Historia e tmerrshme/ Ish- drejtoresha: Fëmijët me paaftësi hanin vetëm lakra dhe miell të skuqur

16 Tetor 2013, 10:08Sociale TEMA
Historia e tmerrshme/ Ish- drejtoresha: Fëmijët me paaftësi hanin

Rasti i dhunë ndaj vajzës autike Xh. Juba në Qendrën e  Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuara në Durrës, duket se nuk është i vetmi, pasi dyshohet se gjatë dy javëve të fundit është dhunuar edhe një vajzë tjetër, shoqe klase me të parën. Vajza adoleshente D. Mullaj ka dy javë që nuk e frekuenton shkollën, pasi dyshohet se ka shenja dhune në trup, ndërkohë që qendra ku ajo strehohet, nuk ka pranuar të japë prononcim zyrtar.

Burime nga ky institucion kanë bërë me dije për gazetën “Shqip” se përpara prillit të 2013-ës në këtë qendër janë kryer veprime të tmerrshme duke cenuar rëndë të drejtat e fëmijëve me paaftësi, të cilët të pavetëdijshëm për sjelljen e tyre, kanë ulur kokën dhe kanë bërë punët që duhet të bënin punonjësit e qendrës, pa bërë zë.

Burime nga Qendra për Personat me Aftësi të Kufizuara bëjnë me dije se drejtoresha që ka drejtuar këtë institucion për 6 vjet me radhë, deri në prill të këtij viti, është shkarkuar nga detyra për shkak të auditit, i cili ka konkluduar se ajo kishte kryer shkelje të rënda si ndaj institucionit, ashtu edhe ndaj  fëmijëve.

“Ajo ka kryer shkelje të rënda me dietat e fëmijëve. Atyre nuk u jepte për të ngrënë, ndërsa dietat e tyre i çonte në shtëpinë e  saj. Disa vjet më parë, konkretisht në ditën kur të gjithë festonin Bajramin, drejtoresha e asaj kohe, të gjitha frutat, ëmbëlsirat i mori me vete në shtëpi, ndërsa fëmijët nuk hëngrën asgjë. Për të mos folur për blerjet e tjera operative që gjithashtu shkonin për fëmijët e saj, jo për fëmijët e qendrës, për të cilët investoheshin këto para”, sqarojnë burimet.

Ish- drejtoresha e Qendrës për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, Violeta Neza, tregon përvojën e saj në krye të këtij institucioni.

“Unë u emërova drejtoreshë e Qendrës më 17 prill të këtij viti, ndërsa më 12 gusht dhashë dorëheqjen për shkak se m’u ofrua një punë më e mirë, në një bankë private në qytetin e Durrësit. Dita e parë e punës ishte një tmerr i vërtetë, u përballa me probleme të panumërta, të cilat duhet të merrnin fund menjëherë për shkak se gjithçka, duke nisur nga menyja ditore e ushqimit deri tek masat e sigurisë që ofroheshin në këtë qendër ishin totalisht të papranueshme, madje këto të fundit nuk ekziston fare. Gjeta mungesë totale të ushqimit. Fëmijët që jetonin në qendër ushqeheshin me miell të skuqur dhe me lakra, asgjë tjetër. Tmerr! Ndryshova menynë e ushqimit, fëmijët filluan të hanë mish, fruta, ëmbëlsirë njëherë në javë, si gjithë fëmijët e tjerë. Më besoni filluan të hanin fruta që nga sjellja e tyre dukej sikur nuk i kishin parë kurrë më parë e jo më shijuar”, pohon ndër të tjera për “Shqip” ish-drejtoresha./A.XH

14 komente në “Historia e tmerrshme/ Ish- drejtoresha: Fëmijët me paaftësi hanin vetëm lakra dhe miell të skuqur”

  1. shhhh says:

    o te shkretet prinder e femije qe i kane keto halle.

    1. Pellazg says:

      Keta jane per ne burg per tortura njerezore.

    2. N Shabani says:

      Bjereni tetu Hitlerin ai te pakten nuk i linte te burgosurit pa ngrene.Keta trajtojne te semuret si kafshe.

    3. Epiri says:

      Ashtu si kjo “DREJTORESH” Bastarde i ka Torturuar kete Femije Autik po ne te njeten menyr do mar PENG e trajtuar edhe Ajo. Te shohim si do te ndihet….. Fare e Keqe.

  2. Bako kembora says:

    Dikush duhet te perfundoje ne burg dhe jo vetem me shkarkim. Me duket se po kthehemi ne kohen e Dulles_2 ku mund te beje c’te doje e po te ishe i PeDe’se, denimi me i rende ishte shkarkim nga detyra.
    Ministri pergjegjes duhet ti vere gishtin kokes e te beje kallzim penal

  3. ARUSHA says:

    KESHTU HANINN NE janar te VITIt 2008 tek azili ” NENE TEREZA” (MBRAPA UZINES ENVER) PLEQTE , TE PARALIZUARIT DHE NJERZIT ME TE META MENDORE TE CDO MOSHE !

  4. qytetari says:

    Te futet ne burg pisja,kriminelja,por edhe gjithe personeli ka faj qe nuk e ka bere problem por ka bere sehir,jane edhe ata bashkefajtore.
    Te gjithe te pushohen!
    Ne pune duhet te mbahen njerez qe punojne e zbatojne rregullat se vetem tek ne shkojne njerzit ne pune sa per te marre rrogen.

  5. elinor says:

    Babezi kafsherore!

  6. Bazarhesap says:

    Kete qe ka mare frutat per Bajram a ka mundesi ta denojme me Sharia!!!

  7. ps says:

    Po digji keta rob pa shpirt se osht gjynah me u hy ne hak atyre femije..Shteti ta ndeshkoj ato njerez..dhe drejtesia te vihet ne vend..dhe zoti ja marrte jeten sa me shpejt atyre njerezve qe u kane be te tilla gjera atyre femijeve.

  8. sitki baftiu says:

    E tmerrshme kjo informat

  9. gentian says:

    Kush vepron jasht ligjit duhet te denohet dhe jo ti jipet shperblim.
    Ne kete rast une mendoj qe, ajo drejtoresha jo vetem se duhet te jape llogari per shperdorimin e fondeve te atij instuticioni por te kthej te gjitha parate dhe te denohet sipas ligjit me burg.

  10. ENDRI says:

    SHENJA ME E MIRE ESHTE SE SHTETI I RI TASHME PO TREGON SE NUK TE FAL. TE VETMIN MIK QE KJO QEVERI KA DUKET TE JETE VETEM DREJTESIA.
    BESOJ SE SHUME SHPEJT PERSONAT PERGJEGJES DO TE PERBALLEN ME PESHEN E DREJTESIS.
    NJE ANGAZHIM TOTAL TE TE GJITHA ZINXHIREVE TE INSTUTICIONEVE PO E VE RE TANI.
    BRAVO…

  11. Aldo says:

    Si ka mundesi qe eshte shkarkuar drejtoresha dhe nuk eshte perballur me ligjin per vjedhjet dhe abuzimet e bera po stafi cfar ka bere po guzhinieri/a qe ka gatuar si nuk e ka ngritur zerin po ai qe furnizonte Nuk besoj se eshte kaq e thjeshte si ka mundesi qe nje staf i tere merr rogen dhe nuk flet. Dikush thote se po te flisnin do te pushoheshin Vepra penale kryhet edhe me veprime dhe me mos veprime ata jane bashkefajtore ne kete maskarade te ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje