Veliaj: Zgjidhja e krizës së familjeve rome, premtimi i parë i mbajtur i 100 ditëshit (FOTO)

17 Tetor 2013, 20:02Sociale TEMA
Veliaj: Zgjidhja e krizës së familjeve rome, premtimi i parë i

37 familjet rome, që kishin ngritur çadrat në rrugën përballë pallatit me shigjeta në zonën e ish-Dekorit në Tiranë, prej më shumë se dy muajsh, tashmë kanë gjetur strehë në Qendrën e re Tranzitore të Emergjencave, e ngritur në Tufinë.

Pas zhvendosjes së tyre në ambientet e reja një ditë më parë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i Parlamentit Europian dhe raportuesi për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç, inspektuan nga afër pasdite këtë Qendër Emergjencash.

Gjithashtu qendra u vizitua edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolli, nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja

“Brenda muajit mbajtëm premtimin që u kishim dhënë këtyre banorëve në ditën tonë të parë të punës. Zgjidhja e krizës së këtyre familjeve ishte një prioritet i yni për 100 ditëshin dhe sot jam i lumtur për përmbushjen e shpejtë të këtij detyrimi. Sot të gjithë ne jemi zgjuar më solidarë,” u shpreh Veliaj pas inspektimit të qendrës.

Ai vuri në dukje se për të gjitha familjet rome të zhvendosura në ish- repartin e shndërruar tashmë në një qendër pritje për emergjencat, do të krijohet nga një kartelë mjekësore, si dhe fëmijët do të regjistrohen në shkolla.

Veliaj sqaroi se zhvendosja e familjeve rome u krye gjatë orëve të vona të natës për shkak të turbullirës që ky proces mund të shkaktonte në trafikun e mbingarkuar të Tiranës.

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian për çështjet sociale, Nikola Vuljaniç tha se është i kënaqur për zgjidhjen që i është bërë krizës në fjalë dhe nënvizoi faktin se kushtet e krijuara në Qendrën Tranzitore të Emergjencave janë të pranueshme.

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolli shprehu gatishmërinë e dikasterit që ajo drejton për të zgjidhur sa më shpejt çështjen e shkollimit të fëmijëve romë në këtë qendër, si dhe nënvizoi se atyre do t’u ofrohet një trajtim i veçantë. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, tha se duke filluar nga nesër, familjet rome do t’i nënshtrohen analizave biokimike, si dhe do të hapen kartela mjekësore për të gjithë, në mënyrë që të marrin kujdesin e duhur mjekësor.

11 komente në “Veliaj: Zgjidhja e krizës së familjeve rome, premtimi i parë i mbajtur i 100 ditëshit (FOTO)”

  1. VLORE says:

    Mire beret se jane njerez dhe meritojne mbeshtetje por shume reklame po i ben punes si jevgu pushkes.,Punoni se per ate po lodhemi dhe ne me shume se ju per nje Shqiperi me te mire.

    1. Auron says:

      Ke quan REKLAME ti,o kelysh i Berishes??
      Reklame ishin PRERJET E MIJRA SHIRITEVE NGA 10 HERE NE NJE VEND I Sali Serbit e jo STREHIMI I ROMEVE NE NJE KOHE REKORD!!!
      Le ta bente edhe Berisha kete pune dhe do merrnim pjese edhe ne si MITINGASHE,por u vuri FLAKEN CADRAVE TE TYRE TEK STACIONI I TRENIT,per t’i hapur vend ndertimit te PALLATEVE MAFIOZE!!!
      Tani,BASHA le t’u jape hyrje tek pallati SOCIAL,qe ua la gati Edi Rama!!!

      1. kadjad says:

        @Auron,

        Kujdes, jo cdo njeri qe ben kritika kunder qeverise aktuale eshte kelysh i Berishes. Mos u shpreh me ashtu,sepse ti i bie te jesh i Rames.

        PS: nga nje mik qe votoi kunder Sali Berishes,por kurresesi smund te jete furce e kesaj aktuales! ?

  2. bujar haznedari says:

    presim me shume pune ,dhe me pak demagogji.po vdekja e zonjes ne lulishten e durresit ku hynte ?

  3. tomas says:

    z.veliaj po tutoreret qe nzjerrin ne rrug fukarejnt rom cfar masash je tu marre. apo ikelen me numeruar leket e dhuruar eme pi raki

  4. Eri says:

    Duket se z. Veliaj dhe z. Tahiri jane 2 emrat me aktive te qeverise per momentin. Z. Veliaj pak me produktiv, e shoh se po projektohet si kandidat per kryetar bashkie te Tiranes pas 2 vitesh.
    E beri per reklame apo jo une i them nje BRAVO te madhe per produktin qe dha, sistemimin optimal te 37 familjeve rome qe ishte njolla e shoqerise shqiptare kur i shihnim ne mes te rruges e i injoronim.
    Nje BRAVO edhe per znj. Kodheli per koordinimin me Ministrine e Mireqenies, por pa harruar dhe perpjekjet e parreshtura te z. Totozani.
    Ky lajm duhet te jete shpresedhenes dhe inkurajues qe tregon se kur do shteti asgje nuk eshte e pamundur.

  5. Alma says:

    Edhe mua me pelqen! Kur ka vullnet shteti, i ben te gjitha. Pritshmerite tone jane te larta. Nese vazhdojne te punojne keshtu me kaq devotshmeri, do kene mbeshtetje te papare, dhe sdo kne nevoje per fushate!

  6. ibro says:

    o shoku erjon romet e tu kane mare shtepi disa here dhe i kane shite dhe ato kane jetuar neper cadra dhe po ta them une nqse ato marrin shtepi veren tjeter ato i shesin dhe kalojne ne cadra sepse ajo eshte kultura dhe edukata e tyre me duket se nuk i njeh mire romet jeta e tyra eshte cadra dhe mos u lodh kot me i ba me shtepi sqaro edhe evropjanet se ato nuk i njohin mire mos u lodh te besh shou me gabelt se do ulesh vlerat e tua.

  7. Leone-53 says:

    “Demagogjia” e radhes per tu servilozur ndaj Europes PLAK qe i kthen ne “TE DORES SE PARE” gjera te zakoneshme sic eshte ceshtja rom.+
    Shteti ligjor duket ne ceshtje shume here me te prekeshme se romet.+
    Per shembull cfar beri z.Veliaj per nene Sofien qe vdiq ne stolat e Durrsit e dhjetra dhjetra raste te tilla ne Shqiperine e varfer.+
    Po per shtresen e ish te persekutuarve, po per ish pronaret legjitim.
    Shtet serioz apo SKLLAV i Europes PLAK!?…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Y
    YourDoll JP

    wmdolls ダナン・デ・トゥアス・ケネス・ハリソンとキッド・ライク・ドールズの新しい写真。ダッチワイフが偽の知性をどのように適用するかあなたがダッチワイフについて考える必要があるすべて

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje