TemA TV/ Korrupsioni dhe abuzimi me detyrën, Tahiri shkrin Antikrimin Ekonomik (VIDEO)

16 Tetor 2013, 16:28Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka shkrirë sektorin e Antikrimit Ekonomik. Një veprim i tillë vjen pas rasteve të fundit, ku punonjës me rëndësi në radhët e Antikrimit dekonspiruan aksionet e policisë, duke përdorur kode të caktuara për të lajmëruar pronarët e kazinove dhe bingove të paligjshme për afrimin e kontrolleve të befasishme.

Ministri Tahiri, gjatë një konference për mediat, tha se të gjitha seksionet e Antikrimit do t’i nënshtrohen hetimeve, ndërsa paralajmëroi se efektivët që do rezultojnë të pastër, do të rikthehen në punë, ndërsa për të tjerët do të merren masat e nevojshme administrative deri edhe ato penale.

“Ky operacion më ka dhënë mundësinë mua dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të evidentojmë edhe problemet brenda policisë. Ne vendosëm të shkrihet seksioni i krimit financiar. Të gjitha seksionet do të shkrihen dhe do t’i nënshtrohen një hetimi të gjerë lidhur me ligjshmërinë e lojërave të fatit, procedimet e bëra deri më tani nga policia për paligjshmërinë e tyre e deri tek verifikimi i pasurisë së efektivëve. Ata që rezultojnë të pastër, do rikthehen në punë, të tjerët do t’i nënshtrohen masave administrative deri në ndjekje penale”, tha Tahiri.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm tha se aksioni policor “Fundi i marrëzisë” do vazhdojë deri me sekuestrimin e kompjuterit të fundit.

“Ritheksoj vullnetin tonë të hekurt për të luftuar dhe fituar njëherë e mirë betejën mbi paligjshmërinë. Ne jemi në krahun e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi dhe bashkë me ta do ta luftojmë betejën me të keqen”, përfundoi ai.

41 komente në “TemA TV/ Korrupsioni dhe abuzimi me detyrën, Tahiri shkrin Antikrimin Ekonomik (VIDEO)”

  1. ormir rusi says:

    Antikrimi ekonomik ka qene nje njesi super e korruptuar….Nen kompetencen dhe autoritetin e shtetit,inspektoret e krimit ekonomik i kane bere presion biznesit per te perfituar nga ky i fundit…keta njerez vetem ligjin nuk kane zbatuar….verifikojeni pasurine e tyre dhe do te shihni xhevahire….!

    1. bimi says:

      Saimir Tahiri raporton se ne Tirane jane sekuestruar 90 kompjutera te paligjshem. 90 kompjutera te paligjshem ne Tirane i ka nje kazino e vetme. Me keto shifra, aksionit i vjen pak ere e prishur. Ndoshta Tahiri dhe Tahiret e tjere duan thjesht t’i “orientojne” paksa majtas pronaret e kazinove…

      1. Prec Ulaj says:

        Keputini damaret e furnizimit me para Rregjimit te Berishes, Shkelzenit, Lumneshit, dhe gjithe Ministrise Brendshme.
        Mos harroni sektorin e ilaceve ku ishte Drejtoreshe nje Miljonere tjeter, mbesa e Liri Berishes.

        1. ALpini says:

          Nje dite qe uroj te jete afer ne do perballemi me keta tepelenasit e Edvin Rames.Une do zgjedh kete me musteqe dhe perpara se tja nduk do i kendoj:-rrak-tak-tak,te pjerdhsha n’mustak.Mali me malin s’takohen.

          1. andi says:

            O po ku je more Altin trimi?! Besa dhe ti je edhe i mencem e i shkollum e ka me te ardhe dita me kene nje fare injorantit e me pase ne dore as paturet tuja. Shko more altin e ha ndonje cop qe te qet Sali Krimineli per ti dal per zot ketu. Shko more Altin se rraca juaj e ka marre teposhten e ska gja qe e ndalon, e jo ma me marre ma pushtet. Ju vec Byzylykeve gja tjeter nuk merrni.

          2. KASOLLE says:

            Alpin kujdes se do grisesh tangat.

          3. @ALpini says:

            Ajo dita do te jete shume larg( mos ardhte me kurre). Babai yt Sali B. do kete mberritur ne HELL deri atehere.
            Une te keshilloj qe ta shpenzosh pjesen tjeter te jetes ne vendlindjen tende ne Vicidol.(Vicat dolave)

            Tung.

          4. edi rama says:

            Alpini! Tik – tak , tik- tak kendoi edhe Rajmonda Bulku, poooooooooooooor i mbaroi brisqet e super-marketeve duke ju rrujt veglat PS-isteve. Jepi ndonje dore Rajmondes, se per te tjerat do te te dhjesim mu ne koke ne -ty.

            1. ALpini says:

              edi rama,
              nga te gjithe sumçet qe replikuan me mua vetem ty po te kthej pergjigje se ti me njeh mire.
              Vetem per trimeri mos me fol mua se nje here te deformuam surratin ne 97,beme si deshem me ty.Kur kujtoj ulerimat tuaja dhe thirrjet per ndihme sinqerisht me vjen keq qe te dermuam aq shume.
              Me duket se do e hash prap qafen e pates,jo nga une se une i jam zotuar ketyre sumçeve ketu qe do kem pune me mustaqet e tepelenesit

      2. ramizi says:

        Bimo ma merr mendja qe i ke numeruar sebashu me sali kriminelin.

      3. Open your mind says:

        Vendim shume i mire.Nuk e di pse quheshin antikrimi ekonomik,kur keta ishin super te korruptuar dhe bashkpuntore te krimit ne shumicen e rasteve.Jam i sigurte qe ka dhe punonjes te ndershem ne rradhet e ketij seksioni,por shumica ishin thjesht ushtare te drejtoreve te korruptuar.

  2. astrit says:

    MOS BEJ PRARA,KY ESHTE NJE TEST PER JU PARA POPULLIT

  3. Tiku says:

    Bjeri Saimir BJERI!! Thyaji gishtat duargjateve…

  4. nona says:

    Zoti ju dhant shendet dhe force me krujt nga themelet shpurren e keqe te shpellareve….

  5. bracja says:

    tu befte rruga drite e pasqyre djalosh.

    1. tani says:

      Bravo, po ben pune shum te mire,e meriton qe mandatin e dyte te behesh ti kryeminister,jo edi qe nuk ka burreri, saimiri kryeminister

      1. Pilo Lala says:

        Punoni ngadale, por te sigurte.
        Kujdes se ujku eshte plagosur, prandaj futeni ne kafaz duke i ndjelle kermen. Mos demtoni veten, ruajuni se keta jane te epokes Shpellave, dhe ju ngrihet damari i dhunes ku jane rritur vete.
        Me kujdes se keni kohe……

  6. Arsenal says:

    U pa puna duhen mbushur ministrite me tepelens
    Hallall tahiri
    Me pasurine e sales dhe lules ca do behet ka shpresa?

    1. Manchester United says:

      Ministrite po mbushen me njerez te punes dhe patriote, jo me brekpalare, qe fshinin qurrat me mengen e xhaketes.
      Ti tregosh vendin Ministrit Grek qe te heqi Ligjin e Luftes, nuk duhet te jesh nga Tepelena, por Qytetar Shkodret.

      1. Arsenal says:

        O Manchester United
        E ca thua a te qifja udhet? Thuaj qytetar shkodran e jo qytetar shkodret
        Ke te drejt se ali pasha ua vurin kufijte grekeve te thana superfuqi ne ballkan vdiq i madhi ali vdiqen kufijte kurse andej nga shkodra jan martuar gjithe femrat me serbe
        Shembull ke edhe sali berishen ndaj sbehemi njerez ne bejme rolin e zgjuarsise
        Me qene shkadran I ban tgjitha.

      2. edi rama says:

        Bukur!
        Pooor te gjithe jemi shqiptar, Tepelena-s apo shkodra-n!

  7. pelo says:

    Bravo saimir! Duhet pastrim total e nese hecen keshtu ke driten jeshile x kryeminister!

  8. Bamke Qyllollari says:

    Zoti minister, publikoni rezultatet e aksionit ne Berat.
    Kam kuriozitet te vecante per Beratin sepse atje kemi drejtor policie nje person qe ka djalin e tezes, madje dy, te akuzuar per vrasje.
    Verifikoheni !

  9. doert says:

    po pasuria pse nuk verifikohet e pastaj te konfiskohet?

  10. pandi says:

    Saimir, shprsojme qe te mos shuhet entuziazmi dhe te mos korruptohesh edhe ti.

    Thuaji polcit qe ke ne krahe te heq unformen dhe paraqitjen ekstravante; te vishet e paraqitet i thjeshte e per pune. Uniforma/paraqitja duhet te reflektoj nivelin e mases qe i sherben.

  11. PAPI says:

    GJITHE POLICIA ESHTE E KORRUPTUAR SHKRIJE TE TEREN. NUK EDHTE ZGJIDHJE AJO ORE MINISTER PALAÇO

  12. Ajdin Kuksi says:

    Kure disa shoke me dhonin se keta i ka Shkelzen Berisha,une nuk i besoja!
    Tani mu mbush mendja se perse Sali berisha kishte Lulzim Bashe,kapterin e presidences,Flamur Noken minister te brendeshem.Pergjigje e thjeshte nga te gjithe.Te lere Sali Berisha djalin e tij te vjedhe shqiptaret si Sudja.Ja shqiptare te dashur kush eshte Sali Serbi.Ku ishin keta maskarej?pse lejuan kete vedhje te popullit fukara.KJO TREGON SE PO SHKATROHET hajtuteria e familjes Berisha.Kisha shume deshire te behet nje seance parlamentare te degjoj populli se cfare do flasin mbrojtesit e hadutave qe ndodhen ne parlamente.

    1. Goran Borja says:

      Mire e ke shkruar Ajdin te lumte. Keshtu eshte. Shkruaj perseri. Ju kuksianet shkruani mire.

  13. antipod says:

    O Sajmir po qe se u merr leket ketyre kelysheve te korruptuar atehere ke per ta shkulur me themel salizmin.

  14. Denis says:

    Mire po me kujdes qe te mos digjet i njomi me te thatin se keto pikat e llotove punesojne edhe ca njerez qe mbajne familjet me buke.

  15. Fieraku 71 says:

    Shkrini kryeministrine se ka qene e kryekorruptuar degjova mua do shpetojme fare.lol

    1. Fieraku 71 says:

      Garda u shkri ,te shkrihet dhe kryeministria

  16. Shelegura says:

    zoti ,tahiri.shumicen e llotarive i kane shefat epolicise policet elarte

    bejne shkeljet me te rennda policia mban makina te pa xhdoganuara me targa fallco te afermit e shefave ikane makinat pa dokumenta ,keta bejne shkeljet me te renda ne radhet epolicise ka persona me deftese shkolle fallco njof une me dhjetra nerast se viret policia viret ne ruge te drejte cdogje vjen duke regulluar punonjes shteti qe spaguajn energjine.

  17. monda says:

    Petullaqi luli ka qene ne Holland se sa kazino ka ketej numurohen me gishta kurse ne Shqiperi si me qene dyqan bukesh ne cdo lagje bravo Sajmir bjeri

  18. Plehre says:

    Ti “Bamke Qylollari” me duket se je “Kapterr Ramiu” qe ka shkruajtur edhe me pare per Drejtorin e Beratit. Ti je vec nje PLEHRE qe shpif., shpif se dicka do mbetet. Mos mendo se nuk zbulohesh se cili je, prandaj mos shpif kot se eshte gjynah.Mos i bjer ne qafe kot djalit, se jo vetem qe nuk e ka djal teze,por nuk ka asnje lidhje fisnore apo shoqerore. Nuk meriton asgje tjeter vec fjalen PLEHRE.

  19. Arjani says:

    Nuk behet shqiperia sepse ne jemi 2 milion kushurinj.

  20. tollumi says:

    suksesi ma i madh mbyllja e kazinove. mbet rinia ne kazino po vrasin veten

  21. drite says:

    Zoti Sajmir shiko edhe qarkullimin rrugor se ne Elbasan eshte nji shef qarkullimi rrugor nga tropoja me mustaqe,A.Halluca qe si I korruptuar klasik qe eshte u merr leke ryshvet drejtuesve te makinave.Ky eshte oficer I paturpshem.
    Drite

  22. Kritiku Real says:

    Me fal po Kazinote e Arben Frrokut pse si bllokuat? Se vazhdojne punen normalisht ato gjithsesi Z. minister….

  23. Shqiperia.modern says:

    Suksese Saimir, mos e ndal vrullin.Ne 20 vite postdiktature nuk kam pare asnje minister te brendshem te ndermarre aksione kaq te fuqishme. Perseri urime. Kazinote, lojrat e fatit, kontrolloheshin nga Zeni i Sales, prandaj jo vetem qe tì mbyllesh keto biznese por edhe te bASHKEPUNOSH me drejtorine e taksave se sa taksa kane paguar keta biznese, gjate 8 viteve, dhe nese rezulton e kunderta, mbyti me gjoba apo dhe me penalizime. Eshte koha te punoni per shqiptaret e ndershem, per popullin e braktisur nga drejtimi mafioz i ketyre 20 viteve. Edi, mbeshtete sa me shume Saimirin, ky djale eshte vertet nje aset i PS sikunder dhe Erjoni.

  24. Sallakja says:

    O Sajmir ministri,
    O Sajmir djali.
    Ilir Meta vodhi “live” edhe u be
    kryetar i kuvendit.
    Idea se kush ka poste eshte i korruptuar
    tashme eshte bindje ne pothuajse 100%
    te popullsise shqiptare.
    Edhe nuk e kane gabim.
    Ky eshte kapitalizmi.
    Ne nuk kemi sistem te korruptuar,
    kapitalizmi eshte korrupsion.
    Nuk ka kapitalizem te mire apo te keq
    ka korrupsjon edhe vetem korrupsjon.
    Neqofte se Sajmir ministri kerkon te zhduke
    korrupsjonin, duhet te ndroje sistemim.
    Kam idene se per momentin eshte njecike
    e komplikuar.
    Ne do kalojme nga nje vjedhje “diletante” ne
    nje vjedhje me te sofistikuar, e kjo e dyta
    mendoj se eshte me e rezikshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje