TemA TV/ Dojaka: Po shihet ndryshimi për çështjen çame. Edhe PDIU përshëndet qeverinë e re (VIDEO)

14 Tetor 2013, 20:04Sociale TEMA
TemA TV/ Dojaka: Po shihet ndryshimi për çështjen çame.

(E PERDITESUAR)- Kryetari i Aleancës Popullore, Artur Dojaka, partisë që përfaqëson interesat e komunitetit çam, por që është në koalicionin qeverisës, deklaroi se kanë nisur që të shihen ndryshimet e politikës së qeverisë ndaj çështjes çame.

“Aleanca Popullore falënderon kryeministrin Rama dhe përgëzon ministrin e Jashtëm, zotin Ditmir Bushati për ngritjen dhe trajtimin e çështjes çame në bisedimet me zv/kryeministrin grek, zotin Venizelos.

Shqiptarët e kanë vënë re sot – të gjithë – ndryshimin dinjitoz të qëndrimeve të qeverisë shqiptare. Aleanca Popullore, pjesë e koalicionit fitues të 23 qershorit është krenare që ka dhënë kontributin e saj në këtë ndryshim të dukshëm e të shumëpritur nga shoqëria shqiptare.

Qytetarët shqiptarë meritojnë sot fqinjësi të mirë, por edhe reciprocitet në marrëdhëniet ndërkombëtare,” tha Dojaka.

“Do të shtoja se vizita në Tiranë e zv/kryeministrit, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Greqisë, zotit Venizelos përkon me 100 vjetorin e përndjekjes së bashkëkombësve tanë që kulmon me masakrat e qershorit 1944 ndaj popullsisë së pambrojtur të shqiptarëve të Çamërisë, asokohe nënshtetas grekë.

Ne do të vlerësonim që përfaqësuesi i qeverisë greke të mbartte

në valixhen e tij diplomatike edhe apologjinë e munguar deri më sot për gjenocidin e ushtruar ndaj tyre”.

Qëndrimin e qeverisë shqiptare e ka përshëndetur edhe partia tjetër çame, PDIU, e cila ndodhet në opozitë.

“Qeveritë e shkuara kanë qenë të intimiduara ndaj palës greke, duke bërë që problemet e pazgjidhura kohë pas kohe të agravojnë,” thotë për TCH kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili përshëndet edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare për artikulimin e kërkesës shtetit grek për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Por ai kundërshton qëndrimin e ministrit Venizellos për këtë çështje.

“Çfarë ka ndodhur? Marrëveshja që i referohet Venizelos e vitit 1987 heq gjendjen e parë, atë të sulmit ndaj Shqipërisë. Marrëveshja e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë e vitit 1996 heq gjendjen e dytë, pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë, por mbetet në fuqi sekuestroja ndaj pronave të shqiptarëve të Çamërisë, por edhe të shqiptarëve të tjerë të Follorinës, apo komuniteteve fetare që janë me qindra”, deklaron Idrizi.

“Për marrëveshjen e ujërave kemi një qëndrim realist të Bushatit dhe një qëndrim tinëzar të Ministrisë së Jashtme greke, që futi në këtë çështje integrimin si një kërcënim”, vlerëson Idrizi.

Por a do ta shtyjë drejt kalimit në mazhorancë PDIU-në kërkesa për heqjen e ligjit të luftës, si një nga pikat kryesore të rezolutës çame, e cila tashmë është vendosur në axhendën diplomatike të qeverisë?

“Do ta mbështesim, përshëndesim dhe do shtyjmë më tej çdo çështje ndërkombëtare, por nuk besoj që kjo detyrimisht mund të na bëjë pjesë të mazhorancës apo jo”, shton Idrizi./ep

21 komente në “TemA TV/ Dojaka: Po shihet ndryshimi për çështjen çame. Edhe PDIU përshëndet qeverinë e re (VIDEO)”

  1. rudi says:

    po e mban fjalen mu ne mes te shaleve.

    1. shkodra says:

      ndryshimi eshte kur te kesh rezultate o zoteri.

      Duhet pergezuar qendrimi dinjitoz i qeverise sone, dakord per kete, por mos dilni te pergezoni me te madhe neper TV pasi del sikur po e beni per show,

      Pasi edhe ai gayreku qe ju erdhi mund te thoje me veten – po po hani ju hani se aq sa ka arritur sala aq do arrini edhe ju.

      Rezultat i diplomacise shqiptare do te ishte largimi i janulles.

      Kjo do ishte diplomaci, qe te largoje janullen dhe ta mbaje mire me qeverine greke

      1. andi says:

        Mos u ngut o Shodran prej Puket se punet e mira bahen me red.

        1. raimond vlonjati says:

          Keta camet jane komplet budallenj

          Muhabeti cam zgjidhet vetem ne parlamentin Europian , dhe ligji luftes vetem atje zgjidhet

          Me grekt ne bisedime nuk zgjidh azgje -Bisedimet me greket duhen bere ne prani te nje pale te trete,
          dhe vendi me i mire eshte ne BEa–Atje pala e trete eshte BE , dhe ata jane arbitri

          Ndryshe keto bisedat me greket jane humbje kohe , dhe fitim per ta , jo per ne…

      2. zqk says:

        Po ti kete seriozisht keto pika qeveria, dhe mendoj se i ka, Greqia nuk do ta kete te lehte te mbaje ligjin e luftes, dhe kerkesat e tjera. Se ne cdo takim nderkombetar Shqiperia do permende ligjin e luftes, etj., si hap qe duhet te hedhe Greqia per t’i permiresuar marredheniet me Shqiperine. Shikoni, Greqia ka probleme me te gjithe fqinjet, shto edhe borxhin, dhe pozita e saj nuk eshte si ka qene.

    2. 1 000 000 shqiptare. says:

      camet jane interesaxhinjte me te medhenj,,,,,dhe ne kohen e enverit e bkinin vendin e punes ne menyra te ndryshme.

      keshtu qe gjith camet qe votuan per partine e idrizit,,,,ne zgjedhjet e tjera kane per te votuar per dojaken.

      dhe do te ishte shume mire nje humbje e madhe e idrizit qe asnjehere nuk ka qene i interesuar per ceshtjen came por vetem per prerje dollaresh.

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, ALSO MOVE ON ALBANIA FOR GOOD. says:

    E c’far ndryshimi doni ju camet?

    1. cami says:

      Ndryshimin e bete ju greket, me masakrat kunder popullsise autoktone
      Came, dhe zute tokat tona nga maxhypet qe ju pruri turku, dhe
      pranuat jevgjit e afrikes vetem perse u deklaruan te kreishtere.

      Jam i bindur qe nje i tille je dhe ti BERISHA DHE BASHA LARGOHU

    2. paradox says:

      Kur thua ju camet cfare ke parasysh ti? Kur do ta kuptoni ju se si camet si kosovaret si ata shqiptare qe jetojne ne maqedoni dhe mal te zi jane te gjithe shqiptare dhe ti thuash ‘ju’ une nuk e kuptoj se cfare mut shqiptari qenke ti

      1. homeri says:

        —ju camet shqiptar jeni , po jeni ca hileqar e te pa ngopur me matrapazelleqe , KIMETJA kur thote per tosket se jane materialist ka parasysh ju camet —shpejt hidhuni me pushtetin se ndryshe paraja humbet shpejt ……kur nje cam thote –bereqaves —do te thote se ka vene para , e deri tani , pyet nje cam , cilindo e do te thote –bereqaves– apo jo HAJRI

      2. tani says:

        O PARADOX PO A SE KUPTON SE KY BERISHA LESHIT VJEN ERA GREK DHE ER E QELBUR .PARA DISA KOHESH I BONA NJI PYTJE KTIJ VEMJES SE MOS ESHT BASTARD I NDONJI ÇAMI DHE ME TE THAN TE DREJTEN NUK QEKAM GABU.
        NUK ESHT SHQIPTAR KY POR NJI GJAKPRISHUR PJELL ARGATESH QE VJELLIN VRER PER ATA QE DERI DJE I DHAN ME HANGER ,

      3. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, ALSO MOVE ON ALBANIA FOR GOOD. says:

        Shiko mor ti paradox, e kuptoj se jeni shqiptar ju camet, por nuk jane te gjith shtetasit shqiptar cam. Pra ne Shqiperi, ka komunitet cam, por kjo nuk do te thot se eshte e gjith Shqiperia camusha. Une pyeta se, c’far kerkoni me shum se ata shqiptar qe nuk i perkasin ketije komuniteti cam, pergjigju me kulture!

  3. Iliri says:

    Bravo qeverria e re, nje mirnjohje te madhe nga komuniteti
    Cam

    1. Astriti says:

      Ky eshte Cami i radhes qe pritej te bente kete deklarate,Si came qe jane miq te ngushte me Grekun ne gjak se ne interes ua futi Greku me i shkathet-Camet e pabese e te pashkolluar duan te hane jo me dy luge po ku kane vrime te fusin luge e pjata….(Thashe miq te ngushte me Greket e Veriut Qe sjane Greke por Jane Cam te shpallur Greke) ndersa Greket e jugut jane Perse e dime origjinen e fqinit tone.

      1. tani says:

        O ASTRIT O LAPANJOZ PO LAJE ATE JASHTEQITJE GOJE KUR FLET PER ÇAMET .
        SJU MARR VESH ÇA JENI JU QE KOMENTONI SHQIPTAR GREK O ÇA DREQIN JENI PO DI QE ME ÇUDITNI KUR GJENERALIZONI NJI KOMUNITET TE TERE JO SE NA RRUHET SHUM PO DO VDISNI NGA SMIRA O LEGENA .
        UN QE PO TE SHKRUJ JA QE PO FLET PER SHKOLL DU ME TE THAN SE STERGJYSHAT E MI DILNIN ME KOSTUME KUR TE TUT O BUJK I RECIKLUM DILNIN ME POTURE NE MAJ GOMARIT .
        INFORMOHU PAK O INJORANT SE SA BURRA TE NDRITUR I KA DHAN ÇAMERIA KOMBIT NE NIVEL INTELEKTUAL E KOM FJALEN PASTAJ DERDELLIT .
        SA PER PABESI UNSE DI ÇA REFERENCASH KE TI PO JA QE FLET PER NJI FJAL MADHORE SIÇ ESHT BESA DU TE RIKUJTOJ SE BESA I JEPET MIKUT DHE BASHKATDHETARIT DHE TI NUK JE AS MIK E AS SHQIPTAR POR NJI LAVIRE DERDELLITSE FORUMESH

  4. niku says:

    Ps ne zgjedhjet e ardheshme ka per te dalur edhe me e fuqishme
    po vazhdoi te punoje sic e ka nisur.

    Bravo Bushatit, per burrerine qe tregoi, dhe i vuri pikat mbi
    iiiii.

  5. albano says:

    te dashur popull te comunitetit cam hiqni dore nga cremineli sali berisha

  6. martin Ph says:

    Me ne fund “tema”-n po e lexojne edhe “salinjte”,duket nga komentet refraktare ndaj cdo lajmi qe ka te beje me qeverine e re.Kane vjedhur aq sa te paguajne keta komentuesit negativ per cdo artikull.U shtuan “ramy-t’,por miresetevijne.

  7. plaku dhe deti says:

    ku e pate ndryshimin?

  8. optimisti says:

    Edhe une besoj se me zgjidhjen e ceshtjes came shume shpejt do zgjidhet edhe ceshtja e indianeve te amerikes dhe e aborgineve te australise

  9. al says:

    Camet si kushdo tjeter kane te drejte per nje gjykim te barabarte per pretendimet e pronat e tyre. Me se kuptoj une kjo eshte ajo qe kerkon prandaj ska pse trembet njeri nga kerkesa e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje