TemA TV/ Basha kyç derën e Këshillit Bashkiak. Të majtët mblidhen në paradhomë (VIDEO)

18 Tetor 2013, 18:16Sociale TEMA
TemA TV/ Basha kyç derën e Këshillit Bashkiak. Të

Teatri me Këshillin Bashkiak të Tiranës vazhdon edhe më tej.

Të majtët, që janë shumicë në këtë këshill, kishin lajmëruar një mbledhje për të premten pasdite, por e kanë gjetur të kyçur derën e sallës së mbledhjeve.

Bashkia thotë se e ka kyçur derën për shkak se nuk ka pasur një njoftim zyrtar për mbledhjen e Këshillit.

Bashkia thotë se njoftimi ka qenë për mbledhje ditën e enjte.

Të djathtët u mblodhën të enjten edhe pa pasur kuorum.

Njazi Kosovrasti, i shkarkuar nga të majtët si kryetar i Këshillit Bashkiak, tha se ka paraqitur dorëheqjen.

Pavarësisht se salla e mbledhjeve ishte mbyllur, 28 këshilltarët e majtë e kanë nisur mbledhjen e tyre në paradhomë.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, shprehu keqardhje për këtë veprim, duke theksuar se është në kundërshtim me ligjin.

Mbledhja ka nisur me betimin e Dalipit si kreu i ri i Këshillit Bashkiak dhe tre këshilltarëve të rinj.

Aty u vendos që të shtunën kryetarët e grupeve të takohen për të shuar tensionet dhe normalizuar situatën.

Në përfundim të mbledhjes, këshilltari Agron Bezhani tregoi se “pavarësisht se mbledhja u zhvillua në kushte jonormale, u zbatuan vendimet sipas rendit të ditës”.

“Kjo çështje duhet mbyllur sa më shpejt, sepse nuk është problem se kush është kryetar. Këto zgjidhen me mirëkuptim dhe ndaj ne ramë dakord që të bëhet që nesër një mbledhje e kryetarëve.

Qytetarët e Tiranës kanë probleme madhore, me strehimin, me kreditë etj dhe kjo çështje e kryetarëve është shumë e vogël para problemeve të tyre. Ne duhet të marrim vendime të rëndësishme dhe kuptohet se do të zbatohet ligji dhe vetëm ligji,” theksoi ai./ep

26 komente në “TemA TV/ Basha kyç derën e Këshillit Bashkiak. Të majtët mblidhen në paradhomë (VIDEO)”

  1. nick says:

    O BASH O BURRE I SHITUR. O MASHTRUES O KRIMINEL O HAJDUT I LEKEVE TE RRUGES SE KOMBIT. O TRADHETAR I INTERESAVE KOMBETARE.CFARE FYTYRE MAJMUNI KE .

    1. mik says:

      Ai qe mbyllet brenda e refuzon cdo komunikim me pjesen e interesuar per pjesmarrje ,tregon qart se trembet (kjo nuk eshte nji tregues as i trimit e as i te sigurtit ) ..pra nji tregues i qarte se lula transi, tashme eshte i pasigurt ,i pavendosur ,i c’orientuar ,i demoralizuar ,duke kerkuar shpetim ne veprime ordinere ,qe me nji kryebashkiak e kryetar opozite set te ktij shekulli ska te bej aspak .Mbajeni nen bresheri ,vazhdoni ta pomponi PeDerin e keni per te pare si do 10-es para popullit shalet e tij te ngjitura prej transi hollandez.

      1. Pilo Lala says:

        Ka ndonje nen ku mund te bazohen PS ta hedhi ne gjyq Bashen?
        Kryetari Bashkise eshte nje institucion i zgjedhur, por edhe Keshilli Bashkiak eshte i zgjedhur.
        Shikoni nenet, mos flisni gjepura.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Bashkia thote se ka kycur deren ?!?! Si mund ti mbyllet dera atyre qe jane votuar nga populli ?!?! Kjo eshte nje shkelje flagrante ku pushteti qendror ta kapi nga veshi ate te pushtetit vendor dhe ta kujtoje qe ajo godine I perket njerzve qe zgjidhen..Ata po te duan te mbyllin zyrat e tyre, por jo KUVENDIN e saj..Ajo I perket atyre qe jane zgjedhur..Bashkia nuk mund ti mbylli deren atyre qe jane zgjedhur pervec me urdher gjykate te formes te prere ku dhe kjo apelohet..Policia e Shtetit te shkoje te hapi deren dhe te paraburgoj kedo person qe tenton te mbylli dyert fizikisht te nje institucjoni qe I perket pushtetit qendror ne rradhe te pare pastaj asajt vendor..

    1. Open your mind says:

      Jam shume dakord me ty or mik.

  3. sn0m says:

    imagjinoni te vihen keta shpellare ne pushtete perseri, fatkeqsia jone.

  4. indrit says:

    lulzimja e serbo-malazezit sali po sillet me bashkine njelloj si zhelja jozi jeme ne parlament,rrugaceri injorance arrogance e papare keta jan full bajraktaret,bashkia eshte e popullit or lul hollandezi nuk eshte hajati i serbit sali apo i plakut tat or kungulli i argites qe shkon dhe e kyc…

  5. arbeni nga durresi says:

    a ju kujtohet o popull kur edi i mbylli deren kontrollit te shtetit me polici bashkiake,a ju kujtohet per sa vjet edi nuk aprovoj bilancin bashkiak?ishte e vetmja bashki ne bote qe vepronte ne ate menyre,nuk dua te justifikoj lulin,por sa memorie e shkurter e keni or te erresuar nga politika,o dele qe i besoni politikaneve shqiptare,te majte ose te djathte qofshin?

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Kontrolli I shtetit nuk eshte I votuar nga populli..Kontrollit te shtetit I duhet urdher nga gjykata te hyj ne godine per investigim..Shteti ka kopetenca siper bashkise por me vendim gjykatash..Kurse sa per ate bilancin bashkiak, e ke historine gabim o arbeni nga durresi..Korumi me shumice I nje personi me shume e kishte PD-LSI..Keshtu e mbanin peng Edi Ramen per buxhetin vendor..I bie qe ti te jesh nje kerric I se vertetes te na konvertosh ne ne dele..

  6. alban4eva says:

    po se mos eshte hera e pare qe Lulushka mbyll deren. po keshtu eshte kur nuk e kapin dhe ta rrasin pas hekurave, se bashku me padrinon e tij, S-halè shurren.. normale qe e hedh shurren perpjete Lul torta..!!

  7. Franz Kafka says:

    basha nuk ka asnje ndryshim nga sala. jane identik. vetem se basha ve nje maske gjoja te qyteteruar etj etj por ne thelb jane e njejta gje. populli duhet te kuptoje se saliun nuk e ka hequr akoma nga politika per sa kohe basha do jete aty ne pritje per te marre pushtetin

  8. ali says:

    Ky Bashici qenka nje koqe gomari qe se ka shokun . Infantilizma te nje nxenesi te klases se katert fillore !
    Pse me keto qendrime do te marre fytyren e nje lideri !!!! Medet PD. me kete kryetar debil qe s’di cka ben !Ne Bibel thuhet ”fale o zot s’e nuk di cka ben”. Edhe Bashes i shkon per shtat kjo thenje e Bibles !!!!!

  9. kryetari i SHQUPIT says:

    paljaço hesapi vrases

  10. Billy says:

    PD po peson ate qe kurdisi dy vjet me pare.Peshtyten perpjete dhe tani po u bie mbi surrat. Librat fetare thone:-Mos ja bej tjetrit, ate qe nuk do qe tjetri ta bej ty! Keshtu qe PD kur kishte pushtetin dhe Prefektin, i bleu keshilltaret dhe i kaloi vendimet tek prefekti. Mirepo tani ja hipi e majta. Dhe tani ndryshuan gjerat. Nuk ka pse i dhemb Bashes. Keshtu ju dhembi te tjereve para dy vjeteve.

  11. Te Shkarkohet Nishani menjehere. says:

    Te arrestohet KQZ e shpalli fitues Lulin
    te shpallen te pavlefsheme zgjedhjet 2011
    te behen votimet e reja per bashkine…

    1. E verteta says:

      Po jame dakord qe te behen votime te reja dhe kadidate per PD te jete Kastriot Islami.

  12. elinor says:

    Mire ja u ben! Atehere kur kishte Saliun ne KM e kishit justifikimin; po tani, c’justifikim keni? Cili nga dy kryeministrat e perkrah Bashen, Rama apo Meta?

  13. german says:

    Pirdhn….pirdhn……….se lirohuni ju te Rilindjes…..

  14. Udheheqesi says:

    KETA JANE DEMOKRATET PER DEMOKRACI NE SHQIPERI ! SA MIRE BERE O,POPULL ME 23 QERSHOR, QE U VURE DRUNE! HIC TE MOS JESH PISHMAN!
    SHIKOU VEPRIMET E KRYETARIT DE JURE TE PD E PASTAJ FLISNI!

  15. korcari says:

    Arbenit nga Durrsi, 12 vjet kryetar bashkije dhe Sala 8 vjet ne pushtet dhe nuk mundi as me pare dhe as me vone kur e mori lulja bashkine qe ti gjenin qofte edhe shkeljen me te vogel Edit, megjithse kishin ne dore bashkine, prokurorine, gjykatat dhe KLSH dhe KLD

  16. Tony says:

    Mire kto te djathtet jane qelbesira po ju te majtet Cfare prisni me nderkohe qe jeni shumice..???

  17. tomorri says:

    Kur shume vite me pare nje boksjeri yne po rrifesh ne France,aty prane ringut kishte nje shqiptar,sigurishte i njohur dhe quhesh Zaçe.
    Kur boksjeri e pa keq dhe me keq i thirri nga ringu: Si tja bej o Zaçe?
    Zaçja siç ishte ashtu ne kembe i berteti shqip :Bjeri alla shqiptarçe.qe do te thoshte hiq opingen dhe direkt ne koke se ndryshje nuk ke se çfar ti beshe.
    Kete do edhe Lulezimeja qe eshte ose do me mire te jete nje perandor i vogel nen hunden e Saliut qe eshte goxha.
    Turpeve pergjigjuni me dhune se atij i ben mire dhe e tredh pak.

  18. ARUSHA says:

    JEPI LUL PEJONI ;FORCA LUL SHEJTONI;

  19. Emigranti says:

    Me keto lajme qe po lexojme ne media,na shkon nepermend se pushtetit lokal I eshte leshuar kapistra neper kembe dhe ne disa raste ,pa asnje pergjegjesi,as morale,as politke,as humane dhe as organizative per t’i sherbyer Sovran it [per besimin e dhene,krijojne dypushtein si ne rusi dikur.Nuk me duket I drejte qendrimi I te dy paleve ne Bashkine e Tiranes qe lozin “:hidhe -prite”:Veprime te tilla perfaqesojne nje anarki te thelle me pasoja te renda per sigurimin e mireqenies se popullit.Kush eshte aty prane e din me mire gjendjen,por ne qe jetojme larg ,komentojme aq sa e kuptojme situaten nepermjet medias.Me kete rast une aq sa kuptoj kam verejteje edhe per qeverine ,qe edhe ne se nuk ka tagren per te nderhyre ne raste te tilla qesharake te kesaj bashkie,duhet te behet nje amendament perkates,ku te parashikohen ndalime te tilla skandalesh midis klaneve ne pushtetin lokal.Nuk eshte rasti I pare qe ndodhin gjera te tilla ne ate vend.Keshilli I nbashkise eshte nje dhe I pa ndare.Rregullat e rotacionit te drejtimit te tij jane te percaktyuara.Kush I shkel ato,qofte edhe kryetari I Bashkise duhet te vihet para pergjegjesise.Asnjeri krah I anetareve te Bashkise nuk duhet te kete te drejte te bojkotoje mbledhjen per cdo rast dhe per cfardo problem.Jo mbledheje te parceluara pa asnje vlere vec frymes anarkiste qe leshojne.Edhe kryetari I ri ,Per mendimin tim duhet te zghjidhet ne prani te te gjitheve anetareve,sigurisht I propozuar nga mazhoranca dhe pasi te votohet,ai eshte automatikisht kryetar per te gjithe.Eshte turp I madhe per Bashkine e Tiranes ,qe t’i lejoje vehtes te behen mbjedhje ne koridore,pasi kyc sallat e zyrat sikut ti kete qilaret e saj.Z.Basha ,opoziten duhet ta beje atje ku I kane caktuar pozicionin,ne krye te Partise Demokratike dhe jo ne Bashkine e Tiranes.Ai duhet te dije dhe te kuptoje se ne bashi eshte nje sherbetor i te gjithe popullit te Tiranes dhe nga ana tjeter edhe pozita e trij ka varesi nga qeveria e mazhorances.Kjo duhet te jete e theksuar eshe ne se nuk e ka kushtetuta.Ndryshe I leme rruge anarkise dy pushtetore ne vend. Z.Rama duhet te beje zap anarkine kurdohere dhe kudo qe cfaqet.Uroj te mos lexoj me njoftime te lilla ne median e vendit tim,ku kam lindur kam sherbyer per 6 dekada.

  20. gjashtëdhjet e nënçi says:

    Z.Lul ka te drejt qe e mbyll deren. A nuk eshte turp per socialistet qe ti shohin ngjyren e tangave Lulkes.

  21. diell says:

    -Mendoni sikur te ish kryetar parlamenti …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje