Policia e kryeqytetit ka prangosur një zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës.
E arrestuara është Drejtoresha e Kontrollit Tatimor, Afërdita Hysa.
Mësohet se zyrtarja e tatimeve akuzohet për shpërdorim detyre në vlerën e 5 milionë eurove.
“Nga hetimet e kryera në kuadër të një procedimi penal të nisur ndaj saj, ka rezultuar se kjo shtetase me detyrën e Drejtoreshës së Kontrollit Tatimor, në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë të këtij institucioni, përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale, prej dy vjetësh, dyshohet se kanë kryer veprime abuzive, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 5 milion euro,” thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Gjithashtu, sipas policisë në pranga është vënë edhe ish-inspektori i Procedurave të Rimbursimeve, Tahir Kuka, ndërsa janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë, 5 prej të cilëve punonjës të tatimeve dhe 2 përfaqësues biznesesh private.
“Në datë 07.11.20134 Policia e Shtetit ka kryer arrestimin e shtetasve:
1. Afërdita Dino Hysa, e vitlindjes 1968, ish-drejtore e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
2. Tahir Avdi Kuka, i vitlindjes 1956, ish-inspektor i Procedurave të Rimbursimeve.
Arrestimi i tyre është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më date 06.11.2013, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Vjedhjes me pasoja të rënda” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248, 134/3 dhe 287 i Kodit Penal.
Të njëjtat masa janë caktuar edhe për shtatë persona të tjerë, për të cilët është bërë shpallja e kërkimit dhe po punohet për kapjen e tyre. Ata janë:
1. Ismail Mehmet Muça, i vitlindjes 1969, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;
2. Lauren Avdi Vata, i vitlindjes 1981, ish-përgjegjës i Sektorit të Kontrollit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
3. Edmond Mehmet Osmani, i vitlindjes 1979, ish-inspektor i Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
4. Gramos Sali Milushi, i vitlindjes 1984, me detyrë Inspektor i Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
5. Kujtim Çel Metaliaj, i vitlindjes 1960, ish-Inspektor i Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
6. Mirjan Lili Beneja, i vitlindjes 1980, me aktivitet në sektorin privat;
7. Gjergji Spiro Tupe, i vitlindjes 1959, me aktivitet në sektorin privat.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë bazuar në materialin kallëzues të depozituar nga Ministria e Financave, ka regjistruar procedimin penal për veprat penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “Vjedhjes” me pasoja të rënda dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 248, 134/3 dhe 287 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithçka lidhet me procedurën e rimbursimit të TVSH-së.
11 shoqëri tregtare u aktivizuan duke përfituar rimbursimin e më pas bënë çregjistrimin brenda një periudhe disaditore. Të 11 shoqëritë e shitura u blenë nga dy biznesmenët në kërkimm,Beneja e Tupe. Shoqëritë, menjëherë sapo kanë marrë rimbursimin në vlera të mëdha, kanë kërkuar çregjistrimin në organin tatimor rajonal si dhe shpalljen e falimentit pranë QKR-së.
Si rezultat i këtyre veprimeve është shkaktuar një dëm rreth 515 milionë lekë dhe në këtë veprimtari kriminale ka rezultuar të jenë përfshirë edhe punonjës të administratës tatimore rajonale Tiranë, si dhe dy ortakët e vetëm të shoqërive që kanë përfituar edhe rimbursimin e TVSH-së.
Procedimi penal nisi ditën e 18 tetorit të këtij viti, kur Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë se në administratën tatimore ishin konsumuar krime me pasojë dëm financiar për buxhetin./ep
Tahmaja e madhe te merr ne qafe. Populli thote : Ha si miu, mos ha si ariu.
..jam dakort qe “ha si miu dhe jo si ariu” , por tani qe jemi para faktit qe Saliu (Sali Ram Berisha)ka honger jo si mkiu por si ARIU. Pra , aaaaaaa…mmmm’kuptoveeeeeeeeeeee ,qe dote thote se laku po i ngushtohet Saliu me nje vrime sa e MIUT.
edhe ti henri duhej te haje si miu po kam frike se do e hash edhe ti
Na rruhet ne qe punojme jashte. Keta me nje vend pune sigurojne 10 breza!!!
Nje sqarim se per c’fare konkretisht behet fjale..
Shume mire, le te mos flasin dhe te shpetojne salinjte dhe bodet dhe vete le te rrine atje Ku e kane vendin.
te gjithe keqadministruesit,abuzuesit me detyren,krahas vepres penale po ka, tu arketohen e te ndiqen debitore,
tu nxiren pronat ne ankand e tu arketohen parate e vjedhura,
ndryshe nuk behet shtet, e arka duhet te kete bilancin e vet,qe i mungon.
Le te marrin Maks Haxhine per avokat. ?
Ne nuk duhet te jemi te etur per njerez ne burgje por per drejtesi e drejtesia jepet nga gjykatat.
Jam i bindur qe ne rast gjykimi per kete zonje qe tashi per tashi eshte vetem e akuzuar vitet do jene shume pak per te mos thene pafajsia e dini pse gjygjtaret do marrin pjesen e luanit te ketyre parave sepse sistemi i drejtesis eshte i korruptuar Z President Z Minister e Z Kryetar KLD ketu fillon ndertimi i shtetit te se drejtes e ramam para se te bej show duhet te merret sinqerisht me kete ceshtje1
Prokuroria neqoftese do t’i shkoje deri ne fund, te shtrije hetimet tek perfituesit e vertete, milioneret e bizneseve dhe aty do te shikoje se kush jane krijuesit e vertete te tyre si Samir Mane, Renis Tershana etj.etj.etj…….
ky eshte krim i organizuar ministri thot abuzim me detyren me keq band kriminale se jan me shum se 4 persona nje pushin nga puna dhe mbaroj cdo gje keshtu eshte ketu se 5 milion eu e dini sa jan per shqiperin qe munde te strehohen te gjith rromet dhe ky minister pa shkoll thot abuzim ne vend qe te thot bande kriminale e organizuar ortakeri mafioze dhe jo qe te denohen per kete por per abuzime qe do te thot me arest shtepie pogon dhe kaucionin dhe mbaron kjo histori se lek ka plot kjo ble cdo gje se me 5milion eu ble ke do ketu edhe ministrin edhe pallatin e lulit me ipotek ..
O nene, o nene! Sa me thelle te futeni, aq me shume hajdute do te zbuloni. Duhet t’u merren leket nje me nje hajditve qe kane grabitur parate tona!
NE BURG ,NE BURG,NE BURG.NUK JANE GABIME.NUK JANE KEQPERDORIME.I KANE BERE TE GJITHA ME NDERGJEGJE TE PLOTE .KANE VJEDHUR ME VETEDIJE.
PO PER KETA HAJDUTE EDI RAMA I KA FAJET O LAURA? PO KOKAT 2B(Berisha+Basha)PSE HESHTIN ?APO E KANE MENDJEN TEK PALLATI NE UJIN E FTOHTE.
o sa toropojanet pasken qene ne kete vjedhje
Ne burg ,ne burg ,dhe te kthejn parat pas ……5 milion euro ???? Po pse mor qafira ,kush mendonit se ishit …. Tu sekuestrohen ,te gjitha pasurite dhe depozitata bankare
HAHAHAHAH ESHTE SHOW SI SALIU NE VITET 2005 2007 KU TE GJITHE TE AKUZUARIT NENPUNESA FITUAN NE GJYQE DHE PARATE I PAGOJE SHTETI PRA POPULLI HAHAHAH DERI KUR DO TE GENJEHENI SE KUR NUK KA LIGJ EDHE PER ATA QE AKUZOJNE TE PAGUAJNE DEMIN KUR FITOHET NJE GJYQ KESHTU DO TE VAZHDOJE!!!!!!!!!!!! MJERE JU QE MERENI ME BUDALLALLIQE,PO SKE CI BEN POLITIKA ESHTE SPORT DHE KA TIFOZAT E VET….
o yu se ieni me edi ramen nuk i shini dokumentet e verteta edhe ne lajme nuk thone te drejten edi rama do ti fshi te ghithe tropojante veç sepse nuk i ka cef .kujtim metaliaj nuk ka bere asgje eshte njeri i mire dhe edi rama do ta fus ne burg edhe pse ska be asigje ,sepse eshte tropojan une thom te dalim para kesai situate dhe te japim drejtesi