Skema gjigante e mashtrimit me TVSH-në, kompani fantazmë nga Kina kanë përfituar dhjetëra milionë euro rimbursim

18 Tetor 2013, 15:40Sociale TEMA
Skema gjigante e mashtrimit me TVSH-në, kompani fantazmë nga Kina

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se në administratën tatimore janë konsumuar krime, me pasojë dëm financiar për buxhetin.

“Ajo që është më shqetësuese për mua dhe që të jeni të bindur që jam duke e ndjekur, ka deri vepra penale në administrimin e fiskut në Shqipëri,” u shpreh Cani.

Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për një skemë gjigante mashtrimi me faturat e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Në lojë janë përfshirë kompani fantazmë nga Kina, të cilat sipas përllogaritjeve të para kanë marrë nga buxheti përmes faturave fiktive të TVSH, dhjetëra milionë euro.

Burimet bëjnë të ditur se pjesa dërrmuese e kësaj skemë është realizuar në korrik dhe gusht, pra në muajt e tranzicionit politik, kur të dhënat treguan një denatyrim të menjëhershëm dhe përtej normales në ritmin e mbledhjes së të ardhurave në buxhet. Ministria e Financave mësohet se po e ndjek çështjen përmes organeve ligjore. Vetë ministri Cani pritet të firmosë kallëzimin penal për personat dhe kompanitë që qëndrojnë pas skemës, emrat e të cilave nuk bëhen ende publike për shkak të hetimeve.

Ndërkohë Erjon Braçe, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, i kërkoi Ministrisë së Financave evidentimin e plotë të këtij rrjeti dhe veç ndëshkimit të tyre me ligj, rikuperimin e të ardhurave.

“Qartazi amnisti për evazion fiskal të këtyre 8-9 muajve nuk duhet të ketë. Përgjegjësi penale për gjithsecilin nga nëpunësit e shtetit që kanë shkelur ligjin dhe kanë lejuar kontrabandën dhe evazionin fiskal, pavarësisht se kush janë. Natyrisht, rikuperim të çdo vlere e cila rëndon në buxhetin e shtetit për këto 9 muaj,” u shpreh Braçe.

Financat publike të Shqipërisë prej vitesh po përballen me një spirale krize që duket se nuk ka fund për shkak të rënies së fortë të rritjes ekonomike dhe përkeqësimit në administrimin tatimor. Por denoncimet e fundit, tregojnë se pas rënies së të ardhurave qëndron dhe një tjetër arsye, ajo e vjedhjes përmes skemave të mashtrimit me kompani fantazmë, që pas këtyre transaksioneve të paligjshme, zhduken.

38 komente në “Skema gjigante e mashtrimit me TVSH-në, kompani fantazmë nga Kina kanë përfituar dhjetëra milionë euro rimbursim”

  1. Pilo Lala says:

    Ky shtet ka rene ne Ustallare.
    Me behet shume qejfi qe Edi Rama zgjodhi Shkelqim Canin ne krye te financave, dhe jo Arben Malajn.
    Shkelqim Cani eshte financieri me i zoti ne Shqiperi, dhe do e ndihmoje Ramen te zgjidhi keto probleme akute.
    Vazhdoni punen, mos harroni edhe mbesen e Liri Berishes, ate Drejtoreshen e Ilaceve. Ajo eshte e dyta ne Shqiperi nga Pasuria.

    1. Vllaho says:

      Edhe Pse keto Kompani jane Fantazme ose kan Falimentuar sot, dikur Ato kan pas 1 emer 1 pronar te dikujt, shteti duhet menjeher te interesohet per keta Persona dhe tu Bllokoj Asetet e tjera qe kane keta persona, prona, pasur i te patundeshme etjetj Keshtu behet Shteti

      1. fabula... says:

        z.Cani thote:”Do kete kallxim Penal
        per personat dhe kompanite qe kane
        drejtuar skemen,emrat e te cileve nuk
        behen publike per shkak te hetimit.Ok.
        mirepo z.Cani vetem fjalet e fundit
        ta kane dekonspiruar hetimin.Kesisoj
        me publikimin e startit te ketij auditi
        ju i lajmruat fajtoret qe te pergatiten
        ose t,ja mbathin nga syt kembet.Ndaj
        situata i nderuar z.Minister mbahet ne
        Duar te sigurta vetem atehere
        kur ish min.i financave
        dhe kreu i Tatimores te vendosen menjehere
        prapa hekurave,ndryshe vazhdojme traditen
        ku te hedhim vallen nen ritmin e Fabules:
        “Mbarset nje Mal dhe na pjell nje Mi”!!!
        me keto habere jemi vertete te merzitur.

        1. Pilo Lala says:

          Disa here zbulimi i hetimit funksionon ne te mire te hetimit, sepse autori krimit fillon te telefonoje bashkpunetoret, ish doganieret, dhe keshtu plotesohet hetimi.
          Dhe e dyta, keta hajdute, kane prona ne Shqiperi, qe nuk i marrin dot me vete, dhe i konfiskon shteti.
          Ne qe shkruajme jemi te zgjuar, por ata qe jane Ministra jane shume here me te zgjuar- ta dije Fabula

        2. gjika says:

          kujton ti vella se jane akoma ketu ? kujton ti se parate jane derdhur ne banka shqiptare ? hahaha

      2. N Shabani says:

        Le te vjedhin gjithe bota parate tone vetem femijet tane te mos I gezojne cfare qeverie te qelbur kemi pasur more zot kane bere namin

    2. besnik says:

      mos harroni dhe kte drejtoreshen e buxhetit qe i ndron ministrat dhe ajo rri ne vend. Ajo me firmen e saj e shperdoron buxhetin. Ka then noj her JO NUK BEHET kjo fytyr shtremta.

  2. tiku says:

    Koken te tereve.

    Sduhet te tuteni, te intimidoheni, te friksoheni.

    Keta vampira duan vetem burgun dhe marrjen e tere pasurise qe kane vene.

    Do kerkojne te mbrohen me cdo forme, cofte dhe me dhune kriminale, por

    sduhet te terhiqeni, sepse populli do ju mbeshtesi sa te mundet.

  3. KADAFF says:

    BOLL ME LLAFE SE NA CATE DERRASAT!
    KOPSITINI DOSJET ME FAKTE KONKRETE DHHE COJINI NE PROKURORI DHE MEDIA!

    HAJDE TUNG!

  4. njeri says:

    Po mor Z. Cani po ,njihesh specialist i vertete , po pse S’vepron ?, se me medjan nuk luftohet vjedhja, mashtrimi e nuk shkojne gjerat neper vende -llafe . VEPRONI se po presim ndryshim, ti kthejne parat e mashtrusit – hajdutet .
    Grabisin pasurit e paluajtshme u pasuruan mashtrusit ne kurris te njerzve , vepro ,se vetem nga mashtrimi firmes fantazme Kineze-shqiptare rriti pensionet dhe jo me 400 leke sic beri Saliu per tu talluar me ta. Bej llogari ata jan ne vujtje apo pse nuk kan fuqi e jan goje kycur.

  5. astrit says:

    z CANI NA SHPETO NGA KETA KUSARE,I GRISEN XHEPAT E POPULLIT,DUKE JA MARRE EDHE QINDARKEN E FUNDIT,MOS BEJ TOLERIM EDHE SIKUR TE JETE FEMIJA JOT
    SHKELES I LIGJIT,ASNJE ANMISTI PER KUSARET,LE TE BERTASE BASHA ME KUSARET E TIJ,JU ZBATONI LIGJIN,SE NDRYSHE REGULLONI NJE BURG PER VETEN TUAJ.
    RESPEKTE Z CANI.

  6. gino says:

    ka shume te drejte..ligj dhe vetem ligj

  7. Sefedin Aga. says:

    Kush vjedh ne burg , pa buke dhe pa uje bile , se ne qe po rropatemi gjithe diten per 1 kothere po na marin shpirtin me keto cmime.

  8. Agimi says:

    Te dashur dhe te nderuar bashkeatdhetare,
    Duhet me kuptuar mire gjendjen psikollogjike te asaj pjese idiote te popullsise shqiptare qe me bindje admirojne mashtruesin dhe qelbin e qelbit shqiptar Sali Ram Berisha.
    SALA DUHET TE BURGOSET…POR JO TANI.
    Burgosja e shpellarit tani do ti frymezonte ne veprime ekstremiste mbeshtetesit idiote te tij.
    DUHET DEMASKUAR ME PROVA PAK NGA PAK PERDITE …QE ASNJE NAIV I GENJYER P REJ TIJ MOS TI BESOJE PORDHAVE TE BERISHES.

    SALA ESHTE MASKARA…BURGU ESHTE PAK PER ATE.

  9. hanohim says:

    Nuk kanë për të bërë gjë jo.Ky është show i fillimit.Kanë për të kapur ca peshq të vegjël se me ata të mëdhenjtë fillon lufta që nuk i intereson njeriu.Mos prisni drejtësi.Flijeni mendjen.

  10. Gezimi says:

    Duhet tu sekuestrohet e gjithe pasuria, ne se e kane vene pa djerse (Pasuri te tille perrallore me djerse asnjehere nuk behet). Me ato para, te ndihmohen te pastrehet, invalidet, te burgosurit politike, etj. Kjo do ishte puna me e mire qe do behej.

  11. Fakte kriminale.... says:

    Jo vetem kompani nga Kina z. Minister….Nje loje te tille kaq te forte e kane bere edhe “kompani” fantazem nga Shqiperia….

  12. Albi says:

    Po sikur jane ca ligje per deklarimin e pasurive , per pastrimine parave , ligji antimafia , per raportimin e trasaksioneve nga subjekte te ndryshme , perfshi ketu banka etj , pastaj jane ca ligje per regjistrimine bizneseve ne Qendren Kombetare te regjistrimit . Ckane sjelle keto ligje ? A jane zbatuar nga nepunesit apo dhe vete ligjet lene shteg per abuzime . Se pershembull me disa praktika gjoja lehtesuese mund te regjistrohet ne QKR cdo lloj fantazme qe ekziston mbi toke , pastaj me kapitalin 1 lek mund te hapet cdo lloj biznesi , pastaj me fatura tatimore mund te shitet cdo lloj malli .Ketu si ne asnje vend te botes fitohet pronesia mbi vlera disa miljoneshme me fatura nga keto subjketet fantazma . Duhet te ndryshojne urgjentisht keto praktikat korruptive qe jane apostafat per te abuzuar .Shikoni si procedohet ne dogana , ne QKR , tek tatimet .

  13. Udheheqesi says:

    Edhe pse e kemi ditur qe qeveria e Sali Berishes,katranit me boje te zeze,po vertetohet, se nje pjese qenkan me te vertet te dytet pas GJERMANISE.Krye pinoku e pinoket e tjer paskan mashtruar deri ne Kine! FAKTE PO DALIN PLOT,SI TE MINISTRIA E MBROJTJES DHE KJO E FINANCAVE,PO PSE JANE ENDE TE LIRE ISH-MINISTRAT E KETYRE DIGASTEREVE ,TE CILAT PASKAN BERE NAMIN. Po PINOKU me hunde te re ( me falni ,me zyre te re) c’far thote,fitore historike? Paska te drejte LULUSHI i PD qe do te mbroje administraten e pinokut ,se p;o i dalin lakrat sheshit.
    PER KETE TE QENDROJME NE KEMBE ,O LULUSH ,QE MOS TE DENOHEN HAJHDUTET MASHTRUES ,PASI EDHE TI E KE NJE MIZE TE MADHE ,SI ATO QE RRINE NE BYTHE TE KALIT NE KESULE,NDAJ JE ZVERDHUR E JE BER LULE KUNGULLI ……… SI DO TA TITULLOSH KRYENGRITJEN ? ” KRYENGRITJA E HAJDDUTEVE DHE MASHTRUESVE?”

  14. lili says:

    Edhe pas nje muaj horrohet ky muhabet edhe na lind nje firme tjeter po aq fantazm se kjo po ku pronaret do jeune liste e pushtetareve te dini?.
    Te shohim se sa do te veprojne vertet pushtetaret e dini edhe sa do te denohen e sa do te sekestrohen….apo sa do t’i ndajne millionat?

  15. Dritani says:

    Shpresoj te arrijne tek Koka e Gjarprit!

  16. Librazhdi qytet i bukur says:

    Ne Doganen e Tiranes kunati dhe niperit e Bodes kane bere ligjin.Ishin me te fuqishem se doganjeret.Kane vene para te madhe se ishin ndermjetes midis tregetareve dhe doganjereve per ndarjen e shmangjes doganore.Duhen te hetohet pasuria e tyre dhe te meren disa praktika doganore, ku do gjeni”xhevahire” ne dem te shtetit.

  17. tomorri says:

    Jo Jo Jo z.Cani ju mire beni qe ne te marrim veshe diçka por nuk mjafton.
    Ishe ministri i financave pa nje pa dy ne burg dhe ju do tu lehtesohet shume puna,megjithate une kam besim se ju ini me te mençem dhe me te zgjuare se ne se ndryshje do ishim ne aty dhe ju ketu.
    Mos kini frike se polullin e kini me vehte se ka vuajtur aq shume sa ujet neper gurrmaz i ka shkuare dhe ska bere asgje se fashizmi ka qene shume i rende me i rende se ai i gjermanit per kete duhet te kuptohemi mire dhe te degjohet ai djali nga Berati Erjon Braçe se eshte gje e zgjuare ai dhe me te vertete e do popullin pa hile.
    Kur do jete ajo dite dhe ajo ore qe hekurat e burgut qe deri tani kane vringellire mbi ndonje fakir te vringellijne mbi doren e bute si mafishe te BODES BODES BODES .Ti hiqet llaku nga fytyra se e ka fytyren me agne ai apo se kini pare se elbete deri tani ka qene si veshka ne mes dhjemit por tani e tutje duhet te çohet si qeni ne mes mutit.
    Do te thoni e urrej PO PO PO se ka lene femij ,pleq,plaka te verber,sakate,te paafet etj. pa buke dhe vete pale sa miljone kane qe ti or Cani duhet tja u faktoshe dhe ligji tja u marre.

  18. muzapopullore says:

    O njerez te mire, deshira per te pasur shtet dhe drejtesi ju zbeh gjykimin… Iluzione te humbura.. Cim Cani si Don Kishoti po “gozhdon” abuzuesit shpellare dhe po ju ngrin pasurite.. kur te qethet majmuni. Cim Cani vazhdon lexon Kujtimet te Enverit, Hrushovianet dhe Tufezimin Komsomolas. Dalja ne media si lubrifikant vulos perfundimisht kompromisin me shpellaret per nje rindarje “te abuzimeve” .. ndryshe nuk do lexonim lajme impotentesh tek Tema por komunikata te prokurorise.

  19. fisku says:

    ky Bode Katunari nuk qenka vetem Katunar por mesa duket jo vetem Fajdut me cizme – Fajde Hajdut – per dhe Mafnar – mafioz fiskal edhe katunar sikur nuk shkon por ne Shqiperi ben vaki ky kombinim.

    Shkerdhejuni robt e shpise O Minister Cani ketyre shpellareve te pandreqshem.

  20. Debatiku says:

    Ne hanxhar.

  21. kelton says:

    Ne burg ti fusim te gjithe kusaro-shpellaret.

  22. Keto maloket gjeten budallej ne qytet.Ua moren tokat,pronat,trojet,shtepite rrogat,SHQUP-in.Na i jepni ne se e shikoni ate komunistin e kuq atje tek fotografia?Po te mos jemi ne maloket, ai do tju haje!

  23. Andrea says:

    Ku eshte AKUZA? A do te kete te tilla apo do te degjojme e lexojme vetem deshmi dhe shifra pa asnje ndjekje penale? Nuk ka pastrim pa vene ne pranga kreret e Mafias Shtet.

  24. Molla says:

    Mos e vrisni mendje. HidhinI nje sy edhe ambasadorit te PD ne kine se ky komunisti kinez ketu me duket serioz, ndryshe e merr partia dhe e kale ne burg

  25. Shqiperia Moderne says:

    Edi sa me shpejt veprim, arrestim urgjent te gjithe kusareve, lerini fjalet, sa me shpejt te mberthehen kusaret e pasurise se Shqiptareve, shpejt drejtoresh e ilaceve mbrapa hekurave, sekuestrim te te githa pasurive, drejtoreshes se financave te ministrise urgjent ti skanohen telefonatat gjate gjithe periudhes, lidhjet e saj me bizneset. Arrestojini kusaret pastaj dilni e jepni shpjegime ne media se po folet para kohe u jepni mundesi atyre te pastrojne gjurmet. Erion, te lutem vazhdo denoncimet, argumentoji sa me shume, mos ler ndokend jashte rrjetes se investigimit. Arma e shtetit do te mbushet shume shpejt me vjedhjet e abuzimet e llahtarshme te kusarve te PD. Nuk ka me popull qe i shkon me pas PD vrastare. Le te bertasin ata e te therrasin me kot popullin. Mbrapa do t’u shkojne vetem zagaret e kusaret e krimit ekonomik.Z. Shkelqim, paraqit listat e kusareve, shumen e vjedhur dhe sa do te rikuperohet.Te mesoje mire populli shqiptar nga c’lloj kusaresh eshte udhehequr.

  26. Kush I ka sjelle keto firmat kineze? Me siguri ambasadori yne ne kine, sepse ambasadoret e berishes kane qene seksere per keto pune te pista.

  27. lili says:

    Ne burg?
    Ju kujtohet puna e piramidave? Asgje e as je drejtesi nuk u vu ne vend.
    Edhe kjo do perfundoje njesoj ….

  28. diell says:

    -Nuk jam bere pishman qe ju kam cilesuar”perle”,koha po e tregon..

  29. saliu says:

    Bode mos harroje te marre me vete ne burg brilantinen dhe sapunin. Se i duhen dhe doktorit.

  30. thap thuq says:

    O Z. Minister, nuk besoj ti ken marr Kinezet keto leke, por me shum se gjysmen vete tatimoret. Pazari qe kerkonin shefat e tatimeve te ridvanit, per t.v.sh-ne e rimbursuar kohet e fundit(5-6 muajt e tranzicionit) vajti nga 20-30% ne 50% te vleres qe rimbursohej.

  31. Liridon says:

    Gjygji i punonjesve te shtetit,te cilet kane vepruar kunder shtetit,i cili i ka vlersuar duke i paguar nga taksat e taksapaguesve shqiptar,te transmetohet direk ne TELEVIZOR,nga televizioni publik i cili edhe ky mbahet nga taksat e televizorshikuesve.Masat e denimit duhet te jete e shoqeruar edhe me fature financiare te njejte me damin e shkaktuar,te ndalohen te punojne ne sektorin publik minimalisht deri ne dy breza.Te behet publike lista emerore e tyre dhe familjareve te tyre.Keta tipa duhet me i luftue me te gjitha mjetet dhe menyrat,pasi jane si semundjet virusale qe i shkaktojne dam jo vetm kombit te cilit i perkasin,por mbare njerzimit.

  32. Tirans i vjeter(2003) says:

    Dogana e Tiranes eshte drejtuar nga njerezit e Bodes.Doganjeret dhe disa Spedicione te Bodes ne bashkepunim kane perfituar shuma te majme nga shmangjet doganore.Keshtu,faturat e mallit nga Kina dhe Turqia jane perpiluar nga spedicioneret e Bodes. Nje mall qe vjen nga Turqia shoqerohet, vec dokumenteve te tjera, me fature origjinale e vulosur nga Dogana e Turqise, nga doganat ku kalon malli tranzit dhe ne rastin konkret nga Dogana e Bullgarise dhe Maqedonise. Ne qoftese keto fatura nuk permbajne vulat e doanave tranzite atehere konkluzioni eshte se ato jane perpiluar ketu. Prandaj specialistet te meren me investigimin e dokumentacionit kane per te pare xhevahire. Atehere, kur keta doganjere dhe spedicionere arijne te bejne falsifikime, nuk ka aresye qe te mbahen ne pune.Agjensive spedicionere qe jane mare me keto punra te pista duhet t’ju hiqet licenca dhe te kalojne per ndjekje penale.
    Keto i kane bere njerezit e Bodes. A thua se ky nuk paska dijeni, por ka menduar se i ka “kopsitur” letrat dhe s’ka si kapet. Gabohen. Nje analize e hollesishme, nje rakorim mjafton te pakten te 50 faturave me Turqine, te mos themi me Kinen(ndoshta kjo nuk jep informacion) do dale si drita e diellit fallciteti i letrave te “kopsitura”.
    Ne qoftese nuk vihen ne bankon e te akuzuarve peshqit e medhenj, nuk kemi per te bere shtet kure.
    Nje mashtrim,fallcifikim e vjedhje nuk ka si ta trajtojme si problem polititik.Ata qe i bejne keto gjera duhet te pergjigjen edhe sikur te jene deputete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje