Nëna denoncon të bijën: Është prostitutë, arrestojeni

14 Tetor 2013, 08:57Sociale TEMA

“Vajza prostituon. Ka tentuar të vrasë vajzën e saj të vogël, Ervinën, që është një vjeçe. Ta arrestojnë. Vajzën e ka bërë me vëllain tim. Foshnjën do ta çojmë në jetimore”.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për GSH, 40-vjeçarja Flutura Skura, gjyshja e foshnjës.

Gjyshja me fëmijën e vogël në krahë, Ervinën, denoncon fëmijën e saj të katërt Malvinën, të bërë nënë në moshën 15-vjeçare.

Në polici gruaja kërkoi jo vetëm arrestimin, por edhe gjetjen e një strehe të përhershme për foshnjën e ardhur në jetë nga incesti.

Ndërkaq, minorenia është ndaluar dhe është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje.

“Ajo mori rrugën e keqe. Ka braktisur fëmijën e saj një vjeçe. Ka tentuar edhe ta vrasë. Del dhe punon prostitutë tek Ura e Dajlanit. E punojnë ca çuna që unë nuk i njoh. Ajo ikën nga shtëpia, nuk e mbledh dot më. Mbrëmë isha te vajza tjetër në Spitallë. Ajo ishte tek Vollga. La atje fëmijën në mes të rrugës dhe shkoi të punonte tek Ura e Dajlanit me ata djemtë. E ka marrë një lypëse vajzën e vogël, e mbajti në shtëpinë e saj dhe ma solli sot në mëngjes”, tregon e ëma.

Ajo tregon se e ka denoncuar vëllain e saj në polici, por ai është akoma në arrati dhe nuk mban përgjegjësi për foshnjën.

“Vajza më tha që shtatzënë mbeti me dajën, vëllain tim. Ai ka ikur, nuk ia dimë adresën, u arratis sapo vajza mbeti shtatzënë. Po, por s’e di a e kanë marrë parasysh denoncimin që bëra. Se s’kanë ku ta gjejnë, ai është larguar dhe nuk mban përgjegjësi”, thekson ajo.

40- vjeçarja shpjegon se mbijetojnë duke lypur.

“Mbahemi duke lypur. Nuk mund ta mbaj këtë vajzë të vogël, sepse kam tetë fëmijë vetë. S’kam me se ta rris, sepse nuk kemi as ndihmë ekonomike e as sociale. Janë 10 frymë që nuk mbushin dot barkun. I kërkova policisë të bëjë letrat që ta çojmë në jetimore vajzën e vajzës. Sot do ta mbaj në shtëpinë time, nesër do ta çojmë në jetimore. Ne kërkojmë që të jetojmë si njerëz. Po me se? Nga varfëria dhe fukarallëku na kanë ndodhur të gjitha këto. Vajza na ka nxirë faqen dhe për këtë duam që të vuajë dënimin”, shprehet Flutura.

22 komente në “Nëna denoncon të bijën: Është prostitutë, arrestojeni”

  1. Liri says:

    Bravo, jeni tamam familje shembullore…

  2. neutral says:

    E morem vesh se çfare beri nena, por nuk e dime se çfare beri Policia?

    1. Argita_B says:

      Nuk i kerkon dot hesap policise kur ne menyre te papergjegjeshme ben 8 femije kur ske buke per vete te hasj, kur nuk ke profesion!!
      Nuk do shkolle per te ditur se kur nuk ke te hash per vete nuk mund te pjellesh çdo vit!! Kur nena thote se nuk kam tu jap te hane femijeve te vet nuk ka faj e bija 15 vjeçe qe prostituhoet!!
      Keto jane drama tragjiko komike dhe nuk mund ti zgjidhi policia.
      8 femije as pasaniket nuk bejne me, pasi duhen rritur, ushqyer, edukuar. Femijet e saj jane te destinuar fatkeqesisht pre ta dhe shoqerine te behen o kriminele, o hajdute, ose prostituta.

      1. Alban Alban says:

        Ajo qe ka bere 8 femije nuk ka faj ,fajin e kane spitalet tona ,qe kur lindin dhe shikojne shume femije ,te pyesin ,personin qe ne don te ndaloje femije te tjere te mos linde ,ta perkrahin psikologjikish ,pa ik ti ne evrope si te rrine gatitu,se na i keni bere qeveria e polici e shqiperi mbreter,sikur ne dime te gjitha dhe bota sdin asgje ,njerezit kane nevoje te trajtohen psikologjikisht ,te papunet te kene nje qender publike ku te mblidhen e diskutojne,si ne vendet europiane ,po keshtu edhe pensionistet,valle kur ne shqiptaret do te jemi te qete e te trajtuar mire nga shteti ,ajo vajza qe beri foshnjen ajo don burg ,se e ka bere me dajen e vet ,noj dite do degjojme moter e vella ,ku jemi oreeee ,jemi shqiptare kemi tradita ,kemi zakone te mirefillta shqiptare ,nuk jemi arabo turk e noj soj tjeter ku martohen me gjashte vjeq e me gjakun e tyre ,duhet ti thirrim mendjes tung respekt!!

        1. NjeQytetarOptimist says:

          C’fare burgu do ajo mor Alban..Ajo eshte minorene dhe ka dashur ajo apo jo, me ligj eshte purdhunuar..Mos te flasim kot tani..C’o nje minorene ne burg thua ti, dhe dajkua dredh zinxhirin verdall ne qytet sikur s’ka ndodhur asgje..

          1. patrik says:

            shume me llogjike ke folur bravo…

  3. Apaketac says:

    Po po te besh 8 femije edhe milioner te jesh si ushqen dot…lere pastaj ti edukosh me tevjecare me zor dhe gjeja e vetme qe ke lexuar esht gazeta qe ke mbeshtjelle buken kur punoje ne komunale.

    Kur mendon se sa prostitucion te larte kemi ne duke marr parasysh popullsine behesh te vesh duart ne koke.
    Jemi bere si Moldavet dhe Kolumbianet qe kan prostitucion te larte..lere fare ca jemi bere!
    Me e keqja esht se nuk di kujt tja hedhesh fajin komunizmit,trazicionit apo politikes…se injorances smund tja hedhesh dot kur komunizmi te conte ne shkoll me pahir.

  4. llapa says:

    pa i rene ne sy dajes hidhni bar miu,se nje 15 vjecare si rrace me ngjyre qe jeni emigroni ne Indi mjaft tronditse turp,shume turp

  5. Dritani says:

    Aman se na kenaqet me keto lajme! Po ndonje gje tjeter nuk keni?

  6. Dionis Xhafa says:

    Po c’denim do vuaje vajza. Kjo situata me lart ka te beje me KULTUREN jo me LIGJIN! Vec rastit se mund te kete dashur te mbyse foshnjen, rast qe do prova.

  7. vali says:

    e shef moj moter se cfar bejne leket? edhe ne familjen berisha ka incest, biles ti e dononcon,kurse berisha ja jep per grua mbesen, djalit. ti thua me ndershmeri se te ka zene halli me ate qe te ka rene ne deren tende, berisha nuk sheh mutin e tij po merr me goje gjithe boten. leket te bejne yzengjin, se ka dhe me keq se ty, e kishim kryeminister per 8 vjet; shau, vrau, nxorri kalamajte rrugeve te vjedhin, vodhi vete, dogji, prostituoi nje shqiperi te tere, po ne fund beri leke me thase dhe e durojme akoma gomarin gam-gam gjithe diten.
    zoti ta dhente mire se e keqja ska fund!

  8. balzac says:

    Eureka e ketij lemshi te ngatrruar quhet”Incest me permasa degjenerative prostituimi”Si duket qenkan jevgjiter?!

    1. Andon says:

      Ashtu jane. Duket nga mbiemri SKURA.

  9. kotsikoti says:

    Cfar jane keta jevgj?
    Nqs jane jevgj, te flasim. Se cfar nuk kam pare edhe deghuar per ta: i bejne te gjitha- shesin femijt, me motren, me vellain, me dajen, me xhajen me te gjithe e bejne.
    Pse ndodh kjo une se shpjegoj dot
    Po qe se jane te bardhe, nuk ka bere ndonjehere vaki. Po cfar te them une:” erdhi fundi botes”

    1. andi says:

      jam dakort ,por te kursejme termat e diskriminimit rracor …po kjo pun jevgjish eshte (por pa diskriminim).
      por edhe ne kohera beshin 30 kalamaj se nuk punonin gjith diten ( e me 1 gje do te merreshin )

  10. manuel vila says:

    O flutura konaj te ka njare ty nga zanati AV,prosti….populli?

  11. tani says:

    kjo nene eshte pjese e persekutimit shteteror , me vjen keq qe shqeria jone fajson nenen e jo shtetin , keshtu jemi ne … recata per te tjeret dhe harrojm se jemi ne bashkpuntor ne krim me heshtjen e mungesen e kurajos civile .

  12. tani says:

    kjo nene meriton nje pension mbi 800$ ne muaj sepse ka kompesuar vajzat qe nuk lindin e po sterilizohen , po ulet numri i popullsise gje qe po invenstojne qarqet anti shqiptare .

  13. tani says:

    propozoj qe cdo femer qe behet nene te perfitoj si cdo qytetar i rajonit 100$ per cdo femij deri ne moshen 15 vjec . te rrisim popullsin . po plakemi ky eshte alarm …..

  14. tani says:

    ku jemi ne qe heshtim . qeverria shqiptare duhet te kepusi prangat e mafjes anti shqiptare .

  15. JUZJA says:

    SA E SA DENANCIME KAN PERFUNDUER NE KOSH TE PLERAVE,KAN MARR NJE DOR LEKESH MILITANTET JASHTEPROFESJONIST,DHE CDO GJE KALON NE KRIM,TE GJITH DUHET TE SENSIBILIZOHEMI SI SHOQERI E NDERGJEGJSHME,DHE E PERGJEGJSHME,QE SA ME SHUM TE KUFIZOHEN,DHE PSE DREJT ZHDUKJES KETO FENOMENE TE NDYRA,QE DUKE I BERE NJE PERSON,NJOLLOSET NJE FIS,KJO ESHE QAMET,DAJA LE MBESEN SHTATZAN,PO CDO GJE MUND TE JET ,PO JO DAJE,DO ZOTI KA NJERES KOPETENT QE E LEXOJNE KETE SHKRIM KAQ TE DHIMSHEM,QE DEL ME NDJENJEN E KERKIMIT TE NDIMES,NGA NJE GOJ NENE DHE GJYSHE….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje