“Mendoni se kanabisi është i padëmshëm? Ja si më shkatërroi djalin, duke e çuar në vetëvrasje”

17 Tetor 2013, 12:33Sociale TEMA
“Mendoni se kanabisi është i padëmshëm? Ja si më

Nga Alison Smith Squire

Daily Mail

 

Melanie Leahy ka shumë foto të djalit të saj, Matthew. Por njëra prej tyre, në moshën 13 vjeç, me uniformën e shkollës dhe me fytyrën e pastër, është më e dhimbshmja.

“Matthew sapo kishte marrë notat maksimale në të gjitha lëndët dhe ishte gati për të hyrë në moshën e rritur, ndërsa e ardhmja ishte përpara tij. Si djalosh ai fliste për të ardhmen, dëshironte të kishte një familje të madhe dhe të niste një biznes të tijin”, tregon ajo.

Tragjikisht, Melanie nuk do e shohë më kurrë djalin e saj. Matthew, 20 vjeç, vari veten nëntorin e shkuar. Mjekët besojnë se tymosja e kanabisit e çoi drejt vetëvrasjes.

Ajo që e bën më tragjike është se ai e vrau veten në një dhomë të spitalit për të sëmurët mendorë.

“Kur mora lajmin për vdekjen e tij, m’u copëtua zemra,” thotë Melanie, 48 vjeç.

“Matthew ishte absolutisht një djalosh i shkëlqyer dhe me të ardhme. Ai mësoi që të notonte në moshën 3 vjeçare dhe kur ishte 9 vjeç, ishte i shkëlqyer në shkollë”.

Për fat të keq, në atë kohë Melanie u divorcua.

“Matthew ishte i shqetësuar, por ne mbetëm miq, duke u kujdesur për të.

Ishim shumë krenarë kur ai hyri kaloi provimin e moshës 11- vjeçare dhe shkëlqeu në matematikë dhe shkencë”.

Megjithatë, në moshën 14- vjeçare, mësuesit thanë se ai nuk i kushtonte shumë vëmendje shkollës.

Për shkak të erës karakteristike të kanabisit në rroba, prindërit e tij nisën të dyshonin se ai tymoste kanabis.

Në fillim ai e mohoi që tymoste kanabis.

Në moshën 15- vjeçare, Matthew nisi të kishte probleme me gjumin.

“Në këtë kohë mjekët e këshilluan për rreziqet e kanabisit dhe i thanë që të mos tymoste më”.

Kur mbushi 17 vjeç, ai la shkollën dhe nisi një biznes kompjuterësh në shtëpinë e mamasë.

Por simptomat i përkeqësoheshin.

“Ai thoshte se ndjente diçka që i zvarritej brenda në trup. Kërkova në internet dhe pashë që ishte efekti i kanabisit”.

Gjithçka u bë më e vështirë dhe atë e dërguan tek një ekip rehabilitimi për drogat.

Në janar të vitit 2011, Matthew ishte i bindur se kishte krimba në stomak që i dilnin nga hunda e goja, një shenjë e paranojës që i kishte shkaktuar kanabisi.

Mjekët i shpjeguan mamasë së tij se ai ishte bërë deluzional. Ai nuk mund të vazhdonte më punën e tij.

Por ai vazhdonte të tymoste kanabis dhe paranoja e tij u përkeqësua.

Ai u shtrua në një spital psikiatrik dhe qëndroi aty për pesë muaj.

Atij i dhanë ilaçe për të qetësuar paranojën, por kur doli nga spitali, prindërit u shokuan.

“Djali im ishte bërë si një zombie. Problemet e tij vetëm sa ishin maskuar me mjekim dhe ai kishte vazhduar që të konsumonte kanabis. U tmerrova nga era e kanabisit kur e vizitova”.

Në prill të vitit 2012, ai shpërtheu kur mamaja e tij e ndaloi që të rriste kanabis në shtëpi.

Ai nisi të që të kërcënonte se do vriste veten.

Jeta e Melanie u bë një tmerr. Në nëntor ai pati një tjetër shpërthim dhe nisi të shkatërronte gjithçka me një shkop bejsbolli.

Pas kësaj, e shtruan në spitalin psikiatrik, ku edhe u vetëvra.

Familja është e revoltuar me faktin se i kishin paralajmëruar mjekët se ai mund të vriste veten.

Por tmerri më i madh i tyre është se një drogë, që cilësohet si e padëmshme, u mori jetën e djaloshit të tyre.

*Marrë me shkurtime

18 komente në ““Mendoni se kanabisi është i padëmshëm? Ja si më shkatërroi djalin, duke e çuar në vetëvrasje””

  1. Mexico says:

    Sa keq. Cdo droge eshte e demshme. Cdo dite shoh cuna lagjesh neper Tirane qe cojne dem jeten e tyre duke ndenjur vone e duke tymosur hashash. komplet nje jete e cuar kot! Rini e masakruar nga cdo aspekt.

    1. tiger says:

      Kam pare nje emision per drogat sintetike (kimike) qe shiten neper dyqane ne Amerike si aromatizues dhe ligjerisht lejohet sepse prodhuesi shkruan aty “jo per konsum vetjak”. Mos pyet per efektet…tmerr

    2. Auron says:

      Mos u habitni fare:
      KY ESHTE NJERIU I RI KAPITALIST!!!
      Ndryshimi me NJERIUN E RI SOCIALIST eshte vetem kaq:
      I PARI E NDJEN LUMTURINE ME DROGE,NDERSA I DYTI,pra NJERIU I RI SOCIALIST e ndjente LUMTURINE TEK PUNA!!!
      Zgjidhni e merrni!!!
      JO CDO GJE QE SHKELQEN ESHTE FLORI-thote populli!!!
      Edhe KAPITALIZMI:Ka shkelqim,propagande,luks,grataciela,vetura te shtrenjta,pare te madhe etj,por ato i kane vetem nje GRUSHT I VOGEL NJEREZISH!!!
      90% e popullit jetojne ne MJERIM TE PLOTE!!!

  2. Tirane says:

    Me vjen shume keq per djalin dhe me pas per zonjen qe ka humbur djalin.
    Gjeja qe dua te them eshte qe e gjitha kjo mua me duket si nje farse.
    Kam 20 vjet qe konsumoj dhe mund te them qe ne rastin tim ka ndodhur komplet e kunderta. Nga nje njeri qe skishte asnje mendim pozitiv per te ardhmen(realiteti), sot e kesaj dite kam nje familje dhe nje femije qe e dua me shume se cdo gje tjeter. Shume prej jush do thone se pse e vazhdoj kur kam nje familje(femije), sepse kur kthehem nga puna(punoj ne tre pune) dhe jam totalisht i shkaterruar nga puna dhe duhet te merrem me femijen tim, , me gruan time, me hallet e mija, te perballem me probleme stres qe kane te bejne me pamundesi dhe pamjaftueshmeri, ajo me jep fuqi per te luftuar neser me shume qe mos ti mungoj asgje familjes time.

    Ajo eshte droge si gjithe te tjerat(alkol, heroine, kokaine, televizor, kompjuter) por ne ndryshim nga gjithe te tjerat nuk e con njeriun ne degradim (fizik dhe moral) sic e cojne te gjithe te tjerat(Eksperience personale).
    Sa per ate qe rinia po na coka dem jeten sepse konsumon hashash dua te saktesoj dicka sipas mendimit tim.
    Jeten dem po na e cojne njerez qe zene cepat e klubeve dhe e nisin mengjesin NJE FERRNET DHE NJE KAFE ose ata njerez qe te bejne PSEUDO moral por qe shpirtin e tyre e kane te mbushur me NDYRESIRLLEQE nga me te ndryshmet.
    Te me falni per kete nderhyrje (packa se e di qe do fillojne nje mal me fyerje nga ata PSEUDO MORALISTET) por ju thashe vetem realitetin qe jetoj une.
    Pershendetje te gjitheve

    1. Tiku says:

      Djali qe pershkruhet ne artikull duhet te kete konsumuar pcp apo crack cocaine se marijuana nuk te ben ashtu.

    2. qytetari says:

      Shume justifikim i gjate qe nuk e beson as vete,kjo eshte paranoja,dardha e ka bishtin mbrapa.

    3. turi says:

      ekstremet jane gjithemon te demshme sic ndodhi ne rastin e ketij fatkeqi . nje teke rab here pas here te relakson

  3. vis Cerri says:

    Pure american bullshit.

  4. besa says:

    Djalin e kishe shume te mire moj zonje,por e mori me qafe sistemi kapitalist,

    i cili ka ligjin themelor FITIMIN.

    Sa te jete ky sistem prinderit qe i rritin me aq mund femijet e tyre,

    nuk do arrijne dot ti shohin sic i kane ȅndȅruar,por do ti shohin te

    gjymtuar.

  5. aranit bregu says:

    histori vertete e dhimbshme, adoleshenca eshte thembra e Akilit e jetes se njeriut.
    Nga krahu tjeter, edhe mjalte te hash perdite pa karar, ne fund do vdesesh nga diabeti. Te rinjte kane nevoje per me shume ngrohtesi mbi te gjitha para se t’u ndalosh substancat e demshme.

  6. catetethem says:

    Ca lidhje ka Cannabis ketu . Cdo gje ne doren doren e
    nje personi te gabuar mund te behet arme per te . Ka njerez
    qe vetevrihen per Zotin . Stereotipizimi i hashashit si
    gje vdekjeprurese eshte injorance . Cdo artikull i 2013
    per hashashin flet vetem per vlera pozitive . Nuk besoj
    se ka substance me vartesine me te vogel dhe efektshmerine
    me te larte ne uljen e stresin , rritjen e kenaqesise , gjumin,
    seksin , humorin . Te gjithe ata qe shkruajne keq per te
    jane thjesht njerez qe vashdojne ta kene taboo. Une nuk
    ju paragjykoj , as ju mos e beni .

  7. daut says:

    Eshte dhimbje e madhe sigurisht dhe mos i ndodhte kujt!

    Do te shtoja se jane problemet sociale te fshehta qe e kane shtyre djaloshin te tymose hashash. Por artikulli ka brenda eren e propagandes se mbrapshte. kjo bima ose substancat e saj, per kah rrezikshmeria jane ne vend te fundit, pas kafeines, alkolit etj qe po bejne namin ne gjithe boten, sidomo ne shqiperi jane drame kombetare. qe kalifornia e ka lejuar me referendum kultivimin dhe konsumin ne ushqime po ashtu me recete mjekesore e blen ne farmaci nese realisht ke nevoje. bima e hashashit ka qene quajtur ‘Motra e njeriut’, dhe nese do te perdorej drejt gjysmen e ilaceve te farmacise nuk do te prodhohej sepse sherimi eshte aty; pyjet nuk do te shkaterroheshin se letra dhe karta e kushtetutes se USA eshte prodhuar me fibra kanabisi; rrobat do te prodhoheshin me te pa qene nevoja me perdor pesticide e helme per sperkatje; po ashtu edhe me rendesishmja eshte se nxjerr jashte loje naften e qelbur per te djegur dhe per prodhimine plastikes te biodegradueshme.
    ne shendetesi e perdorin te semuret me kancer dhe kane pasur permiresime graduale, dhe ashtu per lehtesimine dhimbjes ku fshin nga memoria e organizmit dhimbjet a stresset e meparshme qe impaktojne organizmin edhe me pas. Nuk di c’te them tjeter, te shpallesh te jashteligjshme nje bime qe eshte krijese e Zotit si cdo gje tjeter, nuk e di. edhe uje po te pish shume ndryshkesh; sheqer te ze diabeti; mish kolesteroli e yndyra; shume qumesht kanceri ne gji apo prostate;
    Helmin nga ilaci e cakton doza, thoshte Hipokrati!

  8. FIER says:

    BULLSHIT, propagande e ndyre sioniste anti-kanabis! Kanabisi eshte nje BIME MJEKESORE qe sheron mbi 160 semundje te ndryshme nga konsumimi i se ciles NUK ka vdekur asnjeri deri me sot! Kjo eshte fushata e deshperuar anti-marijuane qe ndermarrin bosat e krimit te organizuar te lidhur me mediat, ne menyre qe te vazhdoje statuskuoja e deritanishme, d.m.th. ndalimi i rrepte per kete bime te mrekullueshme.
    Ketu keni nje sinteze te dokumentarit me te thelluar, me te bazuar ne te vertata, me shkencor mbi te mrekullueshmen Marijuane: http://www.arcoiris.tv/scheda/it/11612/
    Nese deshironi te ndiqni versionin integral, klikoni ketu: http://www.youtube.com/watch?v=hBLKh4mi0ok
    TE LIBERALIZOHET MENJEHERE MARIJUANA ne menyre qe te bjere pertoke krimi i organizuar!

  9. ramy says:

    Eshte genjeshter. Keshtu manipulojne konservatoret per tju kyndervene fakteve qe paraqesin liberalet qe keto bime jane edhe medicinale

  10. kunji says:

    gjella me kripe dhe kripa me karar – vlen per cdo gje…

  11. @@@ says:

    Pranej ka ec mjeksia ktu ke ne se kena shume doktorra si kta komentusit siper …

  12. Laku London says:

    Me vjen shum e keq per kete nene…
    Por Djali ka pasur nevoije vetem per dashuri dhe afeksion…. Dhe jo per spitale psikiatrik!!!!!!
    Kush eshte canabis dhe si Jane Efektet e tij ; lexoni ne Wikipedia !!!!!
    Me vjen mire qe ne shqiperi ka fill jar te kuptohet drejt … (Comentet me bejne ta mendoj kete gje)
    I smoke weed everyday and I’m healthy as well !! at all i get a paid (3000£) per month!!!!!

    Weed is the best medicine in a sick society !!! (Capitalism)

  13. bandit says:

    jam dakort me tiransin cdo gje qe e konsumon pa karar te ben dem .alkoli esht me i rezikshem sheqeri po jne soj .marikuana esht qetsuse,por me karar jo ta timosesh gjith diten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. A
    Anonymous

    Mos e merni me qef o cuna se nuk esh per ti tall kam qen perdorus hashashi pergjat 1 Viti dhe jam 16 vjec e pija rregullisht nga 2 3 4 5 cigare ndit kishte raste ekstrreme nga 7 e sot e ksaj dite e kam lan per arsye se mdha sulme paniku dhe frik nga vdekja nuk kam konsumu as I lloj drroge tjeter as me hun as crack me bidon edhe pse e kam pas rastin dhe mkan than mos u shtyni e mos rrini me shoqni tkeqe ju keshilloj se ja di pasojat ksaj shkerdhates u shtrrova ne spital per gati 3 dit dhe jam akoma duke mar kurat pranaj kjo vin i koh qe ti djeg qelizat dhe kalon deri ne skizofreni

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje