Vajza e Alberto Castagna-s: Dështova në La Sapienza, tani studioj mjekësi në Shqipëri

15 Tetor 2013, 11:00Sociale TEMA

Para pak ditësh disa faqe online raportonin për një dyndje të studentëve italianë, që duan të marrin diplomën në universitetet shqiptare.

Por kur lexon këtë lajm në mendje të vjen shembulli i Renzo Bossi-t.

Ende nuk dihet nëse ka një dyndje të italianëve që duan të diplomohen në Shqipëri, por të paktën vajza e një personazhi të famshëm ka vendosur që të diplomohet në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Carolina Castagna-n, e bija e prezantuesit dhe gazetarit të njohur, Alberto Castagna.

Ajo studion mjekësi në një universitet privat të Tiranës.

Agjencia e lajmeve italo- shqiptar, AlbaniaNews i ka marrë një intervistë.

“Të them të vërtetën, gjithçka u krye ‘pak nga rastësia’. Dy vjet më parë vendosa të studioja për mjekësi dhe konkurrova në La Sapienza në Romë. Për fat të keq nuk e fitova të drejtën e studimeve, pasi nuk kalova testin. Isha në dijeni të një universiteti privat në Shqipëri që ofronte studimet që unë desha, kështu që vendosa të studioja në Tiranë”.

Dhe Carolina fajëson sistemin në vendin e saj për moskalimin e testit.

“Për fat të keq, sistemi ynë nuk punon shumë mirë, si çdo gjë tjetër në vendin tim. Unë, si shumë të tjerë, nuk e kemi kaluar testin në Romë, por kjo nuk më ndaloi mua që të studioja këtu në Tiranë, me të njëjtët profesorë si në Itali. Në fakt, testi në Tiranë nuk është shumë ndryshe nga testi që bëra në Itali, por kërkesa ime nuk u pranua aty, ndoshta për shkak të numrit të nxënësve konkurrentë. Është gjithashtu edhe çështje fati”./ep

20 komente në “Vajza e Alberto Castagna-s: Dështova në La Sapienza, tani studioj mjekësi në Shqipëri”

  1. linda says:

    nese studion ke Zoja e Keshillit te Mire ja vlen ,nese eshte universitet tjeter eshte cdo gje genjeshter . ju lutem ju gazetareve hetoni emrin e universitetit , Zoja e Keshillit te Mire eshte univeristet 100% i insitutit IDI qe eshte me i miri ne Itali per fushen e vet . Dhe pjesa me e madhe e pedagogeve vine nga Italia dhe eshte e veshtire te besh korrupsion megjithese se paragjykoj .

    1. frenki says:

      patjeter qe eshte universiteti Zoja e keshillit te mire , se pervec universitetit publik nuk ka universitet tjeter qe ka pogram mjeksine e pergjithshme. por puna eshte se pse kjo vajza nuk ka kaluar dot testin ne itali dhe e paska kaluar ketu tek ky universiteti privat ne Tirane?
      tani mos behemi te tere hipokrite , kjo studente eshte e dobet perderisa nuk e ka kaluar ate test ne Itali se atje ka standarte dhe normalisht testi per te hyre ne mjeksi eshet nder me te veshtiret, por ketu ne shqiperi qe universitetet jane si kerpurdhat duke futur dhe kete te ;zojes se mire qe ndryshe nga sa reklamohet per marketing dhe qe eshte shume i shtrenjte , nivelet e pranimit qenkan zero, qe do te thote se mjeket qe dalin nga keto auditore dhe pse u njihet ku edi une diploma jane me nivel te ulet . per te dale nje mjek i mire nuk ka rendesi luksi qe ofron universiteti privat po kurrikulat dhe pergatitja profesionale, dhe sic duket nga niveli i pranimit qe kane ky univeristet le shume per te deshiruar , megjithe marketingut qe i behet si universitet i forte e me petagoge te jashtem e ku di une tjeter .

      1. Fadili says:

        O njerez ne rradhe te pare zoja keshillit te mire eshte universiteti me i mire ne shqiperi perfshi e shteterorin,eshte i vetmi universitet qe edhe pse paguan nuk esht e thene qe do kalosh,un se kuptoj pse keni kaq shum inat ndaj ketyre gjerave,vin italian ktu te studjojn,marrin shpi me qera,marrin taxi,bejn pazar,dalin per kafe ,perdorin internet,perdorin celular te ter kto lek i fitojn shqipetaret ekonomia jone ne vetem te mira marrim

    2. UniZkm says:

      Behet fjale per Zojen e Keshillit te Mire!

    3. Ai Tipi says:

      Po Linda behet fjale per Universitetin privat Zonja e keshillit te mire…ja dhe intervista ne AlbaniaNews: http://www.albanianews.it/cultura/carolina-castagna-studia-medicina-tirana

  2. arsen says:

    Eshte edhe s’eshte…..Ngelsat e La Sapienzes asqe duhet te pranohen! Ndryshe “te rrofte IDI”!

    1. armand says:

      Arsen keta s’jane ngelesa.Vitin e kaluar ne fakultetin e mjekesise u paraqiten rreth 10000 studente por vetem 210 u pranuan.Problem eshte numri i madh i kerkesave dhe jo niveli i dobet i studenteve.

  3. tafut maksuti says:

    Hapur qenka Kristali akoma mo Zillo !?

  4. lili says:

    Po kjo e ka ndermend me u bâ mjeke ne tirane?pra a eshte universiteti zoja e keshillit te mire per shqiptaret qe do punojne ne shqiperi apo eshte nje shkolle ankas per deshtaket ne italy.Po edhe kjo nuk eshte nje gje e keqes,se vertet seleksionim ne mjekesi ne evrope eshte bâ skandal ne vetveti,.

  5. Shën Thomai says:

    Imagjinoni tani si do ishte senati Italian sikur te gjithe politikanet e ardhshem te studionin ne Shqiperi per “Shkenca Politike” !!! ;p

  6. ismeti says:

    veq lek se ne shqipri i te gjitha prej kryministrit e deri te diplomati , original falsifikato , ma kujton mixhenin
    mjerimi …………..
    rroft artan hoxhoviqi e henri qiliqi se diploma sa te dush , derra

  7. valter says:

    Po pse moj vajze, meq ste pelqen korrupsioni italian, shko ne vende te tjera me perndimore, qe kane nje sistem me te mire, jo nga lindja.

  8. "Alberto Castagna" says:

    Duke lexuar disa shkrime ne gazeten tema,
    Duke lexuar edhe kete shkrim per figlia di Alberto Castagna,

    ME LINDI PYETJA PROFESIONISTE:
    Po kjo italianka Carolina Castagna meqense po e pergatit Shqiperia,

    Çfare kombesie do kete pas universitetit,
    kombesi italiane apo kombesi shqiptare ??

    Me cilen perfaqesuese do lozi pas universitetit,
    me te Shqiperise apo me te Italise ??

    1. enea says:

      IDIOT.
      Po shqiptaret qe studiojne jashte cfare kombesie kane mbi baze studimi?

      IDIOT!!!

  9. Ramon says:

    PO nuk foli njeri nje fjal te mire per kete vajze? KJO ma do mendja e paguan shkollen nuk jane lek qe i futen SHQIPERISE ,po ne shyqyr o PIPI i themi ne nga VLORA te vine sa me shume.

  10. kunji says:

    Po c’keni o popull qe merreni me nje studente Italiane qofte a jo, lereni o te studjoje ku i “do trapi”, a ka thene keshtu Henri Cili apo jo?

  11. beso says:

    eshte Zonja Jone e Keshillit te Mire,per me teper ka nje faqe te tere Corriere della Sera e te premtes dt.11 tetor,fq.25,qe thote per rreth 600 aspirante italiane,shkruar nga Leonard Berberi.Eshte pak a shume succursale e universitetit Tor Vergata ne Rome,per mjeke, dentiste,fizioterapiste e infermiere.Kushton rreth 7-8 mije euro,ndersa identiket ne Bullgari e Zvicer(Chiasso)kapin shifra 5-6 here me shume.

    1. Wendy-B says:

      Qenka dhe e zgjuar goca, pse te harxhoje me shume kur ka te njejten dipllome per 3 here me pak. @ Alberto Castagna
      Me kombetaren shqipe sigurisht, perndryshe do e qujm tradhetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje