Një nënë pa para në xhep dhe e dëshpëruar për të ushqyer familjen e saj të uritur u kap duke vjedhur rreth 300 dollarë ushqime nga një supermarket.
Por policja që shkoi në vendin e ngjarjes, në vend që ta dërgonte në burg, e liroi dhe i dha edhe 100 dollarë ushqime.
Ngjarja ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur oficerja e policisë, Vicki Thomas mbërriti në vendngjarje, ku mbahej e ndaluar Jessica Robles, e cila pranoi se ushqimin e kishte për familjen e saj, që kishte mbetur pa ngrënë.
Që kur u përhap lajmin për gjestin bujar të polices, në familjen e Robles kanë vërshuar paratë, ushqimi e madje edhe një vend pune.
“Vendosa që t’i blej disa ushqime, sepse ta arrestoje atë nuk do i zgjidhte problemet që kishte ajo me fëmijët e uritur,” tha Thomas, që punon në polici prej 23 vitesh.
Vajza 12- vjeçare e Robles, Anais, thotë se ata jetojnë në një situatë të vështirë.
“Vëllai im është i uritur dhe kërkon ushqim dhe ne shpesh i themi: nuk kemi asgjë”.
Komuniteti është frymëzuar nga historia e polices bamirëse dhe ka nisur që të mbledhë para dhe ushqime për familjen.
Ndërkohë pronari i një call center i ka ofruar asaj një vend pune.
“Nuk kam fjalë se si ta përshkruaj se sa mirënjohëse jam që po ndihmoni dikë, veçanërisht dikë si unë,” tha Robles./ep
Nuk dua ta them por siç e shoh dhe vlerësoj unë situatën nuk do te jetë e vetme gruaja që mori”vodhi” ushqimet
Kriza ku eshte futur bota sor ka bere me mijera, dhjetra, qindra apo miliona viktima te tilla fatkeqesisht. Mesazhi pozitiv ne kete ngjarje eshte se pertej profesionit te policit, pronarit te Call center, ndodhen njerez qe dine te sensibilizohen, te solidarizohen dhe te lene menjane egoizmin qe ka zhytur shoqerine ku jetojme.
te ishin keta tanet do ta kishin rrahur.bravo polices
KJO POLICJA ME KUJTOI ERI VELINEN QE E COI VETE PERSONALISHT NE SPITAL ATE KUSHERIRIN E VOGELTE ENDRI FUGES!
VETEM SE NE RASTIN TONE KY ERI YNE GOXHA MINISTER NUK E VURI DOREN NE XHEP POR ME MAKINEN E SHTETIT E COI NE SPITAL TE SHTETIT, KURSE KJO POLICJA AMERIKANE VERTET POLICE E THJESHTE POR I BLEU 100 USD USHQIME NGA XHEPI I SAJ.
SIDOQOFTE ERI NGELET CUN I MIRE DHE DO ISHTE PERFEKT PO TE KISHTE MBARUAR FAKULTETIN SE NGELI ME KURS 7 MUJOR I SHKRETI!
i shkreti ti! po te kishe ti aq dite shkolle sa ka ministri i ri Veliaj, do ishe me i mencur se qeni Balo i komshiut tim ?
Faleminderit TemA !-Kerkojini dhe na i percillni keto lajme ne vend te kronikes se zeze,qe edhe ajo duhet te jete,por permasat dhe publiciteti duhet te jete absolutisht ne favor te pozitives,siç eshte ky rast…falemnderit !
Nga keto duhet te mesojne politikanet dhe pushtetaret shqiptare qe jo vetem nuk kane empathi dhe nuk ndihmojne njerzit ne nevoj, por perkundrazi i vjedhin dhe i mashtrojne.
To protect and serve motto!!
Ej jeni njerez apo jo , mos paragjykoni fukarenjte. Ajo police ka bere shum mire per ndihmen e saje por problemi nuk eshte se shpetoi nje familje nga varferia , problemi eshte se jane me mijra dhe miljona familje te varfera ne bote dhe sa vine e shtohen ne nje kohe qe kapitali perqendrohet ne duart e nje grushti bankieresh qe nepermjet kamates dhe interesit dalengadale po shkaterrojne shoqerine dhe mbare boten
Nje gje njerezore, qe te ben te ndjehesh krenar kur ndihmon dike qe ka nevoje
Po te kishte nje solidaritet te tille edhe tek ne, shoqeria shqiptare do te kishte me pak hajdute dhe kriminele, se shume adoleshente, detyrohen te vjedhin qe shkojne edhe deri ne vrasje, vetem se jetojne ne varferi ekstreme.
Xhest i shkelqyer dhe aq me shume kur vjen nga ruajtsit e ligjit .
Vertet duhet respektuar ligji, por ne fillim duhet te jemi human.
Nuk ndodh gjithmone keshtu. Te rrasin ne burg per nje camcakiz.
Kurse kur vjedhin bankat, kartat e kredit, qiradhenisit, punedhensit, mja ftohet vetem nje sorry.
Ka njerez me zemer ne kete bote. Shembulli i kesaj polices eshte mjaft domethenes. Ne keto raste, sensibilizohet opinioni, dhe merren masa per zgjidhjen e problemeve, si ky rast ne Sh.B.A.