Qeveria ka ripërsëritur sot ftesën për dialog pa kushte me opozitën për ligjin për nëpunësin civil, në të kundërtën do të vërë në lëvizje shumicën e cilësuar, votat e të cilës i ka në Kuvend.
Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, është shprehur në një konferencë për shtyp se qeveria është e gatshme të dialogojë me opozitën pa i vënë kushte asaj, por pret të njëjtën qëndrim prej saj.
“Jemi të keqardhur që reagimi i PD-së nuk i hap rrugë dialogut po vetëm mbyll rrugën për dialog. Qeveria kërkon tryezë për të diskutuar mbi pazbatueshmërinë e ligjit nr 152 të vitit 2013 “Për Nëpunësin Civil” dhe PD thotë tërhiqni aktin normativ që të dialogojmë! Po për çfarë të dialogojmë në këtë rast nëse nuk dialogojmë se si ta bëjmë të zbatueshëm ligjin?
Nëse opozita mendon se ligji është i zbatueshëm le të vijë në tryezë dhe të na japë argumente për këtë. Nëse opozita mendon se pavarësisht se ligji s’është i zbatueshëm ne nuk duhet të bëjmë asgjë, atëherë le të vijë në tryezë dhe të dëgjojë se pse ky nuk është opsion për ne.
Nëse opozita mendon se pavarësisht thelbit të çështjes, ajo duhet vetëm të thotë jo, atëherë ne i kujtojmë se kemi shumicën konsensuale që parashikon Kushtetuta, me 84 vota dhe, sigurisht, nëse opozita nuk do as dialog as zgjidhje, ne do vëmë në lëvizje shumicën që disponojmë. Por deri të enjten ka ende kohë për reflektim, ballafaqim, mirëkuptim. Prandaj të dialogojmë pa kushte. S’ka dialog me kushte. Ne s’kemi kushte. Ne themi ejani të flasim dhe dëgjojmë njëri- tjetrin.
Mbase ju na bindni nëse keni një alternativë, mbase ne ju bindim nëse ju dëgjoni pa paragjykime argumentet tona, mbase edhe asgjë nuk ndryshon, por pa dialog është e sigurt që asgjë nuk ndryshon.
Kështu që ne përsërisim thirrjen për dialog dhe unë jam këtu për të rinënvizuar vullnetin e Qeverisë e të Kryeministrit për t’u ulur në bisedime përpara të enjtes. Në të kundërt, sigurisht që, ne do votojmë Aktin Normativ të enjten me 84 votat e kërkuara nga Kushtetuta.
Filozofia jonë është e shpallur: Gati për të dëgjuar, gati për të udhëhequr. Do ta dëgjojmë opozitën dhe do dëgjojmë çdo grup interesi në çdo rast kur do marrim një vendim, por ama do udhëheqim duke vendosur, sepse jemi votuar pikërisht për këtë”.
Mos u dhjas (sic i thone nga anet tone) moj Milena. Mos u beni si ata te PDs.
Edi Roma mes grave tallava esht bo si Sinan Hoxha.
o safet rama esht bo si nona jote ke shpia se na cave trapin o safet per not pa tru si peshku as i s t kupto ty o katnar qi vetem k.. flet njeri i trash katnar hesapi
Opo mos ju lutuni fare! Beni nje here tesen,po erdhen mire,po serdhen,lerini atje ku jane! Edhe ata keshtu vepronin . Ta kuptojne se c’eshte mos perfillja. Populli pse ua dha voten? Ja u dha per pune e jo per t’ju lutur opozites,se po te ishinte ndershem i votonte populli. Pra si perundim u thoni nje here ,te dyten shikoni punen. Femija sa me shume t’i lutesh, aq me tekanjoz behet!
Shoqe Ligji eshte aprovuar ne parlamente me 30 maje ,me kushte per te hyre ne fuqi me 1 Tetore , me konsensus , pra te zbatohet ligji aprovuar me konsensus , nuk ka kusht , ju cbani ligjin si te ju teket masandej thoni diologojme , o thuaj hardallit te mesohet te zbatoje ligjin , tash nuk eshte me ai djali i perkedhelur i bllokut ,snobi po ka marre detyre te veshtire persiper .
O Shkodrani prej Puket? A e kupton folsen cka don me thane apo duhet me ta perkthy? A mos je gja prej Vucidolit e duhet me mbajt ison e Kriminelit Mafjoz Sali. Lexoje dhe nje here se mos e kupton ma mire.
Akoma merreni me opoziten ju,Ju nuk po e kuptoni qe opozita me paret e pista qe ka do mundohet tju bleje ndonje deputet qe mos te keni votat. Shkoni sa me shpejte ne parlament dhe votoni ligjin sa seshte vone ,se ka mundesi tju ikin votat.
saliu ne fakt eshte kryetari pd ai do trazira dhe humbje kohe vazhdoni reformat nuk kini kohe lereni djalin e enverit te kreh balluket shpejt kaloni aktin e nenpunsin civil europa dhe shba ju thote troc vazhdoni reformat forca rilindija,
Kurre Ceta-Dragobi e PD-se nuk do “CIVILIZOHET” apo mesoje c’eshte nga “qyteterimi dialog dhe mirekuptim”.
“GEGET” nuk jane per shtet, por vetem per flamuj, grrumbullime ncionaliste dhe thirrje nxitese kunder fqinjeve.
E dini qe punet do te shkojne me mire sikur te mos i pyesni ata fare? Bile, do zoti nuk vijne as ne parlament, se vec per ngaterresa jane.
zonj harito.
Ata jane destruktive,duan te pengojne rilindjen, per arsye se u munden me vote;
per korrupsion,
per kontrabande.
per paaftesi se nuk benin dot shtet.
e cfare duhet te presesh, ata dua te shtyjne kohen, per qellime destruktive, se e dine qe i pret ligji.
Vendosni starndarte, e te konkurrojne te gjithe, se ata nuk e bene kur ishin ne pushtet, por hoqen pa konkurs si te donin e vune sherbetore militante, te pa afte per tu pasuruar.
lexo KLSH, sa dem ekonomik u shkaktua ne 8 vjet.
e tani z.Luli, ben sikur qan hallet e nepunesve.
Sa ka futur ne pune ky kur ne vitin 2011 me ish ministri Tafaj shperndau medalje ari e argjendi per 84 te diplomuar ne UNIVERSITETIN E TIRANES.
Thane me llafe keta jane prioriteti yne si nepunes, pedagoge.POR
realiteti, fjale e fjale vetem per show.
kush do te miren e administrates dialogin, e nuk bojkoton me pallavra.
urime ne punen tuaj.
Po u moret me lul bashen e berishen kurre nuk kemi per te qeverisur.
Qeverisni se pd ja eshte ne opozite, dhe qellimi i saj i vetem eshte qe te vonoje qeverine dhe ti krijoje asaj mjergull dhe pengesa.
QEVERISNI DHE TUNDENI VENDIN QE TI TREGONI TE KORRUPTUARVE TE PD SE QE QEVERIS POPULLI SHQIPETAR QE E DERGOI NE OPOZITE QEVERINE E sales dhe te lulit.
Votojeni ligjin per nepunesin civil me 84 vota.
Revolucioni marshon Znj.Harito!
Mazhoranca le te kryeje detyren. Nese minoranca e Saliut (sepse Lulin nuk e pyet kush)”reziston” me cmendurite e saj, duet te veprohet me votat qe u ka dhene populli. C’te keqe ka ketu? Nese prisni t’i merrni doren Saliut, nuk kini per te bere hajer kurre.
Ky Safeti duhet te jete ndonje njeri peshk, pa shtylle e pa tru.
Nuk ka pse merreni me TE INKRIMINUARIT, Sali+Luli & co.
Me kembengulje per te c’rrenjosur BERISHIZMIN, kete Kancer ne trupin e Shqiperise, nuk ka kohe per te humbur.
Luli dhe padroni i tij, Sali B., duhet te perballen me shume akuza, me e renda : Vrasje me dashje te kater qytetareve te pafajshem.
Drejtesia lengon akoma!, edhe sa kohe valle?
Zonja Harito, nuk mund te vazhdoni keshtu duke ju lutur Saliut apo Bashes. Ata kekojne mjegull tymnaje qe te realizojne qellimet e tyre,dhe ju vene shkopinj nen rrota juve e ju nxjerrin pengesa. Se vete kur i paten ligjet ne dore i bene si deshen dhe as qe pyeten njeri. Une ju kuptoj ju dhe qeverine e re qe jeni njerez te civilizuar qe kerkoni bashkepunim per te miren e vendit po me ke moj Z.Harito dhe deri kur do i vazhdoni perkedheljet e deshtakeve. Vazhdoni planin tuaj. Mos u trembni fare prej zhurmave te deshtakve. Punoni e zbatoni sa me shpejt ligjet, forconi sistemin e qeverisjes dhe ata po deshen lete bashkohen po nuk deshen ju beni dhe pa ta.Atyre u duhet dhene nje mesim si te deshtuar qe jane.Ata mund te jen cdo gje vec opozite nuk jane.Turp edhe njhere po e tregojne fytyren e vertete. Edhe me shume po na bindin qe i gjithe populli beri mire kur i hodhi ne koshin e plerave me 23 Qershor.Pune te mbare Z.Harito per te miren e vendit.