Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar edhe njëherë arsyet se përse duhet të votohet akti normativ i ligjit për nëpunësin civil.
Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Rama u shpreh se akti normativ nuk është prishje konsensusi, por përgjegjshmëri e qeverisë së re.
“Në Parlament u fol qartë dhe në mënyrë të argumentuar iu komunikuam publikut se cilat janë arsyet ku mbështetet ky akt, pa iu vërsulur opozitës dhe pa e kthyer këtë debat në një debat urrejtje dhe denigrimi ndaj opozitës. Kjo është vija jonë e sjelljes si një qeveri e lindur nga vullneti sovran për të mbyllur kapitullin e keqqeverisjes, duke i ndarë shqiptarët në të mirë dhe në të këqij. Unë kam disa gjëra për të shtuar me shpresën që i duhen këtij debati. Për herë të parë sinjalin për pazbatueshmërinë e ligjit në fjalë e kemi marrë kur drejtoresha e administratës publike na ka njoftuar me shkrim të gjitha arsyet se përse rrezikonim kushtet e një vakumi absolut dhe në kushtet e mosqeverisjes së shtetit. Kontaktuam projektin e asistencës së BE, që konfirmoi një për një arsyet e shkruara nga drejtoresha e administratës publike. Në ato kushte u ulëm e nisëm punën me ekspertizë dhe vullnetin e mirë që të përfshijmë edhe opozitën. Ky akt normativ nuk ka lidhje me asnjë prishje të asnjë konsensusi, por është shprehje e përgjegjësisë së qeverisë dhe shumicës së re”, tha Rama.
Sipas tij, nëse po t’i kishte 84 vota shumica e djeshme, do kishim parë shumë me keq se u pa,kur për vite të tëra opozita e djeshme nuk e pa të shtrirë dorën ndaj saj për dialog.
“Nuk e pamë asnjëherë kryeministrin e djeshëm të kërkonte dialog pa kushte”, tha Rama.
Rama shtoi më tej se i vetmi bashkëbisedim është bërë me PDIU-në, ndërkohë që të gjitha forcat e tjera të opozitës refuzuan dialogun.
“Le të kërkojnë një ftesë të vetme publike për kryetarin e djeshëm të opozitës , për të kërkuar asgjë tjetër veç dialogut, ata që ndajnë, ata që qeverisin me vetëdijen se nuk janë aty për të sunduar dhe ata që me votën e marrë sundojnë me idenë e gjithpushtetshmërisë. Kjo është e vërteta e gjithë kësaj kohe dhe e kohës në vijim. Sot nuk ka një demokrat të vetëm në gjithë vendin të jetë ndjerë i lënduar ashtu si janë ndjerë socialistët, sepse për ne, edhe pse nuk është këtu PD-ja, është opozita më e madhe, e nuk është as antishqiptare dhe as antieuropiane”, shtoi Rama.
Kryeministri ka shtuar më tej se “për mazhorancën konsensusi është nevojë, por jo domosdoshmëri”.
Rama ka theksuar se ata janë aty për të udhëhequr e kjo do të bëhet pa humbur asnjë minutë.
“E kemi bërë të qartë atë që kemi lexuar qartë nga vota e 23 qershorit, shqiptarët nuk kanë lënë asnjë alibi”, tha Rama.
Bravo Edi, si gjithnje largpames e me shume klas. Me ne fund jam krenare me kryeministrin qe kemi; nuk tallemi me me jargavitjet injorante te atij te semurit mendor qe perbuz e urren kete vend.
Opozita mund te mos jete antishqiptare dhe antievropiane por te tille jane ata qe e kontrollojne opoziten.
Ti ke pergjegjesine qe ata njerez te dalin para ligjit ne menyre qe edhe opozitaret e vertete te clirohen prej tyre. Por ndoshta ty nuk te intereson nje gje e tille. E do opoziten jofunksionale qe ta kesh me te lehte qendrimin ne pushtet.
Dhe boll u qurravite me nje akt nepunesish! 84 vota ke e prape ben mjau-mjau. Nuk te votuan njerezit te bejsh si burre i mire por ate qe nevojitet…….nqs je ndopak lider! Apo mos ndoshta ta ka zene rrota bishtin dhe e ke nga halli?!
elinor,
Ti thua se Edi qurravitet etj. Ti duhet te kuptosh. se Edi vepron keshtu, sepse keshtu i do gomarri drute. Mos harro faktorin e jashtem ne kete bote. Kujtohu, se ti si shtet u krijove vetem nga kontradiktat, qe kishte ne vitin 1912 faktori i jashtem. Ty te krijoi si shtet perandoria Austro – hungareze, sepse ajo, per interesat e saja, nuk donte qe Serbia te dilte ne detin Adriatik. Edi, djali yne, eshte fati yne dhe visionar. Kane hikur koherat kur udheheqesit te ishin “trima”, tani eshe koha e udheheqesve visionare.
Ne nuk jemi me ne 1912n kur ne nje ane terhiqte Austro-Hungaria e ne anet e tjera terhiqnin Serbia, Greqia, Italia e Mali i Zi. Ne sot nuk po luftojme per integritet territorial qe te na duhet patjeter perkrahja e Fuqive te Medha. Jam qe opozita te respektohet dhe te kete konsensus me te se jam vete opozitar, dhe gjithnje do jem. Por jo kjo opozite e drejtuar nga nje bande kriminelesh qe duhej te ishim mbas hekurave. Rama i detyrohet shqiptareve qe vendi te kete nje opozite te paster, te mos hiqet sikur po mundohet te respektoje kete fare opozite.
Edvin Rama ylli i botes, shpresa e Shqiptareve per te ardhmen e kombit te shkaterruar nga Bazhibozuket e vicidolit.
ec perpara ed rama dhe porosit dy pale pranga gize qe te ndryshken shpejt !!! nje pale per plakushin e mallkuar dhe tjetren per lulzimen e xheluar deri ne ulluk. Ata mezi po i presin jen ne ankth.
Suksese ne rrugen plot veshtirsi per ju si qeverisje dhe plot shpresa per te gjithe shqiptaret .
Urime te perzemerta.
Bravo Edi . Pd duhet ta kuptoje qe ka Zot ai vend tani .Urime
Populli shqiptar thote:gjella me kripe por kripa me mase.Prandaj Z.Kryeminister edhe konsesusi me mase per opoziten.Me tere motorat para per konsesunin qe te dhane 1 milion shqiptaret.ATA PRESIN SHUME NGA TY DHE META SI DHE 82 TE TJERET.