TemA TV/ Rama- deputetëve: Bëhuni promotorë të zhvillimit të komunitetit (VIDEO)

14 Tetor 2013, 12:38Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u kërkoi deputetëve që të vendosin kontakte me qytetarët përmes zyrës së deputetit.

“Kërkoj nga ju që pa humbur kohë të vendosni kontaktin e pandërprerë me qytetarët përmes zyrës së deputetit.

Është koha që çdo deputet të nisë diskutimin për programin e zhvillimit të zonës dhe ta reflektojë këtë diskutim në funksion të nevojave të zhvillimit rajonal,” tha Rama.

“Unë pres që të bëheni jo vetëm zëdhënës, por edhe promotorët e zhvillimit të komunitetit. Të bëheni promotorë të investimeve të huaja që sjellin zhvillim për komunitetin,” tha Rama.

“Qeveria do të çelë një kapitull të ri në këtë drejtim dhe do mbështesim çdo nisëm për të investuar në Shqipëri në funksion të punësimit,” u zotua kryeministri.

Sipas Ramës, kujdes duhet treguar sidomos për votuesit në zonat rurale.

“Është koha të kthehemi në tokat e bukës për të bërë realitet qëllimet që i shtynë njerëzit që të na japin vota më shumë se asnjëherë në fshat,” tha Rama.

Ai kërkoi që të nisë edhe diskutimi për procesin e legalizimit në zonat informale.

“Është koha që të kuptojmë se më 23 qershor kemi marrë një detyrë të lartë dhe i vetmi privilegj që kemi përfituar është privilegji për t’u shërbyer njerëzve me përkushtim, për t’i shërbyer Shqipërisë me përkushtim,” tha Rama./ep

11 komente në “TemA TV/ Rama- deputetëve: Bëhuni promotorë të zhvillimit të komunitetit (VIDEO)”

  1. ardi says:

    Punoj si konsulent ne nje nga firmat me te medha te botes/amerikane qe merret me kerkime shkencore ne fushen e studimit te tregjeve te produkteve dhe sherbimeve. Nder kriteret kryesore per hurjen ne nje treg te ri dhe qendrimi ne tregjet ekzituese jane: stabiliteti ne te gjitha fushat (politik, ekonomik, social…), niveli i korrupsionit; lehtesia/veshtiresia per te hyre ne treg dhe zhvilluar aktivitet e biznesit; mentalitet, kultura, shkollimi…i popullsise, kostoja dhe cilesia e krahu i punes, niveli i zhvillimit te infrastuktures etj.

  2. Ferro Labi says:

    Zoti Rama ! ke premtuar se me nje here pas fillimit te punes se Qeverise, do te kthehen ne pune te gjithe ata qe jane pushuar nga puna dhe kane fituar gjyqet. Kur do te ndodhe ky premtim i Qeverise ? Deri tani s’ka as gje per te larguarit.

  3. PUNTORI says:

    ik mer psikopat,punoje token vete qe nuk e ke punuar ndonje here
    nuk e ke te gjat,nuk i ha populli mashtrimet tuaja,mos me bej te te them

  4. nobeli ne fushen e ekonomise iu shkon 3 amerikaneve per vleresimin e cmimeve te pasurise. ndiqeni
    http://dielli.al/lajme.php?id=12358&k=71

  5. VLORE says:

    OPO BEJ SHTET MOS BEJ KOMUNIZEM,LERI TOKAT E BUKES TE GJITHE E KANE PRONEN KUSH DO E BEN PER BUKE KUSH DO E BEN PER LOPE.PROBLEMI QENDRON TI SI KRYEMINISTER NDALO VJEDHJEN E BREGDETIT NGA MAFIOZET NGA POLITIKANET DHE JEPU PRONAT PRONAREVE TE LIGJSHEM ATYRE QE KANE DOKUMENTACIONIN BAZE.VENDOS RREGULL E QETESI-SI DEPUTET I VLORES QE JE DUHET TE DISH SE TE PAKTEN 80 PERQIND E RINISE LEVIZ OSE ZOTERON ARME DHE MENDON TE MBROHET OSE TE KONFLIKTOHET ME PERSONA TE TJERE.KJO GJE KA ARDHUR SI DEGJENERIMI I SHTETIT DHE SI LULEZIM I SHUME GRUPEVE KRIMINALE,GJE QE ESHTE FAVORIZUAR NGA POLITIKA.JEMI NE PRITJE TE PLAGEVE QE KA SI VLORA DHE E GJITHE SHQIPERIA ZOTI KRYEMINISTER.PLAGA ME E MADHE E VLORES ESHTE SHPETIM GJIKA SHPRESOJ TA KESH KUPTUAR DHE TE MARESH MASAT…PO ASHTU DHE PER KLANIN QE I VJEN MBAS……..

  6. astrit says:

    Shqiperia i ngjan vendeve te pazhvilluara afrikane. Pervec gjendjes se mjeruar ekonomike, pasi jemi vendi me i varfer ne Europe,ketu problem eshte katastrofa urbane qe i eshte shkaktuar ketij vendi, nga te gjithe qeverite e tij, dhe qe po nuk u rregullua nga qeveria Rama, nuk ka per t’u rregulluar as per 100 vjet te tjera. Kjo qeveri duhet te marri me teper pergjegjesi, te tregoje guxim dhe vendosmeri per te rregulluar kete katastrofe, pa menduar per numrat dhe raportin votues/perfitues sic eshte bere historikisht nga partite shqiptare. Po te shkosh ne lagjet e Tiranes, sidomos ato periferike do te shohesh gardhe, mure, kioska, depo,dyqane, deri edhe tregje fruta-perimesh ngjitur me pallatet qe po i torturojne banoret dhe qe kane pushtuar token qe eshte shteterore. Ato jane bere pa leje dhe duke sfiduar hapur shtetin e korruptuar deri ne gryke. Banoret kane informuar ne vazhdimesi, por askush nuk e care koken.

    Zoti Rama,ka rastin historik te bej shtet, dhe te krijoje nje mjedis europian, ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine, qe te mos tallen me ne ashtu sic ben zviceranet, te cilet po te kishin ardhur ne lagjet periferike te Tiranes do te ishin cmendur se ku dhe se si jeton ky lloj mileti mu ne mes te Europes! Prandaj duhet veprim pa kompromis dhe pa kthim!

  7. korcari says:

    A mor djale, ti je per kyeminister per nje vend europian dhe jo per nje vend albanistan si puna e vendit tone.

  8. KEPI RODONIT says:

    Rama duhet te nisi luften dite e nate nuk behet ne menyre tjeter.Lufte krimit korrupsionit.Pastrim te bregdetit.Dhenien e pronave pronareve legjitim.Duhet te mesohen Shqiptaret se ketu ka shtet dhe ligjet e shtetit zbatohen.Rama fillimisht duhet te jete i bindur ne vete vete gje qe une nuk e besoj aspak.Rama mund te beje shtet por nuk po duket i vendosur te gjitha fjale.

  9. fieri says:

    Deputetii maxhorances aprovon ligjet qe kerkon qeveria,token e punon fshatari dhe qeveria ben politikat qe nxisin investimet.Keto nuk duhen ngaterrur z.Rama.Ju keni pergjegesine e qeverisjes dhe mosu kerkoni deputeteve ato qe jane detyrat tuaja dhe te ministrave.

  10. albano says:

    z rama jemigrup emigrantesh ne angli mbshtesim qeverine tuaj jemi nga jugu cfare do beshe qe te mose te permbytet fusha eshkodres ky eshte problemi i madh sali kremineli do gezoi shume per nje permbytje te mundeshme zot na ruajt nga sali komunisti merr masa urgjente tani e dime qe leke nuk ka se i vodhi saliu por ai hedh vallen dyshe myzeqare.shqiperia ka shume halle ju lutemi veproni shpejte,se ka kohe.perpare qeveria eshekullit tone,

  11. mark says:

    Edi, nuk mund të bësh promocion per investimeve të huaja pa pasur ne rregull vendin e shtetin. Investitoret e huaj kane dale ne pazar perpara teje, meje dhe te gjithe shqiptareve sebashku. Ata nuk e hane sapunin per djath. Duhet shume pune dhe rezultate per te bindur investitoret. Shqiptaret duhet fillimisht te jetone te vafer por me ndershmeri dhe rregull; te dine te jetojne e punojne sipas shtetit ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje