komision deti patjeter por duam gjysmen e detit te Camerise deri ne anataresimin ne Europe…Doni vorreza?Duam edhe ne te Cameve te rene ne mbrojtje te territorit te tyre nga fashistet Greke.Keto jane pergjigje.Edi Rama duhet te jete i kujdesshem dhe duhet te vendosi ushtarake ne keto poste ku dine historine dhe te reagojne si burra.Ditmir Bushati nuk ka reaguar eshte fikur ska dite cte thote turp sjane drejtuesa keta.

  9. atila says:

    Ligji i Lufets mes shqiperise dhe Greqise dejure dhe defacto eshte hequr nga qeveria e Papandreut ne vitin 1986 pasi nje vendim te marre nga Mbreti Metaxa ka te drejte ta hedhe Kryeministri dhe Qeveria Greke sipas ligjit grek. Nese per raste te vecanta ose me mire ne rastin e qytetareve shqiptare me origjine greke(Cameri- Thesproti) perdoren vendime te gjykatave greke te dhena ne grup ndaj nje komuniteti ata duhet ti drejtohen Strasburgut per pavlefshmeri te ketyre vendimeve. Ligjishmeria dhe e drejta nderkombetare duhet ti jape zgjidhje ketij ptoblemi pasi Shqiperia dhe marrdheniet mes dy vendeve nuk mund te mbeten peng i nje ceshtjejete vjeter dhe te paqarte nga ana ligjore. Organizatat Came duhet te shikojne zgjidhjen analoge te komunitetit te sudeteve qe u perzune nga Cekosllovakia pas vitit 1944-45 rret 2 milion (gjermane te Cekise). Me sa kam une dijeni edhe ata e kane zgjidhur ne menyre individuale problemin si ceshtje pronesore dhe e te drejtave te njeriut.

  10. Stef Staku says:

    AMALiZE : Heqja e Ligjit te luftes eshte perparsore. Nuk ka si te fillojne negociatat me BE kur dikush nga BE eshte ne. lufte me Shqiperine.
    Ligji i luftes nuk ka te beje fare me kufirin, perkundrazi marrja e pronave nga Cameria do forcoje pozitat e Shqiperise ne kufi me Grekun. Kufiri ne te dy anet do figuroje me kombesiShqiptare sikurse eshe kufiri me Maqedonine e me Malin e Zi.
    Kufirin me Grekun do e shohim si vende te barabarta kur Shqiperia te hyje ne Europe.

  11. EVAGELOS DOULES says:

    ROFTE VORIO EPIRI!!! ΖΗΤΩ Η ΒΟΡΕΙΟΣ ΉΠΕΙΡΟΣ !!! LONG LIVE GREEK NORTHERN EPIRUS!!!

    1. X says:

      Nuk bon ky bushati per ket pune. Ky rri sikur me i pas pare borxh ktij grekut. Bertit or legen se je ne te drejten tende.

    2. zzzz says:

      agro processing industry

    3. 300 Dorianet says:

      Arbanitika second official language in Greece!

      Free Arbanites in More!

      Long live the blood of Arbers. Down with Abrahamic philosophies. Greek were Ionians. Ionians were Semitic.

      Arbers were Pelasgians!

    4. zhironi says:

      Po mire,cna plasi k… neve qe greket kane ligj lufte.Le ta mbajne

    5. zhironi says:

      Le te rroje Epiri bashke me jugun dhe veriun .Le te rrojne dhe arvanitasit qe jane pjese dermuese ne Greqi.Po ju mikroaziatiket te veni ne p… te motrave tuaja.

  12. Liridon says:

    Ligjet i aprovon Parlamenti,qeverite i zbatojne.Si eshte zbatuar ky ligj nga ekzekutivi grek eshte fare e qarte,nuk njohin pronat cameve,nuk njohin sigurimet e shqiptarve pra i konsiderojne ata skllever ose rob lufte.Ne baze te ketij ligji ekzekutivi grek ka te drejte qe te bllokoje edhe pasurite financiare te emigranteve tane atje,dhe nuk ka gjykate qe ta denoje per kete akt.Pra ky ligj ekziston dhe zbatohet akoma edhe nga pushteti ekzekutiv aktual grek.Mqs kete ligj e ka miratuar parlamenti,po ai organ duhet edhe ta abrogoje.
    Venizellosi tallet ashiqare me inteligjencen mesatare te shqiptarve kur deklaron drejtohuni Strasburgut,dhe hajde te bejme fqinjesi te mire.Sikur nuk shkon ne psikollogjine e asnje kombi qe njekohesisht ti drejtohemi gjyqin dhe hajde te shkojme mire.Politika teper e nenshtruar shqiptare i ka te plotesuara te gjitha detyrimet e kushteve te nje fqinjesie te mire,por nga ana e Greqise nuk eshte plotesuar asgje,sepse e pengon pasacerisht ky ligj.Greku antishqiptar Venzellus thote te krijojme “ura miqesie”,dhe per kete te sherbeje mioriteti grek ne Shqiperi.Por te na e thote ndonjeri :A ka pare ure me nje kembe ne ndonje vend te botes ?
    Eshte ky ligj qe ka,eshte dhe do te frymezoje forca politike ne Greqi qe i bejne dam kombit grek.Makiazhi qe po i ven vetvetes pushteti grek aktual,me demek duke denuar AA,i ka dale boja,pasi perendimi tashme e njeh mire dinakerine greke.
    Detyra e politikes shteterore shqiptare eshte te sqaroje shqiptaret,
    miqte tane dhe vendet antare te organizmave Euro-Atllantike per ekzistencen e ketij ligji dhe si e zbaton pushteti aktual kete ligj.Ne duhet tja bejme te qarte Brukselit se kush do ta komandoje mbas pak kohesh,per nje fare kohe.
    Pozita aktuale qe ka Venizellosi,ka lidhje me prejardhjen e tij,si nje pinjoll i nje prej familjeve me antishqiptare ne Greqi.Prandaj ai shkon takon edhe nje nga uzurpatoret e aseteve me te cmuara shqiptare,sepse e vlereson vertet punen e bere nga ai,per te shkermoqur e fyer shtetin shqiptar.

  13. mondi b says:

    CILIDO VENIZELO QOFTE DO BEJE DETYREN QE I KA NGARKUAR SHEFI I TIJ.PROBLEMI ESHTE,,NE CAR BEJME,,politikanet shqiptare jeane te vendosur ne tre llogore’me GREKET ME SERBET DHE ME SPECIALISTET AMERIKANE’KA 20 VJET QE FLASIN VETE GREKET PER PRONAT E CAMERVE QE NGA DEBUTETE NE KUVENDIN GREK DERI TEK HISTORIANE PRIFTERINJ DHE SHUME TE TJERE NEPER KANALE TELEVIZIVE QE CAMET JANE ZBUAR ME DHUNE DHE PRONAT I KANE TE TYRET’NJE PJESE E CAMEVE I KANE TE BLERA DHE PJESA TJETER I KANE KOMPESIM PER PENSION SE NE ATE KOHE TURQIA SU JEPTE PENSION POR I KOMPENSONTE ME TOKE’ATO LIGJE ISHIN ASTHTU VEPROHEJ’SE KUPTOJ PSE ESHTE KAQ E VESHTIRE PER QEVERINE SHQIPTARE QE TE NGRI ZERIN PER KETE PROBLEM’M.P.JASHTME E KA SHUME TE LEHTE PER TA ZGJIDHUR KETE.PRANDAJ DHE MINISTRI JONE I JASHTEM TIA KETHEJE VIZITEN HOMOLOGUT TE TIJ DHE TI KERKOI PRONAT DHE JO LIGJIN E LUFTES.ME HIPOTEKAT EKOHES TURQISE KISHAT NE GREQI KANE GLLABERUAR GJISMEN E VENDIT DERI NE 2005 ME TE ASHTU QUAJTURAT’KRISOVULA’..CERTIFIKATA PRONESIE..PSE JO CAMET QE I KANE TE TYRET

  14. Ilia says:

    Zoti Venizellos nuk je i sinqerte ne ato qe shpreh. Kerkesa e Ministrit Bushati eshte e drejteperdrejte : hiqni ligjin e luftes pasi ai nuk pasqyron realitetin e sotem te miqesise se mire. Kjo eshte thenie shume e sinqerte nga nje shtet mik si Shqiperia. Pergjigja e juaj nuk eshte as miqesore e as diplomatike. Ajo eshte pergjigje e djallezuar dhe qe ka rezerva ne pergjigjen qe ju jepni per kete ceshtje. Ti dhe qeveria jote qe perfaqeson bie ne kontradikte me ate qe thoni: ne kemi traktat miqesie qe 1987 ! Ahere cfare pengon qeverine tuaj qe nje ligj qe ka nxjere dikur, pra ligjin e luftes, te mos e heqe sot? Nje ligj nuk bie nga fuqia vetvetiu, po nuk u nxorr nje ligj i ri qe ta anuloje ate. Kjo eshte alfa e legjislacionit per cdo vend te botes, perfshi edhe vendin tuaj Greqine. Ne qofte se jeni te sinqerte per marredhenie reale miqesore me fqinjet, kete duhet ta beni duke qene se jeni dhe ne BE e NATO.

  15. VLORE says:

    EVAGELOS DOULES=Rrofte Shqiperia etnike,Rrofte Kosova.Rrofte populli Shqiptar ne Maqedoni,Rrofte populli Shqiptar ne Mal te zi.Rrofte Greqia qe po bie ne krize dita dites=Rrofte Gjermania qe po e komandon Greqine ekonomikisht.Rrofte lobizmi Shqiptar qe nuk u shua kurre.(Rrofte Cameria).Shqiperi etnike te jemi afer.Rrofte Kombi Shqiptar.

  16. ylli rks says:

    Sa per ushtrin e Shqipnis, Greqia, me gjuetaret qe ka e pushton e rrin kamkryq ne jugun e Shqipnis, por GEGUT ja ka friken-Kosova ashte shptimi, pa Kosove nuk ka Shqipni, kete nenvizone o tosket e janatullosit!

    1. galaktika says:

      Ku e keni politiken e fqinjesise se mire, qeveria Rama? Besoj se ky Venizellos i kundershtoi hapur problemet tona te perbashketa(ligjin e luftes, ceshtjen came, kfirin detar).Dhe si bente terr syri. Ne nuk kemi frike- deklaroi ai ne fillim te konf. per shtyp, gjith pordhe dhe pa e pa asnjehere ne sy ministrin tone te jashtem.

    2. VLORE says:

      O Ylli ne Tosket ata si ti ne i mbajme ne maje te ka.it,Serb.

    3. Adriatik says:

      Ne te jugut i kemi dhene provat o Ylli Greku me ne ben politike se me lufte sia mban,Kurse ju pa ne sdini as te shkruani.Dhe te mos ishte per Ameriken ua ndjeu bytha friken nga Serbi iket te gjithe apo nuk pranon?Ti je nga ato konet qe lehin je Kosovar.

  17. veleciku says:

    komplimente Bushatit dhe Rames qe i a besoi ketij diplomati te afte e patriot drejtimin e Ministrise se Jashtme+ Fillimi mbare dhe teper emocionues+ Megjithate dote duhet qe ne dhe opinioni nderkombetar te presim vleresimet e mendermethane Aldo Bumcit+

  18. qytetari says:

    Venizellos paska tall bythen me Bushatin… Per cdo ceshtje; shko ne Strasburg…

  19. BALLKAN says:

    Si nuk paskan fare turp keta greket !!!

    Kerkojne te realizohen vareza ushtaresh grek ne trojet shqiptare!
    Kerkojne te realizohen varreza ushtaresh okupator ne trojet shqiptare!

    Nuk lejojne te realizohet asnje permendore per shqiptaret çam autokton ne trojet çame!
    Nuk lejojne te realizohet asnje pllake perkujtimore per popullsine civile çame ne trojet çame!

    SHKURT GREKO MASKARENJ!

  20. "Evangelos Venizelos" says:

    Nuk Duam.
    IKNI NE STRASBURG!

  21. aranit bregu says:

    shih si kopjon edi ramen ne te folur ky ditmiri, me gjeste, pauza, gjoksin para, koken perpjete me levizje duarsh si dirigjent.
    S’kane fare personalitet te tyre keta as ne te shprehur sa per sy e faqe?
    Po na e nxjerrin na qejfi skuadren pa filluar pune akoma.
    Jane bere si Brazili, kur qethen koken zero te gjithe si Ronaldo.

  22. U.S.A. says:

    PERGJIGJA E BUSHATIT NDAJ KERKESAVE GREKE PER VARREZA, DET ETJ. DUHET TE ISHTE ANALOGE ME ATE TE BARKDERRIT GREK VENIZELLOS: SHKONI T’I KERKONI NE STRASBURG! VETEM SE JEVGJIT E ATHINES E DINE FARE MIRE SE NE STRASBURG S’I MERR ASKUSH SERIOZISHT NGAQE E KANE KALUAR CDO CAK NORMALITETI ME MAQEDONINE.
    NDAJ PASI SHTETI SHQIPTAR T’U PERZERE JANULLATOSIN, T’U RIMARRE VARREZAT QE IU DHUROI BERISHA, T’U HEQE SHKOLLIMIN E MESEM DHE TE LARTE NE GJUHEN HELAQE MINORITHAREVE BUKESHKELES SI DHE T’U KONFIRMOJE PANEGOCISHMERINE E KUFIJVE TOKESORE DHE DETARE, LE TA PROVOJNE EDHE NJEHERE TE BEHEN LOLO PER TE SAJTEN HERE ANDEJ NGA GJYKATA E STRASBURGUT!

  23. The King says:

    Ky kokelopa ceshtjen Came se njeh , ligjin e luftes nuk e heq,Por Detin dhe Varreza po kerkoka,Ky qenka vetem terhiq dhe nuk leshoka fare.Ketij vetem thoji nga erdhe ti hajde dhe kthehu mbrapsh, Vertet Rama tha qe 0 probleme me fqinjet, po keta e moren per dobesi.

  24. STOP MASHTRIMIT GREK NE BALLKAN says:

    Ministri i Jashtem Grek Venizelos verbalisht: “Qeveria greke ka vendosur gjendjen e paqes mes dy vendeve që në vitin 1987″

    1.a] Ligji Grek i Luftes nuk eshte shfuqizuar nga Parlamenti i Greqise, pra ligjerisht eshte ende aktiv.
    1.b] Ministria e Puneve te Jashtme te Greqise dt 28/06/1999 njofton me shkrim:Ligjet greke Nr 263/viti 1940 dhe 4506/viti 1966 jane ende ne fuqi.

    PRA MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTME TE GREQISE,
    DEKLARON NDRYSHE ME GOJE DHE NDRYSHE ME SHKRIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje