Jo të gjithë mjekët janë në dijeni të vizitës së papritur të kryeministrit Rama në Qendrën Spitalore “Nënë Teraza”.
Sipas mjekut kirurg, Arben Gjata, i cili ishte edhe shefi i rojës mbrëmjen e 16 tetorit, Rama ka vizituar të gjitha sallat e pavijonit të kirurgjisë, si dhe spitalin e djegie- plastikës.
“Mendoj se kryeministri ka mbërritur rreth orës 21 e 30 të mbrëmjes, ndoshta edhe pak më vonë. Ai ishte në pavijonin e kirurgjisë dhe vizitoi sallat e operacionit. Gjithashtu, jam në dijeni që ka vizituar edhe spitalin e djegie- plastikës,” u shpreh Gjata për GSH.
Gjithashtu, ai bëri me dije se kryeministri nuk ka pasur asnjë takim me mjekët e turnit të natës, ndërsa gjatë vizitës shoqërohej nga drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirli.
“Kryeministri nuk foli me asnjë mjek. Unë pata mundësi të pyes disa prej tyre, duke qenë se isha edhe shef roje, por mjekët më komunikuan që nuk kishin pasur kontakt me kryeministrin. Ka folur vetëm me disa pacientë,” u shpreh Gjata.
Pas vizitës në këto pavijone, Rama është drejtuar drejt rrugës që të çon në drejtorinë spitalore e më pas është larguar nga ambientet e QSUT-së.
Cfare kuptimi ka kjo vizite tip “Harun al-Rashid”???!!!
Do ta kuptosh me vone Bimi kuptimin e kesaj vizite.Rama ka metoden e vet te punes dhe duhet ta leme te punoje.Po te ish ai “TJETRI” te jesh i sigurt se takimi do behesh ne oren 11:00 dhe do shoqerohesh edhe me nje fjalim te zjarrte partiak.
po se 200 vete i kishte roje badigard dhe roje qe e ruajne per qejf pa lek.
Ky eshte nje ndryshim i madh me salkarin se ky i fundit kur levizte edhe mizat paralizoheshin
Mendje, mendje kjo dynja ! Ngjan si vizite gjysem ilegale ! megjithate mire ka bere qe ka takuar edhe pacientet hallexhinj !
Ndjehet se eshte i vendosur per te sjelle ndryshimin e madh. Rilindjen duhet ta bejme vete ne Shqiptaret. Por qenka e veshtire te zgjosh kete koshient te droguar te shqiptarit. sot duhet te ishin ne proteste civile ne mbeshtetje te aksionit “Fundi i Marrezise”, ne proteste kunder institucioneve te vesit. me kuptoni sjam kunder, por nuk mund te jetoj me to kaq prane. dhe per me teper kane deformuar inisiativen e biznesit.
Bravo zotnij kryeminister,mu knaqe shpirti kur lexova kete lajme.
po pra ska shku atje me taku mjeket por pacientet dhe te shikoj sa kujdes kan ata…bravo Rama
Edhe nji suprize e Gjeniut Rama ! Ky njeri po hyn nga ora ne ore ,ne zemrat e djegura per pak perkedhelja politike ,ndaj popullit ! Populli , eshte si aji femija i padjallezur .Po deshi politikani te punoje dhe te dije saktesishte problemet qe i vrasin kepucen popullit , pikerisht ,vetem nga populli e meson te verteten e paster si kristali . Prandaj ,dhe ndonji naiv qe nuk kupton qellimin e vizites se Ed Rames ne kete spital , le ta marri vesh !Por ,nuk kane faj disa qe nuk i kuptojne keto vizita ,sepse jane mesuar me duartrokitje pas bythes se Salit !Por qe dhe duartrokitjet e Saliut ishin te privatizuara ,dhe me ekonomi tregu ,duke filluar nga nji 5 mij lekeshe te vjeter !Kohe cakenjesh !
po dhe ai njeri eshte ka pas ndonje problem shendetesor pse e quani vizite pune….sherbimi shendetosor eshte falas tani….
Po t’ishe “dibran” nuk do e kishe zemren katran.
Kush ja beri viziten mjeksore, pacientet?
Me mjeket nuk u takua dhe beri shume mire. Me ata ishte takuar para ca ditesh dhe i degjoi.
Pacienteve duhet tu qahet halLi se ata vuajne semundjen dhe keq trajtimin.
per pune sta kemi friken zoti rama dhe jemi koshjent te gjithe qe do punohet por pikpyetja qe ngrejme ne si qytetare eshte se sa do ndeshkohen ata qe kane abuzuar ne pushtet????????
Kjo Qeveri e ka filluar me sa shihet Mbare,me kontrolle te befasishme e me veprime konkrete.Presim qe Peshqit e medhenje te Korrupsionit te bien ne rrjete.
Per mua nuk eshte lajm i ri. E kam pare ne rrugen 2Myslym Shyri” Edi Ramen ne 2 te nates duke kontrolluar shtrimine pllakave me teknologjine e re. Nuk i besova syte sepse se deri atehere politikanet tane as qe e deshen Shqiperine, ndersa Rama eshte se brendshmi estetik dhe kudo qe te shkoje kete “problem” do te kete. Eshte fat Edi per Shqiperine
@ Alb;
e konfirmoj dhe une lajmin tend.
Eshte krejt i vertete qe ka inspektuar vete punimet. Dhe nje punonjes i bashkise(socialist) i komentonte me frike keto vizita duke thene ” ai eshte i krisur, ai del vete per kontroll..”
E thene shkurt, disiplina nuk eshte dicka e lehte. Per kete populli shqiptar ka nje rruge te thjeshte: mos merret me llafe por te ule koken dhe te punoje.
Kane punuar dhe punojne fort gjermanet, italianet etj.. qe kane ecur perpara. Kete duhet te beje dhe Shqiptari!
Ahahah, ka ardhe drejtori ne klase per nje kontroll te papritun; a i keni ba detyrat??
Cfare fotografish po na tregon kete here o krietar?
Hoqem varkarin dhe vume bojaxhiun! Puupuuupupu!
elinor,
Populli thote me te drejte : “Nuk ka qorr me te madh, se sa ai qe nuk don te shofe dhe nuk ka shurdh me te madh, se sa ai qe nuk do te degjoje.”
—-dhe pak rezultate te tjera te Edit dhe ky –elinori–yne ka per te shkalluar nga marazi
Ja nje mrekulli………..dhe te tjera me siguri do te vijne,gezohuni o milet!
Ky akt i Kryeministrit eshte rrezatues,sepse tek ata qe kane dhimbjet e smundllikut dhe per me teper naten shkon vetem t’i shohe ashtu sic bejne njerzit e dashur;jo per t’u bere zhurme e show sic bente qoftelargu brekedhjere.
Kush e ka provuar qofte edhe nje here spitalin,e kupton dhe e ndjen ngrohtesine e ketij akti te kujdesit shteteror per jeten e njeriut.TUNG.
Edi ka shku me pa nje mikun e vet ne spital dhe meqe vajti tha po bej dhe nje kontroll ne disa pavione.
Te lumte por bei shpesh keto vizita, mundesisht te prekish nga afer korrupsionin.
deri ne nje pike e duartrokis z.KRY.qe u takua me pacientet eshte nje veprim shume admirus, por ajo qe nuk me pelqen eshte se me jep pershtypjen qe nuk eshte i zoti te perballoj doktoret.
Për njëherë që pacientët vizitohen nga kryeministri pa bujë, kamera e fjalime të harlisura mir eshtë.
Ka dashur te dije vete se si jetojne pacientet ne spitalin me te madh ne vend.
Bravo.
Bravo Z. Kryeminister qe jeni kaq spontan . Shpresojme
qe keto supriza te modelit komunist ,mos te jene vetem per
kontrolle ,por edhe per rregullime .