Drejtori i ri i ALUIZNI-t, agjencisë që merret me legalizimin e ndërtimeve pa leje, Artan Lame, komentoi për Shekullin lajmin që qeveria vendosi të përgjysmojë drejtoritë e kësaj agjencie.
“Praktikisht ishte arritur në një abuzim dhe ekzagjerim të paimagjinueshëm për numrin e drejtorive. Ishin 25 drejtori në rang republike që nuk besoj se do të ketë institucion tjetër që të ketë 25 drejtori poshtë e përpjetë dhe produkti i tyre ishte i paimagjinueshëm. Unë kam bërë një përllogaritje të përafërt që i bie që secili prej të punësuarve të ALUIZNI-t të ketë prodhuar gjithsej 3 dosje e gjysmë në 8 vjet,” tha Lame.
I pyetur për lajmin e përhapur në media se janë 30 mijë ndërtime buzë rrugëve që do të prishen, sipas një vendimi të qeverisë, Lamë thotë: “Unë nuk e di ku i kanë numëruar. Është thjesht një abuzim. Unë nuk di të them nëse janë 30 mijë, as 300 mijë, as 3 mijë. Ne jemi duke bërë përllogaritjet dhe të gjitha këto shifra janë abuzuese për të lënë njerëzit pa gjumë. Ne do të nxjerrim shifrën e saktë duke i paralajmëruar të gjithë qytetarët që do të preken. Megjithëse një pjesë e mirë e qytetarëve e dinë shumë mirë vetë se kush preken, sepse kanë aplikuar në zyrat e ALUIZNI-t duke iu kthyer apo u është thënë që nuk mund të legalizohen sepse keni këtë apo atë problem. Nuk mund të themi që qytetarët nuk dinë asgjë. Kushdo që është i interesuar, e di shumë mirë nëse legalizohet apo jo”./ep
po kush i la keto ndertime te behen vet inspektorat ndertimor i lane pse si kapnin kur ndertimi sa fillonte por tani qe kane mbaruar ju doni ti prishni kur qytetari ka hedh leket mundin dhe djersen e tij dhe ne nje vend te varfer si ne
futni ne burg inspektorat ndertimor me ne krye mafiozin FLORENC HOXHA drejtorin qe kane mare miliarda nen dore i lane ti bejne dhe tani kerkoni ti prishni e pa kuptimte kjo gje i bie shteti i la dhe shteti i prish pune e madhe kush e hengri se njerzit qe hodhen leket e hane e veshtire per tu ndertuar dicka dhe e thjeshte fare per tu prishur prishni pra bathoren, kamzen, durrsin, qe ka me mijra pallate vila ne toke te tjetrit jane ber ose prone publike pra i bie te jen shkel rregullat apo atje jane te rregullta tani jane me leje se ku i gjeten lejet ata ec e merre vesh ti ne toke te tjetrit ku doni ju jepni leje ku nuk doni s jepni sipas qejfit o te gjith njesoj o asnje skam gje me ata qe kane ndertuar kudo pa leje dhe sot gjoja jane me leje dhe tani kane leje por ti marrin te gjithe pa perjashtim jo ca te nones dhe ca te babes por jo te goditen ca fakire si gjithmon sa per tu ber shembull e pa perkrahje
PSE nuk thoni ju qe ketej e tutje do ket rregull shtet kush nderton tani e tuje do ndertoj me rregull dhe urbanistik dhe respektim distance
PRA ti gezojne te gjithe kush ndertoi deri tani se ne fund te fundit mundin dhe djersen e tyre hodhen i kane si i kane ato para sja moren njeriut me zor po tani dikush i la keto ndertime pra shteti vet dhe shteti ta mbaj pergjisine ata ti gezojne kush beri deri tani
pse s futet ne burg si fillim inspektoret qe per ca leke i lane
po te vi inspektori ndertimos qe kontrollon zonen apo policia bashkiane dhe te te thote mos bej me punime se ha nje gjobe ose do te te prishet qe ne fillim kur ti sa e ke nisur qe ne fillim normale qe sdo vazhdosh me por kur keta persona te thon vazhdoje me jep mua ca para dhe je ne rregull c faj kne njerzit qytetaret qe hedhin leket dhe kur e mbaron afer fundit vet inspektoret ose polica bashkiake me kerkon para prap bejne presion se ndryshe do ma prishin thone ata o paguaj ose te prishet dhe ti paguan prap dhe ti e mbaron ve catine futesh brenda dhe te behesh viktime po kjo ska llogjike
PRA tani e tutje po jam dakort te behen gjerat me mend dhe te behen me ligje te kapen qe pa vene tullen e pare ne ndertim qe pa e nisur mire jo kur tjetri e perfundon se ashtu i bie te ket korrupsion dhe policia ndertimore e bashkiake ti ket lene vete pra i bie ata te kalben ne burg tju vihet atyre nje gjobe e madhe burg dhe e shikuni ju qe asnjerit sja mban te ndertoj me kot pra rregulloni shtetin sja kane fajin ata qe ndertojne por te korruptuarit dhe mafiozet qe pasurohen ne kurriz te qytetarit se kush eshte ai budalla kur i jepet mundesi sdo te ndertoj te ket dicka pus ka ndonje budalla? mos te jemi kaq xhelos pse ai ka une s kam pse ai ndertoi une jo ziliqair dhe te poshter se per keto shquhemi ne shqiptaret pse e beri ai si e beri ku i gjeit leket eetj etj popull xhelos prandaj s bejm hajer ne kjo dihet i ka fal zoti cdo gje ketij veni pervec njerzve hiq nej pakic qe jan tamam s behen gjerat me prishje kur ti i ke len vet asi gjo mos t prishet se eshte mundi i popullit tone se te jet per shtetin asgjo s ben e ket SHTET rrumpall qe kemi pas e kemi
Merruni me Shaban Memine, ai eshte strumbullari i vjedhjes se pronareve, falsifikimi i Tapive.
Po nuk i prete krahet Berishes, do ju kthehet perseri.
O ndertues,ashtu sikurse tulla ka nje rregull per tu vendosur ne berjen e murit edhe gramatika ka rregullat e saj.Desh me cove ne spital o lal.Ngela pa frym deri sa mbarova se lexuari komentin tend.
shume e drejte te prishen dhe te ndertohen ne bjeshke e lugina , shpate malesh, i kane bere qytetet dhe rrethinat si geto indianesh
Prishini te gjithe ndertimet pa leje, por fillojeni nga Tirana, e cila eshte bere si geto zezakesh, dhe ku nuk zbatohet asnje kerkese e ligjit te urbanistikes. Mure, gardhe, shtesa, depo, dyqane, tregje qe kane bllokuar hapesirat publike, dhe qe eshte e pamundur qe te gjesh hyrjen e pallatit. Keto duhet te prishen te gjitha dhe hapesirat e zena nga te fortet te cilet kane filluar te tulaten, duhet qe t’i kthehen banoreve per perdorim publik, si lulishte, kende lojrash, parkime makinash etj. T’u jepet nje afat i caktuar per t’i prishur dhe pastruar hapesirat e zena dhe ne rast mos veprimi te veprohet me gjoba deri edhe ndjekje penale. Qytetaret kane shprese dhe po presin veprime me te shpejta nga qeveria Rama.
Te gjitha ndertimet pa leje duhet te prishen! Vetem vloren te marrim si shembull ci ka bere babezia e madhe bregdetit!!
Po ne zonen e Bregdetit jonian qe nuk jane lejuar te behen hipotekimet e tokave te pronareve si do vendosin per prishje ? Qeveria te zgjidhe problemin e hipotekimit te pronareve dhe pastaj te shohe kush nuk ka bere perpjekje per tahipotekuar ose legalizuar ndertimin.
Kush ka zaptuar trotuare lulishte tu prishen te gjitheve,ketu ne shqiperi kush eshte i zoti nderton plackit ,pervetson vjedh,dhe pjesa tjeter qe respekton ligjet jane me te diskriminuarit ,ky eshte shteti me rrumpale ne globin tokesor.Rrugicat e lagjeve neper qytete jane ktyer ne tunele sepse nje pjese e mire e tyre kane nxjere ballkonet ne mes te rruges ,ka ndodhur nje krim urbanistik ne te gjithe vendin,ka rruge pa trotuare.
ajo pjesa e diskriminuar do vdesi per buken e gojes sepse jeni ziliqar dhe nuk jeni te afte te ecni perpara ne kapitalizem. Enderroni komunizmin.
atehere kjo qeveri do te hy ne histori si qeveria ziliqare qe u hoqi buken e gojes shqiptareve.
kjo eshte nje skeme socialiste per ti varferuar dhe roberuar shqiptaret.
Me e ndershme do te ishte tu thone shqiptareve ikni me mire nga shqiperia perpara se tju rrjepim me taksa e tju shembim pronat.
Me e ndershme eshte tu thuhet shqiptareve qe do tjua marrim pronat , do tjua mbyllim biznesit do tju varferojme qe ju te ikni nje ore e me perpara sepse shqiperine do ta ndertoje dhe biznesest do jene nje monopol i elites dhe “vipave” ne thonjeza te shqiperise.
Rilindje do te thote qe te varferit do behen me te varfer dhe te pasurit me te pasur.
Nuk do kete me shanse per njerezit e thjeshte per tu bere te pasur.
Iku koha e krijimit te pasurise per masen.
Masa do behet shume shume e varfer.
keshtu eshte ndertuar e gjithe bota.
ju o njerez nuk perfitoni nga mundesite qe jane dhene dhe te ndertoni sa me shume.
Sigurisht firmat ndertuese do vazhdojne do te ndertojne kudo po njerezve te thjeshte do tu hiqet mundesia.
ju o njerez po i hiqni shanset vetes tuaj.
elita do ndertoj po ju o njerez sdo beni dot me asnje hap.
Kur humbet ndeshja shkarkohet tranjeri dhe jo lojtaret. pergjegjes jane te gjithe ata qe lejuan peodhunimin e shqiperise, duhet te dergohen me burg inspektoret pastaj qytetaret.
Nuk i hiqet asnje pik dhe presje komentit te Astritit.Populli po prete asetet publike per te marre fryme lirishte,ne te kundert jemi te zhgenjyere.Per ata nuk duhet pasur meshire ashtu siç nuk paten ata qe vune dore ne pronen e te tjereve dhe ate te shtetit.