TemA TV/ Nis reforma e re territoriale/ Rama: 80 komuna me më pak se 5 mijë banorë (VIDEO)

17 Tetor 2013, 19:34Sociale TEMA

Qeveria shqiptare ka hedhur sot hapin e parë drejt njërës prej reformave më të shumëpritura në vend, asaj për ndarjen e re administrativo- territoriale.

Pikënisja e reformës ka qenë një konferencë kombëtare “Reforma administrativo- territoriale në Shqipëri”, e bashkëorganizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama tha se një reformë e tillë do fuqizojë ekonominë dhe komunitetet.

“Fragmentarizmi i tejskajshëm i njësive vendore, gjendja me të cilën përballemi sot, përbën, le ta themi hapur, një copëzim asfiksues dhe rëndom vrastar të trupit të Shqipërisë. Nga ky copëzim, lindin të vdekura shërbimet publike në shumë hapësira të vendit. Dëmtohet pa pushim potenciali zhvillimor i këtyre hapësirave. Ndërkohë që, njësi vendore krejt të paqëndrueshme ekonomikisht, vazhdojnë të jetojnë një agoni në kushte fondesh buxhetore që sigurojnë vetëm vazhdimin e agonisë dhe janë jo pak, por rreth 50% e bashkive dhe e komunave të vendit,” tha Rama, duke shtuar se i ashtuquajturi decentralizim në fakt në këtë rast ka qenë fragmentarizim.

“Territori është ekonomi, territori është shëndet, territori është edukim, territori është zhvillim, është “trupi” i një shteti, është banesa e një shoqërie, është hapësira e krijimit të mirëqenies për çdo individ. Ndaj në menaxhimin e territorit, sikundër e thotë një profesor i njohur i politikave publike Eduard Page, rolin qendror e ka pasur, e ka dhe do ta ketë gjithmonë lidershipi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për diktaturë apo për demokraci,” theksoi Rama, duke shtuar se reforma administrative territoriale është një prioritet absolut i qeverisë së re.

Më pas kryeministri përmendi disa shifra për të ilustruar atë që tha.

“Më lejoni t’ju them, ndër shumë e shumë shifra që mund të dalin për të mbështetur argumentin e domosdoshmërisë së kësaj reforme, se sot është e papranueshme,  në kushtet e Shqipërisë dhe jo thjesht të Shqipërisë dhe të krizës ekonomike, por të Shqipërisë kështu siç e kemi, me mundësitë që kemi, që administrata e komunave t’u kushtojë taksapaguesve 25 milionë dollarë në vit dhe të ketë 80 komuna me më pak se 5 mijë banorë dhe jo pak, por 71 komuna që i kanë të ardhurat 0 dhe që qëndrojnë në këmbë vetëm falë pagave të financuara nga buxheti i shtetit.

E gjitha kjo do të thotë që kemi çdo vit një barrë të konsiderueshme shpenzimesh për të mbajtur në këmbë dhe për të paguar me rroga një mikrostrukturë, ndërkohë që kjo mikrostrukturë është tërësisht e paralizuar, në raport me gjithë këto komunitete. Ndërkohë që në gjithë këto komuna me më pak se 5 mijë banorë, janë disa qindra që janë të punësuar në administratë, mijëra të tjerë lëngojnë në izolimin e pamundësisë së tyre administrative për të bërë shërbimet më minimale. Për të mos folur për investime dhe për zhvillime të tjera që vijnë vetëm si rrjedhojë, atëherë kur vijnë, e presonit politik dhe e interesave politike elektorale, kryesisht, në formën e fondeve edhe ato të copëzuara lart e poshtë, pa asnjë eficensë”.

Ndërkohë, reformën e re e ka përkrahur edhe kreu i OSBE në Tiranë, Florian Raunig.

Por ai kërkoi që kjo reformë të jetë konsensuale.

“Ndarja administrative dhe territoriale e Shqipërisë rezultoi në njësi shumë të vogla të qeverisë vendore me burime dhe asete tejet të kufizuara, gjë që në shumë raste ua ka bërë të vështirë qeverive vendore ofrimin e shërbimeve publike cilësore dhe efikase qytetarëve.

Shkalla e vogël ekonomike e pjesës më të madhe të njësive të qeverisë vendore i ka bërë ato pothuajse të varura nga transfertat e qeverisë qendrore dhe burimet e jashtme të financimit, pa pasur pothuajse asnjë mjet të pavarur financiar për ushtrimin e një demokracie të qëndrueshme në nivel vendor.

Nevoja për një ndarje të re administrative dhe territoriale është identifikuar nga një sërë ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, si dhe nga organizatat ndërkombëtare, shumica e të cilave përfaqësohen këtu sot,” tha Raunig./ep

5 komente në “TemA TV/ Nis reforma e re territoriale/ Rama: 80 komuna me më pak se 5 mijë banorë (VIDEO)”

  1. Murat says:

    shume e drejte.komuna qe jane parazite dhe sjapin as gje vec marrin parate e taksapageseve.

  2. BARDHYL BEJKO says:

    Vertete duhet riorganizim i territorit per sa i perket bashkive dhe komunave pasi kaq sa ka sot Shqiperia zor se ka edhe Turqia apo Franca.
    Eshte e domozdoshme kerkesa per konsesus, po ne se opozita kembngul per te mos qene pjese e kesaj iniciative atehere duhet pritur pafundesisht opozita?!

  3. Niko Simaku says:

    Per reformen teritoriale, eshte veshtire te kundershtohet, Por si gjithenje, opozita do te kundershtoje. Pavaresisht nga kjo, duhet ecur e vendosur ne kryerjen e saj. Kush e nje administratene e komunave, do ti vinte keq.Me ka ndodhur shpesh qe nepunesit e administrates se konunave, me shume bejne pune private ne orarin zyrtar se sa pune zyre. Jo se nuk duan te punojne, por nuk kane punae. I sheh te dalin ne oboret e komunave dhe te vrasin kohen me biseda, ose te shkojne ne klube te pijne ndonje kafe me te ardhurit. Shume funksione jane te kota, mbasi nuk kane pune. Shoh gjeometrin, i cili meret me pronat.Vend pullumbash, vend nga mund te nxiren para, vend mashtrimi ne sherbim dhe te kryetareve.Shihni, nuk kane para per te kryer as sherbimet me te vogla. Si do te kene kur nuk mbledhin taksat qe jane vendosur, si psh taksen per token, taksat per bizneset, apo taksat per familjet qe mbajne turiste nga kane te ardhura te konsiderueshme. Keasj gjendje duhet ti jepet fund. Duhet te percaktohen mire detyrat e nepunesve dhe mbi te gjithas: te kontrollohet puna e tyre. Po abuzohet. Reforma duhet ti sapstroje keto spekullime. Duhet te behen edhe fshataret si qytetaret: te paguajne deri me nje taksat qe u takojne. Ketu nuk e kam fjalen per familjet qe per arsye te ndryshme vuajne ne varferi te thelle. Sudimet qeveritare, ne kete drejtim duhen thelluar per te bere diferencime. Psh. a paguiajne ndonje takse lazaratesit? Sa te kemi “Lazarat” nuk kemi per te patur shtet dhe pushtet.

  4. Fanolist says:

    Eshte e mirepritur kjo reforme …por duhet bere mire , pa gabime.
    -Reforma e pas ’90 e berish-nanos si cdo gje rezultoi rrenuese; qeveria(pushteti) ne tere hallkat nuk e ka zoteruar territorin.
    -U cmontua zoterimi i territorrit, nuk u montua asgje e mire, moren rruge fenomene shume te kqia…..eshte problem i madh ,themelor…
    Po permend disa qe u ka rene ne sy shume njerezve:
    -Priten e digjen pyjet….eshte ceshtje e zyres pyjore
    -Shkulen konstruksione metalike urash, tubacione per skrap.. nuk i pengon askush e….tjera.
    – Drejtoret ne rrethe (nenprefektura)e me tej i vendos partia e cila ua le kapistren leshuar dhe pa kapister fare…dhe emerimet pushimet nga puna ne tere nivelet partia i bene.
    – Komunitetit nuk i sherbehet me, u jane larguar sherbimet,i sjellin verdalle neper drejtorite rajonale si t’ua doje qejfi.
    -Kerkohet rritja e rolit te rretheve(nenprefekturave), te veteqeverisen, te marrin persiper pergjegjesira, t’u afrohen sherbimet komunitetit.
    -Dakorte te paksohen komunat ,por pervec numrit te popullsise te merret ne konsiderat dhe territori, mund te mbahen disa komuna me personel e buxhet te shkurtuar.
    -Nje prefekture e qark duhet te kete Shqiperia e te drejtoi ,koordinoi tere nenprefekturat (nuk po ndalem te argumentet dhe faktoret e rinj qe jane krijuar per kete)
    Me pjekuri, maturi, vullnet te mire, guxim mund te behen pune te mira dhe koha i verteton ato.

  5. lili says:

    Shqiperia vu an nga nje keqmanagjim te territorit,qe ka sjell nje emigrim te mbrendshem katastrofik,ku nje e treta e popullsise ngulfatet ne Tirane e ku pjese tiers te territorit Jane zbaze.Heqja e sherbimeve komunale Baze ne komunat e vogela vetem sa do te zmadhon kete fenomen.Sherbimet publique duhet te jeune présent ne per komunet,qofte part-time,ku nje njeri sherben disa komuna ka nje dite ne sicilien,se ne qofte se hiqen edhe ato pa sherbime,njerezet do te shperngulen krejt prej ketyre vendeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje