Reshjet e shumta gjatë mbrëmjes kanë bërë që lumi i Tiranës të dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në një nga zonat më të varfra në Tiranë.
Mësohet se rreth 1 mijë banesa në minibashkinë nr.11 janë dëmtuar, ndërkohë që janë 6 mijë qytetarë të prekur nga kjo situatë e rëndë.
Uji ka shkaktuar përmbytje në Laprakë, Paskuqan, ura e Kamzës, në autostradën Tiranë- Durrës, por sidomos në Bregun e Lumit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njësoj siç bënte Berisha dikur kur kishte përmbytje, tha se një emergjencë e tillë ndodh njëherë në 20 vjet.
Kurse Berishës përmbytjet i ndodhnin njëherë në 100 vjet.
Basha tha se banorët janë vetë- evakuuar.
“Lumi i Tiranës ka dalë nga shtrati. Mbi 1 mijë familje gjenden në këtë situatë që do ta cilësoja emergjente për nga kushtet e përmbytjes. Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz por ka dëme të mëdha materiale. Bashkia e Tiranës ka dislokuar një numër punonjësish dhe aktualisht në këtë pjesë perëndimore të urës po punojnë 180 punonjës për të bërë pastrimin dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve me pastrimin e ambienteve, por kjo kërkon më shumë ndihma se kaq. Është e nevojshme që të kemi një bashkërendim me institucionet kryesore për të siguruar furnizimin e banorëve me ushqimet bazë si dhe për vlerësimin e dëmeve”, u shpreh Basha.
Vetë banorët thonë se kanë përjetuar një tmerr. Ata ankohen se askush nuk u është përgjigjur në telefon dhe kanë vepruar vetë.
Disa banorë thonë se kanë rrezikuar jetën edhe për shkak se askush nuk i ka fikur dritat dhe ata mund të binin në korrent.
Mësohet se në ndihmë të banorëve të zonës kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë, ndërsa gjatë mëngjesit për të parë nga afër situatën ka qenë edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Në fjalën e saj para mediave, Kodheli tha se do të merren masa për t`u ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa do të ketë edhe vlerësim të dëmeve.
“Ka një problem të ndërtimit në shtratin e lumit dhe për pasojë shirat e mbrëmshëm kanë agravuar situatën. Jam këtu edhe me prefektin dhe do të krijojmë një ekip që do të bëjë edhe vlerësimin e duhur për dëmet dhe për të bërë edhe shpërblimin. Ne do të shohim edhe thellimin e shtratit të lumit në mënyrë që të mos ketë më situata të tilla,” tha Kodheli./ep
Pa merak se do i japi nja 10 milione euro kunatit pa tender si emergjence per tharjen e ujit.
Kunati i Lulti eshte njeriu me kopetent ne Shqiperi.
Lumi i Tirones doli nga shtrati se u cmend nga gezimi qe morem Statusin e Kandidatit ..lol
Jo nje here ne 20 vjet,por sa here qe PD-ja eshte ne pushtet !
Te gjithe ndertimet ne ate zone jane pa leje dhe kane bllokuar vijen e lumit,keshtu qe ska pse te merzitet njeri bere pa leje regulloje vet dhe jo me parate e taksapagueve……..
Për 15 vjet, çdo gjë është e mbushur ilegalisht. Më keq si talebanët dhe asnjë inteligjencë
Baah sa i neveritshem eshte ky Basha mor Zot! Me jep perzjerje ne stomak sa here qe flet.
Hena Blu njhere ne 20 vjet ndodh.Ka te drejte Lulja.
Perdorni fondet rezerve qe la qeveria e shpellarit sa ishin? 1milione e 700 mij?
Se luli as mend ne koke ska jo fonde
luli ke rastin me te mire qe permbytjen t’ja faturosh edit. Kot sje i zgjuar ti? o popull mos e lini te qete lulin deri sa te zgjidhi problemet
Edhe per permbytjet ne Shkoder, te njejten gje deklaruat, se kjo ndodh 1 here ne 100 vjet, por nuk kaluan as 12 muaj, dhe serish permbytje mbuloi tere ultesiren e Shkodres. Jeni njerez te paafte, dhe populli bere detyren, qe u largoi ndoshta nje here e pergjithmone.
marshallah ky basha ka bere perparime kur thote se kjo ndodh ne 20 vjet,sepse shefi i tij qe permbyste shkodren per cdo vjete thoshte se kjo ndodh ne 100 vjet,phu rrace plehrash e qelbesirash.
Nuk e ka fajin as Luli as Edi. Si vjet ne Shkoder ashtu edhe tani fajin e kane vete ato qe ndertojne ne zona te rrezikshme dhe eshte e padrejte qe shoqeria te paguaje per rriskun qe keta individe marrin me vetedije. Po qe se insistojme te kerkojme fajin tek shteti, maksimumi mund ti veme faj shtetit qe i ka lene (nuk ja ka prishur shtepite pa leje) qe me pare apo qe nuk i ka dhuruar banesa falas ketyre te “pa mundurve”.
c’lidhje ka qeveria me mamluket qe kane ngritur shtepi ku i ka dashur bitha,