Operacioni “Fund marrëzisë/ Lojërat e fatit në shtetrrethim. 6000 policë në terren për t’i bllokuar (VIDEO)

14 Tetor 2013, 17:59Sociale TEMA

Rreth 6000 policë të rendit janë angazhuar në gjithë Shqipërinë për të bllokuar dhe pastaj verifikuar ligjshmërinë e lokaleve të lojërave të fatit në gjithë vendin.

Operacioni më i madh policor i gjithë kohërave, i angazhuar në favor të një operacioni fiskal, synon verifikimin dhe bllokimin e lojërave të palicencuara të fatit.

Lojërat e fatit ishin kthyer në një problem të madh për të gjithë shoqërinë shqiptare. Jo më kot operacioni i policisë është quajtur edhe “Fund marrëzisë”.

Disa kompani afër familjes Berisha kanë operuar për një kohë të gjatë me qindra kompjuterë të palicencuar, ndërkohë që fenomeni është përhapur në gjithë vendin.

Edi Rama ka premtuar mbylljen përfundimtare të lojërave të fatit, por së pari duhet të bëhet një inventarizim i tyre dhe penalizmi i evazionit fiskal.

Pas operacionit pritet të shkojnë para drejtësisë dhe dhjetëra inspektorë të lojërave të fatit që i kanë toleruar ato pa leje.

50 komente në “Operacioni “Fund marrëzisë/ Lojërat e fatit në shtetrrethim. 6000 policë në terren për t’i bllokuar (VIDEO)”

  1. anonim says:

    Sic e ka zakoni i TemA, pasi ju leni gjerat pa thene, ne komentuesit i plotesojme. Aksioni kryhet kundrejt Lumneshes dhe Apex-it. Keta kane punuar per 8 vite rrjesht sipas qejfit, me success fee.
    Te tjeret mund te kene parregullsira te vogla, por zoti Coba i merrte shpirtin po te mos kishin ne rregull letrat.

    1. saimir says:

      Thanx per info.

    2. ALpini says:

      “Fundi i Marrezise”titulli i aksionit policise dhe i tatimoreve ne lokalet e lojrave te fatit.
      Kush ishte shtysa?
      Ne fillim u mendua ky aksion si nderhyrje per te shpetuar familjet e atyre qe ne ato lojra lejne edhe leket e bukes,u mendua ky aksion si nderhyrje ne parandalimin e shume krimeve qe lidhen me ata qe lejne aty leket dhe gjejne burime tjera por kriminale qe te zevendesojne disi ato qe kane humbur.Ju kujtoj Viktor Gushin qe vriste e vidhte vetem qe te luante ne ato lojra.
      Jemi gabuar,spektakli me 6 mije forca policie qe do jete i papare e pa degjuar ishte nje trillim me emrin famoz”Fundi i Marrezise”,besoj se fjala per operacion me 6 mije police do jete i fundit.
      Operacioni u shtri vetem per personat qe ushtronin aktivitet pa leje,pra viktor Gushi mund te luaje ne ato me leje,pra familjet e hallexhinjve qe lene rrogen aty do gjejne nje lokal lojra fati te jete me leje.
      Autiku minister Tahiri e ka filluar mbrapsh per popullin dhe mbare per vete.

  2. lavirja e bulevardit says:

    ti mbyllin te gjitha urgjent pa kontrolle, me nje ligj te posacem!!!

    Nivel jetese per kazino dhe pika basti kemi ne. Vetem per tu pasuruar disa individe, destabilizohet vendi, plus qe varferohet edhe me teper populli, se po lene njerezit shtepite neper lloto dhe kazino.

  3. dito says:

    Bravo dhe keshtu vazhdoni por do te desha tju keshilloja kontrolloni dhe ato qe i gjetet mbyllur sot se mos keni rrjedhje informacioni.

  4. Koz Dynjaja says:

    Keshtu po ,nuk ka qoshk e rruge qe mos kete pika bastesh e te tilla. Nuk kini dijeni sa problemet jane ne familje shqiptare nga keto. Asnje mos lejne sidomos ne qytete . Ti degdisin atje ku nuk mund te shkojne cdonjeri .sa me larg zonave te banuara …Tung

  5. Gjok Martini says:

    Luejtja “Kumar” ose sic eshte quajtur nga fjalet e huaja “kazino”
    me gjithe at te varferimit te “familjes” eshte nje semundje qe eshte zor te largohesh edhe Burri edhe Grueja nuk dijne me vetem behen te semure prej lojrash at pagese mujore e pret apo merr borxh leket shet cdo gje edhe i len femijet pa buke e pa uje.
    Ato jane te ndaluara si nga Kisha e Xhamia si te mallkuara.
    Mire qe Edi Rama te shpetoje Shqiperine nga rrenimi i lojrave eshte koha qe tu mbyllet dera pergjithmone dhe mos te lejohen as ne “Internet” dhe le te hapen nga “Mafia” ne “Sicili”.
    Faleminderit Edi Rames se Berisha e degjeneroi per 20 vite Shqiperine.

  6. lolz says:

    nje nga vendimet me te mira do jete mbyllja e tyre se perdoren vetem per te pastruar parate e mafias berisha dhe te rrjepin popullin

  7. panajoti says:

    Lokalet e lojerave te fatit kane qene gjithnje problematike. ne sarande psh ato kane sjelle edhe raste tragjike ne humnbje jetesh njerzore. Te gjithe flasin por askush nuk jepet pergjigje. C’duhen psh 6 (mbase dhe me shume) lokale te lojrave te fatit ne nje territor shumete voh\gel ne qender te qytetit? Ato ngjajne si vende sekreti, si vende ku thourren plane keqbersish. Ne fakt atje shtyjne diten njerezit e kamur por dhe ata qe me zor shtyjne diten pa te ardhura, me shprese mos fati ju buizeqesh nje dite. Kaq shume lokale fati ne nje qytet si saranda c’duhen? Si e justifikojne qerane e kripur te lokaleve kur fare pak njerez i frekuentojne. Je budalla, me thoshte nje mik. Ketu pastrohen para….

  8. Aldo says:

    K ashume njerez qe zhvillojne kete aktivitet Por me shume ka njerez qe lene parate dhe kohen tek keto marezira duke kaluar kohen dhe dke u stresuar per humbjen e tyre. Edhe ne Tirane dhe ne kukes ka shume lojra fati dhe

  9. Aldo says:

    Ka shume njerez qe zhvillojne kete aktivitet Por me shume ka njerez qe lene parate dhe kohen tek keto marezira duke kaluar kohen dhe duke u stresuar per humbjen e tyre. Edhe ne Tirane dhe ne kukes ka shume lojra fati dhe qe i ka deputeti i PD Alban Zeneli mbyllini Vendi duhet ti drejtohet punes jo pasurimit te nje grupi njerzish .

  10. Ema says:

    Bravo qeverija, po ve bisturine ne nje plage plot qelb!

    Ti mbyllin te gjitha cerdhet e korrupsionit, noten 10 keni me kete aksion.

    1. N Shabani says:

      Nuk mbyllen ato jo se i ka “demokracia” ky eshte kapitalizmi ku cdo gje eshte e lire, ne cdo vend ka baste, lojera fati, kazino etjer por problemi eshte qe ato te jene ne rregull me ligjin dhe te mos vidhet populli me hile. Familjet te qendrojne te forta mos te shkojne te lene leket atje se ato prandaj jane hapur per te vjedhur miletin, Enver Hoxha nuk ishte budalla qe nuk i lejonte ato, tani ngopuni me lojera fati duke lene femijet pa buke dhe shkoni flini poshte ures pastaj.

  11. Lymi i Tutit says:

    Bravo!!!!!Menjehere duhet te fusesh ligjin e kohes se Kristaqit qe ai qe kapet duke luajtur bixhos te denohet me 7 vjet heqje lirie,sepse bixhozi eshte shenje e huaj mikroborgjeze dhe prish imazhin e njeriut te ri socialist.Sa trapa qe jeni!Ata do te mbyllin ato qe jane pa leje dhe do te hapen te tjera me laje nga militantet .Partia qe te qendroje ne pushtet ka nevoje qe te punesoje edhe ne sektorin privat.

  12. Suzana (Kosove) says:

    Bravoooo, Edi Rama, shqiptaret ta kuptojne se buka fitohet me djerse, ajo buke edhe te kenaqe. Ky eshte problemi me i madh ne Shqiperi, edhe ne Kosove, njerez qe shpresojne te pasurohen nga kompjuteret, tmerr.

    1. Kombinat says:

      Suzana Love Suzana -Edi Rama shpresojme qe mos tua japi kazinote qe po mbyll njerezve te tij…Kishte gjera me emergjente per te bere urdher arresti per shume te kerkuar qe fshihen nen hijen e politikes.

      1. Suzana (Kosove) says:

        Ndoshta i bene edhe ato gjera qe thua ti, por mua me duket shume me rendesi ky aksion, bixhozi eshte si droga, shkaterron personat e familjet, shkaku i bixhozit vriten njerezit. Ne cdo rruge e shesh, kazino, hahaha, nuk eshte turp te jesh i varfer, turp eshte qe gjithe Shqiperia te humbet ne kumar.

  13. Liri says:

    Po tamam, 10 me yll, po e realizuan deri ne fund, i kane bere nje nga sherbimet me te mira ketij kombi. Keto lojra fati kane shkaterruar e po shkaterrojne breza te tere…

  14. ai londer says:

    une i lash ca kisha ( 360 miljon) tani beni cte doni,,,

    1. tim says:

      po ti me cfare i bone 360 miljon

  15. galaktika says:

    Parajsa berishiane na servirej permes lojrave te fatit,ndersa prodhonte vetem fatkeqesi dhe mjerim me te madh.Bravo PS qe ndermerr nje inisiative te tille.

  16. inxhinieri says:

    Dhe ato lojra fati apo kazino qe kane leje, te jeni te sigurt se nuk kane leje per te gjithe makinat qe kane instaluar. Prandaj duhet kontroll i rept eper te gjithe dekumentacionin qe disponojne.Ushtaret e Berishes qe ishin komanduar ne krye te institucionit mbykqyres te jeni te sigurte qe kane bere “palle ariu” dhe kane mbushur xhepat me ryshfetet e rastit per te bere nje sy qorr.
    Ju lutem beni nje kontroll te hollesishem se do te zbuloni xhevahire. Ja vlen.
    Tung

  17. iluministi says:

    Do deshiroja me zemet qe kjo plage sociale te filloje te kurohet, por kam skepticizmin tim personal i cili me thote, qe shpejt harrohen plaget dhe qelbi fillon serish te fitoje ate territor qe humbi.

  18. Paskal Harito says:

    A e dini sa kazino ka ne Lezhe Vetem ne 50 m rruge jane tre po me tej? Vetem ne rrugicen H Lezha ka 12 lokale loto e lojra. Eshte e tmereshme.

  19. ILUMINISTI says:

    SHKRUAJTA PAK ME PARE DHE THASHE TE SHKRUAJ SERISH, NJERIU DUHET TE FLASE NJEHERE E MIRE PER ATE QE DI.

    JAM NJE NGA NJEREZIT QE KAM INFORMACION ME SHUME SE KUSHDO TJETER MBI KETE BISNES, DHE DI SHUME MIRE SI OPEROHET NE CDO HALLKE TE TIJ. PO JU DETAJOJ PAK A SHUME SE SI NJERA NGA FIRMAT ME TE FUQISHME NE TREG VJEDH SHTETIN SHQIPTAR.
    EUROPA KAZINO 2009 ME NIPT K93408403 AKTUALISHT POSEDON RRETH 200 PIKA LOJRASH FATI NE TE GJITHE VENDIN, POR QE TE REGJISTRUARA KA VETEM 6 APO 7 TE TILLA DHE KJO SI PASOJE E MBESHTETJES SE FUQISHME QE KA PASUR PREJ KLANIT BERISHA DHE AKTUALISHT PO MBROHET ME EMRIN E NARD KOKA, PASI BOSSI I MEPARSHEM RRI NE HIJE (MYFTAR LUMNESHI).
    NESE KJO FIRME DO DEKLARONTE SAKTE NUMRIN E MAKINAVE QE POSEDON DO ISHTE NUMRI I RRETH 2400 SLOTEVE NE TREG QE AKTUALISHT JANE AKTIVE. MJAFTON TE PERGJOHET VETEM IP E KOMPANISE CEKE SINOT DHE DO SHIKONIT QE VETEM KJO KOMPANI POSEDON NE SHQIPERI RRETH 800 SLOTE, TE MOS HARROJME KJO KOMPANI VEPRON NE BASHKPUNIM ME EUROPA KAZINO.
    POR LE TE HEDHIM SYTE NE PAGESAT TATIMORE TE KOMPANISE PERGJATE VITEVE DHE DO TE SHOHIM QE KJO KOMPANI KA PAGUAR GJITHMONE SIKUR TE KISHTE VETEM 6 APO 7 SALLA GJITHMONE.
    JANE MUNDUAR QE TA FSHEHIN MALIN E PISLLEKUT ME GJETHE, POR A MUNDET VALLE. SHTETI TE NDJEKE DOKUMENTACIONIN DHE TE GJEJE PERPUTHJET E THENIEVE TE MIA, JAM I PREDISPOZUAR TE OFROJ NDIHMEN TIME EDHE MBI KOMPANI TE TJERA QE ABUZOJNE GATI NE TE NJEJTEN SKEME.

    1. Anonim says:

      Eshte shume kollaj qe te flasesh dhe hedhesh balte per punen e tjetrin. Meqenese dike kaq shume gjera pse nuk e ben publike dhe emrin tend more zoteri,qe tna e mbushesh mendjen tamam per kto fjale. Por idjotsira dhe sajesa mund te flase kushdo ne cdo momnet. Une personat e lart permendur i njoh si emra dhe jo personalisht,por artikulli juaj mu duk me idjoti nga te tere. Eshte nje shtet ai qe gjykon dhe vendos, dhe jo njerez parazit si ju qe skeni ca tbeni gjithe diten dhe hidhni balte mbi persona te tjere. Turpppppppppppp…..!

  20. karlzajsjena says:

    edhe ca kohe akoma dhe do te bejme be:PER KOKE TE EDIT!!!!siç benim per koke te babit.SHQIPOT E KANE KOKEN NE VEND TE KEQ,VETEM “DRURI” I VJEN HAKUT!!!10 VJET DUHEN,POLIC TE EDUKUAR NE CDO CEP RRUGE.PA JA DA.siç thone nga veriu.VETEM PUNE,PUNE DHE VETEM PUNE.

  21. ADRIAN says:

    e sakte .fund marrezise.cjane kto mo aman ne cdo cep ne cdo qoshehiqini se nuk prodhoje asgje pervec marrezise

  22. atila says:

    Lojrat e fatit jane tregues i degjenerimit ekonomik dhe shoqeror te nje vendi aq me teper ne nje vend te varfer si i yni ku edhe ato du lek qe merren nnga puna lihen ne kerkim te “fatit” dhe krijojne aq probleme personale e familjare sa nuk merren me mend.Vetem ideja qe krijohet te femijet dhe te rinjte se paraja fitohet lehte dhe pa u lodhur eshte problemi i pare i rende qe krijohet.Ekonomia ngrihet mbi punen e jo mbi fatin dhe parate e rena nga qielli.Nuk jam kunder Llotrive te organizuara nga Shteti ku nje pjese e mire e te ardhura perdoren per qellime komunitare dhe zhvillimi dhe per forma te tjera llotarie te kontrolluara nga Ministria e financave sipas ligjeve te rrepta dhe kontrolleve ne menyre qe mos kthehen ne vende kriminaliteti ku trafikantet pastrojne parate e droges dhe krimit.

  23. BOPE says:

    Strukturat pergjegjese qe e kane lene kete gjendje te paligjshme te kazinove duhet te pergjigjen penalisht per shperdorim detyre…

    Ulet edhe kriminaliteti se ngelen duke grabit kazinote

  24. Sander says:

    Fukarallek maskarallek !

  25. Stef Staku says:

    ANALIZE : Me se fundmi nje diçka vertete e mire. Me i mbylle komplet. Ne se duan me ndertu nje fshat me to per gjithe Shqiperine, siq bee Amerikanet me Las Vegasin. Nje ushtri afer 500 vetesh prane…
    I vendosni taksa qe tu lose tepeleku i kokes.

  26. ylli rks says:

    Qa han bre qita policia e Shqipenis, krejt barkun e madh?

  27. Besmiri nga Luari says:

    I uroje suksese Drejtorit te Policise se Shtetit z. Artan Didi i cili tu tregoje oficerave te Ministrise se Brendshme se si duhet punuar. Ja kush jane oficeret e Mbrojtjes qe din te drejtojne operacione madhore dhe te pa korruptueshem.
    Edhe nje here Suksese Tani ne detyren e re.

  28. e verteta says:

    Sender
    ha ha ha Fukarallek maskarallek

  29. edmond says:

    Tjetri e ka me dokumenta te rregullta kazinone, ka investuar ne ate biznes, qeveria shkon e ja mbyll pa asnje te drejte ligjore. Populli dele e duartroket kete akt. Filluan denimet kolektive ne emer te berishes dhe bizneseve te tij te cilat ekzistojne vetem ne trurin e shperlare te militaneteve. Akoma berisha po e shkaterron shqiperine edhe pse tani as kryetar i pd-se nuk eshte.

  30. Mit Romney says:

    Edhe une po te kisha fituar zgjedhjet ne 2012 do te kisha mbyllur Las Vegasin dhe Atlantic City dhe mijera kazino te tjera neper USA,megjithese e kisha te sigurte qe americanet do te me vritshin.Pse nuk mbyllin bankat qe japin para me fajde?Cfare rendesie ka nese jane me leje ose pa leje?Ato qe jane pa leje gjobiti dhe jepi leje dhe kontrolloi ne se shtojne aktivitetin ti rriten taksat ne proporcion.Mos doni prape uzina enver, Dinamo, Gjeollogjike,UEM.Me njerez xheloze ,inatcore nuk behet shteti.Cdo aktivitet i vecante eshte nje forme bisnesi,ne qofte se eshte fitimprures do te vazhdoje ne se jo do te falimentoje.Nuk eshte faji i kazinove se pse shkojne te luajne barkthatet dhe xhepzbrazurit.

  31. Skeptiku says:

    Iluministi je me teper se i sakte,evazion i paster fiskal,vjedhje ne mes te dites.Le te kapen per veshi te gjithe ata qe gjithe keto vite i kane toleruar e kane mbushur xhepat me succes fee,nga te gjitha keto kompani.

  32. demokrat says:

    Nje fermer nga nje fshat i Korces e nisi aktivitetin e tij prodhues me nje lope, dhe sot me djersen e ballit dhe me punene e familjes, kishte arritur te beje agriturizem. KY duhet te jete modeli i shqiptarit, ky eshte qytetari jo ata parazite qe rrine 18 ore ne dite kafeneve dhe llotarive, qe kane shkaktuar pirshjen e dhjeterave familjeve dhe tragjedi te tjera.Kur Dritan Prifti dhuroi nje lope, shume nga ju e akuzuan per perfitim elektoral, sigurisht qe ajo eshte e pamohueshme por shqiptaret duhet ti kthehen punes, tokes, arsimit nuk ka me vend per dyzim.Nese duhet bere nje revolucion ai duhet te ishte mjetet e prodhimit dhe blegtoria ne fshat, le t ejpen kredi pa interes per lopen. Ghithmone kam shpresuar se Ministrat tane te Bujqesise do te meerin torben ne krah dhe me te kaluar detin do ta benin faqen b…e per ti kerkuar Fiat Agrit makina bujqesore, As Gjana as Ruli, nuk e ben jo se nuk dinin por se nuk donin. Nuk pritet gje e mire nga uriahipi. Prandaj Berisha humbi, te tjerat jane justifikime. Per te miren e Shqiperise shpresoj qe Ministri i tanishem i Bujqesise ta beje kete gje, te pakten te largohet rinia e fshatit nga vesi i shkaterrimit. Andej nga anet tona, nje tregtar i pasur dergoi te birin ne vitet 30 per te studiur ne Rome per drejtesi, te birit i pelqeu jeta italiane djhe pervec rakise pinte ne mase, shket e djalit jameruan te jatin cfare po ndodhte dhe i ati si burre i zgjaur tha: Lereni te pije se do veje ne fund dhe doktori do ti thote po se le pijen vate, do ta leje. Djali la pijen dhe iu qep g…t, prape shoket spiune te djalit lajmeruan babane: S’ka problem se do ta lene fuqite e do behet kercu she sdo kerkoj ta shohe jo ti veje prapa, u ftillua djali dhe filloi te luaje kumar, kur e mesoi babai tha: Tani me perveloi, do me detyroje te shese shpi dhe katandi.Vesi nuk demton nje parti por nje shoqeri.

  33. qytetari says:

    Ta dij qe e ka me seriozitet i them me shpirt bravo i qofte. Ore po Luli sikur do i conte tek autotraktoret…hahaha. Apo dhe kete e pat ne vazhden e rrenave si per tramin e te tjera…?

  34. Romeo says:

    ne norvegji nuk lejohen lojrat e fatit,dhe njerzit jan shum mir pa to,as nuk iu bie mendja , bile po ti pyesish njerzit thon jan gjera per njerez te cmendur dhe ka ber nje gje shum te mir qeveria qe perpara me kohe qe kur i ka ndaluar, biles edhe refugjatve ktej kush i ka pas luajtur me perpara i kan harruar e as nuk iu bjer mendja

    1. voica says:

      Romeo.
      Po mire, dakort, por ne Norvegji nuk besoj se del kryeministri dhe thote qe kur semuret njeri ka edhe spitale private…
      Me kupton ku eshte ndryshimi?

  35. vlonjati says:

    PER ILUMINISTIN;sa leke do per informacionin qe do japesh,apo spiunllekun do ta besh falas.tung

  36. luli nga Madagaskari says:

    Te lumt o minister. Kjo nuk duhet vetem nje here ne vit, por cdo dite. Keshtu tha edhe Basha qe do ti heqi nga trotuaret makinat dhe stolat apo karriket qe vendosin klubet, ose u shpreh se cdo makine qe shihet me shenimin se shitet tek stadiumi Dinamo do te merren me Karotrec. Shiko se jane bere me keq akoma.
    Pra minister mos merr shembull nga lul gomari e budallai e qefliu i femrave por shiko punen se keshtu te do edhe populli.
    Vetem tek Rruga Skender Luarasi dhe Komuna e Parisit i mbyllen vete rreth 7 lokale se mos i kapte policia me shkelje. Flitej se nje lokal eshte i djalit te Sali Berishes, nje tjeter lokal eshte i djalit te Azem Hajdarit, nje tjeter lokal i Burgajit, etj. etj.
    Kontrolloni edhe lokalet qe i mbyllin vete se aty do te gjeni xhevaire te demokracise. Edhe nje here mos i leni ne harrese keto p-lera te demokracise se qelbur se po fitojne ne kurrizin e femijeve tane.

  37. Gezimi says:

    Duhen urgjentisht te zhduken! Jane bere qendra krimi. Nuk rregullohet gjendja duke i licensuar, pasi fiton nje pale dhe humbet tjetra. Pervec kesaj, ky aktivitet gjeneron vjedhje dhe dhune ne familje dhe kudo. Cudi, qe s’doli njeri deri me tani ta vere gishtin mbi kete plage qe eshte mahisur keq. Ne se Rama i mbyll keto qendra, do ishte nje plus me shume per qeverine qe kryeson.

  38. e verteta says:

    sipas informacionit te sakte ce se leviz as edhe nje shkronje nga keto ce po them keto forca policie ce kan dalur te bllokojne sekuestrojne jan per interes te se majtes ketu ne dr ca te majte me ne krye vangjush dakon kan porositue jo me pak se 5 mij aparate te ndryshme policia sa te mbaroje me aksioni dako ketu esht gati ti hedh aparaturat e vete pune 20 ditesh

  39. dajaku says:

    Jam per mbylljen e tyre..
    Jam per hapjen e shtepive publike (legale) dhe legalizimin e Marujanas

  40. hesapi says:

    Ej po ta marrim holle edhe bankat duhet te mbyllen se e rropen kete popll me tarfia sipas qejfi dhe fshehje informacioni. edhe bankat quhen hajduta me kollare…

  41. usta berati says:

    U tha u be, iken slotet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje