TemA TV/ Basha paralajmëron vendorët e djathtë: Do përballemi me vështirësi (VIDEO)

16 Tetor 2013, 14:54Sociale TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur sot Konventën Kombëtare të të zgjedhurve vendore demokratë. Ai ka paralajmëruar të zgjedhur vendorë demokratë për situatë të vështirë financiare me të cilën ata do të përballen, pas ardhjes në pushtet të të majtëve.

“Ka ndodhur rotacioni. Në pushtet kanë ardhur forcat e së majtës. Ky është një fakt të cilin ne e kemi njohur, duke pranuar si dhunti të demokracisë europiane, që vetë qeveria e Partisë Demokratike ndërtoi në Shqipëri. Pavarësisht nga rezultati që morëm në këto zgjedhje, ne jemi dhe duhet të jemi krenarë me arritjet e qeverisë sonë dhe Kryeministrit tonë, që organizuan dhe zhvilluan zgjedhjet më të mira në historinë e vendit, zgjedhje që hapën përfundimisht rrugën e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, status, për të cilin kjo Parti Demokratike plotësoi një nga një të gjitha kriteret dhe kushtet, status, i cili pritet i gatshëm në tavolinë dhe që kjo qeveri nuk ka çfarë të bëjë tjetër, vetëm të shkojë në Bruksel e ta marrë në emër të shqiptarëve.

Për ne, pushteti nuk ka qenë e nuk do të jetë ndonjëherë qëllim në vetvete. Mirëqenia, zhvillimi dhe integrimi i vendit tonë në Europë kanë qenë dhe janë qëllimet e politikës sonë. Duke fituar statusin, falë standardeve që vendosëm dhe zgjedhjeve që zhvilluam në 23 qershor, ne kemi arsye të plota të reklamojmë protagonizmin tonë, në arritjen e një suksesi  të ri historik në rrugën e integrimit europian të vendit, duke ndarë këtë gëzim të ligjshëm me të gjithë qytetarët shqiptarë,” tha Basha.

“Si opozitë, si Parti Demokratike, por edhe si të zgjedhur vendorë ne jemi thellësisht të shqetësuar me serinë e akteve arbitrare dhe antiligjore të kryeministrit Rama në startin e tij të qeverisjes. Qeverisja ka nisur si një fushatë kundër konsensusit, kundër ligjeve dhe kundër Kushtetutës së vendit. Vetë kryeministri po tregon ditë për ditë me aktet që po ndërmerr se ligji nuk është rruga, por pengesa që duhet rrëzuar, duhet shkelur me këmbë, duhet flakur matanë për ta kaluar ai me veprën  e tij të zhbërjes.

Nuk po flas sot për aktin normativ famëkeq dhe shumë bëma të tjera të stampës arbitrare të denoncuara ditë për ditë para publikut nga opozita. Po ndalem tek vendimi i fundit “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoratit të ndërtimit”, që i hap rrugë shembjes së ndërtimeve me leje në bazë të vlerësimeve subjektive dhe pa paralajmërim të kryeinspektorit!  E gjitha kjo në emër të betejës së shpallur me shumë bujë për administrimin e territorit, që në mjaft bashki të administruara edhe nga Partia Socialiste ka rezultuar si në shprehjen: “U mbars mali e polli një mi”.”

17 komente në “TemA TV/ Basha paralajmëron vendorët e djathtë: Do përballemi me vështirësi (VIDEO)”

  1. luli says:

    jo me veshtiresi. me pune. se ju keni talla b** gjithe keto vite.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      1 Pytje kisha une o Mero,
      Se ti i kupton me mire keta;
      Shume kokbosh ky Lulja. Mos do e haje ene ky si Hajdari?
      Keshtu mbyllen krimet e 21 janarit, Rruga e Kombit etj
      Dhe baca pergatit nje 98′ te re.
      P.S. Po si mund te rrije baca ma shum se 1 vit, ne opozit?!!!!!!

    2. talebani says:

      Do kene pare te blejne fare jonxhe per te mbjell 3 dylymshin e Skenderbeut ,se i duhet per te kullotur kalin .

  2. boll says:

    Po ti fondet e bashkise po ja jem me tender kunatit o bajge ju ne qeveri I late pa fonde gjithe bashkite apo ske ca do vjedhesh vitin tjeter se je msu me shume bytha jote ti je nje palaco qe se ke shokun

  3. PD,te beje vete kerkese dhe te dale e jashteligjeshme ,neqoftese pranon se cfare katraure i ka sjelle ketij populli !

  4. dulla says:

    Nje debil ordiner dhe papagoll si ti nuk duhet te dal me ne puplik .

  5. Meri says:

    GJithe keto vite keni punuar per te vjedhur e jo per te ndertuar,SHqiperia eshte kthyer 50-vite prapa ,pluhur,gropa,Leku te momunikohet ne te vjetra edhe ne institucionet shteterore etj e etj..zyrat e shtetit jan pushtuar nga Pashallar qe te sjellin verdall per nji firme apo vule ,duhet te luash rolin e budallait ,te mos besh pyetje te pergjigjesh vetem me PO te mbash koken ulur se per ndryshe i prish pune vetes dhe nuk mbaron pune kurre,ky eshte shteti yne i ndertuar nga Berisha:

  6. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ne USA Konventa e PD eshte konventa e te majteve !
    Ne Shqiperi Konventa e PD eshte e djatht… shkurt e hajvanave qe nuk marrin vesh nga politika por jane mbledhe vetem si me vjedhe ma shume. !

  7. Optimisti says:

    Hajdut i pafytyre dhe kriminel ordiner si ty o Bashe s’e ka pare ndonjehere historia! Mallkuar qofsh o vemje e peshtire…

  8. fieraku4u says:

    A MUND TE DI UNA SE PER KE BASHKI E KA FJALEN KY TRAPI….SE PD VETEM BASHKINE E TIRANES, SHKODRES EDHE DIBRES KA NEN KONTROLL.

    BASHKIT ME TE MEDHAJA NE VEND I KA PS DHE LSI…

    FIER, VLORE, DURRES, KUKES, KORCE, LEZHE, ELBASAN, KAVAJE, BERAT, GJIROKASTER, BULQIZE, LAC, SARANDE, POGRADEC, PERMET, FUSHE KRUJE EDHE SHUMICEN E BASHKIVE TE VOGLA.

    EDHE DY VJET EDHE BASHA DO HUMBI EDHE BASHKINE E TIRANES…

  9. E dhe Ty burgu te pret ................................................................................. says:

    Mos provoko dhe nxit popullin si Bab Krimineli
    jote Sal Bisha … edhe Ti ne burg do perfundosh.

  10. astrit says:

    TE GJITHE KOMENTUSIT DHE GITHE POPULLI JANE NE NJE MENDJE

    Z. BASHA JEP DOREHEQIN DHE PERBALLU ME GJYKATEN,BEJE ME MIRE VETE,SE ESHTR VEPRIM EVROPIAN.

  11. elinor says:

    Ky eshte opozita! E tmerrshme!
    Kishim nje opozite impotente qe nuk ishte e afte te largonte, ashtu sic duhej, nje kale te ngordhur si Saliu por ia arriti ketij qellimi duke lepire ate qe peshtyu dhe duke permjere mbi gjakun e opozitareve te saj…..tani kemi nje opozite perverse qe hiqet sikur po shqetesohet per vendin por qe ne fakt mbron interesat e krimineleve qe e drejtojne.
    Duam te kritikojme qeverine por edhe me opoziten s’behemi dot. Ej perendi c’na ka gjetur–kemi ngele si fshatare pa toke! Efektet anesore te Ripjelljes keto.
    Pastaj kemi edhe ripje…rdh…llsat (me falni per ngaterresen por jane dy fjale shume te ngjashme ne kuptim) si enea qe duan te na bindin se gjithshka po shkon mire (ndoshta per ta).
    Nejse, nejse, te shkojme e te shohim ndonje foto te Kimit….u pa puna!

  12. england says:

    Luli me pak fjale eshte kopja me e keqe e ish kryetarit te tij,kjo e fundit ne letra,se aktualisht partine e drejton Saliu dora vete!Kjo historia e dhenies se statusit te kandidatit,me ngjan me nje pacient qe bie ne koma per nje kohe te gjate(ne rastin ne fjale qe nga 2009 mbajme mend mire kur Saliu me dosjen nen sqetull nxitonte ti mbushte mendjen komisionit se ne jemi te dytet pas Gjermanise,dhe e meritojme statusin)dhe kur ne nje moment zgjohet duke mos kujtuar asgje se cfare ndodhi per 4-5 vitet qe lengonte ne shtrat,e cfare te kujtonte i shkreti pacient,i ishte fikur llampa per nje kohe te gjate,pra vitet shkuan dem,pa asnje pune te bere,dhe ku nuk u plotesua asnje kusht,por jo vetem kaq por ndodhi e kunderta,korrupsioni dhe krimi i organizuar Lul-ezoi me shume,njerzit vriteshin ne mes te dites e askush nuk denohej,babzia e qeveritareve nuk kish kufinj.Te gjitha keto jane “arritje” sipas kryetarit te ri Basha,qe megjithese e jetoi realitetin e viteve nga 2009 e deri tani qe flasim,pasi ai vete eshte koshient per cfare ka ndodhur ne kete periudhe kohe,por pretendimi se:PD plotësoi gjithcka dhe pritet i gatshëm në tavolinë statusi i kandidatit,dhe kjo qeveri s’ka çtë bëjë tjetër veç të shkojë në Bruksel ta marrë në emër të shqiptarëve!!!kjo fjali te le te mendosh se Basha ose ka fjetur gjumin e arinjve polar(letargjik-un)ose eshte dhe ai pjese e etij pacientit ne koma.Shqiptaret kishin shume arsye qe nuk ja u dhane voten me 23 qershor,por nje nga ato ishte dhe mos marrja e statusit kandidat per vite me rradhe.

  13. Kosovari says:

    Ky dhe Baba tij deputeti plak Kriminel duhet te “PRANGOSEN”.

  14. Drenica e Kuqe says:

    Shqiptare! Hapini syte! Keto jane kercenime te aleateve te Serbise e Jugosllavise te cilat i plasojne ne Tirane aleatet “shqiptare” te “shqiptareve” te Titos… Kujdes me keto kercenime te vazhdueshme te ish pozites “shqiptare”!…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje