(E PERDITESUAR)- Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, është pritur gjatë ditës së sotme edhe nga presidenti Bujar Nishani. Ashtu si ministri Bushati, edhe Nishani ka kërkuar heqjen e ligjit të luftës nga Greqia dhe kthimin e pronave të qytetarëve shqiptarë.
“Duke e falenderuar Ministrin Venizelos për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e shndërrimeve demokratike, mikpritjen e emigrantëve të shumtë dhe integrimin euroatlantik, Presidenti Nishani theksoi se, në kushtet kur dy vendet tona janë anëtare në NATO, bashkëjetojnë në fqinjësi të mirë dhe ndërmjet tyre ekziston edhe një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, është e domosdoshme që Parlamenti Grek të heqë ligjin e luftës dhe të njihet e drejta e mohuar e pronave në vendin fqinj për qytetarët shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
“Kryediplomati grek Venizelos u shpreh se Greqia e ka shpallur gjendjen e paqes me Shqipërinë me vendim të Këshillit të Ministrave që në vitin 1987 dhe se qytetarët shqiptarë mund tu drejtohen gjykatave greke, ose atyre evropiane për të drejtën e pronës, ndërsa kërkoi që të zgjidhet çështja e Paktit Detar mes Greqisë dhe Shqipërisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare të detit”, vijon deklarata.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori zemër dhe kërkoi heqjen e ligjit të luftës në një takim me Venizelos.
“Z. Basha ngriti çështjen e anulimit të ligjit të luftës, si çështje e rëndësishme jo vetëm për shkak të perceptimit, por sidomos edhe të problemeve në lidhje me sekuestron konservative për pronat e qytetarëve shqiptare, veçanërisht atyre çame.
Ndërsa z. Basha vlerësoi hapat e marra nga shteti grek në ndërtimin e marrëdhënieve me shtetin e ri të Kosovës, ai theksoi rëndësinë e veçantë që ka për çdo qytetar shqiptar njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen.
Z. Basha kërkoi angazhimin për zgjidhjen e problemit të toponimeve që ka vështirësuar lëvizjen në kufi të qytetarëve shqiptarë të lindur në Greqi,” thuhet në njoftimin e PD-së.
Domethene sipas Venizellosit ka dy ligje ne te njejten kohe, ligji I luftes dhe ligji I paqes. Dihet se ligji I luftes nuk eshte shfuqizuar pasi nuk ka nje akt ligjor qe e ka anulluar ate.
Per Greqine, Shqiperia eshte nje vend ‘mik’ ne nje kohe te caktuar dhe nje vend ‘armik’ ne nje kohe tjeter. Pra ekzistojne dy ligje te kunderta ne te njejten kohe dhe permanente.
Ne keto kushte Greqia nuk mund te beje leksione per zbatimin e ligjit ashtu sikurse ben Venizellos kur flet per Kopenhagenin.
Absurditet grek. Kuptohet se perse kane arritur ne gjendjen e sotme te falimentuar.
Edhe zoti president, edhe zoti Basha e kan pas kerku me ngulm heqjen e Ligjit te Luftes.
Faktet jan kokfort.
http://goo.gl/ivNWEa
Une jam i bindur qe ligji i luftes se 1940-es eshte abroguar me vendim te Qeverise se A.Papandreut ne vitin 1987 sipas kushtetues se Greqise dhe nese Autoritetet tona dyshojne per nje gje te tille le ti drejtohen O.K.B-se qe nepermjet kanaleve te saj ti kerkoje Greqise ekzistencen e nje ligji te tille ose jo. Shpallja e ligjit te luftes shpallet zyrtarisht dhe gjithashtu abrogohet zyrtarisht nga instanca perkatese ne kete rast Qeveria Greke. Edhe me llogjike nenshkrimi i Traktatit te Paqes dhe Bashkpunimit midis dy vendeve konfirmon abrogimin e nje ligji te tille. Sa per paktin detar ai duhet te rinegociohet dhe shqiperia duhet te asistohet nga eksperte te kesaj fushe nga SHBA dhe Italia dhe ku objektivi paresor duhet te jete mbrojtja e teresise tone teritoriale ujore dhe tokesore.
o milet i poshter ku e keni saloviqin me gojen plot shqiptari , ska guzuar as nji her ta permend qeshtjen qame , ligjin e luftes
O Ismet Shqiptohet ceshtje dhe jo qeshtje dhe Camet jane Came jo qame o te qafte perendia.
ahahaahahahahahahahaahhahahahahahahaha
po keta te pd ku ishin me pare
Ai servilosej grekeve per te shtyre mbreterimin. Si ta kerkonte?. Per pune karrikje nuk eshte aq budalla ish shefi i qeverise.