Bushati: Do shkurtojmë ambasadat, s’ka fonde

2 Nëntor 2013, 09:50Politika TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në një intervistë për “Vizion Plus”, paralajmëroi reformë të thellë në shërbimin diplomatik e shkurtim të ambasadave.

Ju, pritet të nisni një tur në Evropë për të lobuar për statusin e vendit kandidat. Sa shanse ka qeveria shqiptare ta luftojë korrupsionin, pasi ky është një nga kushtet që është vënë nga KE?

Jemi tek konfirmimi nga ana e KE për rekomandimin për statusin dhe detyrat e plotësuara, sipas KE, për statusin, ndërkohë që fjalën e fundit e thonë vendet anëtare. Në këtë drejtim, puna jonë është të komunikojmë sa më mirë arritjet e deritanishme me vendet anëtare dhe nga ana tjetër të kemi një vijueshmëri shumë të qartë të reformave apo të ndërmarrim reforma që deri më tani nuk janë ndërmarrë.

Domethënë, ju do e luftoni korrupsionin?

Absolutisht, sundimi i së drejtës është zemra e procesit. Në rast se u referohemi edhe 5 prioriteteve që ka përcaktuar edhe KE, nga 12 që ishin ende të papërmbushura, në lidhje me fillimin e bisedimeve për anëtarësim, korrupsioni, krimi i organizuar, reforma në fushën e drejtësisë, çështjet që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut janë zemra e këtij procesi dhe qeveria duhet të jetë jashtëzakonisht e ashpër me masat që do ndërmarrë. Por më lejoni të theksoj që qeveria është njëri ndër aktorët, për të mos thënë aktori kryesor në këtë proces. Kur vjen puna për reformat në shtetin e së drejtës ka edhe aktorë të tjerë, të cilët kanë një peshë të rëndësishme, siç është fjala për gjyqësorin, prokurorinë dhe për institucionet ligjzbatuese në këtë vend.

Ju thoni që kemi partneritet strategjik BE-në dhe SHBA-të, por edhe Turqinë, Greqinë e Italinë. Kush është kryepartneri juaj strategjik?

Ne kemi aleatë strategjikë SHBA dhe BE, dhe kjo është një zgjedhje pikë së pari e popullit shqiptar dhe jo e qeverive që shërbejnë një mandat të caktuar. Për sa u përket marrëdhënieve në rajon, qeveria aktuale ka përcaktuar 3 partnerë stra-tegjikë, le të themi, dhe këto janë Italia, Turqia dhe Greqia, për arsye të ndryshme dhe për rrethana dhe histori të ndryshme, me secilin prej këtyre 3 vendeve. Ndërkohë, Kosova ka një specifikë krejt të posaçme për sa i përket Shqipërisë dhe për herë të parë Kosovës i është dhënë statusi i aleatit dhe partnerit strategjik, sepse dy kapacitete administrative të dy shteteve duhen shfrytëzuar maksimalisht, për të shkuar më tej drejt proceseve të integrimin euroatlantik dhe integrimit evropian. Tek rasti i Kosovës, ne e kemi thënë disa herë që, nga politika e mureve kryesisht në tregti, duam që të shkojmë në një përqasje sa më unike, që i çon më shpejt të dyja vendet drejt BE. Pra, rajoni është njëri dimension i politikës sonë të jashtme dhe përcaktimi i partnerëve strategjikë në rajon vjen në harmoni me përcaktimin e partnerëve strategjikë në arenën globale. Në rast se u referohemi partnerëve strategjikë, me Italinë, me Greqinë, me Turqinë, me të tre këta partnerë, pavarësisht specifikave që mund të ketë në nivelin bilateral, ne kemi shumë më tepër gjëra të përbashkëta sesa gjëra që na ndajnë. Ne kemi një potencial shumë më të madh që nuk e kemi shfrytëzuar se çështje ende të pazgjidhura. Më konkretisht për Greqinë: Greqia është një partner strategjik; vitin tjetër do të marrë presidencën e BE dhe viti tjetër është deciziv, sepse është viti i Mesdheut, kur Greqia dhe Italia do kenë presidencën e BE-së. Kjo nuk do të thotë se nuk ka ende çështje që duan një trajtim, duan adresim, por në fund të fundit, kjo është puna e diplomacisë dhe vendeve.

Ju do i shkoni deri në fund reformës që keni nisur në shërbimin diplomatik, apo do të konsultoheni edhe me presidentin?

Pika delikate që ka nevojë për ndryshime është reforma në diplomaci. Ministri i Jashtëm paralajmëron, jo thjesht ndryshim emrash por strukturë, pra shkurtim ambasadash. Ky është një proces i komplikuar dhe do të kërkojë kohën e vet, sepse kur bie fjala për diplomacinë, ka disa aktorë dhe disa institucione për sa i përket emërimit të ambasadorëve. Por reforma në shërbimin e jashtëm nuk është thjesht reformë emrash. Është reformë konceptuale. Ne jemi angazhuar për të pasur një racionalizim të prezencës shqiptare në botë, që do të thotë, numri i ambasadave shqiptare në botë duhet të jetë në përputhje me mundësitë që ka shteti shqiptar për t’i financuar dhe mbështetur këto ambasada, si dhe duhet të jetë në përputhje me interesin politik dhe interesin ekonomik që ka sot për sot shteti shqiptar. Do të duhet të jetë në përputhje me aspektet edukative dhe kulturore që duhet të stimulojë shteti shqiptar. Dhe ne po nisemi nga ky kuadër konceptual, për të shkuar më pas drejt racionalizimit, thjeshtëzimit dhe reformimit të shërbimit me jashtë. Natyrisht që ka pasur fenomene të pakëndshme, të cilat personalisht i kam kundërshtuar kur kam qenë në opozitë, dhe kemi një pikëpamje shumë të qartë, që ndahet nga i gjithë kabineti qeverisës, që, gabimet e së shkuarës, së pari duhen adresuar dhe së dyti nuk duhen përsëritur.

11 komente në “Bushati: Do shkurtojmë ambasadat, s’ka fonde”

  1. Adi says:

    do te shkurtosh ambasade ti Bushati? nise me ambasaden ne Tel Aviv se ai ambasador vec ne zyrat e ambasades nuk eshte…edhe kur lihet mesazh as qe e vret per te te dhene pergjigje me vone…

  2. Aron says:

    Ju lutemi, vec tek Mal Berisha mos vini dore. Kjo kish per te qene me shume se gjeme…

  3. henri says:

    Ka ardhur koha te behet kjo gje. Zvicra ka nje PBB prej 680miljarde dollare, Shqiperia vetm 12 miljard dollare dhe konsullata zvicerjane per Shqiperine mbulohet nga konsulata zvicerjane ne Prishtine. Mesoni more se si ben bota. Cfare na duhen neve ambasadat pervec se ne Amerike, BE, Gjermani, France, Itali, Angli, Greqi. Populli vuan per buken e gojes dhe ne kemi ambasada ku njerezit dredhin zinxhirin.

  4. Lisidon says:

    shtet leshi pa ambasada ahahahah

  5. astrit says:

    Neritan veshin akoma s’e ke kthyer ne Tirane?

  6. Niko says:

    Germo Bushat germo. Po c’do gjesh o ditezi? Ja do mbyllke ca konvikte ku konviktoret hane buke e kos, e ce pastaj? As atyre u ben dem e as pune nuk zgjith. A po, ca dem mund tu besh disa ambasadoreve te karrieres (perkthe: hajduteve te karrieres), se atyre politikeve nuk u behet shume vone se e gjejne veten.
    Megjithate per nje gje ke te drejte, ti mbyllesh sa me pare se na nxine faqen ne sy te botes me mjerimin e tyre. Kur i ke breket e grisura mos dil ne plazh.

  7. dule says:

    Mbani vetem ambasadat e shteteve ku kemi emigracion te madh,se mund te meret ndonje certifikate,te tjerat jane si kapardisja e gjelit ne maje te plehut.

  8. "BALASHI" says:

    Oak e sakt me kosto sa me te ulet. Nuk eshte e thene te kesh ambasade ne çdo vend. Mund te vendoset bie fjala ne Argjentine e te mbuloje edhe shtete te tjere perreth.

    1. Genti says:

      Vendet e zhvilluara dhe te pasura duhet te ket ambasadore qe te sjellin politikat dhe e tyre dhe investime ketu. Coi me konkurse verju detyra nuk i plotesuan per nje vit silli ne tirane dhe zevendesoi, boll me, me parazit neper ambasada . jo me diplomat kariere etj,, shumica te paafte per asgje vetem vegjetojne dhe marrin rrogen kot. Kudo dhe drejtora e kudo duhet testuar pas nje viti ku drejtojne, nese nuk bejne gje hiqini dhe zevendesojini, boll eme te papafte qe vetem vegjetojne.

  9. komunisti says:

    Me mbyll eshte kollaj mor shoku Bushati. Por ti besh ambasadat te punojne dhe te jene produktive, kjo eshte e veshtire. Mundohu t’i reformosh se nuk kemi dhe aq shume ambasada. Ndonje dhe mund te mbyllet, por jo keshtu me gershere ne dore se do t’ju duhet t’i hapni prape.

  10. xhemal says:

    hiq ambasaden ne kosove , maqedoni,mal te zi, ti mbuloje ambasadori qe sherben ne serbi,po keshtu ai i gjermanise te mbuloje zvicren e keshtu me radhe, shteti te kushtoje sa me pak te jete funksional ne sherbim te qytetareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje